ATV

KQZ-ja ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Written by

in

PËRGATITI: ALMA HYSENAJ

Të premten vonë, ka përfunduar edhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Njëkohësisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka përfunduar edhe verifikimi i votave për subjektet politike.

Pas publikimit të këtyre rezultateve partia deri më tani në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 40.90 për qind të votave. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 22.03 për qind të votave dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 për qind të votave.

Ndërkaq, koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate ka marrë 7.46 për qind të votave në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. E Lista Serbe renditet e pesta me 4.60 për qind të votave.

Nga përditësimi i fundit i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, kanë ndryshuar edhe numrat e votave të kandidatëve për kryeministër.

I pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti deri me tani ka marrë 290 mijë e 729 vota. Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratikë të Kosovës, Bedri Hamza, ka marrë 164 mijë e 368 vota. I pari i LDK-së, dhe njëherësh kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, deri tash ka 126 mijë e 280 vota. Kurse, kandidati i AAK-së, Ramush Haradinaj, në përditësimin e fundit të bërë nga KQZ, ka 42658 vota.

Ditët në vazhdim, sipas KQZ-së pritet të fillojë numërimi i votave me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe mbi 80 mijë votave nga diaspora.

Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova i ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë, më 2008. E dalja në zgjedhjet e sivjetme ishte 40 për qind.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *