ATV

Tag: Ballina

  • Millovan Bozoviq shpallet fajtor për djegien e dy veturave në Zubin Potok

    Millovan Bozoviq shpallet fajtor për djegien e dy veturave në Zubin Potok

    Millovan Bozoviq është shpallur fajtor për djegien e dy veturave me targa RKS në Zubin Potok, dhe është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me shtatë muaj burgim, raporton ATV.

    Bozoviq, sipas aktakuzës Prokurorisë Speciale, me 30 mars 2023 në Zubin Potok kishte marrë pjesë në turmën e mbledhur prej më shumë se 8 personave.

    Bozhoviqit, i akuzuar për veprën penale “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm”, do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

    Dy qytetarët serbë të cilët kishin deklaruar në atë periudhë se i kanë konvertuar targat në RKS, nuk kanë kërkuar dëmshpërblim. /atvlive.tv

  • Presidentja e Komisionit Evropian sot në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

    Presidentja e Komisionit Evropian sot në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

    Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën në mbrëmje ka arritur në Shkup, duke filluar turneun e saj në Ballkanin Perëndimor, pasi ajo pas kryeqendrës maqedonase do të vizitojë Prishtinën, Podgoricën, Beogradin dhe Sarajevën.

    Ajo do të udhëtojë sot për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

    Von der Leyen do t’ua prezantojë në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

    “Ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Të hënën ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti”, thuhet në njoftim që ka lëshuar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

  • KQZ mban mbledhje, ky është rendi i ditës

    KQZ mban mbledhje, ky është rendi i ditës

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjes e radhës.

    Mbledhja fillon nga ora 13:30, ku pritet të diskutohet për caktimin e anëtares së re të KQZ-së, në Këshille.

    Gjithashtu, pritet të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i Raportit “Analizimi i të dhënave të zgjedhjeve të kaluara për përfaqësimin gjinor në “TMZ”.

    Ky është rendi i ditës:

  • Lajçak: Do të ftoj kryenegociatorët së shpejti në Bruksel për të diskutuar hapat e ardhshëm

    Lajçak: Do të ftoj kryenegociatorët së shpejti në Bruksel për të diskutuar hapat e ardhshëm

    Emisari evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një përmbledhje javore të agjendës së tij.

    Në një postim në Facebook ai ka shkruar për takimet e të enjtes në Bruksel, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq patën me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren italiane Giorgia Meloni, presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell.

    Lajçak shkruan se mirëpret faktin që Kurti dhe Vuçiq treguan gatishmëri për zbatimin e marrëveshjes, megjithëse nuk arritën të bien dakord për modalitetet.

    Ai thotë se Kurti e Vuçiq kanë pasur pyetje e komente, duke shtuar se shpreson se do të jenë në gjendje t’i sqarojnë ato në javët në vijim.

    Lajçak ka folur edhe për asociacionin, duke thënë se po kërkojnë opsione moderne evropiane, porse asociacioni nuk është vetmja çështje që ka nevojë për zbatim pasi edhe Serbia ka obligime të pazgjidhura.

    Sipas tij, fokusi tani duhet të jetë në avancimin e zbatimit të marrëveshjes pa parakushte apo vonesa.

    “Siç u shpreh qartë tre liderët evropianë, formalitetet nuk duhet të pengojnë këtë proces të rëndësishëm. Me këtë në mendje, unë do të ftoj kryenegociatorët së shpejti në Bruksel për të diskutuar hapat e ardhshëm”, ka shkruar diplomati sllovak.

    Postimi i plotë:

    Në margjinat e Këshillit Evropian, presidenti francez Macron, kancelari gjerman Scholz dhe kryeministrja italiane Meloni së bashku me presidentin e Këshillit Evropian Michel dhe Përfaqësuesin e Lartë Borrell dhe unë organizuam takime në mbështetje të BE-së – lehtësimi i dialogun me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

    Ideja ishte e thjeshtë – për të vazhduar diskutimet tona fundjavën e kaluar gjatë misionit tonë të përbashkët në Prishtinë dhe Beograd dhe për të avancuar zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

    Ato që ishin planifikuar të ishin takime të shkurtra me liderët evropianë, u kthyen në negociata të gjata të ndara me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti pasi liderët evropianë duhej të largoheshin për në Këshill.

    E mirëpres që të dy liderët treguan gatishmëri për zbatimin e marrëveshjes, megjithëse nuk arritën të bien dakord për modalitetet. Ata kishin komente dhe pyetje për propozimin evropian për statutin për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin ua kemi paraqitur gjatë misionit tonë të përbashkët të shtunën e kaluar.

    Shpresoj se do të jemi në gjendje të sqarojmë pyetjet dhe shqetësimet e hapura në javët në vijim.

    Statuti ynë propozon një mënyrë moderne evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane dhe nuk i kalon “kufijtë e kuq” të palëve siç janë përcaktuar më parë. Por ky nuk është i vetmi element që ka nevojë për zbatim.

    Edhe Serbia ka shumë obligime të pazgjidhura nga marrëveshja dhe ne duhet të shohim që zbatimi të përparojë paralelisht, në mënyrë që edhe Kosova edhe Serbia të marrin atë që kanë rënë dakord.

    Fokusi tani duhet të jetë në avancimin e zbatimit të marrëveshjes pa parakushte apo vonesa. Siç u shpreh qartë tre liderët evropianë, formalitetet nuk duhet të pengojnë këtë proces të rëndësishëm. Me këtë në mendje, unë do të ftoj kryenegociatorët së shpejti në Bruksel për të diskutuar hapat e ardhshëm.

  • Pamje nga vendi ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën

    Pamje nga vendi ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte Vushtrrinë pasi një person ka mbetur pa shenja jete pasi dyshohet se u privua nga jeta ndërsa të plagosur kanë mbetur dy persona. Deri tani janë arrestuar dy të dyshuar ndërsa një armë është konfiskuar, raporton ATV.

    Rastin për ATV-në e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

    “Bëhet fjalë për një person që ka humb jetën, disa kanë mbet të plagosur nga arma e zjarrit. Dy persona janë arrestuar deri tash dhe një armë është konfiskuar”, tha Zahiti. /atvlive.tv

    ATV ka mbërritur në vendin ku ka ndodhur vrasja për të raportuar për rastin. Më poshtë po ju paraqesim pamjet nga vendi i ngjarjes:

  • Ngjarje e rëndë: Një i vrarë dhe dy të plagosur në Vushtrri

    Ngjarje e rëndë: Një i vrarë dhe dy të plagosur në Vushtrri

    Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, sot pasdite në Vushtrri.

    Dy persona janë arrestuar lidhur me rastin, që ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica”.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar se reth orës 15:50, është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

    “Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, ka njoftuar policia.

  • Haradinaj: Kosova ta zbatojë planin franko-gjerman, s’mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë

    Haradinaj: Kosova ta zbatojë planin franko-gjerman, s’mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kërkuar që Kosova “ta ndjek kursin e saj euroatlantik dhe t’i përmbush obligimet e marra, duke zbatuar pa vonesë Planin Franko-Gjerman”, pavarësisht nga Serbia.

    Haradinaj shkroi në Facebook se Kosova ka dëshmuar gjithnjë qasje properëndimore dhe konstruktive.

    “Kosova në vazhdimësi ka dëshmuar se është pro vlerave perëndimore dhe euroatlantike dhe gjithnjë konstruktive në qasjen e saj për të arritur një marrëveshje përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë”, shkroi Haradinaj.

    “Serbia nga ana tjetër në vazhdimësi ka sabotuar përpjekjet për një marrëveshje të qëndrueshme paqeje midis dy vendeve duke synuar ta rikthejë kohën e konflktit. Nuk ka asnjë dyshim se këtë kurs po e ndjek edhe sot”, shtoi ai.

    Në këtë situatë, ai tha se Kosova duhet të vazhdojë me perspektivën e sak euroatlantike.

    “Kosova në një situatë të tillë, pa e patur nevojën të dëshmojë sa e keqe është Serbia, duhet ta ndjek kursin e saj euroatlantik dhe t’i përmbush obligimet e marra, duke zbatuar pa vonesë Planin Franko-Gjerman. Kosova nuk mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë, por të vazhdojë perspektivën e saj që është anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE”, shkroi ish-kryeministri.

  • Von der Leyen nesër vjen në Prishtinë, takohet me Osmanin e Kurtin

    Von der Leyen nesër vjen në Prishtinë, takohet me Osmanin e Kurtin

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të nisë një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

    Në këto takime pritet të diskutohet për bashkëpunimin dypalësh dhe do t’i prezantohet më në detaje udhëheqësve rajonalë Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

    Von der Leyen nesër do të mbërrijë në Prishtinë, ku do të zhvilloj takime me kryeministrin dhe presidenten.

    “Të hënën ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa, pasdite Von der Leyen do të udhëtojë për në Beograd. Atje ajo do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministren, Ana Brnabiq.

    Presidentja e KE-së thuhet se do të mbajë konferenca për shtyp gjatë të gjitha vizitave të saj dhe ato do të transmetohen në EbS .

  • Osmani uron Erdoganin për 100 vjetorin e shtetit turk: Kosova dhe Turqia kanë një miqësi të rrënjosur thellë

    Osmani uron Erdoganin për 100 vjetorin e shtetit turk: Kosova dhe Turqia kanë një miqësi të rrënjosur thellë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe popullin turk, për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

    Osmani në “X” ka shkruar se Kosova dhe Turqia kanë një miqësi të rrënjosur thellë.

    “Me rastin e 100 vjetorit të Republikës së Turqisë, e uroj sinqerisht Presidentin Recep Tayyip Edrogan dhe popullin turk. Miqësia e rrënjosur thellë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Turqisë tregojnë për një të ardhme të ndritur. Edhe për shumë shekuj dhe miqësia jonë e fortë”, ka shkruar Osmani.

  • E parandjeu se do të vdiste, i njoftoj edhe familjarët – pas aksidentit mbeti gjysmë invalide

    E parandjeu se do të vdiste, i njoftoj edhe familjarët – pas aksidentit mbeti gjysmë invalide

    Saranda Ademi e ftuar në emisionin “LIBERO”, foli për karrierën e saj, familjen si dhe rrugëtimin e saj si modele në Kosovë dhe në Zvicër. 

    Anash kësaj, Saranda rrëfeu në këtë emisionin se si për një periudhe e kishte parandjerë vdekjen, derisa përmend vetëaksidentin, për çka ajo mbeti në koma dhe pastaj për disa muaj shkaku i lëndimeve në palcën kurrizore, mbeti edhe në karrocë.

    “Unë e kam ndjerë që mua diçka do të ndodhë, një muaj rresht kisha tim atë, kisha gjyshërit që më vinin në ëndërr më thonin ‘ke kujdes’, ‘ndalu’, sepse përveç që isha nënë vetushqyese në atë kohe, unë punoja, shkollohesha, isha edhe modele, d.m.th. çdo gjë bëja dhe mundohesha ta bëjë më të mirën për fëmiun tim”, dhe një ditë isha për 15 minuta në autostradë, ka qenë një frymë dhe një moment kam qenë 80-km/h dhe bëra vetëaksident shkaku i erës së madhe sepse nuk arrita ta manovroja makinën dhe kam bërë 3 rrotullime. Fat në fatkeqësi autoambulanca ishte prapa meje, duke më ofruar pastaj ndihmën e parë etj., porse, truri im ka qëndruar 3 minuta pa oksigjen dhe për një muaj kam qenë në koma, humba peshë sa isha në koma, peshoja vetëm 48 kg., dhe mbeta në karrocë dhe gjatë gjithë kësaj kohe në Zvicër motra dhe nëna kanë qëndruar, për çka ndihem falënderuese ndaj tyre gjithmonë”, tha ajo./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: