ATV

Plazhi i Ulqinit po synon t’i jepet një të huaji për 99 vjet, shqiptarët kundërshtojnë me protestë privatizimin

Written by

in

Sot në Ulqin po protestohet nga një numër i madh i banorëve, të cilët janë kundër planit për dhënien me qira dhe privatizimin e hapësirave publike bregdetare, një çështje që ka shkaktuar shqetësim të madh mes qytetarëve të këtij qyteti bregdetar dhe jo vetëm.

Motoja e protestës është “Ulqini nuk është në shitje”, një mesazh i fortë dhe i qartë për ata që po tentojnë të ndërmarrin hapa që mund të dëmtojnë qytetin dhe mjedisin e tij.

Ndërkohë, mbrëmë në një lidhje direkte në emisionin ‘Compass’ në ATV, deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi, Ilir Capini tha se në bazë të marrëveshjes së qeverisë malazeze, Plazhi i Ulqinit synohet t’i jepet vetëm një investitori nga Emiratet e Bashkuara, për 99 vjet.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

 

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *