ATV

Prattipati takon komandantin e KFOR-it, në fokus siguria dhe stabiliteti në Kosovë

Written by

in

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim me komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Kosovë përmes një njoftimi në Facebook, ku bëhet e ditur se gjatë takimit është theksuar rëndësia e ruajtjes së një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në vend.

Takimi zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe misionit të NATO-s në Kosovë, me fokus çështjet që lidhen me sigurinë.