ATV

Blog

  • Kërkohet kujdes me zgjedhjet në veri, ekspertët vlerësojnë se mund të ketë tensione

    Kërkohet kujdes me zgjedhjet në veri, ekspertët vlerësojnë se mund të ketë tensione

    Një javë ka mbetur deri në ditën e zgjedhjeve, në katër komunat në veri të Kosovës.

    Krahas listës serbe që nuk do marrin pjesë në zgjedhje, serbët e veriut tashmë kanë marrë thirrje nga Beogradi, që as të mos dalin në votime.

    Një situatë e tillë sipas Profesorit amerikan, Edward Joseph, i konvenon presidentit Serb Aleksandër Vuqiq në çfarëdo mënyre.

    Aleksandër Vuçiq do të përfitonte më së shumti nëse mbahen zgjedhjet dhe ka incidente, por ne kemi KFOR-in, duhet të shikojmë nga KFOR-i për trajtimin e kësaj çështjeje, shpresojmë se ata do të merren me këtë, kjo është një mënyrë. Mënyra tjetër është se ai do të mund të përfitonte nëse mbahen zgjedhjet dhe pothuajse asnjë serb nuk voton. Pra, ai do të përfitonte, Beogradi do të përfitonte nga kjo. Ata do të thoshin shikoni, kjo është një farsë, ata nuk po e dëgjojnë popullin, populli nuk doli dhe nuk votoi. Kështu që liderët e Kosovës duhet të mendojnë për këtë, të mendojnë për pasojat e kësaj, dhe përfitimin e Beogradit nga një gjë e tillë, është gjë shumë e keqe”, tha Joseph.

    Njëjtë mendojnë edhe ekspertët vendor, teksa thonë se incidentet në veri tashme veçse janë të pashmangshme.

    “Kjo mund të themi se kontribuon më së shumti në politikat ditore të Aleksandër Vuqiq, sepse aj e ka tashmë skenarin në dorë duke e ditur që tanimë KQZ-ja ka caktuar qendrat e vendvotimeve që tashmë janë 11 sosh që shpine në pikat kufitare 1 dhe 31, duke mënjanuar qendrat klasike të vendvotimit siç kanë qenë më herët. Kjo po dëshmon që tensionet janë të pashmangshme sa i përket tentativës për të mbajtur zgjedhjet në pjesën veriore”, tha eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

    Ndër të tjera, eksperti amerikan Edward Joseph thotë se ndonëse ka marrëveshje mes palëve që rregullojnë disa çështje, marrëveshja finale duket ende larg. /atvlive.tv

  • Ekskluzive: Zyrtarë nga UEFA dhe FIFA sot vijnë për çështjen e licencimit

    Ekskluzive: Zyrtarë nga UEFA dhe FIFA sot vijnë për çështjen e licencimit

    Saga e licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës nga Ministra për Kulturë, Rini dhe Sport tashmë është drejt fundit.

    E për këtë gjë, siç merr vesh ATV Sport, zyrtarë nga UEFA dhe FIFA të hënën do të vijnë në Kosovë për përfundimin e licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Nga sipas raportimeve të fundit, FFK-ja ka plotësuar të gjitha dokumentacionet e nevojshme për licencimin e saj.

    Problemi i vetëm për këtë çështje është plotësimi i dokumentacioneve të nevojshme nga ana e klubeve që licencimi i Federatës të vije drejt fundit.

  • Mungesa e zyrtarëve, Kosova do të emërojë 30 diplomatë

    Mungesa e zyrtarëve, Kosova do të emërojë 30 diplomatë

    Konkursin e parë që e nisi vet, iu shpall i jashtëligjshëm e u anulua.

    Tentativën e dytë për rekrutimin e 30 diplomatëve që me ligj konsiderohen zyrtarë publik, ashtu siç iu kërkua, Ministria e Jashtme do ta bëjë përmes asaj të Punëve të Brendshme.

    Aplikimet do të nisin nga data 27 e këtij muaji, e me ata që pranohen MPJD-ja synon të mbushë ambasadat që u kritikua se i kanë mbetur me pak diplomatë.

    Të tillë më së shumti po kërkon që flasin anglisht, gjermanisht e frëngjisht. Tre janë të rezervuar për në vendet mosnjohëse. Dy kërkohen me gjuhën spanjolle e një me atë greke.

  • Statovci nga Washingtoni tregon projektin e Kosovës me Bankën Botërore

    Statovci nga Washingtoni tregon projektin e Kosovës me Bankën Botërore

    Deputetja e kuvendit ët Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ka zhvilluar një intervistë me Bankën Botërore.

    Ajo ka treguar për projektet e përbashkëta me Bankën Botërore në interes të Kosovës.

    Ky është njoftimi i deputetes Statovci:

    Gjatë vizitës sime në Washington DC, zhvillova intervistë me Bankën Botërore, ku biseduam mbi bashkëpunimin ne mes institucioneve të Kosovës dhe Bankës.

    Një nga projektet kyçe që u diskutua është projekti i ekonomisë dhe arsimit digjital në Kosovë. Synon të ofrojë akses në internet për çdo qytet, qytezë dhe fshat të Kosovës, duke na bërë një ndër vendet më të avancuara në Evropë në këtë aspekt. Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një shoqërie dhe ekonomie digjitale në Kosovë, që të rrisë gjithë produktivitetin ekonomik.

  • Duraku: Federata e Serbisë po i shfrytëzon si “viktimë” klubet serbe në Kosovë

    Duraku: Federata e Serbisë po i shfrytëzon si “viktimë” klubet serbe në Kosovë

    Trajneri i futbollit, Fahredin Duraku vlerëson se klubet serbe në territon e Kosovës po shfrytëzohen si viktima nga Federata e Futbollit të Serbisë.

    “Federata e Futbollit të Serbisë është duke manipuluar me këto 10 klube. Po i shfrytëzojnë si viktimë që të marrin pjesë në garat tona, por si mund të marrin pjesë kur nuk janë nën ombrellën e Federatës së Futbollit të Kosovës. Për këtë arsye këto janë disa provokime politike në futbollin tonë, kinse ne jemi duke bërë probleme”, tha Duraku në Ekipi A

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Kryetari i klubit Tërnoci: Në një ndeshje na janë suspenduar shtatë lojtarë

    Kryetari i klubit Tërnoci: Në një ndeshje na janë suspenduar shtatë lojtarë

    Kryetari i klubit të Tërnocit, Jusuf Hasani thotë se vazhdimit po përballet me vështirë dhe padrejtësi të ndryshme nacionale.

    “Në një ndeshje na janë suspenduar shtatë lojtarë. E për këtë shkak e kemi pasur të vështirë t’i grumbullojmë lojtarët edhe për ndeshjen e ardhshme. Përveç kësaj jemi përballur edhe më vështirësi tjera. Vitin e kaluar, pas fitores në Medvegj, e kemi bërë një foto me Shqiponjë, edhe pse ajo ka qenë jashtë protokollit të ndeshjes, jemi dënu me 3 mijë euro”, tha Hasani në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Kosumi: Fyerjet nacionale janë më të rëndat që mund t’i marr KF Tërnoci

    Kosumi: Fyerjet nacionale janë më të rëndat që mund t’i marr KF Tërnoci

    Gazetari sportive, Gani Kosumi thotë se fyerjet nacionale që i bëhen Klubit të Tërnocit janë të padurueshme.

    “Më e rënda janë fyerjet nacionale. Janë fyerje që nuk durohen. Këta djem meritojnë lavdata dhe edhe në qoftëse vazhdojnë garat, KF Tërnoci do ta ketë të vështirë t’i zhvillojë aktivitetet. Qëllimi i Federatës së Futbollit të Serbisë është të shuhet aktiviteti atje, por kjo gjë nuk duhet lejuar”, tha Kosumi në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Tortoshi: Tërnoci ka bërë atë çfarë ka dashur Federata e Futbollit të Serbisë

    Tortoshi: Tërnoci ka bërë atë çfarë ka dashur Federata e Futbollit të Serbisë

    Trajneri i mirënjohur i futbollit, Jusuf Tortoshi mendon se Tërnoci ka bërë atë që ka dashur Federata e Futbollit të Serbisë – tërheqjen nga garat.

    “Tërnoci ka bërë atë që ka dashur Federata e Futbollit të Serbisë. Por Tërnoci me ekzistu në ligën e katërt të Serbisë është shumë vështirë, sepse kudo që ata udhëtojnë për t’i zhvilluar ndeshjet do të kenë presion të jashtëzakonshëm. Ju jeni heronj vetëm pse keni luajtur në territorin e Serbisë”, tha Tortoshi në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Morina: Padrejtësitë që po i bëhen Tërnocit ishin si në filma

    Morina: Padrejtësitë që po i bëhen Tërnocit ishin si në filma

    Arbnor Morina shpjegon dallimin mes situatës që KF Tërnoci po përballet momentalisht, me kohën kur Kosova zhvillonte ndeshjen në kohën e okupimit

    “I kam parë sekuencat e padrejtësitë që i janë bërë KF Tërnocit janë si në filma. Të gjitha këto gjëra janë më shumë të lidhura me politikë se me anën sportive. Dallimi mes kësaj dhe asaj që kanë ndodhur te ne në vitet 90-ta, është se nuk ka hyrë policia asnjëherë në fushë”, tha Morina në Ekipi A

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Shtyllat elektrike të dëmtuara, rrezikohen banorët e Fushticës

    Shtyllat elektrike të dëmtuara, rrezikohen banorët e Fushticës

    Tash e disa vjet kjo shtyllë elektrike po qëndron e mbështetur për shtyllën tjetër elektrike në fshatin Fushticë të Epërme, në Drenas.

    Banorët tregojnë se erërat e forta u bënë shkak që ajo të dëmtohet dhe tani mund të bien në çdo moment.

    “Ka raste kur që telat këputen dhe nuk kanë ardhur, kanë ardhur një herë kanë fotografuar, asnjë iniciativë nuk është marrë dhe asgjë nuk është punuar në këtë drejtim”, Besim Zogu, banor.

    E hallin e njëjtë e kanë edhe fqinjët e Besimit. Selman Hoti që banon në të njëjtën lagje, thotë se kanë bërë kërkesa të shumta në KEDS, por, sipas tij, askush
    nuk iu ka bërë zgjidhje deri më tani.

    “Kemi qenë në Prishtinë te Hajdin Zhdredha, na ka premtuar për vitin e kaluar, kemi prioritet për këtë fshat, mirëpo nuk ka pasur asgjë”, tha Selman Hoti, banor.

    Sipas Hotit, problem tjetër është edhe trafo-stacioni i energjisë elektrike, nga ku furnizohen me energji elektrike të gjithë banorët e këtij fshati.

    “Me një trafo jemi 230 shtëpi, në atë trafo është i lidhur edhe restorant blinaja, që i shfrytëzon një lini kurse me banorët e tjerë e shfrytëzojmë tjetrën lini, në mbrëmje as televizioni, as makineritë e tjera nuk punojnë”, tha Selman Hoti, banor.

    Ndërkaq, nga KEDS, përmes një përgjigje me shkrim, thanë se kanë nisur procedurat për investime në këtë fshat.

    “KEDS ka nisur procedurat për investime në fshatin Fushticë e Epërme. Investimet praktikisht do të fillojnë shumë shpejt dhe këtyre konsumatorëve do t’u avancohen shërbimet në një afat sa më të afërt kohor. Rrjedhimisht, këta konsumatorë janë të përfshirë në planin investiv. KEDS edhe më parë ka bërë investime në atë zonë dhe vazhdimisht është i përkushtuar që konsumatorëve t’u sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike”, tha Lulzim Krasniqi, zëdhënës në KEDS. /atvlive.tv