ATV

Tag: Ballina

  • Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvotime, refuzon 142 të tjera

    Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvotime, refuzon 142 të tjera

    Procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës, po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka njoftuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

    Sipas tij, deri të mërkurën, më 10 qershor 2026, në orën 10:00, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 7 mijë pako të supozuara me fletëvotime, nga të cilat 7,153 janë aprovuar, ndërsa 142 janë refuzuar.

    Elezi bëri të ditur se arsyeja kryesore e refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit, një dokument me të dhëna unike që KQZ-ja ua dërgon votuesve të regjistruar për votim me postë. Vetëm për këtë arsye janë refuzuar 114 pako.

    “Procesi i vlerësimit ka nisur më 9 qershor në orën 16:00 dhe synon të verifikojë nëse pakot janë dërguar nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës. Pas përfundimit të këtij procesi, KQZ-ja do të publikojë numrin përfundimtar të pakove me fletëvotime që do t’i nënshtrohen numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”.

    Ndërkohë, më 8 qershor është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës. Këto pako janë tërhequr nga 23 kuti postare të KQZ-së, të vendosura në 22 shtete të ndryshme dhe në Kosovë.

    Sipas KQZ-së, nga këto kuti postare janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, ndërsa një pjesë e tyre tashmë janë transportuar në Kosovë për t’iu nënshtruar procesit të verifikimit.

    Gjatë periudhës së regjistrimit, nga 6 deri më 17 maj 2026, gjithsej 104,480 shtetas janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

  • Publikohet çmimet e derivateve, kaq do të shitet nafta e benzina sot

    Publikohet çmimet e derivateve, kaq do të shitet nafta e benzina sot

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme.

    Sipas njoftimit të MINTI-it, një litër naftë do të shitet për 1.54 euro, benzina 1.40 euro dhe gasi 0.68 euro.

    Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

  • Cakolli: Nëse s’ka marrëveshje politike, në fund të vitit Kosova sërish në zgjedhje

    Cakolli: Nëse s’ka marrëveshje politike, në fund të vitit Kosova sërish në zgjedhje

    Hulumtuesi i Demokracisë në Veprim Eugen Cakolli tha se zgjedhjet e 7 qershorit ndonëse ishin zgjedhjet me procesin më të rregullt ndonjëherë, ato shënuan gjithashtu edhe pjesëmarrje të ulët të votuesve.

    Cakolli tha se në numrin e ulët të votuesve ka ndikuar mos pjesëmarrja e diasporës sikurse në zgjedhjet e dhjetorit por edhe zhgënjimi i qytetarëve nga bllokadat e njëpasnjëshme politike.

    “Përkundër që patëm një prej proceseve më të rregullta zgjedhore, për shkak të një konteksti të pazakontë, ku i organizuam zgjedhjet e treta parlamentare në më pak se një vit e gjysmë, patën 150 deri në 200 mijë votues më pak. E njëjta u reflektua edhe në tubime zgjedhore… Lodhje nga ciklet e shpeshta zgjedhore por në anën tjetër dalja më e ulët për dallim nga zgjedhjet e dhjetorit është edhe mungesa e diasporës. Kjo besoj se është alarm për spektrin politik dhe tregon se qytetarët janë të pakënaqur.”, tha ai për rtv21.

    Cakolli ndër të tjerash përmendi edhe afatet për formimin e institucioneve, duke thënë se me mënyrën se si po kryhet numërimi i votave nga KQZ, Kosova lehtësisht në muajin gusht si versioni më i largët mund të ketë institucione të formuara.

    Cakolli duke përmendur afatin kushtetues prej 60 ditëve për zgjedhjen e presidentit dhe 40 ditëve për formimin e qeverisë, thotë se formimi i institucioneve do të varët edhe nga gatishmëria e subjekteve politike për të arritur një gjuhë të përbashkët.

    “Kjo do të varet shumë nga marrëveshjet politike unë besoj se nëse do të ketë gatishmëri dhe vullnet për zgjidhje Kosova lehtësisht qysh në muajin gusht në versionin më të largët mund të ketë institucione në të kundërtën rrezikojmë të mbesim pa institucione deri në muajin tetor nëntor, eventualisht të shkojmë drejt një cikli të ri zgjedhor në fund të muajit nëntor eventualisht në fillim të muajit dhjetor, normalisht në rast se nuk do të ketë ndonjë krizë apo rast të paqartësive kushtetuese që do të përdoret si bazë për ta zvarritur edhe më tej…”, u shpreh ai.

  • Miliona euro tenderë jashtë kritereve dhe mbi planifikim, auditori zbulon shkelje të rënda në Podujevë

    Miliona euro tenderë jashtë kritereve dhe mbi planifikim, auditori zbulon shkelje të rënda në Podujevë

    Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka evidentuar një sërë parregullsish në procedurat e prokurimit publik në Komunën e Podujevës, të udhëhequr nga kryetari Shpejtim Bulliqi.

    Sipas raportit të auditorit, gjetjet lidhen me mosrespektim të kritereve të tenderëve dhe tejkalime të mëdha të vlerave të planifikuara buxhetore.

    Në një nga rastet e analizuara, një kompani ishte shpallur fituese për projektin “Rregullimi i infrastrukturës së varrezave të qytetit”, me vlerë rreth 1 milion e 155 mijë euro. ZKA ka konstatuar se operatori ekonomik nuk kishte dorëzuar dokumentin e kërkuar për qarkullimin vjetor nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), me minimumin e përcaktuar prej 1.7 milion euro, megjithatë ishte shpallur fitues.

    Po ashtu, për këtë projekt, në Ligjin e Buxhetit ishte parashikuar një shumë prej 50 mijë eurosh, ndërsa kontrata përfundimtare kapte vlerën mbi 1.1 milion euro, duke shënuar një tejkalim të konsiderueshëm të planifikimit fillestar.

    Parregullsi të ngjashme janë evidentuar edhe në tenderin “Ndërtimi i parkut industrial bujqësor në Sfeqël”, me vlerë rreth 1.356 milion euro. Sipas ZKA-së, operatorit fitues i ishte kërkuar certifikata ISO 9001:2015, por ai kishte dorëzuar ISO 14001:2015. Megjithatë, ai ishte shpallur fitues.

    Për këtë projekt, buxheti fillestar ishte parashikuar rreth 400 mijë euro, ndërsa kostoja përfundimtare ka arritur në 1.356 milion euro, duke tejkaluar planifikimin për rreth 956 mijë euro, shkruan Paparaci.

    Edhe në projektin “Ndërtimi i kuzhinës qendrore për fëmijë në çerdhe dhe nxënës të shkollave në Podujevë”, me vlerë rreth 698 mijë euro, ZKA ka gjetur mospërputhje në dokumentacionin e kërkuar. Në vend të certifikatës ISO 50001:2018, operatori kishte dorëzuar një certifikatë tjetër (PAS 99:2012), e cila nuk e plotësonte kriterin e kërkuar.

    Ky projekt, sipas të dhënave të auditimit, ishte planifikuar në vlerë prej 190 mijë eurosh, por kostoja përfundimtare ka arritur rreth 698 mijë euro.

    Në raport theksohet se për këto gjetje, Komuna e Podujevës është përgjigjur me një fjalë të vetme: “Pajtohemi”.

    ZKA vlerëson se këto parregullsi kanë cenuar parimet e transparencës, barazisë dhe efikasitetit në procedurat e prokurimit publik. Raporti është pranuar nga komuna më 20 maj 2026.

  • KQZ nis sot verifikimin e​ votave me postë nga diaspora

    KQZ nis sot verifikimin e​ votave me postë nga diaspora

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot, më 9 qershor, do të fillojë procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës.

    Sipas njoftimit, aktiviteti do të nisë në orën 17:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

    “Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të fillojë procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës, të cilat deri më tani janë tërhequr dhe sjellur në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

    Komisioni ka bërë të ditur se gjatë këtij aktiviteti mediat do të informohen edhe për ecurinë e proceseve që po zhvillohen në Qendrat Komunale të Numërimit.

    “Gjithashtu, mediat do të informohen për ecurinë e zhvillimit të aktiviteteve në Qendrat Komunale të Numërimit”, njofton KQZ.

    KQZ ka ftuar mediat që të përcjellin nga afër këtë aktivitet.

  • DnV: Kosova shënoi përqindjen më të ulët të daljes në zgjedhje në pothuajse një dekadë

    DnV: Kosova shënoi përqindjen më të ulët të daljes në zgjedhje në pothuajse një dekadë

    Demokracia në Veprim ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit janë zhvilluar në përputhje me standardet demokratike për zgjedhjet e lira, konkurruese dhe të qeta.

    Eugen Cakolli nga “DnV”, përmes një konference për media potencoi se procesi zgjedhor është administruar në mënyrë profesionale dhe efikase.

    “Megjithatë, zgjedhjet janë mbajtur në një proces të pazakontë politik dhe institucionale, meqenëse janë zgjedhjet e treta parlamentare që zhvillohen në më pak se një vit e gjysmë”, tha Cakolli.

    Fjalë të mira pati edhe për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku Cakolli tha se puna e tyre është përmirësuar dukshëm.

    Ndërsa sipas tij, në zgjedhjet e 7 qershorit ka pasur ulje të motivimit të qytetarëve për të dalë në zgjedhje, e siç thotë ai, Kosova shënoi përqindjen më të ulët të daljes në zgjedhje në pothuajse një dekadë.

  • Këto janë 5 gratë më të votuara nga VV, PDK, LDK dhe AAK

    Këto janë 5 gratë më të votuara nga VV, PDK, LDK dhe AAK

    omisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të kandidatëve për deputet.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje, 5 gratë më të votuara janë: Albulena Haxhiu me gjithësej 18 mijë e 844, Donika Gërvalla- Schëarz me 15 mijë e 220 vota, pasuar nga Mimoza Kusari- Lila me 10 mijë e 281 vota.

    E katërta me radhë rënditet Shqipe Mehmeti- Selimi me hiç më pak se 7 mijë e 25 vota. E pesta me radhë që ka siguruar më ssë shumti vota është Saranda Bogujevci me 4 mijë e 452 vota.

    Kurse nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kandidatja që ka siguruar më së shumti vota është Sala Jashari me 7 mijë e 185 vota, pasuar nga bashkëpartiakja e saj Vlora Çitaku me 6 mijë e 934 vota.

    E treta me radhë nga lista e PDK, është Ganimete Musliu me 5 mijë e 360 vota. Sipas KQZ-së, e katërta ndër më të votuarat e kësaj partie është Besa Kabashi- Ramaj me 3 mijë e 717 vota. Në vendin e pestë është Kosovare Murseli me 4 mijë e 390 vota.

    Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është Vjosa Osmani- Sadriu si bartëse e listës ajo e cila nga zgjedhjet e 7 qershorit ka arritur të sigurojë hiç më pak se 13 mijë e 575 vota.

    E dyta në listën e LDK-së është kandidatja Doarsa Kica- Xhelili e cila ka marrë 9 mijë e 816 vota.

    Është Hykmete Bajrami e treta në listë e cila nga elektorati ka arritur të sigurojë 7 mijë e 504 vota.

    E katërta renditet Janina Ymeri me gjithësej 4 mijë e 098 vota. Listën e 5-shes më të votuar nga LDK e përmbyll Jehona Lushaku- Sadriu me 3 mijë e 416 vota.

    Nga Aleanca është kandidatja Time Kadrijaj që ka arritur të sigurojë 3 mijë e 332 vota, pasuar nga Albana Bytyqi me 1 mijë e 847 vota.

    E treta me radhë nga ky subjekt politik është Albana Bytyqi me 1 mijë e 847 vota. Tutje, si më e votuara e kësaj partie është edhe kandidatja Diellza Kukaj me gjithësej 1 mijë e 167 vota.

    Nga Aleanca listën e 5-shes më të votuar e përmbyllë Malësorë Ramosaj- Zanuzaj me 851 vota.

  • Këta janë kandidatët më pak të votuar për deputetë

    Këta janë kandidatët më pak të votuar për deputetë

    Në Qendrat Komunale të Numërimit është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

    Sipas rezultateve në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tash janë numëruar rreth 20 për qind e kutive të numërimit për kandidatët për deputetë.

    Bazuar në këto rezultate, kandidatët më pak të votuar nga partitë kryesore në vend janë Arijeta Ajeti nga Lëvizja Vetëvendosje me 404 vota, Valbone Muzaqi nga Partia Demokratike e Kosovës me 128 vota, Arben Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 100 vota, dhe Argjenta Berbatovci nga Aleanca me 40 vota.

    Për të parë përditësimin e të dhënave në kohë reale, klikoni KËTU.

  • Nuk ndryshojnë çmimet e naftës dhe benzinës, gazi ulet për 1 cent

    Nuk ndryshojnë çmimet e naftës dhe benzinës, gazi ulet për 1 cent

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 6 qershor 2026.

    Në bazë të vendimit të MINTI-t, çmimi i naftës për sot është 1.54 euro për litër, dy cent më shtrenjtë se të premten, ndërkaq çmimi i benzinës është i njëjtë, 1.41 euro për litër.

    Gazi ka shënuar rënie të çmimit për 1 cent. Nga 0.71 euro për litër sa ishte të premten, sot është 0.68 euro për litër.

    Çmimet hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë.

  • Numërohen mbi 90 për qind të votave, ky është rezultati

    Numërohen mbi 90 për qind të votave, ky është rezultati

    Janë numëruar mbi 90 për qind të votave nga vendvotimet në Kosovë.

    Lëvizja Vetëvendosje nga numërimi i 92.51 për qind të vendvotimeve, ka marrë 43.52 për qind të votave si partia më e madhe. Ajo ka marrë më shumë se 279 mijë vota.

    Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21.43 për qind të votave, apo mbi 137 mijë vota.

    Lidhja Demokratike ka 17.93 për qind të votave apo mbi 115 mijë vota.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.22 për qind të votave apo më tepër se 46 mijë vota.

    Në total, më 7 qershor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare pati rënie të daljes së votuesve. Aktualisht, LVV-ja është e vetmja me rezultat më të dobët se në zgjedhjet e 28 dhjetorit.