ATV

Tag: Ballina

  • Reduktohet lista e dëshmitarëve në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, konfirmon ZPS-ja

    Reduktohet lista e dëshmitarëve në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, konfirmon ZPS-ja

    Zyra e Prokurorit të Specializuar ka reduktuar edhe me teje listën e saj të dëshmitarëve në gjykimin ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Përmes një njoftimi të redaktuar për publikun ZPS me 30 janar ka treguar se nuk do të mbështetët në disa dëshmitë e dëshmitarëve si dhe disa të tjera do t’i dorëzojë në formë të shkruar.

    Sipas ZPS-së, pas këtyre ndryshimeve, kanë mbetur edhe gjashtë dëshmitarë për statusin e tyre do të vendoset sa më shpejt që të jetë e mundur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

  • Qeveria mban mbledhje, 15 pika për shqyrtim

    Qeveria mban mbledhje, 15 pika për shqyrtim

    Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, raporton Ekonomia Online.

    Në rend dite janë paraparë të shqyrtohen 15 pika.

    Mbledhja, sipas agjendës së paraparë do të fillojë prej orës 09:30.

     

  • “Kandidatja s’e dinte se postimi ishte i dënueshëm”, Bajrami flet për dënimi që prej 20 mijë eurove LDK mori nga PZAP

    “Kandidatja s’e dinte se postimi ishte i dënueshëm”, Bajrami flet për dënimi që prej 20 mijë eurove LDK mori nga PZAP

    Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në emisionin CONTEXT në ATV, sqaroi se gjoba prej 20 mijë eurove nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa erdhi për shkak të një postimi të shpërndarë nga një kandidate në listën e partisë.

    Ajo THA se kjo kandidate, nuk e kishte ditur se shpërndarja e atij postimi mund të sanksionohej.

    “Në listën e deputetëve janë 110 kandidatë. Është ba kandidatja për deputete të cilës ju po i referoheni, e ka ba një ndarje të një postimi, të cilin e ka ba dikush tjetër dhe është e vërtetë që e ka marrë atë dënim, por ajo ka qenë sigurisht që zonja nuk e ka ditur që diçka e tillë edhe dënohet, në fakt, sepse në ambientin ku ushtrohet politikë pikërisht nga partia në pushtet, disa herë partitë opozitare, mediat dhe gjithë të tjerët do të thotë fyen dhe quhen pikërisht me gjuhë të tillë”, tha Bajrami.

    Sipas saj, LDK nuk është dënuar asnjëherë për gjuhë të ashpër, por ka marrë gjoba për shkelje të tjera procedurale apo vendosje posterësh në zona të ndaluara.

    “Për ndryshe, nuk kemi asnjë dënim për shkak të gjuhës ose për shkak të fjalimeve që i kemi nëpër tubimet tona, sepse e kemi një përmbledhje, do të thotë jemi ndër partitë që prijnë me dënime, por kryesisht dënimet janë për shkak të mungesës së informatave ose disiplinës që mund të kenë disa kandidatë që vendosin poster në vende publike ose vende ku nuk duhet,” deklaroi Bajrami.

    Deklaratën e plotë të Hykmete Bajramit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Gjykimi për sulmin ndaj zyres se KKZ-së në veri

    Gjykimi për sulmin ndaj zyres se KKZ-së në veri

    Përgatiti: Nora Luta

    Në gjykimin për sulmin terrorist ndaj zyrës së Komisionit Zgjedhor në veri, në dhjetor të 2022-ës, të enjten dëshmoi ish zyrtari i lartë i saj, Slobodan Dimitrijeviq.

    Dimitrijeviq, u propozua për tu dëgjuar në këtë proces, që filloi janarin e vitit të kaluar nga mbrojtja e Aleksandar Vlajiq.

    Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Milosh Delevic, tha se Vlajiq ia ka dërguar vetëm një fotografi të xhamit të KKZ-së së goditur me gur.

    Sipas Dimitrijeviq, i cili pohoi se kishte dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, për rastin i cili kishte ndodhur sa punonte aty, e kishte njoftuar Policinë.

    “Në fotografi është vërejtur se është shkoqur najloni dhe është vërejtur një vrimë e xhamit të thyer. I jam përgjigjur dhe i kam thënë se e kam lajmëruar më herët. gjatë kohës sa kam qenë në punë e kam riparuar me najlon”, deklaroi Dimitrijeviq.

    E kur u pyet për arsyen e dorëheqjes, tha se e bëri për arsye personale.

    Prokuroria Speciale pati vërejtje në dëshminë e dëshmitarit, duke e ndërlidhur me dëshminë e atij paraprak.

    Dorëheqja e Dimitrijevicit, kishte ndodhur në kohën kur zyrtarët e lartë të Komisioneve Komunale Zgjedhore në katër komunat veriore, dhe policët, gjyqtarët, e prokurorët serbë dhanë dorëheqje nga institucionet.

    Millun Milenkoviq, Dejan Pantiq, Aleksandar Vllajiq dhe Miomir Vakiq, sipas PSRK- më 6 dhjetor të 2022-s, kanë kryer sulm terrorist duke hedhur granata dore dhe shok bomba në zyrën e KKZ-së, duke rrezikuar kështu jetën e zyrtarëve shtetërorë.

  • ​Eurodeputetët kritikojnë Lajçak: Qasja e pa balancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialog

    ​Eurodeputetët kritikojnë Lajçak: Qasja e pa balancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialog

    Emisari në largim i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, ka zhvilluar sot takim lamtumirës me deputetët e Parlamentit Evropian në Komisionin për Politikë të Jashtme, me të cilët ka biseduar për mandatin e tij pesëvjeçar si i dërguari i bllokut për dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Eurodeputetët i kanë thënë diplomatit sllovak se qasja e pa balancuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka ndikuar negativisht në këtë proces, thanë burimet e Radios Evropa e Lirë në Parlamentin Evropian.

    Burime të Radios Evropa e Lirë thanë se gjatë këtij takimi, të zhvilluar me dyer të mbyllura, shumica e eurodeputetëve kanë qenë kritikë ndaj mënyrës se si BE-ja u është qasur palëve në dialog dhe në përgjithësi në raportet me shtetet.

    Mësohet se gjatë këtij debati, shumica e deputetëve të PE-së janë shprehur se masat ndëshkuese që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës dhe në të njëjtën kohë nuk ka pasur masa ndaj Serbisë, veçmas pas sulmit të armatosur në Banjskë më 2023, kanë ndikuar negativisht në dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja.

    Në shtator të vitit 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

    Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar përfshirjen. Kosova kërkon ekstradimin e Millan Radoiçiqit – ish-politikanit dhe biznesmenit nga veriu i Kosovës që ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë – nga Serbia, ku besohet se gjendet. BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur thirrjen e tyre që përgjegjësit për sulmin të përballen me drejtësi.

    Eurodeputetët, gjatë takimit me Lajçakun, kanë kërkuar edhe një herë heqjen e masave – të vendosura ndaj Kosovës më 2023 për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe – dhe një qasje të balancuar nga ana e BE-së.

    Zyrtarë të lartë në Kosovë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti, disa herë e kishin kritikuar Lajçakun dhe ish-kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, për njëanshmëri në dialog dhe njëkohësisht kanë kërkuar heqjen e masave ndëshkuese.

    Sipas burimeve, mësohet se Lajçak është pajtuar me konstatimin e eurodeputetëve se është dashur të hiqen masat ndaj Kosovës dhe ai kishte kërkuar një gjë të tillë menjëherë pas sulmit në Banjskë, por është arsyetuar se heqja e tyre nuk ishte në dorën e tij, por vendim që i përket vendeve anëtare.

    Lajçak përfundon mandatin të premten, më 31 janar, dhe një ditë më pas nis mandati i emisarit të ri për dialogun, diplomatit nga Danimarka, Peter Sorensen.

    Lajçak në takim me eurodeputetët mësohet se është shprehur që BE-ja duhet të mbajë rol kryesor në lehtësimin e dialogut dhe në përgjithësi angazhimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Gjatë mandatit pesëvjeçar të Lajçakut si ndërmjetës në dialog, palët kanë arritur Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksit të zbatimit të arritur më 2023.

    Lajçak, siç mëson REL-i, në takimin me eurodeputetët ka pranuar se nuk ka pasur përparim që ai ka pritur sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

    Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

    Palët janë pajtuar për marrëveshjen, por nuk e kanë nënshkruar atë. Megjithatë, BE-ja thotë se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme për Kosovën dhe Serbinë.

  • Osmani: Mbrojtja nga sulmet hibride mbetet e domosdoshme

    Osmani: Mbrojtja nga sulmet hibride mbetet e domosdoshme

    Qëndrueshmëria kombëtare është themeli mbi të cilën ndërtohet siguria, zhvillimi dhe e ardhmja e shtetit. Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën me temën “Qëndrueshmëria Kombëtare – Sfidat dhe Rruga Përpara”.

    Përmes kësaj konference të cilën e ka organizuar Ministrja e Mbrojtjes synohet ndarja e praktikave më të mira dhe bashkëpunimi në ballafaqimin me sfidat e përbashkëta.

    Komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Osmani u shpreh se qëndrueshmëria kombëtare është detyrim ndaj brezave të ardhshëm.

    Sipas saj krahas fuqizimin të institucioneve të sigurisë zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i infrastrukturës kritike janë elemente të rëndësishme për qëndrueshmëri.

    Osmani tha se veprimet e institucioneve të Kosovës duhet të jenë të koordinuara për t’u përballur me çfarëdo lloj sfide.

    “Qëndrueshmëria kombëtare nuk është vetëm një koncept teorik, por është themeli mbi të cilin ndërtohet siguria, zhvillimi dhe e ardhmja jonë si shtet…Në një kohë kur kërcënimet ndaj sigurisë janë më komplekse se nga luftërat konvencionale dhe hibride tek sulmet kibernetike, Kosova duhet të jetë e gatshme për sfidat me të cilat ballafaqohemi sot dhe për ato të së ardhmes. Na duhet një arkitekturë sigurie që është invoative, fleksibile dhe e përgatitur për t’u përballur me secilin skenar….04’16 Investimi i vazhdueshëm në armatim si dhe në personelin tonë ushtarak dhe në mirëqenien e tyre është jetik ashtu siç është dhe investimi i vazhdueshëm në institucionet tjera të sigurisë. Në një botë ku kërcënimet hibride po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara edhe qëndrueshmëria ekonomike është po aq e rëndësishme, mbrojtja nga sulmet hibride është po ashtu e domosdoshme. Shteti ynë duhet të investoj në përmirësimin e infrastrukturës kritike dhe një ekonomie të qëndrueshme me theks në sigurinë energjetike”, theksoi presidentja, Osmani.

    Kryeministri, Albin Kurti theksoi se qëndrueshmëria kombëtare nuk është opsion që duhet zgjedhur, por domosdoshmëri shtetërore e kombëtare.

    Ai potencoi se viteve të fundit kanë ndërmarrë hapa përmes të cilëve është forcuar ky aspekt i sigurisë.

    Sipas tij me reformat në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë e blerjet ushtarake është rritur gatishmëria për mbrojtje të integritetit të vendit, por edhe aftësia për parandalim e rimëkëmbje nga çdo goditje.

    “Viteve të fundit kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar qëndrueshmërinë tonë kombëtare, ku qëndrueshmëria jonë kombëtare është një ndër elementet kryesore të mbrojtjes gjithpërfshirëse, apo mbrojtjes totale për të cilën jemi përgatitur duke hartuar së pari draft konceptin dhe e kemi miratuar atë në qeveri në shtatorin e vitit të kaluar. Kjo mbrojtje nënkupton përgatitjen e gjithë shoqërisë për të përballur situata të krizave dhe emergjencave dhe natyrisht kërkon ndërgjegjësim dhe pjesëmarrje gjithnjë e më të lartë të qytetarëve dhe bashkëveprim të pandërprerë mes institucioneve dhe komuniteteve…Në këto kohë të sfidave përgjigja jonë duhet të jetë kombinimi i vendosmërisë dhe unitetit. Kjo konferencë është një hap drejt ndërtimit të një të ardhme ku gjithë qytetarët ndihen të mbrojtur dhe vendi ynë mbetet një shembull edhe i qëndrueshmërisë edhe i përgatitjes”, tha Kurti.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u shpreh se qëndrueshmëria kombëtare është kapacitet për të ruajtur funksionet jetike të shoqërisë dhe për të siguruar që e ardhmja ndërtohet mbi themelet e forta.

    Sipas tij kjo konferencë qëllim kyç ka forcimin e bashkëpunimit, dhe ndarjen e praktikave më të mira të cilat do ta përmirësojnë e pasurojë qëndrueshmërinë kombëtare.

    “Në një botë gjithnjë e më të ndërlikuar, qëndrueshmëria s’është më një opsion, por domosdoshmëri. Qëndrueshmëria përkufizohet jo vetëm si aftësia për t’u përballur me tronditjet dhe kërcënimet, por mbi të gjitha si një kapacitet për të ruajtur funksionet jetike të shoqërisë, për të mbrojtur vlerat tona dhe për të siguruar që e ardhmja ndërtohet mbi themelet e forta”, theksoi ai.

    Drejtori i NALTI-it, Christian Naërat tha se në Kosovë ndërgjegjësimi dhe vetëdijesimi për qëndrueshmëri kombëtare po vazhdon të përmirësohet.

    Sipas tij qëndrueshmëria kombëtare është ADN e NATO-së.

    “Jam i bindur se njohurit të cilat do t’i shkëmbejmë do të qojnë drejt një Kosove më të qëndrueshme….Qëndrueshmëria është në qendër të ADN-së së NATO-së…dhe gjithçka që bënë aleanca. Qëndrueshmëria e NATO-së e ndërtuar ndërmjet nismave të tjera synon që të ndërtoj besimin në institucionet qeveritare synon të rris besueshmërinë tek strategjitë e gatishmërisë dhe garanton stabilitetin dhe kështu rrit qëndrueshmërinë“, theksoi ai.

  • Osmani ngushëllon popullin amerikan, pas aksidentit në Uashington

    Osmani ngushëllon popullin amerikan, pas aksidentit në Uashington

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas aksidentit ajror që ndodhi mes një helikopteri ushtarak dhe një avioni, në Uashington të SHBA-së.

    Përmes një postimi në “X”, Osmani u shpreh se është thellë e pikëlluar nga ky aksident, duke shtuar se me zemër është pranë familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi.

    “E pikëlluar thellësisht nga përplasja tragjike ajrore pranë Uashingtonit, DC. Zemra ime është me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi të paimagjinueshme. Kosova qëndron pranë jush në pikëllim dhe solidaritet gjatë kësaj kohe zemërthyese”, shkroi Osmani.

    Më herët reagoi edhe presidenti amerikan, Donald Trump, duke thënë se një aksident i tillë është i dyshimtë dhe duke kërkuar llogari se përse helikopteri nuk është sinjalizuar nga kulla e kontrollit, për avionin që ka përballë.

    Trump thotë se përplasja e avionit dhe helikopterit mund të ishte parandaluar

  • Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Në seancën e sotme dëshmitari i radhës pritet të dëshmojë përmes video-lidhjes.

    Kurse dje ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i 118-të, Naser Krasniqi.

    Dëshmia e e Krasniqit filloi të hënën dhe me kërkesën e tij, iu hoqën masat mbrojtëse.

    Gjatë kohës sa dëshmonte në sallë, ai përfaqësohej nga një avokat i cili ndodhej jashtë sallës së gjyqit, por që sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, avokati ishte i disponueshëm në rast që dëshmitari kërkon konsultim ligjor lidhur me ato që do të thoshte në Hagë ose me çështje që mund ta inkriminonin.

    Gjatë fundit të dëshmisë, Krasniqi përveç nga trupi gjykues, u mor në pyetje sërish nga mbrojtja e Kadri Veselit, përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon.

  • Dalin pamjet nga momenti i përplasjes së aeroplanit dhe helikopteri ushtarak në ShBA

    Dalin pamjet nga momenti i përplasjes së aeroplanit dhe helikopteri ushtarak në ShBA

    Një numër i madh policësh janë në terren pasi një avion pasagjerësh me 64 persona u përplas me një helikopter ushtarak “Black Hawk” në Washington. Siç raportojnë mediat e huaja, shërbimet e urgjencës po kërkojnë lumin Potomak, ku avioni u rrëzua.

    Dhjetëra oficerë policie, ambulanca dhe ekipe shpëtimi ndodhen në lumë. Siç raporton CBS, duke cituar policinë në terren, të paktën 18 trupa janë gjetur deri më tani. Kërkimi është duke vazhduar.

    VIDEO

    John Donnelly, shefi i departamentit të zjarrfikësve dhe shërbimeve të urgjencës në Uashington DC, thotë se ky është një operacion shumë kompleks dhe “kushtet atje janë jashtëzakonisht të vështira”.

    Donnelly vë në dukje kushtet e ngrirjes dhe errësirës në ujë si sfida për të arritur tek të mbijetuarit potenciale.

    “Ka erë. Ka copa akulli në ujë… Dhe për shkak se nuk ka shumë dritë, ju jeni atje jashtë duke kërkuar çdo centimetër katror të hapësirës,” thotë ai. “Këto janë kushte shumë të vështira për [shpëtuesit] për t’u zhytur,” shton ai.

    Donnelly thotë se ndërsa prioriteti i parë i reaguesve të parë është të kërkojnë të mbijetuar, ata gjithashtu do të punojnë me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit për të ndihmuar në ruajtjen e provave.

    Në rrjete sociale është shfaqur një video e përplasjes, ndërsa video është transmetuar edhe nga disa media.

    Videoja u kap nga një kamerë vëzhgimi në Qendrën Kennedy aty pranë dhe tregon momentin e përplasjes.

    Përplasen avioni dhe helikopteri i ushtrisë amerikane në Uashington, raportohet për 18 të vdekur

  • ​Osmani fal një të dënuare, mësohet arsyeja

    ​Osmani fal një të dënuare, mësohet arsyeja

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka nënshkruar sonte dekretin me të cilin të dënuarës Arza Cakolli, për shkaqe humanitare, i është falur pjesa e mbetur e dënimit, pas shqyrtimit të propozimit nga Komisioni për Falje dhe në përputhje me procedurat ligjore.

    Vendimi është marrë për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, ngase e dënuara ka lindur foshnjën e saj të parë gjatë vuajtjes së dënimit dhe ndodhet në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan së bashku me foshnjën e saj.

    Në marrjen e vendimit për falje, janë marrë parasysh edhe faktorë të tjerë, duke përfshirë faktin se e dënuara nuk ka kryer asnjë vepër penale më herët, vepra penale për të cilën është dënuar është për “rrezikim të trafikut publik”, pra është kryer aksident pa dashje, ndërkaq është vërtetuar se nuk ka qenë nën ndikim të alkoolit apo substancave të tjera kur ka ndodhur aksidenti.

    Përveç këtyre, gjithashtu janë marrë parasysh sfidat shëndetësore të nënës dhe foshnjës.

    E dënuara ka filluar mbajtjen e dënimit prej një vit e dy muaj burg, në korrik 2024, ndërsa duhej të lirohej në mënyrë të rregullt nga burgu më 14 shtator 2025.

    Dosja me propozimin e shqyrtuar nga Komisioni si dhe nga ekipi ligjor i Presidentes, ka arritur sot në tavolinën e Presidentes.

    “Duke marrë parasysh faktorët humanitarë dhe vlerësimet profesionale të të gjitha institucioneve relevante, presidentja ka vendosur faljen e pjesës së mbetur të dënimit të saj”, thuhet në komunikatë.