ATV

Tag: Ballina

  • Gjykata liron Bedri Krasniqin

    Gjykata liron Bedri Krasniqin

    Bedri Krasniqi është liruar nga akuza për vrasjen e një polici të UNMIK-ut dhe një të Kosovës.

    Arben Dizdari është shpallur fajtor për veprën penale vrasje dhe është dënuar me tetë vite burgim, dënim ky që do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

    Aktgjykimi është shpallur nga kryetari i trupit gjykues Arben Hoti.

    Sipas aktakuzës, më 23.3.2004 në Podujevë, në bashkëkryerje me Agron Sylejmanin, Florim Ejupin dhe Shkumbin Mehmetin, kishin sulmuar një patrullë të UNMIK-ut të cilët ishin duke patrulluar afër fshatit Shakovicë.

    Më tutje theksohet se të akuzuarit kishin qëlluar me armë së paku 108 herë në drejtim të automjetit dhe katër personave që gjendeshin në të, duke privuar nga jeta zyrtarin policor të UNMIK-ut, Possible Essuman dhe zyrtarin policor të Kosovës, Arsim Rrustollin, të cilët kishin qenë në detyrë.

    Zyrtari i Policisë së Kosovës Basri Mulliqi dhe përkthyesi i UNMIK-ut Ramë Zeneli, kishin pësuar lëndime si rezultat i plumbave të shkrepur.Sipas, aktakuzës së EULEX-it, të akuzuarit me qëllim kishin rrezikuar jetën edhe të personave të tjerë të cilët ishin në automjete që vinin pas veturës së UNMIK-ut, si dhe këto dy vrasje.

  • Kurti premton ndërtimin e stadiumit nacional

    Kurti premton ndërtimin e stadiumit nacional

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në vazhdën e ndërtimit të infrastrukturës sportive për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, është paraparë edhe ndërtimi i stadiumit nacional.

    Kështu bëri të ditur Kurti në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës, duke e cilësuar organizimin e Lojërave Mesdhetare si ngjarjen më të madhe ndërkombëtare në historinë e vendit tonë.

    “Me mobilizimin e të gjithë kabinetit qeveritar dhe në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, i kemi sjellë Republikës së Kosovës mundësinë për organizimin e ngjarjes më të madhe ndërkombëtare në historinë e vendit tonë. Koncepti me të cilin e kemi shënuar këtë fitore është shumë i veçantë dhe në linjë me vizionin e qeverisë sonë për zhvillimin e sportit në vend. Në partneritet me Shqipërinë, po shënojmë edhe herën e parë që kjo ngjarje të organizohet në një shtet që nuk ka dalje në det”, tha Kurti.

    Kurti shtoi se në programin për ndërtimin e infrastrukturës, janë të parapara të ndërtohen e rinovohen 24 objekte sportive, si stadiumi nacional, pishina olimpik, poligoni i shenjtërisë e të tjera.

    “Përmirësimi dhe ngritja e infrastrukturës sportive fizike është në qendër të aplikimit dhe fitores së Republikës së Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Numri total i objekteve sportive të cilat përfshihen në konceptin fillestar të këtij projekti është 24… Katër objekte sportive do të rinovohen, duke përfshirë edhe Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, katër ndërtime të reja që përfshijnë stadiumin nacional, kompleksin e pishinave olimpike, kompleksin e tenisit dhe poligonin e shenjtërisë… Pesë investime infrastrukturore të përkohshme dhe pesë projekte të tjera të cilat janë në ndërtim apo përfundim e sipër, në mesin e të cilave edhe stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë dhe stadiumi i qytetit të Gjilanit”, tha ai.

    Të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare Kosova e fitoi më 8 shtator në mbledhjen e zakonshme të Asamblesë së Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.

  • Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi

    Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi

    Qeveria e Kosovës të mërkurën ka ndarë 500 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi i ndodhur më 6 shkurt nga i cili kishin humbur jetën mijëra njerëz, raporton EO.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se kjo bëhet për të treguar solidaritetin e vazhdueshëm me tërmetin vdekjeprurës në Turqi.

    Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka thënë se këto mjete vijnë si mbështetje për qytetarët në Turqi që kanë pësuar nga tërmeti.

  • E rëndë: Nëna e gjen pa shenja jete djalin e saj 30-vjeçar në Rahovec

    E rëndë: Nëna e gjen pa shenja jete djalin e saj 30-vjeçar në Rahovec

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bellacërkë të Rahovecit, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

    Dyshohet se se viktima është një 30-vjeçar, teksa lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin.

  • Takimi i 14 shtatorit, Kurti flet me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

    Takimi i 14 shtatorit, Kurti flet me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati mbrëmë një bisedë telefonike me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

    Folën për çështjet aktuale, duke përfshirë marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë dhe takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut me 14 shtator në Bruksel. U theksua nevoja për zbatimin e shpejt, të plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër. Ata po ashtu folën edhe për situatën politike dhe të sigurisë në rajon.

    Kryeministri e falënderoi Lord Peach për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, teksa u pajtuan që të mbesin në kontakt e komunikim të rregullt.

  • Serwer: Vuçiq është i interesuar ta pushtojë veriun e Kosovës

    Serwer: Vuçiq është i interesuar ta pushtojë veriun e Kosovës

    Pritjet nga takimi i radhës në Bruksel për profesorin dhe analistin e njohur, Daniel Serwer, janë të ulëta dhe nuk sheh përgatitje për një rezultat të suksesshëm nga të dyja palët, arsyeja, sipas tij, është se nuk shihet ndonjë reflektim të madh.

    “Nuk shoh diçka të madhe nga ana e Beogradit, por as ndonjë veprim serioz sa i përket Asociacionit, thjeshtë nuk shoh ndonjë përpjekje për ndonjë kompromis”, deklaroi Daniel Serwer në RTK.

    Për telefonatat që kryeministri Kurti pranon nga përfaqësues dhe emisarë ndërkombëtarë, analisti Server tha se është një dozë e madhe e trysnisë e presionit mbi kryeministrin Kurti.

    “Kemi parë disa nga pasojat, tashmë, dhe do të mund të kishte akoma,por nuk mendoj se do të funksionojnë, ngase as Prishtina e as Beogradi nuk janë të gatshëm për kompromis”, deklaroi Server.

    Sipas tij, Beogradi është duke gëzuar mbështetje të madhe nga SHBA dhe BE pa pasoja, sidomos për sulmin ndaj trupave të NATO-s, apo për kidnapimin e zyrtarëve policorë. Sjellja e Serbisë, tha ai është konsistente dhe nuk ka gatishmëri për kompromis, derisa shtoi se ka nevojë për zgjidhje të shumë çështjeve.

    “Vuçiq e ka bërë të qartë se nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën dhe në mënyrë të qartë thekson se është i interesuar për ta mbajtur veriun për të pushtuar atë dhe unë mendoj se ka mundësi ta bëjë”, ka deklaruar analisti Serwer.

  • Kosova nuk ia del me dhjetë lojtarë në fushë – zbehet ëndrra për Euro 2024

    Kosova nuk ia del me dhjetë lojtarë në fushë – zbehet ëndrra për Euro 2024

    Kosova ka pësuar humbjen e dytë në kampanjën kualifikuese për Euro 2024, pasi u mposht në Bukuresht nga Rumania me rezultat 2-0.

    Ka qenë një ndeshje që ka zgjatur thuajse tre orë për shkak të ndërprerjes që ndodhi në fillim të saj.

    Fillimisht ndeshja u ndërpre në minutën e 18-të për shkak të thirrjeve nacionaliste dhe banderolave të llojit ‘Kosova është serbi’.

    Megjithatë pas gati një orësh që gjyqtari i dërgoi futbollistët në zhveshtore ndeshja ka vazhduar.

    Kosova ka pasur dy raste të arta për shënim, me Vedat Muriqin që ishte i pafat pasi topi duke shkuar drejt portës nga vija e largoi një mbrojtës rumun.

    Një rast të artë e kishte edhe Edon Zhegrova në minutën e 40-të, por që goditja e tij shkoi jashtë portës.Megjithatë në minutën e 43-të Dardanët kanë mbetur me një futbollist më pak në fushë pasi Vedat Muriqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

    Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultatin baras 0-0.

    Në pjesën e dytë Dardanët u rikthyen në mbrojtje për ta ruajtur rezultatin dhe në minutën e 59-të vendasit fituan një penallti.

    Megjithatë portieri i Kosovës, Arijanet Muric priti penalltinë e kapitenit të vendasve Christian Stanciu.

    Por në minutën e 83-të ndeshja u zhbllokua, kur Stanciu me një goditje të fuqishme mposhti Aro Muric për epërsinë e vendasve 1-0.

    Kosova kishte dy raste të mira shënimi me Loshajn dhe Muslijën, por goditjet e tyre shkuan jashtë.

  • Kosova mbetet me një futbollist më pak, Muriqi ndëshkohet me karton të kuq

    Kosova mbetet me një futbollist më pak, Muriqi ndëshkohet me karton të kuq

    Pas një ndërprerje për shkak të një grup i tifozëve rumun kanë vendosur në tribuna mesazhin politik “Kosova është Serbi”, ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është duke vazhduar, tani në përfundim të pjesës së parë.

    Por, pak minuta para se të përfundojë pjesa e parë, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të kuq.

    Ai kishte një karton të verdhë në fillim të ndeshjes, ndërsa një ndërhyrje ndaj futbollistit rumun, bëri që të ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

    Aktualisht rezultati i ndeshjes vazhdon të jetë 0:00. Kosova do të përballet me Rumaninë me një futbollist me pak në fushë. /atvlive.tv

  • Zyrtare: Vazhdon loja Rumani – Kosovë

    Zyrtare: Vazhdon loja Rumani – Kosovë

    Konfirmohet zyrtarisht, ndeshja vazhdon sonte.

    Këtë e konfirmoi drejtuesi i emisionit CONTEXT në ATV, Leart Hoxha, i cili tha se tani ka marrë konfirmimin zyrtar.

    Gjyqtari ka tërhequr vrejtjen që në rast kjo gjë përsëritet, ndeshja do të përfundojë.

    LEXO EDHE:

    Ndeshja mund të vazhdojë pa tifozë, Çeku: Edhe nëse vazhdon, do të kërkojmë përgjegjësi për këtë skandal

  • Ndeshja mund të vazhdojë pa tifozë, Çeku: Edhe nëse vazhdon, do të kërkojmë përgjegjësi për këtë skandal

    Ndeshja mund të vazhdojë pa tifozë, Çeku: Edhe nëse vazhdon, do të kërkojmë përgjegjësi për këtë skandal

    Zyrtarisht ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është suspenduar. Kjo për shkak se një grup i tifozëve rumun kanë vendosur në tribuna mesazhin politik “Kosova është Serbi”.

    Ende nuk është marrë ndonjë vendim nëse ndeshja do të vazhdojë, por nëse merret një vendim për vazhdim, duhet të bëhet që të jetë pa tifozë.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se edhe në rast se vazhdon kjo lojë sonte, së bashku me organizatat sportive në vend, do të kërkojnë përgjegjësi për këtë skandal që ndodhi në stadiumin rumun.

    “Edhe nëse kjo lojë vazhdon sonte, unë besoj që nuk mundet me u nënçmu kjo që ka ndodh. Edhe, ne gjithsesi ne duhet të konsiderojmë, bashkë me organizatat tona sportive që të kërkojmë përgjegjësi për këtë skandal. Kjo nuk mundet vetëm me kalu dhe me u reflektu në një vonesë të zhvillimit të kësaj ndeshje”, tha Çeku.