Më 21 prill qytetarët e katër komunave veriore kanë mundësi të votojnë për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë nëpërmes referendumit.
Verifikimi i nënshkrimeve të dorëzuara të peticionit nga kuvendet komunale të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut, po vlerësohet si hap pozitiv.
Megjithatë, sipas Artan Muhaxhirit, e gjithë kjo situatë ka qenë e panevojshme. Sipas tij, kryetarët është dashur të japin dorëheqje.
Se shkuarja direkt në zgjedhje të reja do të ishte rrugë më e drejtë e thotë edhe shoqëria civile në Mitrovicë të Veriut.
Sidoqoftë, bazuar në udhëzimin administrativ që mundëson largimin e kryetarëve të komunave, të miratuar shtatorin e vitit të kaluar, që ky votim të jetë i suksesshëm, duhet 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.
Pastaj rezultati i dërgohet presidentes, e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme./atvlive.tv/
Ushtria amerikane ka hedhur ndihma nga ajri në Rripin e Gazës të premten, pasi enklava bregdetare palestineze po përballet me një katastrofë humanitare, raporton Reuters.
Kjo është hera e katërt që ushtria amerikane hedh ndihma nga ajri për palestinezët në Gazë brenda një jave.
Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – i ka detyruar shumicën e popullsisë prej 2.3 milionë të kësaj enklave të zhvendosen brenda vendit dhe ka shkaktuar mungesë të madhe ushqimi, uji dhe barnash.
Presidenti amerikan Joe Biden – i cili njoftoi për hedhjen e parë të ndihmave nga ajri javën e kaluar – tha të enjten se ushtria amerikane do ta ndërtojë një port në Rripin e Gazës, për të mundësuar furnizim më të madh më ndihma në këtë territor përmes detit.
Të martën, SHBA-ja dhe Jordania i hodhën me parashutë më shumë se 36.800 ushqime në Gazë, tha ushtria amerikane.
Furnizimi me ndihma në Gazë, i përkeqësuar prej se nisi lufta më 7 tetor, është kufizuar skajshëm në muajin e fundit. Pjesë të tëra të këtij territori nuk kanë aspak qasje në ushqim.
SHBA-ja i hodhi ndihmat e para nga ajri të shtunën, në bregdetin e Gazës jugperëndimore.
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje tashmë shumë herë Izraelit të bëjë më shumë për ta lehtësuar katastrofën humanitare në Gazë, ku më shumë se 30.000 palestinezë janë vrarë nga lufta izraelite, e nxitur nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 250 të tjerë nga pjesëtarët e grupit radikal palestinez.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se një çerek i popullsisë së Gazës është buzë urisë absolute.
Shpresat për të arritur armëpushim para muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili nis javën e ardhshme, u zbehën të enjten, kur Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja – tha se delegacioni i tij u largua nga Kajro, ku po mbaheshin bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje.
Pjesë e marrëveshjes së armëpushimit do të kishte qenë edhe dërgimi i madh i ndihmave në Gazë./REL/
Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Deçan. Lidhur me rastin, tashmë kanë nisur hetimet.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“HETIM I VDEKJES-Deçan / 08.03.2024 – 07:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si i rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Ky është orari sipas rajoneve:
Prishtinë:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 110/10(20)kV Mazgit do të ndërprehet:
Dalja 10kV Shkabaj (kodi: 15019002) nga ora 10:30 deri 15:00.
Vendet: Shkabaj,pjese te Mazgitit,”American School of Kosova,Ibrahim Bacaliu “HIB PETROL” shpk,gim Lluka “Radio TV-DUKAGJINI”SH.P.K,Iber Lepenci,Ambullanta (e Kek-ut),Lagje e Re Hade- Shkabaj,Agim Gashi NTP “AGIMI COM,BAST Trade.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.
* * *
Punime nga palët e treta
1.
Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehen:
Në NS 10/0.4[kV] Stabiliment te Fati Im nga ora 10:00 deri 14:00 këta TS:
Vendet: Llapnasella 1,2,3 dhe përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë –Ferizaj.
Arsyeja: Punët që duhet te kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetie dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike- demontimin e kabllove 10kV nga TSSH ekzistuese dhe vendosja në kthinën hyrëse si dhe nga kthina dalëse në TSSH ekzistuese (hyrje dalje).
Pejë:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:
Dalja 10kV Loxha (kodi: 51000008) nga ora 10:30 deri ora 15:00.
Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i linjës së re sipas projektit investiv.
Ferizaj:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 110/35/10 kV Lipjani do të ndërprehet:
Dalja 10kV Baza e Asfalltit (kodi: 41000005) nga ora 10:00 deri në ora 15:00.
Vendet: Baza e Asfaltit, Jeta e Re, Gracka e Vjetër, Topliqani dhe Gracka e Vogël.
Arsyeja: Ndërprerje emergjente, ngritja e një shtylle të tensionit të mesëm në degëzimin 10kV për tek TS Kulla Gracka e Vjetër si dhe bartja e rrjetit përmes dy konzollave-anije të tensionit të mesëm.
Mitrovicë:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
TS 110/10(20) kV Vushtria 2 do të ndërprehet:
LP 10kV J20 Studime-Grupi I bizneseve (kodi: 73000013) prej orës 09:30 deri në ora 13:00.
Vendet: Studime-2,TS Muharrem Zariqi, TS “Ariani company” te moteli, Migjeni, TSB Mbi asfallt, Begaj, Moteli, Rashicët, ETC,TSSH-Zjarrefikset (Studime),TSSH 2-Maji, Studime, Grupi i biznesit, Fabrika Ekstra, PROEX SH.P.K. Ylber Kuraja.
Arsyeja: Ndërprerje emergjente, bartja e rrjetit nga shtyllat e dëmtuara në shtylla të reja.
Gjilan:
Punime nga palët e treta
1.
Nga TS 35/10[kV] Kllokot do të ndërprehet:
LP 10kV Tërpeza (kodi: 61065012) nga ora 09:00 deri 12:00.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vizitoi ditën e djeshme Komandën Strategjike për Operacionet e NATO-s, ku pati një takim të drejtpërdrejtë me Komandantin e Përgjithshëm, gjeneralin Christopher Cavoli.
Begaj theksoi se situata në Ballkanin Perëndimor është ende e brishtë duke paralajmëruar se agresioni brutal rus kundër Ukrainës, tenton të përhapet edhe në rajone të tjera.
“Sot, situata e sigurisë është përkeqësuar dhe konflikti në Lindjen e Mesme, si dhe agresioni brutal rus kundër Ukrainës, tenton të përhapet edhe në rajone të tjera. Situata në Ballkanin Perëndimor është ende e brishtë, gjë që na kujton se sa përpjekje dhe përpjekje duhen për të mbrojtur jo vetëm parimet demokratike, por edhe paqen dhe sigurinë e vendeve tona”, tha Begaj.
Ai e siguroi gjeneralin Cavoli se “Shqipëria do të jetë gjithmonë aty ku i duhet NATO-s, gjë që e dëshmoi me praninë e saj në misionet dhe operacionet e kësaj aleance në Afganistan, Kfor (Kosovë), Letoni, Bullgari, Irak.
Begaj vlerësoi veçanërisht investimin e NATO-s në bazën ajrore të Kuçovës, e cila u hap vetëm katër ditë më parë.
Ai theksoi se “Shqipëria ofron dhe mirëpret angazhimin dhe investimin e NATO-s për të transformuar portin e Porto Romanos në bazën e saj detare”.
Vetëm 15,9 për qind e grave në Kosovë në moshë pune, janë të punësuara.
Sipas Raporteve të publikuara nga Agjencia e Statistikave, vetëm rreth 98 mijë gra nga rreth 616 mijë gjithsej, janë në marrëdhënie pune.
Zylhaje Gjenani, qytetare nga Fushë-Kosova, thotë se nuk mundi t’i
bashkohej kurrë kësaj liste për disa arsye.
“Kom qef me punu po kam dëgjuar gjithçka që po ndodh, nuk po i pranojnë, nuk po hapin biznese…”, tha Zylhaje Gjenani, qytetare.
Paratë që merr nga ndihma sociale, Gjenani thotë se nuk mjaftojnë.
“Unë tash në pamundësi për punë marr social, mirëpo nuk na del…”, tha Gjenani.
Ndërkaq, Mirishahe Syla nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, këtë situatë e vlerëson shqetësuese. Ajo numëron arsyet kryesore për pjesëmarrjen e vogël të grave në tregun e punës.
“Shumë pak punë nga qeveria në këtë aspekt, duhet më shumë mbështetje…”, tha Syla.
Kryesisht, sipas ASK-së, gratë në vend janë të punësuara në sektorin e arsimit, tregtisë dhe shëndetësisë.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Pa lule, por me pankarta në duar gra e burra marshuan për të trokitur në dyer të Qeverisë. Megjithatë, aktivistë të Kolektivit “Marshojmë s’festojmë”, janë penguar nga Policia pas tentimit për t’iu afruar ndërtesës.
Por, porosia u dha.
Protestuesit e nisën marshin nga sheshi Zahir Pajaziti, drejt ndërtesës së Qeverisë duke bërë thirrje për drejtësi për gratë e vrara në Kosovë dhe për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës në familje.
Afër dyerve të institucioneve në shenjë proteste u hodh ngjyrë e kuqe duke shprehur pakënaqësinë për mostrajtim të duhur të rasteve që kanë të bëjnë me gratë.
Nga protesta iu dërguan mesazhe edhe deputetëve të cilët po e kundërshtojnë projektligjin për shëndetin riprodhues, i cili nuk është miratuar ende.
Anita Mjeku, po ashtu, përmendi rastet e grave të vrara, por edhe kthimin në rigjykim të rastit të vrasjes së Marigona Osmanit, nga partneri i saj.
Nga viti 2010 deri në nëntorin e vitit 2023, në Kosovë janë vrarë 55 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave.
Ndërkaq, sipas Bankës Botërore, në raportin e publikuar këtë javë “Gratë, Biznesi dhe Ligji”, Kosova ka rënë nga vendi i 37-të në vendin 39.
Protestuesit në këtë ditë nuk i harruan as qytetarët e Palestinës, të cilët po vuajnë pasojat e sulmeve nga Izraeli.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Kuvendi i Kosovës, të enjten, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka miratuar në parim Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në lexim të parë. Por vlerësohet që sërish ky projektligj mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Nëse mbetet në këtë mënyrë, qartazi do të thotë cenim i pavarësisë objektive të KPK-së. Realisht nuk janë të përfshira, sepse është ky draft që është kontestuar nga ana e komisionit të Venecias që e ka kundërshtuar. Nëse miratohet ky ligj edhe në lexim të dytë mund të atakohet në gjykatën kushtetuese. Nuk dua të besoj që do të mbetet një version i tillë, por nëse mbet definitivisht ka shkelje kushtetuese”, tha Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Megjithatë, besohet se rekomandimet e Komisionit të Venecias do të përfshihen, ashtu siç njoftoi të enjten edhe Ministria e Drejtësisë.
“Vlerësoj që janë të mundshme të përfshihen të njëjtat dhe natyrisht i mbetet Kuvendit që me procedurat përkatëse në dy leximet të bëjnë një punë më të madhe, mirëpo realisht janë të mundura dhe në këtë drejtim përveç se janë të mundura e forcojnë në masë të madhe integritetin e anëtarëve të këshillit dhe integritetin e vetë KPK-së, por mbi të gjitha e ulin në masë të madhe mundësinë e politizimit të këtij institucioni kaq të rëndësishëm në sistemin tonë të drejtësisë”, tha Ardian Bajraktari, avokat.
Gjykata Kushtetuese më 23 mars 2023, shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, vitin e kaluar.
Ndërkaq, Qeveria më 12 korrik 2023 kishte miratuar versionin e ri të Projektligjit, pas ndryshimeve të bëra nga Ministria e Drejtësisë.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë: