ATV

​Vdes legjenda e Liverpoolit

Written by

in

Liverpool ka njoftuar vdekjen e ish-mesfushorit të tyre Peter Cormack në moshën 78-vjeçare. Klubi anglez konfirmoi se ish-reprezentuesi skocez ndërroi jetë mbrëmjen e së enjtes.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-mesfushorit Peter Cormack, 78 vjeç. Pusho në paqe, Peter”, thuhet në njoftimin e Liverpoolit, përcjellë KosovaPress.

Cormack kaloi katër vjet në Anfield gjatë sundimit të Bill Shankly dhe Bill Paisley, duke bërë 178 paraqitje për klubin, duke shënuar 26 gola.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *