ATV

Blog

  • Heqja e erës së cigareve në veturë, cila është mënyra më e lehtë për ta eliminuar atë?

    Heqja e erës së cigareve në veturë, cila është mënyra më e lehtë për ta eliminuar atë?

    Era e cigareve është një nga problemet e brendësisë së automjeteve dhe mund ta ulë ndjeshëm vlerën e tij gjatë shitjes.

    Megjithatë, ekzistojnë metoda efektive me të cilat mund të hiqet era e nikotinës, por ato kërkojnë më shumë sesa thjesht zbrazjen e hirit dhe ajrosjen e makinës.

    Meqenëse tymi i nikotinës depërton në të gjitha sipërfaqet – nga tapiceria dhe qilimat deri te tavani dhe pjesët plastike – zgjidhjet gjysmake nuk japin rezultate. Për heqjen e erës është i domosdoshëm pastrimi i plotë i kabinës. Kjo nënkupton pastrim të detajuar të ulëseve, qilimave dhe të gjitha sipërfaqeve plastike me mjete të specializuara që shpërbëjnë mbetjet e tymit.

    Një hap kyç është edhe zëvendësimi i filtrit të kabinës, i njohur edhe si filtri i polenit, pasi edhe aty grumbullohen grimca që shkaktojnë erë të pakëndshme. Pas përfundimit të pastrimit, makina duhet të lihet të ajroset mirë për disa orë, në mënyrë që erërat të mos mbeten sërish.

    Shumë njerëz pas pastrimit përdorin edhe truke të thjeshta shtëpiake për neutralizimin shtesë të erës. Ndër më të njohurat janë enët me kafe të bluar, oriz ose miell, të cilat lihen gjatë natës në veturë. Këto substanca thithin lagështinë dhe me të edhe një pjesë të erërave të mbetura.

    Shpesh përdoret edhe uthulla ose mollët e prera, të cilat veprojnë si neutralizues natyral dhe mund të freskojnë përkohësisht ajrin. Efekt të ngjashëm ka edhe përzierja e sodës së bukës me limon. Megjithatë, duhet pasur parasysh se këto metoda zakonisht vetëm e maskojnë ose e zbusin pak erën dhe në automjetet ku është pirë gjatë dhe intensivisht, zakonisht nuk janë të mjaftueshme.

    Nëse era e tymit është grumbulluar me vite dhe është shumë e fortë, zgjidhja më efektive është pastrimi profesional. Metoda më e njohur është trajtimi me ozon. Gjatë këtij procesi, brendësia e automjetit mbyllet hermetikisht dhe mbushet me gaz ozon, i cili depërton thellë në të gjitha materialet dhe neutralizon grimcat e erës në nivel molekular.

    Pas trajtimit, ozoni shpërbëhet natyrshëm në oksigjen dhe brendësia mbetet dukshëm më e freskët. Çmimi i këtij trajtimi, në varësi të servisit, ndryshon nga 60 deri në 150 euro. Si alternativë ekzistojnë edhe procese që përdorin mikroorganizma të veçantë për shpërbërjen e burimit të erës.

    Era e vazhdueshme e nikotinës nuk është vetëm e pakëndshme për shoferin dhe pasagjerët, por mund ta ulë ndjeshëm edhe vlerën e automobilit.

    Shumë blerës potencialë heqin dorë nga blerja pikërisht për shkak të brendësisë së tymosur. Prandaj, investimi në pastrim të plotë jo vetëm që siguron një udhëtim më të këndshëm, por edhe rrit shanset për një çmim më të mirë shitjeje.

  • ORCA: Qeveria e kontrabandoi emrin e Driton Velës për Bord të Agjencisë për Akreditim, do t’i njoftojmë ENQA-n dhe EQAR-in

    ORCA: Qeveria e kontrabandoi emrin e Driton Velës për Bord të Agjencisë për Akreditim, do t’i njoftojmë ENQA-n dhe EQAR-in

    Organizata “ORCA” përmes një komunikate për media ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. “ORCA” në reagim thotë se është veprim shqetësues rikthimi i emrit të Driton Velës si ish-kandidat i VV-së për deputet në vitin 2019.

    “Në mënyrë të paprecedentë dhe jashtë çdo vëmendjeje publike, ky emër është kontrabanduar në listën e kandidatëve, duke anashkaluar transparencën dhe ekspertizën e organizatave që monitorojnë arsimin e lartë. Ky zhvillim është veçanërisht alarmues duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një institucion të pavarur, kredibiliteti i të cilit është thelbësor për cilësinë e arsimit të lartë në vend”, thuhet në reagim.

    ORCA rikujton në komunikatë se në vitin 2023, gjatë një procesi të mëhershëm për përzgjedhje në këtë bord, Driton Vela ishte diskualifikuar “pasi ishte kapur në flagrancë duke mashtruar komisionin përmes deklarimeve të rreme në aplikim”.

    “Ky fakt, i dokumentuar dhe i bërë publik në atë kohë, e bën të pakuptimtë dhe të papranueshme rikthimin e tij në një proces të ri për të njëjtën pozitë. Për më tepër, ORCA është e informuar për parregullsi të shumta në procesin aktual, duke përfshirë paqartësi serioze në lidhje me raportin e komisionit vlerësues dhe mënyrën e procedimit të tij drejt qeverisë dhe institucioneve tjera”, thuhet në reagimin e ORCA-s.

    Sipas organizatës, ky rast përbën një precedent të rrezikshëm të ndërhyrjes politike në institucione që duhet të jenë të pavarura dhe të bazuara në meritë.

    “Përfshirja e personave me histori të dokumentuar të mashtrimit në procese të tilla jo vetëm që dëmton besimin e publikut, por rrezikon të minojë përpjekjet e viteve të fundit për ngritjen e standardeve në arsimin e lartë dhe për rikthimin e kredibilitetit të Agjencisë së Akreditimit në nivel ndërkombëtar”, potencon reagimi.

    “Në këtë kontekst, ORCA rikujton ndërhyrjet e vitit 2017–2019 nga Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, të cilat çuan në cenimin e pavarësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe përfundimisht në përjashtimin e saj nga mekanizmat ndërkombëtarë të sigurimit të cilësisë. Fatkeqësisht, zhvillimet aktuale tregojnë se qasja e Kryeministrit aktual Albin Kurti nuk dallon në thelb nga ajo e paraardhësit të tij: ndërhyrja është e njëjtë, metoda është e njëjtë, dhe rreziku për pasojat mbetet real. ORCA shpreson që kësaj radhe rezultati të mos jetë i njëjtë dhe që Kosova të mos përballet sërish me izolim ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë” thuhet në reagim.

    ORCA ka pralajmëruar se do të përdorë të gjithë mekanizmat në dispozicion për të ndalur këtë përpjekje për kapje të një institucioni të pavarur, përfshirë edhe njoftimin zyrtar të përfaqësuesve ndërkombëtarë të ENQA dhe EQAR për situatën e krijuar. Çdo ndërhyrje e tillë rrezikon drejtpërdrejt jo vetëm integritetin e Agjencisë së Akreditimit, por edhe kredibilitetin ndërkombëtar të arsimit të lartë në Kosovë.

  • Vrau vëllanë 8 vjet më parë në Lipjan, Prokuroria e konfirmon vdekjen e Emrush Gashit në burgun e Francës

    Vrau vëllanë 8 vjet më parë në Lipjan, Prokuroria e konfirmon vdekjen e Emrush Gashit në burgun e Francës

    Emrush Gashi, 66-vjeçar, i dënuar për vrasjen e vëllait të tij më 14 korrik 2018 në Tërbovc të Lipjanit, është gjetur i vdekur para disa ditësh në një burg në Francë. Sipas raportimeve, ai ka kryer vetëvrasje.

    Lidhur me këtë rast, Klankosova ka kërkuar informacion nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, e cila ka konfirmuar se ka pranuar informata për vdekjen e tij përmes kanaleve ndërkombëtare.

    Po ashtu, në përgjigjen e kësaj prokurorie bëhet e ditur se ndaj tij ishte ngritur aktakuzë gjatë marsit të vitit të kaluar.

    “Ju njoftojmë se më 27.03.2025, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë për veprën penale ‘vrasje e rëndë’ dhe veprën penale ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’,” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë

    “Gjithashtu, kemi pranuar informata lidhur me vdekjen e tij përmes kanaleve ndërkombëtare dhe kemi pranuar edhe vërtetimin e vdekjes së tij. Aktualisht, ende jemi në pritje të aktvendimit nga Gjykata”.

    Policia e Kosovës gjatë vitit 2018 kishte kërkuar ndihmë për gjetjen e Emrush Gashit, nën dyshimin se kishte vrarë vëllanë e tij, M.G., 54 vjeç.

    Ai ishte arrestuar pak vjet më pas, më 26 gusht 2021 në Francë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

  • Lushtaku: Thaçi është historia, ata që e ofendojnë janë sinonim i përçarjes dhe tradhtisë

    Lushtaku: Thaçi është historia, ata që e ofendojnë janë sinonim i përçarjes dhe tradhtisë

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi është vetë historia.

    Përmes një postimi në Facebook, ai tha ata që e ofendojnë ish-kreun e UÇK-së, sipas tij, janë sinonim i përçarjes dhe tradhtisë, transmeton Klankosova.tv.

    Ky reagim i Lushtakut vjen pas deklaratës skandaloze të deputetit të VV-së, Fatos Gecit, i cili uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin që po gjykohet në Hagë.

  • Haxhi Avdyli: Mirëmengjesi nga unë dhe presidentja më e mirë pas pavarësisë, Vjosa Osmani

    Haxhi Avdyli: Mirëmengjesi nga unë dhe presidentja më e mirë pas pavarësisë, Vjosa Osmani

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka postuar një fotografi me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Për këtë të fundit, ka thënë se është presidentja më e mirë pas pavarësisë.

    Avdyli ka thënë se Kosova ka nevojë për më shumë harmoni e më pak urrejtje.

  • Deklarata skandaloze e Gecit për Thaçin, flet Kurti: Haxhiu ia tërhoqi vërejtjen e ia ndërpreu fjalën

    Deklarata skandaloze e Gecit për Thaçin, flet Kurti: Haxhiu ia tërhoqi vërejtjen e ia ndërpreu fjalën

    Dje, deputeti i listës Guxo, Fatos Geci, ka bërë një deklaratë skandaloze, ku gjatë seancës në Kuvend, tha se ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, do ‘’përcjell i njëjti fat’’ me atë të Naim Murselit, i cili u dënua për vrasjen e Liridona Ademajt.

    Rreth kësaj është deklaruar kryeministri Albin Kurti, i cili, vetëm kujtoi që kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ia ndërpreu fjalën Geci pas deklaratës së bërë.

    ‘’Ju ishit dëshmitarë që kryetarja e Kuvendit, ia tërhoqi vërejtjen ia ndërpreu fjalën deputetit edhe për shkak të gjuhës edhe për shkak të komentit që bëri.’’, ka thënë Kurti sot para mediave.

    Skandal, deputeti Geci për Thaçin: Do ta përcjellë i njëjti fat me atë të Naim Murselit

  • Britania miraton ligjin historik për ndalimin e duhanit

    Britania miraton ligjin historik për ndalimin e duhanit

    Londra ka miratuar një ligj historik që synon krijimin e një “brezi pa duhan”, duke ndaluar përgjithmonë shitjen e cigareve dhe produkteve të nikotinës për të gjithë personat e lindur pas 1 janarit 2008.

    Sipas këtij ligji të ri, i miratuar nga Parlamenti britanik, as cigaret tradicionale dhe as pajisjet elektronike të duhanit (vape) nuk do të mund të blihen ligjërisht nga ky brez, edhe kur ata të arrijnë moshën madhore.

    Masa parashikon gjithashtu rritjen graduale të moshës ligjore për blerjen e duhanit çdo vit, deri në zhdukjen e tij të plotë nga përdorimi i ligjshëm.

    Zyrtarët britanikë e kanë cilësuar këtë vendim si një hap historik në shëndetin publik, duke deklaruar se synimi është krijimi i një gjenerate pa varësi nga nikotina.

    “Ky është një hap historik që do të krijojë një brez pa nikotinë”, kanë deklaruar përfaqësues të qeverisë.

    Ligji tani pritet të marrë miratimin formal nga Mbreti Charles III-të, i cili përbën hapin e fundit për hyrjen e tij në fuqi.

    Nëse nënshkruhet, Mbretëria e Bashkuar do të bëhet vendi i parë në botë që ndërmerr një masë të tillë ligjore për eliminimin gradual të duhanit nga shoqëria. /Telegrafi/

  • Dështon mbledhja e Komisionit për Shëndetësi

    Dështon mbledhja e Komisionit për Shëndetësi

    Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi e paralajmëruar për sot.

    Kjo mbledhje ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.

    Në këtë mbledhje pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i raportit përfundimtar për Projektligjin nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

    Kryetari i këtij komisioni nga radhët e VV-së, Haxhi Avdyli ka thënë se do të njoftojnë për mbledhjen e ardhshme.

  • Ministri i Tregtisë i Turqisë sot vjen në Kosovë, do të pritet nga Kusari-Lila

    Ministri i Tregtisë i Turqisë sot vjen në Kosovë, do të pritet nga Kusari-Lila

    Ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat, sot do të vijë për vizitë në Kosovë.

    Ai do të pritet nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila.

    Takimi do të nisë nga ora 10:30, sipas njoftimit nga MINTI.

  • E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e saj, mbijeton vetëm 6-vjeçarja

    E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e saj, mbijeton vetëm 6-vjeçarja

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Catanzaron e Italisë, ku një grua u hodh nga ballkoni me tre fëmijët e saj të vegjël në krahë.

    Siç raporton L’Unione Sarda, ajo vdiq menjëherë, së bashku me dy nga fëmijët e saj, të moshës 4 vjeç dhe 4 muajsh.

    Vajza e saj e tretë, gjashtë vjeçe, raportohet se është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

    Autoritetet italiane kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas pistës kryesore që po hetohet, dyshohet se bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm.