Në zgjedhjet e sotme parlamentare, 35,78% e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar deri në orën mbylljen e vendvotimeve, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 97,04% e vendvotimeve të procesuara.
Rreth 10% më shumë votues kishin dalë deri në zgjedhjet paraprake parlamentare, më 28 dhjetor. Atëherë pjesëmarrja ishte 44,99%.
Kosova mbajti sot sërish zgjedhje – të tretat brenda rreth një viti e gjysmë. Këtë herë, vendi shkoi në zgjedhje për shkak të moszgjedhjes së Presidentit.
Linku i platformës elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim në zgjedhjet e parakohshme është publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Mbyllen vendvotimet në Kosovë. Qytetarët kanë pasur mundësi të votojnë nga ora 07:00 deri në ora 19:00.
Vlen të potencohet se rreth dy milionë qytetarë të Kosovës kanë pasur të drejtë vote sot më 7 qershor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të organizuara pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.
Kosova ka mbajtur zgjedhjet e treta parlamentare në më pak se një vit e gjysmë.
Për rreth 200 mijë më i ulët është numri i qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri në orën 17:00, në krahasim me zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procesin e 7 qershorit, kanë treguar se deri tash të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar më shumë se 567 mijë votues. Të dhënat kanë dalë nga procesimi i 98.64 për qind të vendvotimeve.
Për dallim nga sot, më 28 dhjetor deri në këtë orë kishin votuar më shumë se 760 mijë votues nga procesimi i rreth 98 për qind të vendvotimeve.
Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Ekspertja e komunikimit, Linda Baleta, në intervistën e saj për ATV-në (në ditën e sotme, të zgjedhjeve), ka vlerësuar se zhvillimet politike ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si komunikojnë qytetarët dhe në nivelin e polarizimit shoqëror.
Sipas saj, “ajo që ndodh në politikë përkthehet menjëherë edhe në gjuhën dhe polarizimin e shoqërisë sonë”, duke nënvizuar se diskursi politik ka ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet dhe klimën shoqërore.
Baleta theksoi gjithashtu se komunikimi publik politik duhet të ketë një rol edukues dhe orientues për qytetarët.
“Komunikimi publik politik duhet të nxisë dhe të kultivojë mendimin politik të qytetarëve, të formësojë realitetet tona politike dhe jo të ndërtojë klima të tilla si ajo në të cilën po gjendemi aktualisht”, u shpreh ajo.
Sipas ekspertes së komunikimit, cilësia e komunikimit politik mbetet një faktor kyç në ndërtimin e një debati publik më konstruktiv dhe në forcimin e kulturës demokratike në shoqëri.
Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme të sotme.
Nga të dhënat e fundit, KQZ bën të ditur se deri në orën 17:00 kanë votuar 28,21 për qind, apo 552.249 e qytetarëve.
Një çift bashkëatdhetarësh ka udhëtuar nga Zvicra drejt Kosovës vetëm për të ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet që po mbahen sot në vend.
Gazetarja Jona Qyqalla, e cila po e përcjell procesin zgjedhor në Gjilan, intervistoi çiftin pas mbërritjes së tyre, në qendrën e votimit. Ata treguan se kishin vendosur të vinin personalisht në Kosovë, pavarësisht se kishin mundësi të votonin edhe nga Zvicra. “Kena ardhë me gjithë qejf për me votu për Kosovën Republikë”, u shpreh qytetari.
Ndërkaq, bashkëshortja e tij tha se udhëtimi kishte edhe një dimension emocional dhe relaksues. “Kena vendosur me ardhë në Kosovë edhe me nejt pak, m’u relaksu”, deklaroi ajo.
Vlen ta potencojmë se sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dalja e qytetarëve deri në orën 15:00 është 22.74 për qind.
Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Psikologu klinik, Ilir Havolli, për ATV-në ka folur për ndikimin psikologjik të procesit zgjedhor te qytetarët, duke vlerësuar se pritjet e papërmbushura kanë ndikuar në rritjen e zhgënjimit dhe humbjen e interesimit për pjesëmarrje në votime.
Sipas Havollit, zhgënjimi lind nga hendeku mes asaj që qytetarët presin dhe realitetit që po përjetojnë. Ai theksoi se popullata ka krijuar një ndjenjë “ngopjeje” si pasojë e mospërputhjes ndërmjet premtimeve dhe rezultateve konkrete.
“Në aspektin psikologjik, zhgënjimi është te ajo pjesa mes asaj që presim dhe asaj që po jetojmë. Në këtë rast, popullata është e zhgënjyer, sepse ajo që pritet është krejt diçka tjetër, ndërsa ajo që po përjetohet në realitet është krejt diçka tjetër. Kjo ka krijuar te popullata atë ndjenjën e ngopjes dhe humbjen e interesimit për të votuar”, tha Havolli.
Ai gjithashtu theksoi mënyrat se si individët i përjetojnë zgjedhjet, duke potencuar se te disa shkakton më tepër ankth.
Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:
22.74 për qind e votuesve me të drejtë vote kanë votuar të dielën deri në orën 15:00.
Nga procesimi i të dhënave për mbi 98.56 për qind të qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përditësimin e fundit ka njoftuar se deri në orën 15:00 kanë votuar gjithsej 445.622 qytetarë.
Më 28 dhjetor deri (afërisisht) në këtë kohë kishin votuar 585 mijë e 635 qytetarë.
Kjo i bie se deri në këtë kohë, krahasuar me dhjetor kanë votuar mbi 130 mijë qytetarë më pak.
Krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 në të njëjtën periudhë, vërehet se këtë herë pjesëmarrja deri në këtë kohë është më e ulët. Atëherë deri në këtë kohë kishin votuar 29.29 për qind e votuesve.
Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Aktivisti i Shoqërisë Civile, Besnik Shabiu, e ka vlerësuar si shqetësuese pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në zgjedhje, duke thënë se nëse trendi aktual vazhdon deri në mbylljen e procesit, ai përbën një mesazh të qartë të pakënaqësisë së qytetarëve.
Sipas Shabiut, shprehja e vazhdueshme e qytetarëve se janë “lodhur” po reflektohet edhe në mospjesëmarrjen në votime, gjë që, sipas tij, paraqet një sfidë serioze për demokracinë në vend.
“…Nëse ky trend mbetet deri në fund, është një mesazh i qartë i qytetarëve që vërtet ajo shprehja e vazhdueshme ‘jemi lodhë’ del të jetë reale. Kjo është tepër shqetësuese për demokracinë e vendit”, deklaroi ai.
Shabiu theksoi se kur qytetarët refuzojnë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, ekziston rreziku që pakënaqësitë t’i shprehin në forma të tjera, përfshirë protestat dhe kërkesat për alternativa të reja qeverisëse.
Deri në këtë moment (ora 15:27), sipas KQZ pjesëmarrja e qytetarëve deri në ora 15:00 është 22.56 për qind!
Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm: