ATV

Tag: Ballina

  • Qeveria ndan mjete për mërgatën dhe Luginën e Preshevës

    Qeveria ndan mjete për mërgatën dhe Luginën e Preshevës

    Ndërkohë, Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për të subvencionuar polisat e sigurimit për bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë me automjete gjatë verës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se nga 1 korriku, të gjithë mërgimtarët do të marrin polisën falas në kufi.

    Subvencionimi vlen për automjetet me deri në nëntë ulëse dhe është pjesë e Masës 4.5 “Mbështetja e Mërgatës” nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike. Vendimi është miratuar unanimisht nga kabineti qeveritar dhe zbatohet për të pestin vit me radhë.

    Po ashtu, Qeveria ka ndarë 626 mijë euro për mbështetje të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Fondet përfshijnë bursa studentore, ndihmë për nxënës dhe financim të lobimit ndërkombëtar për të drejtat e tyre.

  • Deputetët pajtohen ta shtyjnë seancën konstituive, pas aktgjykimit të Kushtetueses

    Deputetët pajtohen ta shtyjnë seancën konstituive, pas aktgjykimit të Kushtetueses

    Deputetët e zgjedhur janë pajtuar ta shtyjnë vazhdimin e sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për të dielën, më 29 qershor pas aktgjykimit të Gjykata Kushtetuese, e cila një ditë më parë i detyroi ata ta përmbyllin konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve.

    Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se ky vendim u mor pas një takimi konsultues mes tij dhe përfaqësuesve të të gjitha partive parlamentare.

    Ky vendim vjen, sipas tij, gjithashtu pas ftesës që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ua bëri krerëve të partive të tjera parlamentare për një takim për të shtunën, në përpjekje për ta gjetur një marrëveshje politike.

    Sa për dijeni, bllokada në Kuvend vjen pasi asnjë parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme dhe ka mungesë marrëveshjeje politike mes tyre për të krijuar një shumicë të përbashkët.

    Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme ta formuar qeverinë e re e vetme.

    PDK-ja zuri vendin e dytë me 24 ulëse, LDK e treta me 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9./REL

  • Haxhiu: Nëse nuk i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem nga kandidatura

    Haxhiu: Nëse nuk i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem nga kandidatura

    E propozuara nga Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në konferencë për media, tha se nëse nuk i merr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqet nga kandidatura për kryetare të Kuvendit.

    “Ne nuk jemi ngutur që të bëjmë deklarim politik për aktgjykimin e Kushtetueses. VV-ja ka dëshmuar vullnetin dhe ka përmbushur të gjitha detyrimet. Kandidati për kryetar të Kuvendit, kjo e drejtë u konfirmua që i takon partisë fituese. Për mua të qenët kryetare e kuvendit kërkohet pjekuri, gatishmëri për t’i shërbyer të gjithë deputetëve pa asnjë dallim…Nga opozita jam quajtur si person jounifikues. Po të jesh kryetare e Kuvendit është krejt tjetër, është mbi parti, detyrë mbi përplasje, kërkon që të jesh e paanshme, përfaqësues e pozitës dhe e opozitës. Unë jam e vetëdijshme për këto përgjegjësi.Unë edhe sot e ftoj opozitën që të reflektojë pas aktgjykimit. Aktgjykimi i gjykatës nuk e ndalon votimin e fshehtë, askund nuk thotë se bie ndesh me kushtetutën. Me rastin e votimit të fshehte, nëse unë nuk i marr 61 vota si kandidate e propozuar nga VV-ja, unë tërhiqem nga kandidatura”, tha Haxhiu.

  • Kurti thërret në takim krerët e partive politike për të diskutuar rreth konstituimit të Kuvendit

    Kurti thërret në takim krerët e partive politike për të diskutuar rreth konstituimit të Kuvendit

    Në reagim ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ftuar të gjithë krerët e subjekteve politike në legjislaturën e nëntë për një takim të përbashkët.

    Takimi do të mbahet të shtunën në orën 16:00 dhe ka për qëllim të kërkojë konsensus për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se obligimi për këtë proces është përgjegjësi e të gjithë deputetëve dhe jo vetëm e subjektit të parë.

  • Përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, në përpjekjen e 38-të me radhë për ta konstituar legjislaturën e nëntë të këtij institucioni.

    Ndryshe të mërkurën vijoi seanca e konstituive e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e ndërprerë të hënën, më 23 qershor.

    Kryesuesi Avni Dehari ftoi subjektet politike parlamentare të cilat nuk kanë propozuar deputetë për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por të njëjtat nuk paraqitën propozime.

    Kryesuesi Dehari hodhi në votim përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës. Nga 92 deputetë të pranishëm në sallë, 52 votuan për, ndërsa kundër dhe abstenim nuk pati.

    Në këto rrethana kryesuesi Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës dhe paralajmëroi vazhdimin e saj të premten, më 27 qershor, në orën 11:00.

    Gjykata Kushtetuese dje ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë.

    Në publikimin e aktgjykimit për kërkesën e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës për çështjen e kalimit të votimit për kryetar të Kuvendit nga votimi i hapur në të mbyllur, Kushtetuesja ka konstatuar po ashtu që seanca e nisur më 15 prill e vazhdimi i saj deri tash nuk është zhvilluar në pajtim me Kushtetutën.

  • Martin Berishaj intervistohet nga Specialja për shpëlarje parash, shmangie tatimi e raportim i rremë i pasurisë

    Martin Berishaj intervistohet nga Specialja për shpëlarje parash, shmangie tatimi e raportim i rremë i pasurisë

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se ndaj ambasadorit Martin Berishaj janë duke u zhvilluar hetime për tri vepra penale të natyrës financiare, përfshirë “Shpëlarje e parave”, “Shmangie nga tatimi” dhe “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

    Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka bërë të ditur se Berishaj është intervistuar të enjten nga hetuesit e kësaj prokurorie si pjesë e procedurës hetimore që është në zhvillim.

    “Referuar kërkesës suaj, mund të konfirmojmë se z. Martin Berishaj është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale, në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij lidhur me veprat penale ‘Shpëlarje e parave’, ‘Shmangie nga tatimi’ dhe ‘Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’,” tha Luta.

  • Kurti: Fotografitë e Goddard, dëshmi e gjallë e luftës në Kosovë

    Kurti: Fotografitë e Goddard, dëshmi e gjallë e luftës në Kosovë

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve ta vizitojnë ekspozitën “The Kosovo War Photographs”, e cila është hapur në qendrën “Barabar” të Hotelit Grand.

    Ekspozita përmbledh rreth 70 fotografi të luftës, të realizuara nga foto-reporteri Wade Goddard.

    Në një postim në Facebook, Kurti tha se këto fotografi janë një përjetim i thellë dhe i dhimbshëm, që shërbejnë si kujtesë e gjallë përmes syrit të një dëshmitari. Ai theksoi se imazhet pasqyrojnë vuajtjet, dhimbjen dhe të vërtetën e luftës, duke përfaqësuar një kapitull thelbësor të historisë së Kosovës.

    Sipas Kurtit, ekspozita nuk është vetëm një kujtim, por edhe një thirrje për drejtësi për viktimat e gjenocidit dhe spastrimit etnik të kryer nga regjimi serb në pranverën e vitit 1999.

  • Vala e të nxehtit në Kosovë, Gashi: Të shmanget dielli dhe të pihet sa më shumë ujë

    Vala e të nxehtit në Kosovë, Gashi: Të shmanget dielli dhe të pihet sa më shumë ujë

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.

    Për shkak të kësaj vale të nxehtësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë dje disa rekomandime për mbrojtje, duke theksuar rreziqet për grupet e cenueshme si të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

    Ndërkohë, kryeshefi i Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, Mustafa Gashi, mbrëmë në emisionin COMPASS në ATV, tha se vala e të nxehtit rrezikon pothuajse gjithë popullatën, veçanërisht fëmijët, shtatzënat dhe personat me sëmundje kronike.

    Ai rekomandoi shmangien e diellit, hidratim të rregullt dhe qëndrim në ambiente të freskëta.

  • Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

    Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

    Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen sot në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat për t’i shmangur tarifat e reja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe mënyrën për ta bërë zërin e tyre të dëgjohet në konfliktet në Lindjen e Mesme.

    Shumica e liderëve do të vijnë nga një samit i shkurtër, por intensiv i NATO-s, ku ata u zotuan të mërkurën për një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtje dhe kufizuan disa prej dallimeve të tyre me presidentin amerikan, Donald Trump.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të marrë pjesë në samitin e BE-së përmes video konferencës, pas takimit të tij me Trumpin të mërkurën në Hagë.

    NATO, e udhëhequr nga SHBA-ja, nuk i kushtoi rëndësi Ukrainës gjatë samitit, por lufta e Rusisë në Ukrainë mbetet shqetësimi kryesor për BE-në.

    Krerët e bllokut do të bisedojnë për rundin e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë dhe nëse do të vazhdojnë ta mbajnë çmimin tavan për naftën ruse. Këto masa po kundërshtohen nga disa vende, sepse mund t’i rrisin çmimet e energjisë.

    Ndërkohë, kërcënimi i Trumpit me tarifa po rëndon mbi BE-në, e cila negocion marrëveshje tregtare në emër të të gjitha 27 vendeve anëtare. Trumpi e sulmoi Spanjën të mërkurën për mosshpenzim të mjaftueshëm në mbrojtje dhe sugjeroi tarifa të reja, raporton REL.

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e kritikoi Trumpin për nisjen e një lufte tregtare me aleatë të vjetër.

    Liderët evropianë janë gjithashtu të shqetësuar për pasojat nga luftërat në Lindjen e Mesme dhe BE-ja po shtyn për ringjalljen e negociatave diplomatike me Iranin për programin e tij bërthamor.

    Vendet anëtare të BE-së kanë mosmarrëveshje të brendshme për të kapërcyer. Ato janë të ndara në lidhje me politikat ndaj Izraelit për shkak të veprimeve të tij në Rripin e Gazës. Dhe, partitë e majta po kritikojnë shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për largimin nga drejtimi i politikave klimatike të BE-së në favor të investimeve ushtarake.

    Mbrojtja dhe siguria ka gjasa të jenë në krye të agjendës. Samiti do të përfundojë me një deklaratë përfundimtare që do të përcaktojë agjendën e bllokut për katër muajt e ardhshëm dhe do të shërbejë si tregues i ndjesive politike në Evropë mbi çështje kryesore rajonale dhe globale.

  • Cakolli: Kuvendi është shndërruar në “cirk të demokracisë”, ka kaluar të gjitha kufijtë e normales

    Cakolli: Kuvendi është shndërruar në “cirk të demokracisë”, ka kaluar të gjitha kufijtë e normales

    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar ashpër ndaj seancave të shkurtra dhe të pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se situata ka dalë jashtë çdo norme demokratike.

    Cakolli para mediave ka thënë se tashmë është bërë boll, pasi qytetarët janë lodhur.

    “Kjo situatë i ka kaluar të gjitha kufijtë e normales. Është bërë boll. Të vetmeve që nuk iu është bërë boll janë deputetët e Kuvendit, të cilët me një papërgjegjësi të plotë e trajtojnë situatën aktuale si diçka të zakonshme, ndonëse situata nuk është e tillë. Tashmë Kuvendi është shndërruar në një cirk të demokracisë i cili po vazhdon me shfaqjen e njëjtë tragjikomike, ku çdo 48 orë deputetët mblidhen për disa minuta punë dhe të njëjtëve pagat po iu ecin”, ka thënë Cakolli.

    Dështon edhe përpjekja e 37-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit