ATV

Tag: Ballina

  • Haxhiu: Kurti të intervistohet në zyrën e tij, nuk është e paligjshme

    Haxhiu: Kurti të intervistohet në zyrën e tij, nuk është e paligjshme

    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka refuzuar ftesën e Prokurorisë Speciale, raporton EO.

    Sipas saj kërkesa e kabinetit të qeverisë që Kurti që të intervistohet në zyrën e tij, është e ligjshme dhe se kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën.

    Ajo tha se Kurti është ftuar për intervistim në ditën kur VV-ja ka paraqitur list

    Ajo tha se Kurti është ftuar për intervistim në ditën kur VV-ja ka paraqitur listën për deputet dhe se me këtë veprim Prokuroria Speciale po mundohen që me këto veprime të minojnë punën e qeverisë dhe VV-së.

    “Siç e keni parë kryeministri Kurti nuk e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për intervistim. Përkundrazi kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë që kërkesa e tyre të realizohet. Kabineti ka propozuar dy data. Nuk ka as një arsye që prokuroret të refuzojnë që t’i përgjigjen kërkesë së kryeministri për ta intervistuar, kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur. Por ata nuk duan të flasin, për këtij duhet të pyetet Prokuroria Speciale. Ka ndodhur edhe në të kaluarën. Nuk është diçka e pa ligjshme”, tha Haxhiu.

    Sipas Haxhiut Prokuroria Speciale me këto veprime ka tendencë për ta minuar punën e qeverisë, për ta dëmtuar VV-në dhe qeverinë siç zakonshëm kanë bërë.

  • Malishevasit bllokojnë rrugën, kërkojnë zgjidhje për reduktimet e energjisë

    Malishevasit bllokojnë rrugën, kërkojnë zgjidhje për reduktimet e energjisë

    Qytetarët e Malishevës kanë protestuar sot para zyrave të KEDS-it, duke bllokuar rrugën kryesore në shenjë pakënaqësie për ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike.

    Pamjet e siguruara nga ATV tregojnë situatën në vendin e ngjarjes, ku protestuesin mbajnë rrugën e bllokuar.

    Në vendngjarje janë të pranishme edhe njësitë e Policisë së Kosovës për të ruajtur rendin dhe sigurinë. /atvlive.tv

  • Antonio Tajani vjen në Kosovë, viziton KFOR-in italian për Krishtlindje

    Antonio Tajani vjen në Kosovë, viziton KFOR-in italian për Krishtlindje

    Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajni, sot viziton Kosovën. Përveç se do të takohet me ushtarët e kontingjentit italian në Kosovë, ai do të ketë takime edhe me komandantin italian të KFOR-it, gjeneralin Enrico Barduani si dhe shefin e misionit EULEX, gjeneralin Giovanni Pietro Barbano. Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme e Italisë nuk bëhet e ditur për ndonjë takim të Tajanit me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

    “Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajni, qëndron sot, për një vizitë në Kosovë. Qëllimi i vizitës së tij është të takojë kontingjentin italian në misionin e KFOR-it, para festës së Krishtlindjes”, bëhet e ditur në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Italisë, transmeton Radio Kosova. Lajmi transmetohet edhe nga media tjera italiane.

    “Është krenari e madhe të përcjell përshëndetjet e qeverisë italiane për gratë dhe burrat që shërbejnë në misionin e KFOR-it,” citohet të ketë thënë para nisjes ministri jashtëm italian, Tajani.

    “Falënderimet më të sinqerta u drejtohen të gjithë ushtarëve italianë në botë që shërbejnë për kauzën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht në rastet si Krishtlindja, kur do të donim të ishim pranë shtëpisë dhe njerëzve të tyre të dashur”, theksohet në deklaratën e Tajanit, që transmetohet nga Ministria e Jashtme italiane.

    “Misioni i KFOR-it është me rëndësi thelbësore për stabilitetin e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit dhe Italia i kushton rëndësinë të madhe, ndërsa mbështet perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, theksohet në njoftim.

    “Italia është në vazhdimësi vendi me kontribut më të madh në KFOR për sa i përket personelit të vendosur në Kosovë. Kjo konfirmon rolin qendror që Italia luan për stabilitetin në rajonin e Ballkanit, i cili sot është edhe më domethënës, duke pasur parasysh faktin se Italia drejton komandën e KFOR-it, që mori më 11 tetor nga Turqia”, theksohet në njoftim./rtk

  • ​KQZ sot do t’i certifikoj 17 subjekte politike me 674 kandidatë

    ​KQZ sot do t’i certifikoj 17 subjekte politike me 674 kandidatë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

    Në mbledhjen e sotme të KQZ-së e cila do të mbahet në ora 13:30 në rend dite është certifikimi i 17 subjekteve politike me 674 kandidatë.

    Javë e kaluar, KQZ ka certifikuar 11 subjekte politike me gjithsej 606 kandidatë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

    Gjatë periudhës së aplikimit të subjekteve politike (1 shtator – 11 dhjetor 2024), 28 subjekte politike me gjithsej 1,280 kandidatë kanë dorëzuar kërkesën për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

  • Ndahen për fundvit nga 100 euro për secilin fëmijë, Kurti: Nga 0-16 vjeç të gjithë fëmijët do të përfitojnë nga rritja e buxhetit

    Ndahen për fundvit nga 100 euro për secilin fëmijë, Kurti: Nga 0-16 vjeç të gjithë fëmijët do të përfitojnë nga rritja e buxhetit

    Kryeministri i vendit Albin Kurti, në një konferencë për media tha sot se ka ftuar këtë konferencë për të ndarë lajme të mira, raporton Ekonomia Online.

    “Në këtë të diel me diell. Pikërisht sot do të bëjmë zgjatjen e dorës së shtetit”, tha ai duke njoftuar edhe për sivjet ndarjen e nga 100 eurove për secilin fëmijë.

    Kurti tha se rritjen ekonomike qeveria e shpërndan me të gjithë, sidomos ata që kanë nevojë të ndjejnë dorën e shtetit.

    Ndonëse, sipas tij proklamoheshin si përparësi më parë, buxheti për fëmijët ishte zero sikurse, dhe për nënat lehona, por tani Kurti tha se qeveria siguroim buxhetin duke iu bashkuar listën së vendeve shumë më të zhvilluar ekonomikisht në mbështetjen e skemës financiare për fëmijët.

    Kryeministri Kurti tha se mbi 400 mijë fëmijë janë tani që marrin shtesat.

    Ai tha se kjo qeveri bëri dhe shtesat për lehonat. “Ishin mësuar që buxheti të vihej në dispozicion për një grup të caktuar të njerëzve. Ne e bëmë shtetin për gratë, shtetin për fëmijët”, tha Kurti

    “Nga 0-16 vjeç të gjithë fëmijët edhe sivjet nga 100 euro secili do të përfitojnë”, tha Kurti duke theksuar se si çdo vit kur ka rritje te buxhetit po ndahen nga 100 euro për fëmijët.

  • Ministri Murati njofton se kur do të dalin shtesat për fëmijë dhe pensionistë

    Ministri Murati njofton se kur do të dalin shtesat për fëmijë dhe pensionistë

    Qeveria e Kosovës edhe këtë vit do të ndaj shtesa nga 100 euro për fëmijet nga mosha 0-16 vjet dhe pensionistët.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, ka thënë se po ndahen këto shtesa pas performancës së mirë ekonomike.

    Ministri Murati, ka bërë të ditur se shtesat do të dalin gjatë kësaj jave.

    Ai theksoi se nuk ka nevojë për aplikim, pasi qeveria i ka listat e përfituesve në data bazë

    “Sikurse vitin e kaluar s’ka nevojë për ndonjë aplikim. I kemi listat e përfituesve në data bazat tona, si për pensionistë ashtu edhe për marrësit e shtesave për fëmijë. Do të mundohemi gjatë kësaj jave që të bëjmë përgatitjet teknike që të ekzekutohen pagesat për këtë javë”, tha Murati.

    Murati, u shprehë se kjo ndarje po bëhet falë performanacën së mirë buxhetore, duke mundësuar kështu “krijimin e hapësirë së nevojshme fiskale”.

    “Siç e theksoi edhe kryeministri, ngjashëm me vitin e kaluar, por edhe më parë, për pensionistët, ndërsa vitin e kaluar edhe për të gjithë fëmijët që marrin shtesa për fëmijë, edhe këtë vit do të ketë mbështetje shtesë, sikurse vitet e kaluara, meqë performanca buxhetore ka qenë e mirë dhe kemi krijuar hapësirën e nevojshme fiskale, përkundër sfidave që kemi pasur gjatë vitit.”, tha Murati.

  • Deri në 90 minuta pritjet në kufi te Dheu i Bardhë

    Deri në 90 minuta pritjet në kufi te Dheu i Bardhë

    Qendra Kombëtare pë Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për pritjet në kufi, sipas të cilave pritjet te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë pritjet zgjasin deri në 90 minuta, ndërsa në Muçibabë 25 minuta, raporton Ekonomia Online.

    Kolona e automjeteve shkon në një kilometër gjatësi.

  • Moti i vranët dhe me intervale me diell

    Moti i vranët dhe me intervale me diell

    Sot mbi Kosovë do të mbajë një mot i vranët, por do të ketë edhe intervale me diell.

    Temperaturat ditën e diele do të jenë nga minus pesë deri në minus dy gradë Celsius, gjersa ato maksimale do të lëvizin nga një e deri në katër gradë Celius.

    “Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi nga një deri në tre metër për sekond”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës.

    IHMK-ja porosit që kemi kujdes dhe të vishemi me veshjen e përshtatshme për motin, e po ashtu të përgatitemi për kushtet e ngricave dhe mjegullës, veçanërisht gjatë mëngjesit.

  • Elon Musk jep lajmin e shumëpritur: Starlink tani në Kosovë

    Elon Musk jep lajmin e shumëpritur: Starlink tani në Kosovë

    Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon Musk tashmë operon edhe në Kosovë. Këtë e konfirmoi vetë miliarderi përmes një postimi në X.

    Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovë (ARKEP) i dha autorizim të përgjithshëm Starlink-ut rreth dy muaj më parë.

    Ky vendim i mundëson vendit qasje më të gjerë në internet në të gjithë vendin, duke përfshirë zonat e largëta dhe të pashërbyera.

    Me autorizimin e Starlink-ut, Kosova i bashkohet vendeve që përfitojnë nga teknologjia më e avancuar satelitore.

  • Vazhdojnë të rriten pritjet në pikat kufitare, tek Dheu i Bardhë mbi një orë

    Vazhdojnë të rriten pritjet në pikat kufitare, tek Dheu i Bardhë mbi një orë

    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot gjatë ditës.

    Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona deri në 70 minuta janë tek Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë.

    Ndërsa në Bërnjak pritjet janë deri në 10 minuta, në Jarinje, Merdarë dhe Muçibabë pritjet janë deri në 30 minuta.

    Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të hyrë dhe për të dalë në Kosovë nuk zgjasin më shumë se pesë minuta.