Të dhënat për rezultatet preliminare të zgjedhjeve janë përditësuar sërish në webfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pasi janë numëruar 89.62% e fletëvotimeve.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) vazhdon të kryesojë me 41.07% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 22.31%. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është renditur e treta me 17.58%, e pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.6%. Koalicioni për Familjen ka marrë 2.3% të votave.
Në këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, ato të personave me nevoja të kufizuara dhe votat e diasporës, të cilat mund të ndikojnë në përfundimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe Fuat Damka janë arrestuar dje dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.
Dy të arrestuarit dyshohen veprën penale “Kanosje dhe sulm”, ndaj dy personave të tjerë.
Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se ngjarja ka ndodhur në afërsi të parkut “Korilla”, në qytetin e Prizrenit.
“Dje ka qenë një rast kanosje dhe sulm, ky dy persona kanë kanosur dy persona tjerë në Prizren në afërsi të parkut “Korrilla”, dhe pasi që rasti është raportuar janë intervistuar të dyshuarit dhe viktimat dhe dy të dyshuarit F.D dhe F.D tjetri janë ndaluar për 48 orë me vendim të kryeprokurorit”, tha Bytyqi.
Fikrim Damka, është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka garuar në zgjedhjet parlamentare.
Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet parlamentare.
Kosova përmbylli dje procesin e rregullt zgjedhor për të zgjedhur parlamentin e ri, por nuk dha një rezultat të qartë për krijimin e një qeverie të re.
Me 88% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41,29% të votave, PDK e dyta me 21,83%, LDK e treta me 17,75%, ndërsa AAK-NISMA kanë marrë 7,68%. Koalicioni për Familjen nuk e ka kaluar pragun.
Me këto rezultate, është tërësisht e paqartë se si do të formohet qeveria e re.
Rezultati deri më tash i jep VV-së 46 deputetë, PDK-së 25 deputetë, LDK-së 20 deputetë dhe AAK-së 9 deputetë. Minoritetet marrin 20 deputetë.
Në një tubim të mbajtur në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti u bashkua me simpatizantët për të festuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton ATV.
Duke iu drejtuar masws, Kurti deklaroi se, edhe pse rezultatet përfundimtare ende nuk janë shpallur, rezultatet preliminare konfirmojnë një fitore të qartë të VV-së.
“Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve. Urime!” – u shpreh ai, mes brohoritjeve të mbështetësve të tij.
Kurti falënderoi qytetarët për përkushtimin e tyre, duke e cilësuar këtë rezultat si një kurorëzim të një muaji fushatë, katër vite qeverisje dhe njëzet vjet aktivizëm në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai vlerësoi gjithashtu procesin zgjedhor, duke e cilësuar atë si të lirë, të ndershëm dhe demokratik, pa incidente.
“Kur Qeveria jonë është në pushtet, procesi zgjedhor është cilësor, i vërtetë, i lirë dhe i ndershëm,” theksoi ai, duke falënderuar Policinë e Kosovës dhe institucionet shtetërore për garantimin e një procesi të rregullt. /atvlive.tv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij ka arritur të sigurojë 18.14% të votave në zgjedhjet e fundit, ndërsa pret që numri i votave të rritet me përfshirjen e votave nga mërgata, raporton ATV.
“Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 18.14% të votave, që përkthehet në 158,054 vota. Këto janë rezultatet e deritanishme, por duhet të theksoj se nuk janë përfshirë ende votat e mërgatës dhe ato me kusht. Bazuar në të dhënat tona, presim që rreth 30 deri në 35 mijë vota të tjera t’i shtohen këtij rezultati”, tha Abdixhiku.
Ai kritikoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vonesat në shpalljen e rezultateve përfundimtare, duke theksuar se transparenca dhe menaxhimi i procesit zgjedhor duhet të jenë në nivel më të lartë.
“Fatkeqësisht, KQZ-ja nuk ka bërë punën e saj me kohë, por ne si parti do të presim që të gjitha votat të numërohen dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar”, u shpreh kreu i LDK-së.
Sipas rezultateve të deritanishme, Abdixhiku tha se Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 39.88% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.84%, ndërsa LDK mban vendin e tretë me 18.14%.
Megjithatë, Abdixhiku është optimist se votat nga diaspora mund të ndikojnë në rritjen e rezultatit të partisë së tij. /atvlive.tv
Konferencën e plotë për media të Lumir Abdixhikut e gjeni në videon më poshtë:
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i saj kanë dalë fitues në zgjedhjet parlamentare, duke garantuar formimin e qeverisë së re, raporton ATV.
Para selisë së VV-së, Kurti u shpreh mirënjohës ndaj qytetarëve për pjesëmarrjen e tyre në këtë proces demokratik.
“Falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës sonë për pjesëmarrjen në këto zgjedhje të para të rregullta parlamentare që prej shpalljes së pavarësisë. Procesi zgjedhor ka qenë i lirë, demokratik dhe i ndershëm, pa incidente, dhe gjithçka ka shkuar sipas ligjit dhe procedurave,” tha Kurti.
Ai tha se Vetëvendosje, në koalicion me Partinë GUXO dhe Partinë Alternativa, ka dalë forcë e parë politike dhe do të formojë qeverinë e ardhshme.
“Ky është një konfirmim për qeverisjen tonë demokratike dhe progresiste. Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re, pra qeverinë Kurti 3”, u shpreh ai.
Kurti gjithashtu kritikoi fushatën e kundërshtarëve politikë, duke i akuzuar për përdorim të madh të mjeteve financiare dhe premtimeve të pabazuara.
“Përkundër përpjekjeve të oligarkëve dhe fushatës agresive ndaj nesh, populli ka fituar. Vetëvendosja ka fituar dhe do të vazhdojmë punën tonë për të mirën e vendit”, përfundoi ai. /atvlive.tv
Deklaratën e plotë të kryeministrit Kurti e gjeni në videon më poshtë:
Në emisionin “CONTEXT” në ATV, gazetari dhe drejtuesi i emisionit, Leart Hoxha, ka bërë të ditur se Lista Serbe pretendon të ketë siguruar 38 mijë vota në zgjedhjet e fundit.
“Sipas informatave nga KOSEV, Lista Serbe ka marrë 38 mijë vota. Kjo do të thotë se ata e kanë kaluar pragun dhe do të sigurojnë përfaqësim të fuqishëm”, tha Hoxha.
Ai shtoi se ky rezultat mund të ndikojë drejtpërdrejt në raportin e forcave politike në Kuvend.
“Nëse kanë kaluar 5% e votave, ashtu si në vitin 2021, atëherë partitë e tjera do ta kenë më të vështirë të formojnë qeverinë pa mbështetjen e tyre”, u shpreh ai.
Deklaratën e plotë të Leart Hoxhës në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:
“Demokracia në Veprim” ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara sot, raporton EO.
DnV vlerëson se i gjithë procesi i votimit, që nga hapja e vendvotimeve në orën 07:00 ka rrjedhur në atmosferë të qetë ndërsa votuesit kanë demonstruar një pjekuri të lartë qytetare dhe demokratike.
Po ashtu, DnV ka raportuar për ecurinë e procesit duke pasë në terren 500 vëzhgues të shpërndarë në 500 vendvotime sipas mostrës përfaqësuese.
Dalja e përgjithshme e votuesve deri në mbyllje të vendvotimeve ishte 44.1%, me margjinë gabimi +/- 0,84%. Këtu nuk janë të llogaritura dalja e votuesve që kanë votuar me kusht dhe atyre që kanë votuar nga jashtë vendit.
Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.4% të votave, ndërsa PDK renditet e dyta me 21.7%. LDK është e treta me 17.5%, dhe AAK e katërta me 7.2%. Koalicioni për Familjen ka fituar 2.4%.
Për më tepër, dalja në këto zgjedhje ishte 42.1%.
DnV rikujton se pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike, kutitë e votimit do të dërgohen në Qendrat Komunale të Numërimit, në përcjellje të Policisë së Kosovës. Nga mëngjesi i nesërm, kutitë do të rihapen dhe do të fillojë procesi validimit të votave të subjekteve politike e pastaj numërimit të votave të kandidatët e subjekteve politike.
KQZ-ja ka nisur numërimin e votave për zgjedhjet e sotme parlamentare dhe tashmë ka publikuar rezultatet preliminare.
Lëvizja Vetëvendosje prin me 37.18 për qind ose 10 mijë e 721 vota. Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 25.10 për qind ose 7 mijë e 236 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta 17.28 për qind pse 4 mijë e 983 vota.
Koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët 8.86 për qind ose 2 mijë e 554 vota. Lista Serbe 4.98 për qind ose 1 mijë e 435, Koalicioni për Familje 1.46 për qind ose 421, Koalicioni Vakat 1.38 për qind ose 397 vota.
Rezultatet preliminare janë të orës 20:18 nga numërimi i 5.29 për qind të votave nga 134 vendvotime nga gjithsej 2.533 sosh.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi në një konferencë për media tha se procesi zgjedhor gjatë ditës ka kaluar kryesisht i qetë dhe pa probleme të theksuara.
Ai gjithashtu ka dhënë përqindjen e qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e sotme.
“Procesi zgjedhor është zhvilluar në rregull dhe pa probleme që do ta cenonin integritetin e tij. Duke u mbështetur në të dhënat preliminare nga 2 mijë e 297 vendvotime apo 90.68 për qind e tyre nga 2.533 sa janë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës në shkurt 2025 kanë votuar 40.04 për qind apo votues nga 1 milion 1 milion e 970 mijë e 944 sa ishin në listë votuese me të drejtë vote. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të njëjtën kohë në zgjedhjet 46.90 për qind”, ka thënë Elezi.
Ai tha pas orës 19:00 ka nisur numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike.