ATV

Blog

  • Deputeti i VV-së thotë se Feride Rushiti i plotëson standardet për shefe të shtetit

    Deputeti i VV-së thotë se Feride Rushiti i plotëson standardet për shefe të shtetit

    Deputeti i VV-së, Vigan Qorolli është deklaruar në lidhje me çështjen e zgjedhjes së shefit të shtetit.

    Për Klan Kosova, ai tha se Feride Rushiti, si askush tjetër i plotëson standardet për të qenë presidente e Kosovës. Sipas tij, ajo është kandidaturë konsensuale për tërë popullin e Kosovës.

    “Feride Rushiti është kandidaturë konsensuale për tërë popullin e Kosovës. Si askush tjetër, zonja Rushiti i plotëson standardet për të qenë shefe e shtetit, nuk është kandidaturë veç e VV-së, por e përfaqëson më së miri se çka ka bërë në këto dy dekada”, deklaroi Qorolli.

    Ai tha se pret që opozita të marrë pjesë në seancë.

    “Presim që opozita të reflektojë dhe të vijë në seancë”, shtoi deputeti, njofton Klankosova.tv.

    Ndërsa sa i përket mesazhit të Naim Bardiqit, deputeti tha se nuk i komenton mesazhet individuale.

    “Nuk paraqet qëndrim të tillë, sepse presidenti paraqet unitetin e popullit. Kosova duhet të ketë president, kemi bërë përpjekje maksimale që t’i evitojmë zgjedhjet”, tha Qorolli.

  • Musliu: Kur institucionet kapen dhe ligjet anashkalohen rrëshqasim drejt një forme të grusht-shtetit

    Musliu: Kur institucionet kapen dhe ligjet anashkalohen rrëshqasim drejt një forme të grusht-shtetit

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka vlerësuar se VV-ja po dëshiron zgjedhjen e presidentit jashtë rregullave demokratike.

    Ajo ka bërë me dije se kjo është rrëshqitje e rrezikshme drejt një forme të grushtshtetit.

    Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Kosova meriton ligj dhe respektim të demokracisë.

    “Kur institucionet kapen, ligjet anashkalohen dhe vendimet merren jashtë rregullave demokratike, kjo nuk është më qeverisje është rrëshqitje e rrezikshme drejt një forme të grushtshtetit. Kosova meriton rend, ligj dhe respekt për demokracinë, jo improvizim dhe kapje të shtetit”, ka shkruar ajo.

  • Robotë humanoidë do të punojnë si transportues bagazhesh në aeroportin e Tokios

    Robotë humanoidë do të punojnë si transportues bagazhesh në aeroportin e Tokios

    Japan Airlines ka nisur një projekt pilot për përdorimin e robotëve humanoidë në aeroportin Haneda Airport, duke filluar nga muaji maj. Robotët, të prodhuar nga kompania kineze Unitree Robotics, do të ndihmojnë në transportimin e bagazheve dhe ngarkesave në pistë.

    Ky eksperiment, që pritet të zgjasë deri në vitin 2028, synon të lehtësojë mungesën e fuqisë punëtore në Japan, e cila po përballet me rritje të turizmit dhe plakje të popullsisë.

    Robotët mund të punojnë për 2-3 orë pa ndërprerje dhe në të ardhmen mund të përdoren edhe për pastrimin e avionëve.

    Megjithatë, detyrat kritike si siguria do të mbeten në duart e njerëzve. Autoritetet shpresojnë që kjo teknologji të ulë ngarkesën fizike për punonjësit dhe të rrisë efikasitetin në një nga aeroportet më të ngarkuara në botë.

  • Tiramisuja më e gjatë në botë u prodhua në Londër

    Tiramisuja më e gjatë në botë u prodhua në Londër

    Një ekip prej 100 kuzhinierësh italianë u mblodhën në Londër për të gatuar një tiramisu me gjatësi 1,445 metra.

    Një anëtar i Rekordeve Botërore Guinness ishte në vend në Bashkinë e Chelseat, për të konfirmuar se ëmbëlsira masive theu rekordin e vendosur më parë nga një tiramisu 897 metra e gjatë e prodhuar në Milano, Itali, në vitin 2019.

    Mirko Ricci, i cili organizoi përpjekjen e Londrës, e mbajti më parë rekordin në vitin 2017, përpara se të thyhej në vitin 2019.

    Ëmbëlsira e përfunduar përmbante rreth 2.2 ton djathë maskarpone, 50,000 biskota me majë ladyfinger dhe më shumë se 3,000 vezë.

  • Arrestohet në Meksikë një nga drejtuesit kryesorë të kartelit CJNG

    Arrestohet në Meksikë një nga drejtuesit kryesorë të kartelit CJNG

    Një operacion i forcave speciale të Marinës meksikane ka çuar në arrestimin e Audias Flores Silva, i njohur si “El Jardinero”, një nga figurat më të rëndësishme të kartelit Jalisco Nueva Generacion.

    Aksioni u zhvillua në shtetin Nayarit, në veri të Guadalajara, dhe u konfirmua nga sekretari i Sigurisë, Omar Garcia Harfuch.

    Sipas autoriteteve, Flores Silva konsiderohej një nga komandantët kryesorë rajonalë të organizatës kriminale, me ndikim të gjerë në zonat bregdetare të Paqësorit. Ai përmendej gjithashtu si një nga pasuesit e mundshëm të liderit të kartelit, Nemesio Oseguera.

    Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti në Meksikë, ndërsa Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar ekstradimin, duke ofruar një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për kapjen.

    Autoritetet bëjnë të ditur se arrestimi është rezultat i një operacioni të mirëplanifikuar nga Marina meksikane, me përfshirjen e njësive elitare.

    Flores Silva përballet me akuza të rënda në SHBA, përfshirë komplot për trafik ndërkombëtar droge – veçanërisht kokainë dhe heroinë – si dhe shkelje që lidhen me armëmbajtjen. Ai ishte përfshirë edhe në listën e trafikantëve ndërkombëtarë të drogës nga Departamenti i Thesarit amerikan.

    Ky nuk është arrestimi i tij i parë. Më herët ai kishte vuajtur një dënim pesëvjeçar për trafik narkotikësh, përpara se të rikthehej në Meksikë dhe, sipas autoriteteve, të rifillonte aktivitetet kriminale.

    Karteli Jalisco Nueva Generacion, i themeluar në vitin 2009, konsiderohet një nga organizatat më të fuqishme dhe më të dhunshme të trafikut të drogës në Meksikë.

  • Seanca për Presidentin, ende asnjë deputet në sallë

    Seanca për Presidentin, ende asnjë deputet në sallë

    Edhe pse kanë kaluar gati 30 minuta nga ora 10:00, kur ishte paraparë të niste vazhdimi i seancës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, në sallën e Kuvendit nuk ndodhet ende asnjë deputet.

    PDK dhe LDK kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.

    Ata kanë akuzuar partinë në pushtet për “puç kushtetues”.

    Seanca për zgjedhjen e Presidentit do të jetë vazhdim i asaj të së hënës, që u ndërpre mbrëmë.

    Për këtë pozitë janë propozuar Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Para se kryekuvendarja, Albulena Haxhiu ta ndërprente seancën, mbrëmë u mbajt një votim që nga u cilësua si jokushtetues me vetëm 64 deputetë në sallë. 63 vota ishin për kandidaten Feride Rushiti, ndërsa Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë.

  • Kurti drejt Kuvendit:Po bëjmë përpjekje maksimale për ta zgjedhë presidentin, ta shohim a po vijnë opozita

    Kurti drejt Kuvendit:Po bëjmë përpjekje maksimale për ta zgjedhë presidentin, ta shohim a po vijnë opozita

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, janë drejtuar drejt Kuvendit të Kosovës.

    I pyetur për çështjen e presidentit, Kurti në ecje e sipër ka thënë se janë duke bërë përpjekje maksimale për të bërë zgjidhje.

    Megjithatë ai s’ka dhënë ndonjë përgjigje kur është pyetur nëse do ta përkrahin emrin e Vjosa Osmanit.

  • Musliu: Kur institucionet kapen dhe ligjet anashkalohen rrëshqasim drejt një forme të grushtshtetit

    Musliu: Kur institucionet kapen dhe ligjet anashkalohen rrëshqasim drejt një forme të grushtshtetit

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka vlerësuar se VV-ja po dëshiron zgjedhjen e presidentit jashtë rregullave demokratike.

    Ajo ka bërë me dije se kjo është rrëshqitje e rrezikshme drejt një forme të grushtshtetit.

    Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Kosova meriton ligj dhe respektim të demokracisë.

    “Kur institucionet kapen, ligjet anashkalohen dhe vendimet merren jashtë rregullave demokratike, kjo nuk është më qeverisje është rrëshqitje e rrezikshme drejt një forme të grushtshtetit. Kosova meriton rend, ligj dhe respekt për demokracinë, jo improvizim dhe kapje të shtetit”, ka shkruar ajo.

  • Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë Presidente, paralajmëron përballje

    Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë Presidente, paralajmëron përballje

    Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës(PDK), Artan Behrami, ka reaguar pas seancës së mbrëmshme, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për qëllime politike rreth çështjes së presidentit.

    Sipas tij, Kurti e ka përfunduar këtë çështje që në momentin kur Albulena Haxhiu është bërë presidente, ndërsa tani synon ta mbajë atë në këtë post sa më gjatë, përtej afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

    Behrami ka shprehur kritika të ashpra, duke pretenduar se Kurti do të tentojë të delegjitimojë Gjykatën Kushtetuese.

    “Populli i Kosovës ndoshta sot nuk është gati, por herëdokur me këtë njeri duhet me u ballafaqu në rrugë. Gjuhë tjetër nuk njeh!”, ka shkruar ai në reagimin e tij.

    Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh politike lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit dhe zhvillimet e fundit në Kuvend.

  • Haradinaj: Ata që bëhen pjesë e kësaj shkelje kushtetuese, do t’i mbulojë turpi për tërë jetën – Përfshirë edhe dy kandidatet për presidente

    Haradinaj: Ata që bëhen pjesë e kësaj shkelje kushtetuese, do t’i mbulojë turpi për tërë jetën – Përfshirë edhe dy kandidatet për presidente

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar pak para seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit.

    Para mediave, Haradinaj tha se mbrëmë ka ndodhur një shkelje e rëndë kushtetuese.

    “Votimi pa 2/3, ashtu siç e parasheh Kushtetua, është shkelje e rëndë, drejtim i gabuar, drejtim i rrezikshëm që ka marrë vendi. Unë edhe një herë i bëj thirrje U.D të presidentes, kryetares së Kuvendit, kryetari të Qeverisë që të ndalen, të mos vazhdojnë në këtë drejtim të rrezikshëm. Nëse shkojnë në këtë rrugë, nuk na lënë rrugë tjetër pos që të vihemi në mbrojtje të Kushtetutës”, u shpreh i pari i AAK-së.

    “Kjo është një situatë shumë ndryshe. Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani, ai i zgjedh mënyrat e veta, të protestave, e mënyra të tjera”, tha ai.