ATV

PriBank thërret mbledhje të përgjithshme të aksionarëve

Written by

in

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë Aksionarët e PriBank Sh.A. se sipas kërkesave të ligjit nr.04/L-093 për bankat institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare, nenit 24, dhe statutit të PriBank,  Mbledhja e Përgjithshme e Aksionarëve, do të mbahet më datë 25 Prill 2025, ditë e Premte, prej orës 16:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e Zyrës Qendrore të PriBank në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Në këtë mbledhje propozohet ky:

REND DITE

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së Bordit të Drejtorëve për vitin 2024
  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit vjetor të PriBank për vitin 2024
  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Auditorit të Pavarur për vitin 2024
  1. Zgjedhja e Auditorit të Pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të PriBank për vitin 2025
  1. Të ndryshme

Bordi i Drejtorëve
PriBank           

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *