ATV

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, fillon dëshminë Shukri Buja

Written by

in

Përgatiti: Nora Luta

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shukri Buja, është paraqitur në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ndonëse, Buja nga Prokuroria është ende i dyshuar, këtë të hënë ai u ul në bankën e dëshmitarit në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Buja, i cili u paraqit me avokat, theksoi se ZPS-ja ende nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me dyshimet që i ka ndaj tij.

Pasi tha se gjatë intervistimit të mëparshëm iu paraqitën deklarata pa qenë i informuar me të drejta të tij, Buja u paralajmërua nga Gjykata që e ka obligim të përgjigjet, përndryshe mund të ndëshkohet.

E mbrojtja e Bujës tha se ZPS-ja po vepron kundërligjshëm pasi ka zgjatur hetimet mbi 5 vjet.

Dëshmia e Bujës do të vazhdojë edhe të martën, ndërkaq seanca e së hënës është zhvilluar pothuajse e mbyllur për media.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *