ATV

Blog

  • “Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes, furnizimi vazhdon vetëm në QKUK

    “Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes, furnizimi vazhdon vetëm në QKUK

    Ndërmarrja “Termokos”, të premten sot ka përmbyll sezonin e ngrohjes 2022/2023.

    Në ceremoninë përmbyllëse të sezonit ishte i pranishëm edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili teksa ka falënderuar të gjithë për punën, tha se gjatë këtij sezoni ngrohtorja nuk ka pas asnjë problem në furnizim.

    Rama tregoi se ngrohja do të vazhdoj për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    “Ka qenë sezoni më efikas dhe më i gjatë i gjithë historikut, kemi filluar më herët dhe po e përfundojmë dhe gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka pas asnjë problem dhe ka pas ngrohje tërë kohën dhe ka pas një konfort të shtuar të gjithë qytetarëve të kryeqytetit…QKU do të vazhdoj për shkak se kemi aty pacientë të cilët kanë nevojë shtesë për ngrohje dhe ajo do të vazhdojë nxehjen”, tha ai.

    Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani e ka quajtur të suksesshme këtë sezon i cili u përmbyll sot dhe presin sezon edhe më të suksesshëm vitin e ardhshëm.

    Ai tha se kanë pasur 11% më pak humbje gjatë sezonit të ngrohjes 2022/2023.

    “Sot Termokosi po e përmbyll suksesshëm sezonin dhe po bëhemi gati të kemi një sezon edhe me të suksesshme për vitin e ardhshëm me 198 ditë aktive pa asnjë ndërprerje të funksionimit. Termokosi gjatë kësaj periudhe më 15 tetor e tutje është zgjeruar edhe me mbi 513 mijë metra katror të cilët i kemi futur në sistem dhe natyrisht po ecim tutje dhe me një performancë në aspektin teknik. Kemi 11 % më pak humbjen të ujit që i bie 4% për liferim të energjisë prej vitit paraprak. Kryeqyteti përmes Termokos po e merr karakterin e Prishtinës së gjelbër”, tha ai.

    Osmani tha se aktualisht janë duke punuar në 5 projekte për zgjerim të ngrohjes.

    Ndërsa, theksoi se deri tani kanë shpërndarë mbi 11 mijë matës.

    “Jemi duke punuar në 5 projekte në të njëjtën kohë qytetarët e shohin që është një zgjerim i hovshëm Termokos në kryeqytet…procesi i vendosjes së matësve ose projekti HIT Save është proces që ka nis vitin e kaluar dhe është një dinamik e jashtëzakonshme mbi 11 mijë e 200 matës i kemi vendosur që nënkupton 17 mijë e 500 banesa janë në trajtim total gjatë kësaj periudhe ne po bëjmë përpjekje që të përfundojmë deri në tetor”, tha ai.

  • U bë senzacion në rrjete sociale duke shitur fast food në rrugë, 10-vjeçari thotë se u motivua nga babai i tij

    U bë senzacion në rrjete sociale duke shitur fast food në rrugë, 10-vjeçari thotë se u motivua nga babai i tij

    Ndonëse familja e tij qëndron mirë financiarisht ai, 10-vjeçari, Erik Jaha, ka vendos që pas mbarimit të orarit të shkollës të shes “hot-dog” dhe suxhuk t’shpis në një skaj të rrugës.

    I ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm” në ATV, 10-vjeçari tregoi se për këtë punë ai u inspirua nga historia e babait të tij. Madje, Eriku shtoi se nuk e ka problem që ta kryej këtë punë.

    “Unë kam pas dëshirë me bë si babai im, sepse ai kur ka qenë i vogël kështu si unë ka shit hamburgera e unë kam vendos me dalë në rrugë edhe me shit hot-dogs. Vikend e kaluar kam fituar mbi 370 euro, nuk e kam problem hiç këtë punë, njerëzit vijnë edhe blejnë. Unë në vikend dal në punë prej orës 10:00-20;00, ndërsa kur kam shkollë dal prej orës 16:00-18:30, zakonisht punoj te lagja “Bregu i diellit. Unë kam dashur me fitua para që me ble një motor të vogël”, tha ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Lajçak sërish në Greqi për dialogun Kosovë-Serbi, takohet me kryediplomatin Dendias

    Lajçak sërish në Greqi për dialogun Kosovë-Serbi, takohet me kryediplomatin Dendias

    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takim me kryediplomatin grek, Nikos Dendias, për diskutimin e procesit të dialogut, si dhe për rajonin.

    Për takimin dje ka njoftuar Dendias, i cili njoftoi për temën e takimit.“Gjatë një takimi të mbajtur më herët sot në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, diskutova me Përfaqësuesin Special Miroslav Lajçak për progresin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”.

    Ndërkaq, sot Lajçak e ka falënderuar Dendias për interesin dhe mbështetjen e tij në përpjekjet në detyrat e tij në Ballkanin Perëndimor.

    “Faleminderit i dashur Nikos Dendias për interesin e Greqisë për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për përpjekjet tona të përbashkëta në rajon”.

    Emisari Lajak përgjatë procesit të dialogut ka zhvilluar shpesh takime me kryediplomatin grek.

  • Në Spanjë temperaturat arrijnë në 40 gradë

    Në Spanjë temperaturat arrijnë në 40 gradë

    Spanja është duke u përballur me një mot jashtëzakonisht të nxehtë prillin e këtij viti, ku temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë celsius në disa pjesë të vendit.

    Shërbimi kombëtar i motit i Spanjës tha se temperaturat do të “arrijnë vlerat tipike të verës” në pjesën më të madhe të vendit.

    Në orën tre të pasdites, në Kordobë ishte 38.7 gradë ndërsa në Sevilje, 37,8 gradë.

    Agjencia Shtetërore Meteorologjike tha se temperaturat ishin “jashtëzakonisht të larta” për muajin prill për shkak të një mase ajri shumë të ngrohtë dhe të thatë që vinte nga Afrika e Veriut.

    Qeveria spanjolle ka kërkuar fonde emergjente nga Bashkimi Evropian për të mbështetur fermerët dhe blegtorët në qendrat bujqësore të vendit.

    Aktualisht, 27% e territorit spanjoll është klasifikuar si në një thatësirë “emergjente” ose “alarm”, sipas Ministrisë së Tranzicionit Ekologjik, derisa rezervat ujore janë në 50% të kapacitetit kombëtar.

  • Sot mblidhen tri komisione parlamentare

    Sot mblidhen tri komisione parlamentare

    Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare.

    Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, sot në ora 09:30 mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka edhe Shqyrtimin e nominimeve të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj.

    Mbledhje mban edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në rend dite është Raportimi i Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

    Kurse, në orën 11:00 mblidhet Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, për ta vazhduar mbledhjen e papërfunduar, nga takimi i fundit.

  • Shenjat që tregojnë se jeni më të mirë se sa mendoni

    Shenjat që tregojnë se jeni më të mirë se sa mendoni

    Ne jetojmë në një botë ku reflektimi për veten po vlerësohet gjithnjë e më shumë.

    Nga meditimi te terapia, njerëzit po kërkojnë mënyra për të kuptuar më mirë veten dhe për të përmirësuar jetën e tyre.

    Megjithatë, sot është e lehtë të bëhemi tepër kritikë ndaj vetes dhe fokusohemi te të metat dhe mangësitë tona.

    Ndoshta është koha për të bërë një hap prapa dhe për të vlerësuar cilësitë pozitive që na bëjnë njerëz të mirë.

    Ju merrni përgjegjësinë për veprimet tuaja: nëse bëni një gabim ose lëndoni dikë, e pranoni dhe përpiqeni t’i rregulloni gjërat.

    Dëgjoni të tjerët: pranoni mendimet e njerëzve të tjerë dhe dëgjoni ato që ata kanë për të thënë.

    Përpiqeni të ndihmoni të tjerët: bëni gjithçka për të ndihmuar ata që kanë nevojë, edhe nëse është thjesht një gjest i vogël.

    Ju jeni të sjellshëm: tregoni mirësi ndaj të tjerëve, edhe kur nuk pritet apo kërkohet, transmeton atvlive.tv.

    Si empatik vendosni veten në vendin e të tjerëve dhe t’i kuptoni ndjenjat e tyre.

    Keni një nivel të lartë durimi, veçanërisht në situata të vështira ose sfiduese.

    Vlerësoni ndershmërinë dhe përpiqeni të jeni të sinqertë në ndërveprimet tuaja me të tjerët.

    I trajtoni të tjerët me respekt, pavarësisht nga prejardhja ose statusi i tyre.

    Jeni të hapur ndaj ideve dhe perspektivave të reja dhe jeni të gatshëm të mësoni nga të tjerët.

    Jeni në gjendje t’i falni të tjerët për gabimet e tyre dhe të vazhdoni para.

    I dini pikat tuaja të forta dhe të dobëta dhe punoni për të përmirësuar veten.

    Nuk ndjeni nevojën të mburreni për arritjet tuaja ose të ulni të tjerët.

    Keni një pikëpamje pozitive për jetën dhe jeni në gjendje të shihni të mirat në situata të vështira.

    Vlerësoni gjërat e mira në jetën tuaj dhe shprehni mirënjohje për to rregullisht./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Gjërat personale të Freddie Mercuryt pritet të dalin në ankand

    Gjërat personale të Freddie Mercuryt pritet të dalin në ankand

    Pritet të dalin në ankand koleksioni i gjërave personale të këngëtarit Freddie Mercury, që do të jenë 1500 artikuj që i përkasin atij, transmeton atvlive.tv.

    Gjithashtu do të jenë të shfaqura edhe disa nga tekstet të shkruara me dorë dhe kostumet skenike të tij.

    Koleksioni do të ekspozohet në 4 Gusht në Londër dhe do mbyllet në ditën që këngëtari i njohur do mbushte 77 vjeç, 5 Shtator.

    Më parë sendet më të rëndësishme do të ekspozohen në Neë York, Los Angeles dhe Hong Kong.

    Mikesha e dikurshme e tij, Mary Austin ka vendosur të jetë organizatore e këtij ankadi të titulluar Freddie Mercury: A world of his own.

    Ajo çka dihet saktësisht është se teksti I këngës ‘’Killer’’, pritet të shitet për 50,000-70,000£,kurse kënga ‘’Ëe are the champions’’, përfshirë me akorde të shkruara, do të shiten për 300,000 £ Freddie Mercury ka vdekur më 24 nëntor 1991, në moshën 45-vjeçare.

    Në testamentin e tij, ai i la Mary Austin, një pjesë të madhe të pasurisë së tij./atvlive.tv./

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Bebe Rexha flet për gratë shqiptare

    Bebe Rexha flet për gratë shqiptare

    Kohëve të fundit Bebe Rexha ka qenë në qendër të vëmendjes për projekte të suksesshme muzikore.

    Por, ka kaluar një kohë e gjatë që kur ajo nuk ka folur për prejardhjen e saj.

    Për ‘’Rolling Stone’’, ajo theksoi se është shumë krenare që është shqiptare duke rrëfyer kohën e zhvendosjes së familjes së saj nga Maqedonia e Veriut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Mes tjerash ajo tha se mendon që gratë shqiptare trajtohen jo mirë.

    ‘’Burrat hanë të parët. Burrat flasin të parët. Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas hyjnë gratë”- “Mos më keqkuptoni, unë e dua kulturën dhe prejardhjen time u shpreh Bebe./atvlive.tv./

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Historia e librave të ilustruar

    Historia e librave të ilustruar

    Në një kohë kur audienca po garonte me turma për të kapur filmin më të fundit dhe animacioni i vizatuar me dorë sapo po gjen terrenet, një medium i ri i ktheu fëmijët, dhe jo vetëm të lexojnë.

    Librat komikë apo ilustruar, filluan si një risi në dyqanin e monedhave dhe që atëherë, ata kanë kaluar nëpër transformime të panumërta, eksplorime artistike, akciza publike, rënie dhe ringjallje.

    Historia e stileve të librave të ilustruar është po aq dinamike sa tregimet që ato përmbajnë, e formuar jo vetëm nga duart e shkrimtarëve dhe artistëve të panumërt, por nga miliona lexues përgjatë gati një shekulli.

    Epoka e Artë 1938-1950 ishte vërtet një kohë e tillë. Kishte një dallim të qartë stilistik midis së mirës dhe së keqes, dhe superheronjtë nuk ishin gjë tjetër veçse veprues të lumtur, të cilët luftonin dhe mposhtën gjithmonë të këqinjtë e motivuar nga paratë ose dominimi i botës.

    Dhe pikërisht për këtë arsye komiket e kësaj epoke u kapën si flakë.

    Ata përmbushën ëndrrën e çdo fëmije për të fituar fuqi më të mëdha se jeta, duke kapërcyer pa mundim dhunuesit e tyre dhe duke u hedhur nga lagjet e tyre pa ngjyrë në aventura.

    Për të nisur Epokën e Artë, Supermeni përfaqëson historinë e origjinës së librit të ilustruar.

    Supermeni ishte koka e parë muskulore me superfuqi që vendosi një pelerinë dhe material elastik të ngushtë për të luftuar krimin, transmeton atvlive.tv.

    Lexuesit nuk mund t’i hiqnin sytë prej tij. Supermeni vendosi tonin për çdo superhero që do të vinte pas, madje duke u bërë i pari që fitoi librin e tij ekskluziv komik kushtuar aventurave të tij.

    Epoka e Argjendit (1950-1971)
    Fansat po rriteshin – disa prej tyre po ktheheshin në shtëpi nga një Luftë e tmerrshme Botërore – dhe ideja e një hakmarrësi të pathyeshëm me pelerinë që kapërcente rastësisht të këqijat e mëdha të botës, bëhej gjithnjë e më pak bindëse.

    Këta faktorë çuan në një rënie të tregimeve të superheronjve dhe një rritje të titujve komikë që do të apelonin për më shumë ndjeshmëri të të rriturve.

    Bota e komikeve me fuqi të mbinatyrshme dhe të huaja u bë një objektiv të qartë për ilustrime shumëngjyrëshe, abstrakte. Botuesit eksploruan zhanre më të vrara, dhe deri tani më i suksesshmi ishte tmerri.

    Këta libra komikë ishin aq të frikshëm saqë grupet e moralit – që tashmë tërboheshin kundër komikeve si “ushqim i pavlerë për mendjen e të rinjve” – tani i konsideronin ato si mjetet e padiskutueshme të djallit, pavarësisht faktit se shumica e lexuesve të tij ishin të rritur.

    Duke kaluar përmes epokash të ndryshme, librat e ilustruar arritën në atë që quhet periudha moderne e tyre apo pa moshë e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite.

    Teknologjia e avancuar në film, televizion dhe videolojëra ka krijuar një varg të pandalshëm përshtatjesh, duke çuar në një rritje të lexuesve të librave komikë nga të gjitha sferat e jetës.

    Plus, ndikimi i Image Comics është ende duke u ndjerë, pasi lexuesit vazhdojnë interesin e tyre për librat indie të nxitur nga komercializimi i shfrenuar i industrisë.

    Duke mos u kufizuar më në gjigantët botues Marvel dhe D.C., shkrimtarët janë të lirë të eksplorojnë botues të specializuar dhe tregje të veçanta, madje edhe duke hequr dorë nga kanalet tradicionale të shpërndarjes duke publikuar përmbajtjen e tyre në internet.

    Librat komikë mund të jenë aq të turbullt, aq seriozë ose thjesht të çuditshëm sa të dëshironi. Ashtu si Supermeni i pathyeshëm i Epokës së Artë optimiste, tani është një kohë kur gjithçka është e mundur./atvlive.tv./

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

     

  • Raportohet për viktima pas sulmeve ruse ndaj qyteteve ukrainase

    Raportohet për viktima pas sulmeve ruse ndaj qyteteve ukrainase

    Rusia ka kryer sulme ajrore ndaj qyteteve në mbarë Ukrainën, përfshirë edhe në kryeqytet, Kiev, duke vrarë të paktën pesë persona.

    Në grua dhe një fëmijë trevjeçar u vranë në qytetin Dnipro, thanë autoritetet lokale.

    Tre persona vdiqën në Uman pasi raketat goditën ndërtesat e banimit, thanë zyrtarët. Një ndërtesë banimi prej nëntë katesh po ashtu është dëmtuar rëndë.

    Është raportuar për shpërthime edhe në qytetin Kremençuk dhe Poltava, sipas agjencisë së lajmeve, Interfax.

    Në Kiev, 11 sulme me raketa dhe dy me dronë u parandaluan nga sistemi i mbrojtjes ajrore, thanë zyrtarët.

    Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit tha se kjo ishte hera e parë në 51 ditë që Rusia sulmoi kryeqytetin ukrainas.

    Ende nuk ka raportime për viktima të mundshme në mesin e civilëve në Kiev.

    Sulmet vijnë në kohën kur besohet se forcat ukrainase po përgatisin një ofensivë ushtarake me pajisjet e reja, përfshirë tanket, që u kanë dhënë aleatët perëndimorë.

    Rusia u përball me vështirësi gjati dimrit për të bërë përparim në fushëbetejë dhe që 10 muaj po tenton që të marrë kontrollin e Bahmutit, qytetit ukrainas që gjendet në rajonin lindor të Donjeckut./REL/