ATV

Blog

  • Krasniqi nga Meja: Për disa familjarë ende s’ka ardhur liria

    Krasniqi nga Meja: Për disa familjarë ende s’ka ardhur liria

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Lëndina e pikëllimit” në 24-vjetorin e masakrës së Mejës, raporton Ekonomia Online.

    Nga aty, Krasniqi tha se pa u gjetur edhe i zhdukuri i fundit, nuk mund të ketë drejtësi. Ai tha se për disa familjarë, liria ende nuk ka ardhur.

    “Si çdo 27 prill edhe këtë vit sa herë që vijmë këtu në ‘Lëndinën e Krenarisë’ në Mejë. Nuk ka sesi të kujtojmë këtë rrugëtim të rëndë e tragjik të popullit tonë që sakrifikoi aq shumë për lirinë që e gëzojmë sot dhe padyshim si në çdo ditë tjetër por në mënyrë të veçantë në këtë ditë kur i kujtojmë të pagjeturit, dhimbjen  e pambaruar të familjarëve në radhë të parë por edhe të kombit tonë në përgjithësi”, tha Krasniqi.

    “S’ka si të mos mendojmë se nuk është bërë mjaftueshëm. Për disa prej familjarëve, liria ende nuk ka ardhur. Pa u gjetur dhe pa u zbuluar fati i të pagjeturit të fundit nuk mund të ketë drejtësi”, tha tutje Krasniqi.

  • Konjufca: Ta ngremë zërin për drejtësi për personat e zhdukur, jo veç t’i kujtojmë në përvjetorë

    Konjufca: Ta ngremë zërin për drejtësi për personat e zhdukur, jo veç t’i kujtojmë në përvjetorë

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se mbetet përgjegjësi e institucione që ta ngrisin zërin e të kërkojnë drejtësi për personat e zhdukur e jo veç të kujtohen në përvjetorë, raporton Ekonomia Online.

    Ai pas homazheve bashkë edhe me kryeministrin Albin Kurti te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, shtoi se Serbia po vazhdon që të mbajë të fshehtë gjitha krimet e kryera në Kosovë.

    Prandaj sipas tij, ky shtet duhet të jap përgjegjësi e llogari në mënyrë që të zbardhet fati i mbi 1 600 personave.

    “Sot po i përkujtojmë të gjithë të zhdukurit me dhunë nga Serbia. Njëri prej krimeve, gjenocidit të Serbisë ishte rrëmbimi dhe zhduka me dhunë e shumë personave. Edhe sot e kësaj dite mbi 1600 mbeten të pagjetur, jo pse nuk e dimë ku janë e dimë edhe përgjegjësi, por është shteti i Serbisë që po e mban të fshehtë këtë gjë”.

    “Neve na mbetet jo vetëm ti kujtojmë por edhe ta ngrisim zëri që fati  i tyre të zbardhjet e Serbia të jap llogari e përgjegjësi. Lavdi të gjithë martirëve dhe të zhdukurve me dhunë, Lavdi dëshmorëve që e dhanë jetën për liri”.

  • Kështu mund ta kuptoni nëse telefoni juaj është hakuar

    Kështu mund ta kuptoni nëse telefoni juaj është hakuar

    A keni menduar ndonjëherë se si mund të dalloni nëse telefoni juaj është hakuar?

    Funksionimi i ngadaltë i pajisjes është zakonisht treguesi i parë që dikush ka hyrë në të pa u vënë re. Shenja të tjera janë nëse bateria po zbrazet shumë shpejt dhe aplikacionet nuk funksionojnë siç duhet, ose nëse vëreni një aplikacion që jeni të sigurt që nuk e keni instaluar vetë.

    Këto janë simptomat më të zakonshme që tregojnë se telefoni mund të jetë hakuar dhe sulmet zakonisht kryhen përmes instalimit të fshehur të malware.

    Një softuer i tillë arrin në smartphone nëpërmjet internetit ose nëpërmjet një lidhjeje kabllore me një kompjuter tjetër. Për shembull, kjo mund të ndodhë kur e çoni telefonin në një qendër shërbimi të paregjistruar për riparim.

    Hakerët përpiqen të depërtojnë në celular me ndihmën e programeve që nuk kërkojnë funksionimin e pajisjes dhe karikimin e baterisë.

    Në fillim, telefoni mund të mos tregojë shenja hakerimi dhe i vetmi tregues do të jenë njoftimet në aplikacione dhe rrjete sociale.

    Por më vonë vetë telefoni do të fillojë të japë sinjale se është hakuar. Herët a vonë, do të fillojnë ndërprerjet në punën e tij dhe diçka do të shkojë keq.

    Për të mbrojtur veten, prodhuesit rekomandojnë që të instaloni aplikacione të shkarkuara vetëm nga burime të sigurta dhe të shmangni lidhjen me kompjuterë të panjohur.

    Nëse dyshoni se smartphone juaj tashmë është hakuar, ekspertët këshillojnë të kontaktoni shërbimin e klientit të prodhuesit ose shitësit të pajisjes. Ata do t’ju shpjegojnë se ku mund të diagnostikoni telefonin tuaj dhe të shpëtoni nga dyshimi se jeni hakuar.

