ATV

Prangoset prishtinasi, dyshohet se vodhi tre kompjuterë me vlerë mbi 5000 euro

Written by

in

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Policia ka njoftuar se i dyshuari, në një kompani private ka vjedhur tre kompjuterë me vlerë rreth 5600 euro.

I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më 14.01.2026 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas i njëjti dyshohet se kishte vjedhur nga një kompani private tre kompjuterë në vlerë rreth 5600 €. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *