ATV

Tag: Ballina

  • Festa e Kurban Bajramit, Tërnava: Paqja e mëshira e Zotit qoftë mbi ju dhe mbi familjet tuaja

    Festa e Kurban Bajramit, Tërnava: Paqja e mëshira e Zotit qoftë mbi ju dhe mbi familjet tuaja

    Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë të shenjtë.

    Në mesazhin e tij, Tërnava uroi që “paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju dhe mbi familjet tuaja!”.

    “Në këtë natë të madhe të Kurban Bajramit, kur zemrat dridhen nga madhështia e sakrificës dhe kur shpirti kërkon edhe më shumë afërsinë me Zotin, ju drejtohem me përulësi të thellë dhe dashuri të sinqertë në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve të saj dhe në emrin tim si Myfti i Republikës, për t’ju përcjellë për këtë festë kaq madhështore, festën e Kurban Bajramit, urimet më të përzemërta, duke e lutur Zotin e Madhërishëm që kjo ditë e bekuar t’ju gjejë me zemra të qeta, me shëndet dhe mirëqenie, me familje të bashkuara dhe me besim të thelluar në vlerat më të larta shpirtërore”, tha Tërnava në mesazhin e tij.

    Ai po ashtu theksoi rëndësinë e kësaj feste për besimtarët, duke kujtuar shembullin e profetit Ibrahim (a.s.).

    “Kurban Bajrami është përkujtim i sakrificës profetike të Ibrahimit a.s., i cili ishte i gatshëm që ta flijonte më të dashurin e tij për hir të Zotit të Madhërishëm, dhe i cili na mësoi se besimi i vërtetë nuk njeh kufij dhe as frikë nga sprovat, por gjen kuptimin më të lartë pikërisht në dorëzimin e plotë ndaj vullnetit hyjnor të Zotit xh.sh.. Në këtë ditë, zemrat e besimtarëve mbushen me mirënjohje dhe përkushtim, ndërsa duart e tyre shtrihen në ndihmë dhe bujari, ngase kjo festë është një akt që mishëron frymën e afërsisë me Zotin dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë”, theksoi ai.

  • Kryeziu pas dështimit të 27-të: Opozita po shkel Kushtetutën duke refuzuar votimin

    Kryeziu pas dështimit të 27-të: Opozita po shkel Kushtetutën duke refuzuar votimin

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar pas dështimit të 27-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar ish-opozitën për bllokim të procesit dhe shkelje kushtetuese.

    Ajo deklaroi se partitë opozitare po refuzojnë qëllimisht të marrin pjesë në votim, duke shkelur Kushtetutën në një moment kyç për konstituimin e institucioneve.

    “Partitë opozitare po refuzojnë me marrë pjesë në votim, duke bërë shkelje të Kushtetutës, duke mos marrë pjesë në procedurën kur jemi në konstituim të Kuvendit. Ndërkohë që LVV me gjithë deputetët e saj dhe disa deputetë nga pakicat, kanë qenë të pranishëm në 19 raste radhazi për të votuar”, tha Kryeziu-Hyseni.

    LEXONI EDHE:

    Tahiri: Kurti e ka vendos Albulena Haxhiun si barrikadë se s’i ka votat për qeveri

  • Tahiri: Kurti e ka vendos Albulena Haxhiun si barrikadë se s’i ka votat për qeveri

    Tahiri: Kurti e ka vendos Albulena Haxhiun si barrikadë se s’i ka votat për qeveri

    Abelard Tahiri, Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar dështimin e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mënyrën se si po menaxhohet ky proces.

    Sipas tij, Kurti ka vendosur Albulena Haxhiun si një pengesë përpara konstituimit të Kuvendit, për shkak të mungesës së votave për formimin e qeverisë.

    “Ju kemi dhënë mundësi dhe ofru bashkëpunim për konstituim kuvendi me ndonjë prej emrave tjerë: por duke mos i pasur numra për qeveri kanë vendosur që si barrikadë të vendosin një grua të cilën mendoj që çdo ditë e më shumë veç po e deligjitojmë dhe dëmtojnë reputaccionin e saj. Është e sjellje e papranueshme edhe në raport me votuesit e tyre”, tha Tahiri.

  • Dështon përpjekja e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit edhe për herën e 27-të

    Dështon përpjekja e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit edhe për herën e 27-të

    As gjatë seancës së sotme nuk u arrit të konstituohej Kuvendi i Kosovës, pasi propozimi për formimin e komisionit zgjedhor, i cili do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, dështoi sërish.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje subjekteve politike që të propozojnë përfaqësuesit për komisionin zgjedhor, por, pavarësisht kërkesës, propozimi nuk mori mbështetje dhe dështoi për të 27-tën herë.

    Ky komision, që do të mundësonte votimin e fshehtë për Albulena Haxhiun të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka kandiduar për kryetare të Kuvendit, tani mbetet i bllokuar, duke e shtyrë edhe një herë formimin e institucioneve të reja.

    Pas këtij dështimi, seanca u ndërpre dhe është caktuar të vazhdojë pas 48 orësh, pra ditën e shtunë.

  • Naim Murseli: Nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, unë vetë kërkoj burgim të përjetshëm

    Naim Murseli: Nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, unë vetë kërkoj burgim të përjetshëm

    “Po të vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, unë vetë për veten time kërkoj dënim me burgim të përjetshëm”, tha Murseli.

    I akuzuari Granit Plava u mbrojt në heshtje, kurse i akuzuari Kushtrim Kokalla u deklarua i pafajshëm.

     

  • Nis takimi i presidentes Osmani me subjektet politike, pritet caktimi i datës së zgjedhjeve lokale

    Nis takimi i presidentes Osmani me subjektet politike, pritet caktimi i datës së zgjedhjeve lokale

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

    Ndryshe nga partitë e tjera që po përfaqësohen nga liderët e tyre, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar Albulena Haxhiun.

    Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, një ditë më parë bëri të ditur se menjëherë pas konsultimeve, presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve.

  • Dështimi i radhës, Kuvendi s’konstituohet as në përpjekjen e 26-të

    Dështimi i radhës, Kuvendi s’konstituohet as në përpjekjen e 26-të

    Ka dështuar edhe tentativa e 26-të për konstituimin e Kuvendit. Përsëri tentim i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.

    Dehari bëri të ditur se seanca ndërpritet dhe se do të vazhdojë nesër më 5 qershor, në orën 11:00.

  • Balje kritikon situatën në Kuvend: Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

    Balje kritikon situatën në Kuvend: Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka folur për situatën aktuale në Kuvend, duke thënë se nuk beson se diçka do të ndryshojë dhe e cilësoi situatën si të turpshme.

    “Krejt na jemi tu prit vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk besoj që mënyra e votimit ka me ndryshu mendimin e deputetëve brenda sallës”, tha Balje.

    Duke komentuar deklarimet e disa deputetëve të LVV-së lidhur me pretendimet se i kishin ofruar post në Shkup në këmbim të votës për Albulena Haxhiun, Balje tha se nuk është reale të merret me mendimet e secilit deputet brenda LVV-së.

    “Unë mu marr me mendimet e secilit deputet brenda vetëvendosjes është jo reale. Deputetët të cilët kanë fol për këtë temë s’kanë pas informacione, kanë fol pa bazë që të jenë të rëndësishëm. Nuk du me fol keq për asnjë deputet, nuk është në nivelin tim”, tha ajo.

    Në fund, deputetja u shpreh se nëse Fatmir Limaj do të jetë kandidat për kryeparlamentar, ajo do ta mbështesë me votën e saj.

    “Nëse z.Limaj është kandidat do ta votoj”, tha Balje.

  • Ngërçi institucional, Limaj: Derisa nuk ka ndryshim të gjendjes, sjellja jonë do të jetë siç ka qenë

    Ngërçi institucional, Limaj: Derisa nuk ka ndryshim të gjendjes, sjellja jonë do të jetë siç ka qenë

    Ngërçi institucional në Kuvendin e Kosovës vazhdon të jetë një ndër çështjet më të diskutuara, sidomos për pozitën e kryetarit të Kuvendit, që ende nuk është votuar. Në këtë kontekst, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se është e nevojshme një marrëveshje politike për të zhbllokuar situatën.

    Limaj ka deklaruar para mediave se pa ndonjë ndryshim konkret të rrethanave, Nisma do të vazhdojë të qëndrojë në qëndrimin e saj të deritanishëm.

    “Sido që të jetë, vendi duhet me pasë një shumicë parlamentare, pavarësisht si e qysh bëhen, Nisma e ka ofru një mundësi. Ne kemi dashur që duke kujtuar situatën, nevojën e pasjes së institucioneve, duke votuar që institucionet të krijohen vetëm përmes shumicave parlamentare, duke kujtuar pozicionimin dhe vullnetin të qytetarëve, ne kemi dashur që të jemi të përgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe të japim një mundësi. Unë jam i bindur se Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet. Derisa nuk ka ndryshim të gjendjes, sjellja jonë në parlament do të jetë siç ka qenë”, ka deklaruar Limaj.

    Ai ka ritheksuar se krijimi i institucioneve është urgjencë për vendin dhe se Nisma do të jetë konstruktive, por pa marrëveshje politike, vota e tyre nuk do të ndryshojë.

  • OKB voton sot për armëpushim të përhershëm në Gaza

    OKB voton sot për armëpushim të përhershëm në Gaza

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë të mërkurën për një rezolutë të re që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza, si dhe për qasjen e pakufizuar të ndihmave humanitare në rajon.

    Rezoluta përfshin kërkesën që të gjitha palët të respektojnë pa kushte ndalimin e luftimeve, në një përpjekje për të ndalur përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës humanitare.

    Dokumenti gjithashtu thekson kërkesën për “lirimin e menjëhershëm, dinjitoz dhe të pakushtëzuar” të të gjithë pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura palestineze.

    Ky do të jetë votimi i parë i Këshillit të Sigurimit mbi këtë çështje që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Shtetet e Bashkuara përdorën veton për të bllokuar një projekt-rezolutë të ngjashme, që kërkonte ndaljen e luftimeve.

    Votimi pritet të zhvillohet të mërkurën në orën 16:00 sipas kohës lokale të Kosovës, dhe sytë janë drejtuar kah pozicioni që do të mbajë SHBA – një faktor kyç për fatin e kësaj rezolute.