ATV

Pas raportimit të ATV-së për ndërprerjen e subvencionimit të rrymës për kategoritë e dala nga lufta, reagon deputetja Ariana Musliu-Shoshi

Written by

in

Pas raportimit të ATV-së për heqjen e subvencionimit të rrymës për kategoritë e dala nga lufta nga ana e Qeverisë, ka reaguar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Përmes një postimi në facebook, ajo ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se pse janë përjashtuar kategoritë e dala nga lufta nga skema e subvencionimit të energjisë elektrike.

“Albin, pse duhet me pagu rrymën për serbët në veri e jo për ushtarët e UÇK-së, invalidët e luftës, viktimat e dhunës civile e veteranët?”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.

Sipas saj këtyre kategorive u garantohet me ligj, subvencionimi i energjisë elektrike.

“Kjo qeveri i ka përjashtuar këto kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike edhe pse si kategori të veçanta e kanë të garantuar me ligj! Mos të harrojmë, kjo qeveri e ka rutinë ditore të shkel ligjet e kushtetutën, mos të flasim për injorimin në vazhdimësi të atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *