ATV

Blog

  • Zëvendëskryeministri Bislimi dhe ministri Murati udhëtojnë në ShBA

    Zëvendëskryeministri Bislimi dhe ministri Murati udhëtojnë në ShBA

    Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Kryeministria.

    Në këtë komunikatë thuhet se gjatë kësaj vizite, do të zhvillojnë takime me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

  • ​HRW: Rusia ka hapur qendër të torturës në Herson

    ​HRW: Rusia ka hapur qendër të torturës në Herson

    Forcat ruse që pushtuan qytetin jugor ukrainas të Hersonit dhe e patën nën kontroll nga marsi deri në nëntor të vitit 2022, udhëhoqën një “qendër të torturës” dhe ndërtesa të ngjashme ku ndaloheshin paligjshëm dhe torturoheshin civilë ukrainas, u tha në raportin e publikuar më 13 prill nga Human Rights Watch (HRW).

    Kjo organizatë për të drejtat e njeriut tha se qendra e supozuar e torturës gjendej në rrugën Teploenerhetikiv. Ndërkaq qendrat e tjera të ndalimit pretendohet se gjendeshin në ndërtesën e komunës, në një shkollë lokale dhe në hangarin e një aeroporti.

    Forcat ruse arrestuan dhe torturuan në mënyrë të paligjshme banorët e qytetit Herson dhe rrethinave të tij gjatë pushtimit të zonës nga marsi deri në nëntor 2022, tha sot Human Rights Watch.

    Viktimat dhe anëtarët e familjeve të tyre i thanë Human Rights Watch për torturën dhe keqtrajtimet e tjera në një qendër paraburgimi në rrugën Teploenerhetykiv në Herson, të cilën banorët vendas e quanin si “vrimë”, si dhe një objekt paraburgimi në rrugën Perekopska dhe objekte të improvizuara në ndërtesën e administratës komunale, një shkollë fshati dhe një hangar aeroporti.

    “Ish-të burgosurit raportuan vazhdimisht forma të ngjashme abuzimi, duke përfshirë rrahje të rënda me shkopinj dhe shkopinj gome, goditje elektrike, kërcënime me vdekje ose gjymtim dhe përdorim të pozicioneve të dhimbshme stresi. Nuk iu ofrua kujdesi i duhur mjekësor për të paraburgosurit”, thuhet nw raport.

    “Forcat pushtuese ruse kryen tortura të tmerrshme dhe abuzime të tjera kundër banorëve të Hersonit në qendrën e torturës në rrugën Teploenerhetykiv dhe shumë objekte të tjera paraburgimi”, tha Yulia Gorbunova, studiuese e lartë në Ukrainë në Human Rights Watch.

    “Ata që janë përgjegjës për këto akte të tmerrshme nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar dhe viktimat dhe familjet e tyre duhet të marrin dëmshpërblim për vuajtjet e tyre dhe informacion për ata që ende janë të zhdukur.”

    Sipas viktimave, që janë intervistuar nga HRW, forcat pushtuese kanë rrahur të burgosurit, i kanë torturuar me elektroshok, i kanë detyruar që të qëndrojnë në pozicione që iu shkaktonin dhimbje si dhe i kanë kërcënuar me vdekje dhe gjymtim.

    Moska nuk ka reaguar menjëherë për këtë raport të HRW.

    Organizata HRW ka intervistuar 34 banorë lokalë lidhur me abuzimet e pretenduara të civilëve, pasi paraprakisht kishte lëshuar një raport të ngjashëm në korrik të vitit 2022.

    Të intervistuarit thanë se civilët ishin rrëmbyer nën dyshimet se po ofronin apo po shprehnin mbështetje për ushtrinë apo Qeverinë ukrainase, dhe se po luftonin kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në disa pjesë në lindje të Ukrainës.

    Një grua raportohet se është mbajtur peng derisa burri i saj, që ishte në arrati, u vetëdorëzua.

    Gardistët rusë gjithashtu poshtëruan të burgosurit duke i detyruar ata të bërtisnin slogane pro-ruse, të dëgjonin dhe këndonin himnin kombëtar rus dhe këngët patriotike dhe të duartrokisnin këngëtarët, nën kërcënimin e rrahjeve.

    “Trajtimi i të gjithë shtetasve ukrainas në zonat e pushtuara u përkeqësua jashtëzakonisht shumë”, tha Gorbunova.

    HRW tha se shumë prej akteve, që pretendohet se janë kryer, përbëjnë krime lufte. Në raport u theksua se “të gjitha palët në konfliktin e armatosur në Ukrainë janë të obliguara që t’i përmbahen ligjit ndërkombëtar humanitar”, përfshirë edhe Konventat e Gjenevës.

    Më 4 prill, Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së votoi për zgjatjen dhe zgjerimin e mandatit të një trupi hetues, që po heton krimet e luftës që mund të jenë kryer në Ukrainë.

  • Berlusconi vazhdon trajtimin në spital, kjo është gjendja e tij

    Berlusconi vazhdon trajtimin në spital, kjo është gjendja e tij

    Ish-presidenti i Milanit Silvio Berlusconi po vazhdon të trajtohet në spital për shkak të disa problemeve kardiovaskulare.

    Spitali “San Raffaele” në Milano, në të cilin ai është i shtrirë, ka dhënë një përditësim të mëtejshëm për presidentin e Monzas dhe ish-kryeministrin e Italisë duke zbuluar se gjendja e politikanit është përmirësuar gjatë ditëve të fundit.

    Ish-pronari i Milanit u shtrua në spital nëntë ditë më parë me probleme kardiovaskulare dhe më vonë u zbulua se 86-vjeçari ishte diagnostikuar me Leukemi në fillim të muajit, për të cilën ai tashmë ka filluar kimioterapinë.

    Në ditën e nëntë të qëndrimit të tij në spital, u dha një përditësim, i cili thotë se Berlusconi është duke u përmirësuar vazhdimisht, megjithëse ai do të qëndrojë në kujdesin intensiv për një periudhë më të gjatë kohore, përcjellë KosovaPress.

    “Në 72 orët e fundit ka pasur një përmirësim të mëtejshëm në funksionin e frymëmarrjes dhe të veshkave, me kontroll efektiv të leukocitozës dhe sindromës inflamatore. Pamja e përgjithshme klinike tregon vazhdimin e nevojshëm të trajtimit në një mjedis të kujdesit intensiv.”, thuhet në njoftimin e spitalit.

  • Supremja refuzon kërkesën e ZRrE-së për faturimin e rrymës në katër komunat veriore

    Supremja refuzon kërkesën e ZRrE-së për faturimin e rrymës në katër komunat veriore

    Gjykata Supreme njofton se ka refuzuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për faturimin e rrymës të qytetarëve për katër komunat veriore të Kosovës.

    Sipas komunikatës së kësaj gjykate, nuk janë të qëndrueshme pretendimet lidhur me arsyetimin e mos inkasimit në katër komunat e veriut me shkaqe sigurie.

    “Nuk janë të qëndrueshme pretendimet lidhur me arsyetimin e mos inkasimit në katër komunat e veriut me shkaqe sigurie dhe mos pasjes qasje në leximin e njehsorëve në atë pjesë, sepse nuk justifikohet që qytetarët tjerë për këto arsye të ngarkohen me pagesën e energjisë elektrike të harxhuar pa një bazë ligjore. Prandaj me këtë faturim dhe pagesë është bërë trajtim jo i barabartë i qytetarëve të Kosovës, e që bie ndesh me nenin 55 par. 4, të Kushtetutës, trajtim i pabarabartë, të cituar si në aktgjykimet e gjykatave të instancave më të ulëta, sepse është bërë kufizim i të drejtave të njeriut”, thuhet e Gjykatës Supreme.

    Edhe Gjykata e Apelit me aktgjykimin AA nr. 990/2021, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e të paditurës, ZRRE, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë A.nr. 1373/17, e ka vërtetuar.

    ”Kolegji i Gjykatës Supreme lidhur me objektin e çështjes në shqyrtim, konstaton se gjykatat e instancave më të ulëta, drejtë e kanë vërtetuar gjendjen faktike dhe drejtë kanë aplikuar të drejtën materiale me mënyrën e vendosjes, përkatësisht aprovimin si të bazuar të kërkesëpadisë së paditësit Avokati i Popullit, dhe anulimin e vendimit të paditurës ZRRE, lidhur me faturimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për rrymën e shpenzuar, por të pa-paguar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, (ashtu që nga KEDS rryma e shpenzuar atje bazuar në vendimin e ZRRE-së, u është faturuar qytetarëve të pjesëve të tjera në emër të kthimit të kostove të tjera të humbjeve në sistemimin e transmisionit, pa të drejtë dhe bazë ligjore”, thuhet në njoftim.

  • ​Ukraina i kërkon ShBA-së avionë F15

    ​Ukraina i kërkon ShBA-së avionë F15

    Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal u takua me shefin e Pentagonit, Lloyd Austin dhe i kërkoi artileri të rëndë shtesë, raketa me rreze të gjatë veprimi dhe avionë, tip F15 ose F16, njoftoi Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

    ”Ne ju kërkojmë gjithashtu rishqyrtimin e furnizimit të Ukrainës”, u tha kryeministri zyrtarëve të lartë amerikanë të mbrojtjes, shkruan ANSA.

    “Për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur Evropën na duhen pajisje më të rënda, por edhe avionë. Në luftën moderne, epërsia ajrore është vendimtare. Kjo është arsyeja që Ukraina po fillon krijimin e një flote të re avionësh luftarakë dhe ne po ftojmë SHBA-në të bëhen pjesëmarrëse të rëndësishme. Amerika mund të tregojë edhe një herë lidershipin e saj me furnizimin e Ukrainës me avionë F15 ose F16”, theksoi ai.

  • ​IKD: Sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial me përfaqësim të pabarabartë gjinor

    ​IKD: Sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial me përfaqësim të pabarabartë gjinor

    Në krahasim me dy vitet paraprake, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka shënuar progres në miratimin e akteve nënligjore, porse sërish nuk ka arritur të miratojë të gjitha aktet normative të parapara me planin e Punës si dhe ato që rrjedhin si obligim nga Ligji për KGjK-në dhë Ligji për gjykatat. Kështu u tha me rastin e publikimit të raporteve “Keqadministrimi i sistemit prokurorial” dhe “Sfidat në administrimin e gjyqësorit”.

    Aty u tha po ashtu se sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial përballen me përfaqësim të pabarabartë gjinor, ku vetëm vetëm 20% e grave janë në pozita udhëheqëse në KGjK dhe Gjykata, ndërsa vetëm 3% në sistemin prokurorial.

    Sipas IKD-së, trajtimi i kërkesave për qasje në dokumente publike mbetet një nga problemet më të mëdha të Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGjK) dhe gjykatave në rrugën drejt avancimit të transparencës.

    Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Gzim Shala tha se gjatë monitorimit punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) në vitin 2022, kanë gjetur se mungesa e theksuar e buxhetit ishte reflektuar në mosrealizimin e obligimeve të caktuara ligjore.

    “Gjatë vitit 2022, ka progres në disa fusha po ashtu edhe sfida. Miratimi i akteve nënligjore që është njëra nga detyrat kryesore të Këshillit gjyqësor të Kosovës ka shënuar progres në raport me vitin 2022 me vitet paraprake. KPK nuk ka arritur ende të miratojë të gjitha rregulloret që e ka obligim të përcaktuar në planin e punës. Përfshija e publikut ka qenë në mënyrë adekuate publikun në vendimmarrje dhe për këtë arsye ka miratuarë edhe një rregullore për konsultime publike dhe një rregullore e tille kishte me qenë e rekomandim i vazhdueshëm në institutin e Kosovës për drejtësi që të miratohet dhe kjo rregullore ka hyre në fuqi”, u shpreh Shala.

    Shala tha se përballë faktit se 35% e sistemit gjyqësor përbëhet nga gratë, vetëm 20% e tyre janë në pozita udhëheqëse.

    “Aspekt tjetër problematik është aspekti i barazisë gjinore në gjithë sistemin gjyqësor gratë janë të përfaqësuara vetëm me 35% deri sa në Këshillin Gjyqësorë të Kosovës me rreth 36%, mirëpo as përfaqësimi i grave në sistemi gjyqësor nuk është reflektuar në përqindjen e grave në pozita udhëheqëse të gjykatave pasi nga 10 gjykata në vend duke përfshirë gjykata themelore, komerciale dhe të apelit vetëm 2 gjykata udhëheqin nga gratë dhe kjo i bie që ka një përfaqësim prej 20% janë në pozita udhëheqëse”, tha ai.

    Sipas IKD-së, planet strategjike të KGjK-së nuk gjetën zbatimin e duhur.

    Ndërsa për sfidat më të cilat ballafaqohet Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) foli hulumtuesja, Eranda Zekaj.

    “Kemi mungesë të bashkëpunëtoreve profesional për prokurorë, tani më janë 188 prokurorë dhe 141 bashkëpunëtorë profesional dhe në këtë aspekt nuk arrihet kryerja e punëve dhe përgjegjësive që rrjedhin nga ky ligj. Sfidat tjera të KPK-së lidhur me ligjin i hasim edhe tek numri i prokurorëve ne Prokurorinë e apelit dhe numrin e mbrojtësve të viktimave dhe rritja e domosdoshme e prokurorëve ne departamentin për krime lufte… Ligji për Këshillin Prokurorial ka përcaktuar se KPK do të mbikëqyrë kriteret për pranim në Prokurori, kritere këto ku përfshihet edhe barazia gjinore… 11 prej prokurorëve janë gra dhe kjo sfidë parashihet edhe ne pozitat udhëheqëse ku mbi 90% e tyre udhëhiqen nga prokurorët burra”, tha Zekaj. /kp

  • Konfiskohen lëndë narkotike, arrestohet një 26-vjeçar në kryeqytet

    Konfiskohen lëndë narkotike, arrestohet një 26-vjeçar në kryeqytet

    Policia ka informuar sot se është arrestuar një 26-vjeçar në Prishtinë, ndërsa janë konfiskuar lëndë narkotike.

    I arrestuari është L. M., (1997) ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

    “Dje, më 12.04.2023, në prezencë të dëshmitarëve, është kontrolluar një banesë në një lagje të Prishtinës dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale: 37 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë me peshë 3 kg, një kavanoz i mbushur me substancë dyshohet me marihuanë me peshë 1 kg e 493.6 gr, një qese me substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë me peshë 10.5 gr, 8 qese dhe një kavanoz me kërpudha, dyshohet të jenë narkotikë me peshë 1 kg e 235 gr, 2 qese të mbushura me substancë, dyshohet të jetë heroinë me peshë 755.3 gr, një sasi pilula, dyshohet të jenë ekstazi me peshë 755.3 gr. dhe dëshmi tjera relevante për rastin. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.”, ka informuar Policia.

    Rasti është duke u trajtuar.

  • ​S’ka kuorum për votimin e Projektligjit për Prokurorin e Shtetit

    ​S’ka kuorum për votimin e Projektligjit për Prokurorin e Shtetit

    Në seancën e sotme plenare nuk ka pasur kuorum për votimin e amendamenteve për Projektligjin për Prokurorin e Shtetit. Në votim kanë marrë pjesë vetëm 50 deputetë dhe seanca është përcjellë me mungesë kuorumi edhe për projektligje të tjera.

    Deputeti Driton Selmanaj, nga Komisioni për Legjislacion ka thënë se janë nxjerrë 34 amendamente për Projektligjin për Prokurorin e Shtetit,

    “Ne si grup punues e kemi trajtuar me kujdes dhe kemi përfshirë të gjitha grupet e interesit në draftimin e këtij projektligji. Janë nxjerrë disa amendamente të cilat kanë marrë konsensusin e plotë të gjithë akterëve të përfshirë. Unë në emër të komisionit kërkoj që deputetët ta votojnë këtë projektligj”, ka thënë Selmanaj, transmeton kp.

    Për votimin e këtyre amendamenteve nuk ka pasur kuorum.

    “Vetëm 50 deputetë po marrin pjesë në votim, asnjë kundër, asnjë abstenim. Nuk ka kuorum Kuvendi për t’i miratuar këto amendamente, kështu që i barten seancës së radhës”, ka thënë Konjufca.

    Mungesë të kuorumit ka pasur edhe për votimin e projektligjit për racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive. Votimi i amendamenteve bashkë me projektligjin janë bartur në seancën e radhës.

    Vota të mjaftueshme nuk ka pasur as për votimin e rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”.

    Vetëm 49 deputetë kanë marrë pjesë edhe në votimin e rekomandimeve lidhur me raportimin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”.

    Por, deputetët kanë miratuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

  • “Oj çika jem ec more me kit drogirash a po ja sheh kerrin 200mijë euro”, kështu dukej takimi i babait të Alisës me Urimin

    “Oj çika jem ec more me kit drogirash a po ja sheh kerrin 200mijë euro”, kështu dukej takimi i babait të Alisës me Urimin

    Çifti i njohur i Instagramit, Alisa dhe Urimi, të cilët ishin edhe pjesë e Big Brother VIP Kosova, ishin të ftuar në emisionin STUDIO A në ATV.

    Ata, në këtë emision kanë folur për jetën e tyre private, por edhe për aktivitetet që bëjnë në rrjetet e tyre sociale.

    Alisa, për herë të parë, për fansat ka ndarë një histori interesante nga takimin e parë të babës së saj me Urimin.

    “Këtë storje kërkund nuk e kam tregu, veç shoqnive, e krejt gjithë këshin më këtë gjë. Unë bëhem gati, du me dalë normal na ‘shacat’ vijmë, dalim nëpër diskoteka me shoqe, dmth qat verë e kemi veç kënaqemi. E pata plan me dalë me shoqet e mia, po me thotë babi, ‘okej dil’. Por atë ditë, ai doli me ble diçka dhe shoqet më thanë, ‘Alisë, nuk po pagujna taksi, por thuaj ti atij shokut tënd vjen na merr, i rujna paratë dhe blejmë pije. Tani, po vjen Urimi me jnë kerr të madh xhip, i shtrenjt u doke, unë t’u u mundu me hypë më take të larta, kur po me tregojnë shoqet e mia, “O axha Bekim ish nalë t’u um kqyr mu ku po hypi”, tregon Alia.

    Në ato momente, Alisa tregon se babai i saj e kishte qortuar atë, pasi kishte dyshuar në Urimin për shkak të kerrit të shtrenjtë se mos është drogagji.

    Bisedën e plotë të Alisës dhe Urimit në emisionin STUDIO A, e gjeni në videon e më poshtme.

  • Jakup Krasniqi në gjendje jo të mirë: Avokatja kërkon largimin e tij nga seanca

    Jakup Krasniqi në gjendje jo të mirë: Avokatja kërkon largimin e tij nga seanca

    Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është parë në një gjendje jo të mirë shëndetësore në seancën e sotme. Kështu ka bërë të ditur avokatja e tij, Alexewandri Alagendra.

    Ajo ka thënë se nëse Krasniqi vazhdon të jetë në këtë gjendje, do të duhet të largohet nga seanca.

    “Z.Krasniqi nuk ndihet shumë mirë për momentin. Mund të qëndroj edhe pak, por do të na thotë nëse mund të qëndroj. Por nëse kërkon të largohet, shpresoj të na lejohet”, tha avokatja e Jakup Krasniqit.

    Në seancën e sotme po vazhdon dëshmia e dëshmitares së parë. E gjithë seanca ka qenë e mbyllur për publikun.