ATV

Tag: Ballina

  • Tahiri: Votimi për nënkryetarët u nda sepse Kurti nuk i ka numrat për qeveri, do zvarritje

    Tahiri: Votimi për nënkryetarët u nda sepse Kurti nuk i ka numrat për qeveri, do zvarritje

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ndarja e votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve të komuniteteve është bërë qëllimshëm nga Lëvizja Vetëvendosja. Sipas tij, kjo mënyrë i ka konvenuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

    Ai ka shtuar se Kurti do që të krijojë një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese, që ta zvarrisë krijimin e institucioneve meqë, sipas Tahirit, Kurti nuk i ka numrat për qeverinë.

    “Pse iu deshtë që të ndajë votimin te minoritetet, sepse nuk i ka numrat për qeveri dhe nuk e dëshiron pataten e nxehtë në duart e tij, sepse kriza reale është nëse mund ta krijojë Kurti qeverinë”, ka thënë Tahiri në RTK.
    Ndërkohë ka përjashtuar mundësinë e koalicionit qeverisës me LVV-në.

  • Trump: Do të kërkoj dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

    Trump: Do të kërkoj dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të atij që e përshkruan si krim të dalë përtej kontrollit në kryeqytetin amerikan.

    “Nëse dikush vret dikë në Uashington, ne do të kërkojmë dënim me vdekje”, ka thënë Trump në një takim të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

    “Është masë e fuqishme parandaluese dhe secili që ka dëgjuar për të, pajtohet”.

    Propozimi për dënim me vdekje vjen pasi republikani Trump e ka angazhuar Gardën Kombëtare në Uashingtonin e udhëhequr nga demokratët, dhe e ka marrë kontrollin federal të departamentit policor të qytetit më herët gjatë muajit.

    Uashingtoni e ka pezulluar dënimin me vdekje më 1981.

    Kryeqyteti amerikan ka status unik ligjor pasi nuk është shtet dhe operon sipas një marrëveshjeje me Qeverinë federale, e cila ia kufizon autonominë dhe i mundëson Kongresit kontroll të jashtëzakonshëm në çështjet lokale.

    Trump e ka shfrytëzuar këtë hapësirë ligjore për të angazhuar Gardën Kombëtare në Uashington më herët gjatë muajit për të luftuar atë që e ka përshkruar si krim, por dhe numrin e madh të të pastrehëve, njoton rel.

    Presidenti amerikan është mburrur të hënën që janë regjistruar disa ditë pa vrasje në qytet dhe ka bërë të ditur se do të marrë hapa për ta zbukuruar qytetin në të cilin gjendet Shtëpia e Bardhë, Kongresi amerikan dhe institucione tjera të rëndësishme amerikane.

    Prej të dielës, pjesëtarët e Gardës Kombëtare kanë nisur të lëvizin me armë nëpër rrugët e Uashingtonit.

    Trump ka thënë se po e shqyrton mundësinë e marrjes së masave të ngjashme edhe në qytetet tjera të drejtuara nga demokratët, përfshirë Çikagon, Nju Jorkun dhe Baltimoren.

  • Nenad Rashiq dështon për nënkryetar të Kuvendit, seanca shtyhet për të enjtën

    Nenad Rashiq dështon për nënkryetar të Kuvendit, seanca shtyhet për të enjtën

    Nenad Rashiq nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti shumicë serb.

    Ai mori 55 vota për, një kundër dhe 17 abstenime.

    Pas kësaj situate, kryetari i sapo zgjedhur, Dimal Basha, vendosi që seanca e Kuvendit të ndërpritet dhe të shtyhet për të enjtën./ATVLIVE/

     

    Sllavko Simiq s’merr votat për nënkryetar të Kuvendit – VV kundër, PDK abstenoi, LDK s’mori pjesë në votim

  • Haxhiu, Çitaku dhe Shala – zgjidhen nënkryetarët e ri të Kuvendit të Kosovës

    Haxhiu, Çitaku dhe Shala – zgjidhen nënkryetarët e ri të Kuvendit të Kosovës

    Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës.

    Partia Demokratike e Kosovës propozoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetarit, si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shalën.

    Votimi për nënkryetarët shkon në pako.

    Në sallë ishin të pranishëm 110 deputet.

    101 vota për, kundër nuk ka dhe 9 abstenime.

  • Spiropali uron Bashën: Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror

    Spiropali uron Bashën: Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror

    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali uron zgjedhjen e kreut te parlamentit të Kosovës:

    “Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha!
    Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve.

    Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon.”

  • Ambasada gjermane uron Dimal Bashën: Shpresë për formimin e Qeverisë së re

    Ambasada gjermane uron Dimal Bashën: Shpresë për formimin e Qeverisë së re

    Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë është deklaruar pas zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

    Në një postim në faqen zyrtare, Ambasada gjermane ka uruar Bashën për detyrën e re dhe ka shprehur shpresën për përparim në procesin e formimit të institucioneve në vend.

    “Urime për Dimal Bashën, Kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës. Shpresojmë që Kosova tani do të mund të ecë përpara në formimin e institucioneve”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.

    Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të procesit institucional pas zgjedhjeve të fundit në vend.

  • Nisin urimet e para për Dimal Bashën, presidenti i Shqipërisë përshëndet zgjedhjen e tij

    Nisin urimet e para për Dimal Bashën, presidenti i Shqipërisë përshëndet zgjedhjen e tij

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Dimal Bashën për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës.

    Në urimin e tij, ai ka shkruar se bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri.

    “Urime, Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, ka deklaruar Begaj.

  • Limaj: VV duhet të shpjegojë pse e vonoi vendin

    Limaj: VV duhet të shpjegojë pse e vonoi vendin

    Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj ka folur pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha.

    Limaj ka thënë se pret që VV të japë shpjegim se përse e kanë vonuar vendin deri më tani.

    “Pres që të jepet një shpjegim pse e kanë vonuar vendin deri më tani. Votim pa marrëveshje politike këtë kanë mundur me bë ditën e parë. Shpresoj që do të kenë një shpjegim për qytetarët pse kanë vonuar deri sot..”, tha Limaj.

    I pyetur nëse do të hyjë në qeveri tash, Limaj nuk u përgjigj.

  • Daut Haradinaj: Votova për Dimal Bashën, ky është realiteti politik në Kosovë

    Daut Haradinaj: Votova për Dimal Bashën, ky është realiteti politik në Kosovë

    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit.

    Haradinaj tha se ia dha votën Bashës.

    “Ne kemi pasur një votim të lirë si grup parlamentar. Unë personalisht jam kam dhënë votën. I pyeta se a e keni seriozisht që ky është kandidati më i preferuar i VV-së thanë po, dhe kështu vepruam e votuam”, tha Haradinaj.

    Ai shtoi se ky është realiteti i Kosovës.

    Haradinaj tha se tash sfidë do të jetë zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

    “Tash sfida e radhës do të jenë zgjedhja e nënkryetarëve”, tha Haradinaj.

  • Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar, Abdixhiku: Fitore e injorancës, ky është niveli i tyre!

    Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar, Abdixhiku: Fitore e injorancës, ky është niveli i tyre!

    Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar i Kuvendit. Abdixhiku ka thënë se kjo është një fitore e injorancës, një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj.

    Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar, Abdixhiku: Fitore e injorancës, ky është niveli i tyre!
    Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar i Kuvendit. Abdixhiku ka thënë se kjo është një fitore e injorancës, një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj.

    “Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë. Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj. Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës. LDK aspiron më lartë. Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, ka shkruar Abdixhku në Facebook.