  • 24 vjet nga Masakra e Mejës, familjarët përkujtojnë tmerrin e përjetuar

    24 vjet nga Masakra e Mejës, familjarët përkujtojnë tmerrin e përjetuar

    Familjarë të shumtë përkujtuan më të dashurit e tyre në Kompleksin Memorial “Lëndina e pikëllimit” në Meje, teksa kërkuan që kryerësit e kësaj masakre të vihen para drejtësisë.

    Me lot në sy ata për Ekonomia Online rrëfyen tmerrin që përjetuan më 27 prill të vitit 1999.

    Hyse Beqaj nga fshati Rracaj, tha se i ka të vrarë 13 anëtarë të familjes.

    “I kemi 13 anëtarë të humbur gjatë luftës të familjes sime. Siç ka ditë Zoti ka ndodh, na kanë ndalë e nuk e kemi ditë se ku po shkojmë”, tha ajo me lot në sy.

    Ditë tmerri ka qenë edhe për Selman Sadikunga fshati Nivokaz.

    24 vjet më parë, forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

    Njësitet e ushtrisë serbe, policia, beretat e kuqe, paramilitarët, fqinjët e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 376 meshkuj shqiptarë.

  • Haradinaj në Mejë: Këtu pushojnë ata që kishin vetëm një ëndërr, lirinë e Kosovës

    Haradinaj në Mejë: Këtu pushojnë ata që kishin vetëm një ëndërr, lirinë e Kosovës

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga disa deputetë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Lëndina e pikëllimit” në Mejë, raporton Ekonomia Online.

    Ai tha se kjo është masakra më e madhe në Kosovë, e që ende mbesin disa persona të pagjetur. Haradinaj shtoi se në këtë kompleks pushojnë trupat e shqiptarëve të pafajshëm të të dyja besimeve.

    “Me përulje nderojmë sot në vendin ku pushojnë trupat e martirëve të masakrës së Mejës. Masakra e Mejës është masakra më e madhe në Kosovë, 377 të vrarë, në mesin e tyre edhe të marr në Serbi, e po ashtu ka ende të pagjetur. Këtu pushojnë trupat e shqiptarëve të pafajshëm të të dyja besimeve në Kosovë”, tha Haradinaj.

  • ​Dardanët në kërkim të kualifikimit në Eurobasket 2025

    ​Dardanët në kërkim të kualifikimit në Eurobasket 2025

    Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka mësuar kundërshtarët në Rrethin e Tretë Parakualifikues për EuroBasket 2025, ndërsa tani fillon puna e misionit të kualifikimit.

    Dardanët janë në grup me Zvicrën dhe Danimarkën, ndërsa vetëm vendi i parë kualifikohet tutje.

    Në përgjithësi, Kosova ka 34 ndeshje ndërkombëtare, gjashtë fitore e 28 humbje. Dardanët debutuan në vitin 2016 në arenën ndërkombëtare në kualifikimet për Eurobasket 2017, ku pësuan dy herë nga Bullgaria, Sllovenia dhe Ukraina.

    Në parakualifikimet për Kupën e Botës 2019, Kosova mundi Estoninë dhe Maqedoninë, ndërsa numëronte edhe nga një humbje nga këto dy kombëtare, por u rendit e dyta dhe hyri në kualifikime, që ishte një sukses i jashtëzakonshëm. Në kualifikime pësoi nga dy herë nga Lituania, Polonia dhe Hungaria.

    Në kualifikimet për Evropianin 2021, Kosova u mund dy herë nga Rumania dhe Maqedonia, ndërsa për Euro 2023 u përballë me Islandën, Luksemburgun dhe Sllovakinë. Kosova fitoi dy ndeshje, por nuk arriti kualifikimin.

    Në parakualifikimet e fundit, Kosova mundi Danimarkën, por kishte edhe tri humbje, një herë nga Danimarka dhe dy herë nga Norvegjia.

  • Vritet në burg reperi i njohur amerikan

    Vritet në burg reperi i njohur amerikan

    Reperi amerikan MoneySign Suede u gjet i vdekur në dushin e një burgu në SHBA, ngjarje për të cilën hetuesit kanë nisur hetimet për vrasje me dashje.

    Sipas TMZ, reperi nga Los Anxhelosi ishte dërguar në burgun e Soledad në Kaliforni teksa priste vendimin përfundimtar të gjykatës për dy akuza për armëmbajtje.

    Zyrtarët e burgut thanë se reperi, emri i të cilit është Jaime Brugada Valdez, u shpall i zhdukur fillimisht të martën në mbrëmje pasi, gjatë numërimit të të burgosurve, nuk u shfaq në rresht.

    Burimet thanë për TMZ se më pas trupi i tij u gjet në një zonë tjetër të burgut, por përpjekjet e mjekëve për ta mbajtur në jetë ishin të kota. Që prej vdekjes së tij, autoritetet kanë vendosur të kufizojnë lëvizjet e të burgosurve.

    Në një intervistë për “Los Angeles Times”, avokati i MoneySign Suede, Nicholas Rosenberg, deklaroi se i kishin thënë zyrtarisht që klienti i tij ishte goditur me thikë në dush. Ndërsa një tjetër i burgosur tha për të njëjtën gazetë në kushte anonimati se reperi ishte gjetur në një zonë të burgut ku qëndronin të burgosurit e zakonshëm.

    Ai gjithashtu tha se kjo ishte e pazakontë, pasi personazhet publikë zakonisht qëndrojnë në hapësirë të veçanta për arsye sigurie. Por duke qenë se MoneySign Suede ishte në hapat e parë të karrierës, nuk dihet nëse është vlerësuar se meritonte këtë privilegj.

    Reperi ishte dënuar me 32 muaj burg për një akuzë në lidhje me armët dhe po priste vendimin për një tjetër akuzë të ngjashme. Ai ishte dorëzuar në polici dhjetorin e kaluar dhe shpresonte të dënohej përfundimisht me 2 vite burg.

    MoneySign Suede u fut në listën e reperëve më në zë në vitin 2021 kur nënshkroi me shtëpinë diskografike “Atlantic records”. Albumi i tij i fundit ishte publikuar në shtator 2022./A2CNN

  • Nisin punimet për “rrugën A” në Prishtinë

    Nisin punimet për “rrugën A” në Prishtinë

    Prishtinës po i shtohet edhe një rrugë e re.

    Sot, edhe zyrtarisht do të nisin punimet për ndërtimin e rrugës “A”, që njihet edhe si “Jim Xhema”, raporton atvlive.tv.

    Në ceremoninë e fillimit të punimeve të kësaj rruge ishte prezent kryetari i Prishtinës, Përparim Rama si dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Faza e parë e projektit është 1.5 kilometra, e cila përfshin segmentin nga Vetërniku deri tek “rruga B”. /atvlive.tv

  • Kurti: Pres që me urgjencë të trajtohet çështja e të pagjeturve me 2 maj

    Kurti: Pres që me urgjencë të trajtohet çështja e të pagjeturve me 2 maj

    Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, raporton Ekonomia Online.

    Me këtë rast kryeministri ka thënë se pret që në takimin e 2 majit me presidenti serb Aleksandar Vuçiq të diskutohet me urgjencë çështja e të pagjeturve.

    Kjo ngase sipas tij, në aneksin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit saktësohet se duhet trajtim urgjent.

    Përderisa sërish ka kërkuar nga Prokuroria Special që të fillojë hetimet në mungesë të përgjegjësve të krimeve, ngase tha se dëshmitarët po plaken e madje edhe po vdesin.

    “Ne në aneksin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit kemi thënë se është urgjente çështja e të pagjeturve, pres me urgjencë të trajtohet çështja e të pagjeturve me 2 maj”.

    “Gjykimi në mungesë mundësohet tash e 4 vjet, prandaj i bëjë thirrje Prokurorisë Speciale që ato mijëra dëshmi që i kemi për krimet në Kosovë të shndërrohen e aktakuza për përgjegjësit, sikurse në Kroaci edhe në Kosovë mund të gjykohen në mungesë. Është e paarsyeshme çfarëdo vonese, se dëshmitarët po vendin e po plaken”.

  • Fjala “Pelé” hyn në fjalorin e gjuhës portugeze

    Fjala “Pelé” hyn në fjalorin e gjuhës portugeze

    Katër muaj pas vdekjes së tij dhe pas një fushate të udhëhequr nga fondacioni i tij, pseudonimi i brazilianit u bë një emër i zakonshëm që do të thotë “i pakrahasueshëm” në fjalorin e gjuhës portugeze.

    “Pelé”, pseudonimi i futbollistit legjendar brazilian që vdiq në dhjetor, është që nga e mërkura një nga 167 mijë fjalët në fjalorin e gjuhës portugeze, të folur nga 265 milionë njerëz në mbarë botën. Pseudonimi i Edson Arantes do Nascimento, i konsideruar nga shumë si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave , i cili vdiq më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare, përdoret në gjuhën e folur në Brazil si sinonim i ekselencës, përcjellë KosovaPress.

    Në Francë, shprehja popullore e përsosmërisë është shpesh “Mozart”. Në fjalorin Michaelis të gjuhës portugeze, “pelé” (pa shkronjën e madhe) është sinonim i “i jashtëzakonshëm, i pakrahasueshëm, unik”.

    Përkufizimi i tij është: “Diçka ose dikush që është jashtë zakonit, diçka ose dikush që për nga cilësia ose vlera nuk mund të asimilohet me asgjë ose askënd tjetër. Pelé, pseudonimi i Edson Arantes do Nascimento (1940-2022). ), konsiderohet si sportisti më i madh i të gjitha kohërave”, thuhet në versionin online të fjalorit.

    Michaelis jep edhe disa shembuj të përdorimit të tij: “Ai është peleja e basketbollit”, “ajo është peleja e dramës braziliane”, “ai është peleja e mjekësisë”.