ATV

Puna e Doganës në 2023/ Ky institucion shënoi progres prej 135 milionë euro më shumë se vitin 2022

Written by

in

Përgatiti: Benita Zeneli

Projeksionin buxhetor, Dogana e Kosovës e ka përmbushur plotësisht.

Madje sipas drejtorit të këtij institucioni, Agron Llugaliu këtë vit është treguar progres prej 135 milion eurove apo shprehur në përqindje 9.5 më shumë se vitin e kaluar.

Rritje ka pasur edhe në vlerën e importit.

“ka pasur stabilitet, në krahasim me vitin e kaluar ka rritje 5.46% por që i afrohet goxha afër edhe rritjes ekonomike dhe fuqisë blerëse që e ka vendi jonë në përgjithësi”, tha Llugaliu.

Ai më tej ka bërë të ditur se vlera e konfiskimeve e sekuestrimeve ka arritur në 14.5 milionë, përderisa te luftimi i ekonomisë jo-formale vlera arrijnë në 27.4 milionë euro.

Për punën e doganës lëvdata pati edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ndërkohë gjatë vitit 2023 janë arrestuar 9 zyrtarë doganorë për korrupsion.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *