ATV

Tag: Situata në veri

  • Presidentja e Parlamentit Evropian: Situata në veri duhet të shtensionohet

    Presidentja e Parlamentit Evropian: Situata në veri duhet të shtensionohet

    Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, pas takimit me kryetarin e Kuvendit te Kroacisë, Gordan Jandrakoviq, ka bërë thirrje për shtensionim e situatës mes Kosovës dhe Serbisë duke shprehur shqetësimin e saj për dhunën që po shfaqet në rajon.

    “Parlamenti Evropian ka bërë thirrje qysh prej se i kemi parë tensionet në mes Kosovës e Serbisë, për shtensionim. Nuk ka fjalë tjetër që mund të përdoret, shtensionimi duhet të ndodhë. Nuk mund të përballojmë të shohim më shumë dhunë, në një kohë kur kontinenti jonë është aq i cenueshëm dhe situata është e paqëndrueshme,” tha Metsola.

    Ajo gjithashtu shtoi se jo vetëm Parlamenti Evropian por edhe institucionet e tjera të Bashkimit Evropian kanë pasur një qëndrim të qartë në lidhje me këtë çështje.

    Gjithashtu, ajo tha se edhe Kroacia mund të tregojë shembuj pozitivë duke qenë proaktive në thirrjet për deeskalim dhe qetësim.

  • Escobar i raporton sot Shtëpisë së Bardhë për situatën në veri

    Escobar i raporton sot Shtëpisë së Bardhë për situatën në veri

     I dërguari amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet që sot të raportojë në Shtëpinë e Bardhë për procesin e de-eskalimit të situatës në veri.

    Për këtë pikë, ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin, meqë nga përgjigjet e marra dhe raportimi i sotëm në Shtëpinë e Bardhë, Escobar tha se do të pasojnë vendime.

    Një raportim të tillë, gjatë vizitës në Kosovës tha se do ta bëjë tek eprorët edhe ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak.

    “Pas kësaj vizite, ne do të pyetemi nga Shtëpia e Bardhë, të premten, për t’ua dhënë një përditësim mbi atë që po ndodh. Dhe unë duhet të raportoj nëse ka ndonjë progres apo jo. Miroslav Lajçak duhet të raportojë te Josep Borrell, rreth situatës. Nuk është një afat, por një hap tjetër për mua dhe në bazë të raportit tim do të marrim disa vendime dhe do të ecim përpara”, ka deklaruar Escobar.

  • Ministri Mehaj flet me Clarkun për situatën e fundit dhe uljen e tensioneve

    Ministri Mehaj flet me Clarkun për situatën e fundit dhe uljen e tensioneve

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë do t’i kontribuonte paqes.

    Këto komente ai i bëri pas një bisede që pati me gjeneralin amerikan Wesley Clark.

    “Në vazhdën e kosnultimeve dhe këshillimeve të vazhdueshme, sot kishim një bisedë me mikun dhe aleatin më të madh të Republikës së Kosovës, Gjeneral Wesley Clark”.

    “Diskutuam lidhur me situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve. Ne do të rrugëtojmë krah për krah me partnerët tanë e sidomos me SHBA-të si aleat i pazëvendësueshëm”.

    “Njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që do t’i kontribuonte paqes. Rruga jonë mbetet ajo drejt NATO-së dhe BE-së”, tha Mehaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

    Wesley Clark më 1999 udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave serbe.

  • Presidentja Osmani deklarohet pas takimit me Escobar dhe Lajçak

    Presidentja Osmani deklarohet pas takimit me Escobar dhe Lajçak

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajčák.

    Në takim, Presidentja Osmani ka shprehur përkushtimin e plotë që të punohet së bashku me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që në veri të vendit të sundojë rendi e ligji dhe të ruhet sovraniteti i Republikës së Kosovës.

    Sipas Presidentes Osmani, ndëshkimi i grupeve kriminale dhe individëve që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, është rruga e vetme për stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Prandaj, theksoi ajo, presim që institucionet ligjzbatuese ta bëjnë punën e tyre, në përputhje me ligjin, në mënyrë që grupet kriminale përgjegjëse për dhunën të përballen me drejtësinë.

    Presidentja Osmani ka potencuar se zgjedhjet e reja në komunat në veri të vendit mund të organizohen në përputhje me kornizën aktuale kushtetuese e ligjore dhe në këtë kontekst, ajo shtoi se duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve që jetojnë në këto katër komuna.

    Në takim me të dy emisarët, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e fuqizimit të aleancës me SHBA-të dhe BE-në, në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për rrugën euroatlantike dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

  • Krasniqi: Asnjëherë s’i kam parë më të shqetësuar e zhgënjyer ndërkombëtarët, Kurti e Osmani po krijojnë kriza

    Krasniqi: Asnjëherë s’i kam parë më të shqetësuar e zhgënjyer ndërkombëtarët, Kurti e Osmani po krijojnë kriza

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se asnjëherë nuk i ka parë më të shqetësuar dhe të zhgënjyer partnerët ndërkombëtarë se sa tani, raporton Ekonomia Online.

    Ai pas takimit me të dërguarin e posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se nga ta janë informuar në detaje për gjendjen dhe kërkesat.

    Ndryshe edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq, mesditën e së martës janë takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.T