ATV

Tag: Ballina

  • Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin e pasurisë kalon në Komisionin për Legjislacion

    Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin e pasurisë kalon në Komisionin për Legjislacion

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se në Komisionin për Legjislacion, ka kaluar në parim Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    “Sot, përpara anëtarëve të Komisionit për Legjislacion prezantova projektligjin për Byronë me fokus ndryshimet që ndërlidhen me adresimin e gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, siç janë retroaktiviteti, periudha e verifikimit, komisioni mbikëqyrës dhe ndarja e pushteteve”, ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook.

    Ministrja i falënderoj anëtarët e Komisionit për diskutimet dhe votimin e këtij projektligji të rëndësishëm që ka për qëllim ndjekjen e pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve.

    Javën e kaluar, ekzekutivi ka miratuar projektligjin e ri për byronë, ku sipas ekzekutivit, janë adresuar vetëm katër nenet që janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

    Në Kuvend ligji kaloi më 9 shkurt 2023 por pas kësaj, u sfidua në Kushtetuese nga deputetë të Partisë Demokratike, ndërsa u shpall i pavlefshëm pas një viti e gjysmë shqyrtim nga kjo gjykatë, më 29 korrik 2024.

     

  • Shtyhet seanca fillestare për rastin e sulmit terrorist në Banjskë

    Shtyhet seanca fillestare për rastin e sulmit terrorist në Banjskë

    Për shkak se mbrojtja e të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq kërkoi të ndërprehet seanca fillestare në rastin “Banjska” me arsyetimin se kanë pranuar shkresat e lëndës në mënyrë elektronike dhe me vonesë, seanca u ndërpre.

    Fillimisht, mbrojtësi i të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, avokati Ljubimir Pantoviq kërkoi ndërprerje të seancës me arsyetimin se shkresat i ka pranuar në mënyrë elektronike dhe jo fizikisht. Ky deklarim i Pantoviq u përkrah edhe nga mbrojësit e të akuzuarve Maksimoviq dhe Toliq, avokatët Jovana Filipoviq dhe Millosh Deleviq.

    Në anën tjetër, avokati Koci tha se kërkesa s’ka mbështetje ligjore sepse kanë mundur që ato shkresa t’i printojnë vetë

    Kurse, prokurori special Naim Abazi tha se ka qenë e pamundur që shkresat e lëndës të dorëzohen fizikisht, andaj i kanë dorëzuar në mënyrë elektronike.

    Më pas, gjyqtari Hoti tha se konsiderojnë që Prokuroria e ka përmbushur obligimin ligjor të dorëzimit të shkresave të lëndës, andaj kërkoi që të kalohet me leximin e aktakuzës.

    Mirëpo, avokati Pantoviq kërkoi sërish fjalën, duke thënë se shkresat i kanë pranuar në mënyrë elektronike të hënën pasdite dhe se nuk janë pëgatitur për seancë pasi që aktakuza është voluminoze dhe se të mbrojturit e tyre nuk e dijnë përmbajtjen e saj.

    E prokurori Abazi tha se është e papranueshme kërkesa për shtyrje të shqyrtimit fillestare pasi që aktakuza dhe shkresat e lëndës janë dorëzuar dhe për këtë kanë dëshmi, raporton Betimi për Drejtësi.

    Më pas, Gjykata mori aktvendim dhe ndërpreu shqyrtimin fillestar, me qëllim që të akuzuarit të pajisen me akuzën dhe ta dijnë përmbajtjen e saj, e më pas t’iu jepet e drejta për deklarim rreth fajësisë.

    Të akuzuarit për rastin e Banjskës, Spasojevic, Tolic dhe Maksimovic sillen në gjykatë, akuzohen për vepër terroriste

  • Hovenier: Kosova dhe Serbia duhet pa vonesa të zbatojnë obligimet e dala nga dialogu

    Hovenier: Kosova dhe Serbia duhet pa vonesa të zbatojnë obligimet e dala nga dialogu

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet pa vonesa të zbatojnë obligimet e dala nga dialogu i Brukselit.

    Ai në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci, tha se mbështesin Kosovën në aspiratat e saja për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe NATO, raporton KosovaPress.

    Ambasadori amerikan theksoi se nevojën edhe respektimit të të drejtave të minoriteteve në Kosovë.

    LEXONI EDHE:

    ​Rohde kërkon nga qeveria që të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit

  • Të akuzuarit për rastin e Banjskës, Spasojevic, Tolic dhe Maksimovic sillen në gjykatë, akuzohen për vepër terroriste

    Të akuzuarit për rastin e Banjskës, Spasojevic, Tolic dhe Maksimovic sillen në gjykatë, akuzohen për vepër terroriste

    Sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

    Nën masa të rrepta sigurie, tre nga 45 të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë janë sjellë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

    Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq janë tre të dyshuarit për sulmin terrorist që la të vdekur rreshterin e Policisë, Afrim Bunjaku.

    Tre nga 42 të pandehurit për sulmin terrorist që la të vdekur rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, që prej 24, përkatësisht 25 shtatorit gjenden në masë të paraburgimit.

    Për 42 të pandehurit e tjerë të rastit “Banjska” është propozuar që gjykimi të mbahet në mungesë të tyre.

    Aktakuza për sulmin në Banjskë u ngrit dy javë më parë, nga Prokuroria Speciale.

    Prokurori i rastit, Naim Abazi, përpara mediave kishte pohuar se për rastin janë realizuar 66 intervista me dëshmitarë dhe të pandehur, janë marrë 120 pajisje elektrike si dëshmi dhe janë sekuestruar 1266 armë dhe pajisje të tjera.

  • Sot mbahet seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë

    Sot mbahet seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë

    Sot do të mbahet seanca fillestare për çështjen penale të sulmit terrorist në Banjskë

    Në këtë fshat të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë policin Afrim Bunjaku.

    Në përleshjen e armatosur që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

    Ndër të tjerash, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave në krye me Milan Radoiçiqin, për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

    Sipas aktakuzës, të akuzuarit përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë, tentuan të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe ta bashkojnë me Republikën e Serbisë.

  • Hezbollahu konfirmon vdekjen e komandantit të lartë, vijojnë sulmet nga të dy palët

    Hezbollahu konfirmon vdekjen e komandantit të lartë, vijojnë sulmet nga të dy palët

    Sirenat paralajmëruese janë aktivizuar mëngjesin e sotëm në qendër të Tel Avivit dhe në Gush Dan, pak pas orës 5.30 të mëngjesit me orën tonë, për shkak të lëshimit të një rakete tokë-tokë nga Libani.

    Sipas mediave ndërkombëtare raketa u kap dhe shkollat ​​do të hapen normalisht sot.

    Kjo është hera e parë që Hezbollahu ka vënë në shënjestër Tel Avivin që kur filloi të sulmonte me raketa Izraelin pas 7 tetorit.

    Raketat prekën vende të tjera në Izraelin qendror: Gush Dan, Ramat Gan, Tolemy Elazar dhe Mensha.

    Ndërkohë, Izraeli filloi ditën e tretë të sulmeve në Libanin jugor të mërkurën, disa orë pasi Hezbollah konfirmoi vdekjen e një komandanti të lartë në një sulm ajror në Bejrut dhe një ministër libanez tha se vetëm Uashingtoni mund të ndihmojë në përfundimin e luftimeve.

    Mediat libaneze raportuan se sulmet ajrore izraelite kishin shënjestruar disa zona në jug të vendit, nga ora 5 e mëngjesit.

  • ​Hovenier: Autorët e krimit në Banjskë të mbahen plotësisht përgjegjës

    ​Hovenier: Autorët e krimit në Banjskë të mbahen plotësisht përgjegjës

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku në një vjetorin e vrasjes së tij në krye të detyrës në Banjskë.

    Hovenier ka bërë thirrje që autorët e sulmit terrorist të mbahen përgjegjës.

    “Sot iu bashkova Qeverisë së Kosovës dhe kolegëve diplomatikë për të nderuar kujtimin e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë, sot një vit më parë. Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë, që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës.”, ka shkruar ambasadori Hovenier në rrjetin social X.

    Gjatw ditws kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlën kanë vizituar familjen e tij.

    Pas vizitës, krerët e shtetit bënë homazhe para varrit të tij në varrezat e Samadrexhës në Vushtrri.

    Të pranishëm ishin edhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu, ambasadori i Amerikës në Prishtinë, Jeffery Hovenier, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, djali i Bunjakut dhe të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

  • Shefi i Zyrës së BE-së bën nderime tek varri i Afrim Bunjakut

    Shefi i Zyrës së BE-së bën nderime tek varri i Afrim Bunjakut

    Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, ka bërë nderime për pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra tragjikisht në krye të detyrës në sulmin e Banjskës që u krye nga formacioni paramilitar serb në krye me Milan Radojiçiq.

    “Lutjet e mia janë për familjen e tij, kolegët dhe popullin e Kosovës që kërkon drejtësi”, ka shkruar Orav.

    “BE-ja bën thirrje për ndjekje të shpejtë penale të atyre që janë përgjegjës dhe ripohon përkushtimin e saj ndaj drejtësisë dhe llogaridhënies. Është një kujtesë e nevojës për përpjekje të vazhdueshme për ruajtjen e sigurisë dhe avancimin me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet tutje në reagimin e Zyrës së BE-së.

  • Përurohet rruga “Afrim Bunjaku”

    Përurohet rruga “Afrim Bunjaku”

    Rruga rajonale, segmenti Ballaban – Banjskë, ka marr emrin e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

    Në zbulimin e pllakës se kësaj rruge që mban emrin e heroit të Kosovës ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që rruga rajonale R-217 segmenti Ballaban – Banjskë te marr emrin e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

    Bunjaku është vrarë më 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë.

  • Bashkimi Evropian kërkon llogaridhënie për sulmin terrorist në Basnjkë

    Bashkimi Evropian kërkon llogaridhënie për sulmin terrorist në Basnjkë

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë në njëvjetorin e kësaj ngjarjeje.

    Ai e ka përsëritur thirrjen e BE-së për ndjekje penale të personave përgjegjës për këtë sulm, dhe është e përkushtuar për drejtësi.

    “Kosova: Një vit pas sulmit në Banjskë Bashkimi Evropian përsërit thirrjen për ndjekjen penale të përgjegjësve dhe e riafirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie”, ka shkruar Stano në X.

    “Është një rikujtues për nevojën për përpjekje të vazhdushme për të ruajtur sigurinë dhe për të avancuar me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”.