ATV

Blog

  • 24 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit

    24 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit

    Sot, bëhen 24 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fehmi Aganit.

    Agani është vrarë me 6 maj të vitit 1999, nga forcat pushtuese serbe.

    Figura e Aganit ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor. Fehmi Agani ka qenë njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike.

    Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij, ai ka tentuar të linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni është kthyer mbrapsht. Diku afër Fushë-Kosovës, policia ka ndaluar trenin dhe ka urdhëruar të zbrisnin të gjithë. Dëshmi të ndryshme të botuara në shtyp, kanë bërë të ditur se Agani është marrë ose në një autobus së bashku me burra të tjerë shqiptarë, ose i vetëm me policët brenda një makine private. Kufoma e tij është gjetur të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit.

    Për nder të profesor Aganit, vite më parë është ngritur përmendorja e tij në oborrin e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë.

    Që nga vitet 60-ta kur ishte paraqitur me argumentim e së drejtës së Republikës së Kosovës e deri me vrasjen e tij, Agani e kishte vënë gjithë krijimtarinë e tij në shërbim të projektimit, të argumentimit dhe të realizimit të këtij qëllimi.

  • Të drejtat e grave në nivel jo të kënaqshëm/ Haxhiu: Pa barazia vjen si rezultat i mos pavarësisë ekonomike

    Të drejtat e grave në nivel jo të kënaqshëm/ Haxhiu: Pa barazia vjen si rezultat i mos pavarësisë ekonomike

    “Gratë, të drejtat e grave dhe studimet gjinore” ishte tema që u trajtua në konferencën e organizuar nga Kolegji AAB, ku ndër të ftuarat ishte edhe Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Në prezantimin e saj në ditën e parë të kësaj konferenca dy ditore, Haxhiu foli për dy nga aspektet e diskriminimit të grave në procesin e zbatimit të ligjit.

    “Gjendja në praktikë të zbatimit te ligjeve është e rëndë. Edhe sa i përket ndarjes se tokës e trashëgimisë se pastaj nuk i flet vllau ose baba. Një prej fenomeneve me së shumti qe përballet është dhuna në familje, dhuna në baza gjinore këto janë fenomene qe po përballemi shumë. Ka një emancipim shoqëror për raportim të dhunës, por, ende një numër i vogël raportojnë dhunën sepse besojnë se s’ka besim ne institucione dhe në anen tjetër mungesa e pavarësisë ekonomike”, tha Haxhiu.

    Nga ana e tij Zëvendës-rektori i Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi, tha se për këtë institucion, tema të tilla, trajtohen shpesh me qëllim vetëdijesimit të shoqërisë.

    “TemaT me barazi gjinore janë tema qe trajtohen me seriozitet duke qene institucion serioz dëshira është të i ngrisim sa më shumë këto tema”, tha Vehapi.

    Edhe organizatorja e kësaj konference Uranela Demaj, njëherësh profesoreshë e këtij Kolegji tha se konferenca të tilla janë të një rëndësie të madhe.

    Konferencën e sotme e vlerësuan edhe studentët e Kolegjit AAB, që morën pjesë.

    Pabarazia në punë në dëm të grave u përmend si tjetër aspekt i shkeljes së të drejtave të tyre. /atvlive.tv

  • Tre persona akuzohen për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

    Tre persona akuzohen për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

    Për vrasjen e tre personave në mbrëmjen e 26 nëntorit të 2021, prokuroria themelore e Pejës ngriti aktakuzë tk pas afro një viti e gjysmë.

    Më 26 nëntor të vitit 2021, rreth orës 19:00, autobusi i linjës Gjakovë – Deçan u sulmua me kallashnikov. Në sulm u vranë shoferi Gani Gjokaj dhe nxënësit Ledion Hamzaj e Gentiana Mustafaj.

    Provat e dëshmitë e mbledhura gjatë kësaj periudhe, sipas prokurores Sahide Gashi, janë mjaft bindëse për t’i akuzuar tre anëtarët e familjes Mehmetaj, të cilët ishin arrestuar disa ditë pas rastit.

    “Kemi ngritur aktakuzë ndaj Kastriot Mehmetajt dhe Kreshnik Mehmetajt për bashkëkryerje të veprës së rëndë. Ndërsa, ndaj Halil Mehmetajt për shtytje në veprën e rëndë”, tha Gashi.

    Ndaj një anëtarit tjetër të familjes Mehmetaj, hetimet ishin ndalur meqë nuk u gjetën prova se ishte i përfshirë.

    Opsioni për sulm terrorist është eliminuar, megjithatë plani për vrasjet, sipas prokurorisë, ishte i organizuar mirë.

    “Targeti i sulmit ishte shoferi i autobusit, se kemi të bëjmë me një sulm mirë të planifikuar. Kryerësi e ka ditur itinerarin e shoferit të autobusit mirë. Ka aktruar si i dehur, për ta ulur shpejtësinë e autobusit. Ikja e kriminelit pa asnjë gjurmë, është tregues i mirë se ai e ka ditur terrenin, ose ka bashkëpunuar me persona që e kanë ditur mirë”, tha Gashi.

    Deri te ngritja e aktakuzës, Prokuroria hetoi e intervistoi shumë persona, madje disa prova i dërgoi edhe jashtë shtetit për ekzaminim.

    “Kemi proceduar mbi 80 persona. Kemi analizuar 41 video. Ku kemi përcjellë ecjen e autobusit. 10 lokacione janë sekuestruar. Provat janë dërguar edhe në laboratorë jashtë shtetit”, tha Gashi.

    Në rastin në Gllogjan përveç tre të vrarëve, një udhëtar tjetër në autobus, ishte plagosur. /atvlive.tv

  • Gjinovci godet me deklaratën: Personin që e shkarkoi Kurti, kërkon ta bëjë Ministër të Arsimit

    Gjinovci godet me deklaratën: Personin që e shkarkoi Kurti, kërkon ta bëjë Ministër të Arsimit

    Rron Gjinovci, tash e disa vjet drejton Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), dhe në vazhdimësi merret me aktivitete të ndryshme (edhe) për sa i takon fushës së arsimit.

    Të premten, ai ishte i ftuar në emisionin “LIBERO”, dhe tha se po ta kishte mundësinë, Shkëlzen Gashin do ta bënte Ministër të Arsimit.

    “…E di që nuk do të pranonte, por Shkëlzen Gashin do ta bëja ministër të arsimit pa asnjë dyshim…”, tha ndër tjerash Gjinovci.

    Gjithashtu, ai tha se po të kishte mundësinë tri intervenimet e para që do t’i bënte në Kosovë janë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe artit.

    “…Në art do t’i jepja shumë më shumë rëndësi arteve dhe muzikës klasike…”, u shpreh ai.

    Vlen të potencohet se Shkëlzen Gashi ishte këshilltar politik i Albin Kurtit. Ai u shkarkua nga Kurti, pas deklaratave mbi krimet e luftës dhe UÇK-në që kishin shkaktuar shumë reagime.

    Për ta shikuar intervistën e plotë të Rronit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

     

  • “Do të vendosen qipa në koka te njerëzve” – Lë pa fjalë eksperti i teknologjisë, thotë se përgjohemi edhe përmes telefonave

    “Do të vendosen qipa në koka te njerëzve” – Lë pa fjalë eksperti i teknologjisë, thotë se përgjohemi edhe përmes telefonave

    Inxhinieri i teknologjisë, Ermal Sadiku ishte i ftuar të premten në “LIBERO”, ku ndau informacione të shumta për sa i takon avancimit të teknologjisë, të mirat dhe të këqijat e këtij përparimi teknologjik.

    Një frikë që mund ta kemi secili prej nesh është se ‘A përgjohemi nga kamera e telefonit, a po e kompjuterit tonë?’, e pikërisht për këtë dilemë foli edhe Ermal Sadiku, duke thënë se me të vërtetë mund të përgjohemi.

    “Teknikisht po, është e mundur me të pa prej kamerës…”, tha Sadiku.

    Por, ai nuk e la anash dhe faktin që kjo mënyrë e përgjimit është e pa nevojshme për shumicën prej nesh.

    “Praktikisht është e pa nevojshme….Që të ketë dikush arsye me e bo atë punë, duhet  të ketë interes…”, shtoi ai.

    Mes tjerash, me Ermalin u diskutua dhe për rrezikun që po sjell Inteligjenca Artificiale për njerëzimin.

    “…Përmes Inteligjencës Artificiale po mundemi me përdorë aplikacione, me kriju muzikë, art, po na ndihmon në shkencë, në laboratore, të shkruajmë ese…Ka filluar me u dukë e rrezikshme…Investime më të mëdha në botë po bëhen në IA, ende ka mangësi por mendoj për 20-30 vite ka me qenë një moment shumë interesant për njerëzimin, ku do të duhet të vendosin se a dëshirojnë të vazhdojnë me i fuqizu makinat apo me i ndalë, sepse po bëhet tepër”, deklaroi Sadiku.

    Kujtojmë se fakti më interesant rreth Inteligjencës Artificiale është se, deri më 2045, pritet të tejkalojë plotësisht inteligjencën njerëzore, sipas “Valuer-Gjeneruese për hartimin e mundësive dhe vështrimet strategjike të Inteligjencës Artificiale”.

    Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun më poshtë:

  • “Nuk di të këndoj, zero talent”- Rron Gjinovci doli publikisht kundër Luiz Ejllit, tezja e tij ia bën komentin epik

    “Nuk di të këndoj, zero talent”- Rron Gjinovci doli publikisht kundër Luiz Ejllit, tezja e tij ia bën komentin epik

    Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, i cili njëkohësisht është bashkëthemelues i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ishte i ftuar në një intervistë ekskluzive të premten në “LIBERO”.

    Rroni ishte një ndër personat e paktë që doli kundër banorit të “Big Brother Vip Albania” Luiz Ejlli.

    “O po keq po knojka Luizi. Tmerr. Zero talent!”, kishte shkruar Rroni në një status në faqen e tij zyrtare në Facebook. Mirëpo, nuk kanë munguar as replikat nga faqja e Luizit duke i thënë se “garant të paska paguar mirë burri i Oltës”.

    Por, ai mori edhe një koment epik nga tezja e tij.

    “Këndoi tepër keq edhe njerëzit nuk e thoshin këtë… E di që Luizi është një emër që si për shembull kur dëshiron me të lavdëru tezja, ta bon ‘enklocopedia e tezës si Luizi je bo’. Nuk e di a të ndihem mirë apo keq se nuk e njoh shumë mirë… Por, mundem me thanë me plotë përgjegjësi që Luiz Ejlli nuk di me këndu …”, tha ai, duke i qëndruar  mendimit të tij se Luizi nuk ka talent për të kënduar.

    Kujtojmë, se Rron Gjinovci ka punuar edhe si gazetar investigativ, si dhe ka udhëhequr edhe një emision në KTV.

    Për të shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun më poshtë:

  • ZRRE gjobitë KEK-un dhe KOSTT-in

    ZRRE gjobitë KEK-un dhe KOSTT-in

    Zyra e Rregullatorit për Energji gjobiti me 3.2 milionë euro Korporatën Energjetike të Kosovës dhe me 439 mijë euro Operatorin Sistemit e Transmisionit dhe Tregut.

    Edhe pse arsyet zyrtare të gjobave të lidhura me raportet e monitorimit vjetor nuk janë publikuar, ATV-ja merr vesh se ndër të tjera ato lidhen me tregtimin me operatorë të pa-licencuar.

    Vitin e kaluar, ATV-ja raportoi se KEK-u dhe KESCO-ja, gjatë periudhës së subvencionimit të importit të energjisë, kishin tregtuar me kompaninë e pa-licencuar Holding Slovenske Elektrarne – HSE, gjë që ishte konfirmuar edhe në komisionin hetimor parlamentar.

    Në mbledhjen e katërt të bordit, Rregullatori i Energjisë, po ashtu, konfirmoi borxhet në vlerë totale rreth 20 milionë euro, që KESCO dhe KEDS i kanë KOSTT-it.

    Në muajin Mars, ZRRE kishte aprovuar ankesat e KOSTT-it në ndaj KEDS-it dhe KESCO-s, lidhur me pretendimet për prishje të balancave gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator, vitin e kaluar.

    Për këto arsye, KEDS-i detyrohet t’i paguajë KOSTT-it borxhin në vlerë 8.5 milionë euro, ndërsa KESCO detyrohet të paguaj 11.4 milionë Euro. /atvlive.tv

  • OBSH: COVID nuk është më një emergjencë botërore

    OBSH: COVID nuk është më një emergjencë botërore

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se Covid-19 nuk përfaqëson më një “urgjencë globale shëndetësore”.

    Ky është një hap i madh që vjen 3 vite pasi OBSH deklaroi për herë të parë alarmin për virusin.

    Zyrtarët thanë se shkalla e vdekjes së COVID-19 kishte rënë nga më shumë se 100,000 njerëz në javë në janar 2021 në pak më shumë se 3,500 më 24 prill.

    Kreu i OBSH tha se të paktën shtatë milionë njerëz vdiqën në pandemi.

    Por Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se shifra e vërtetë ishte gati tre herë më shumë se vlerësimi zyrtar – dhe ai paralajmëroi se virusi mbetej një kërcënim i rëndësishëm.

  • Rriten çmimet e prodhimeve blegtorale 16.89 për qind

    Rriten çmimet e prodhimeve blegtorale 16.89 për qind

    Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2023, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 16.89 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 6.45%.

    Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) thuhet se Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 14.28%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

    Në kuadër të këtij raporti për Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e parë të këtij viti, çmimi i fasulës ka shënuar ngritje në 3 euro 42 centë për një kilogram në muajin mars, derisa në muajin shkurt ky çmim ka qenë 3,29 euro, në janar 3,21 euro.

    Sipas ASK-së, prodhimet, të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale.

    Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.

    Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

  • Vdes ish-trajneri i Real Madridit

    Vdes ish-trajneri i Real Madridit

    Ish-trajneri i Real Madridit dhe Deportivo La Corunas, Arsenio Iglesias ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare.

    Trajneri i njohur dhe legjendar morri drejtimin e shumë klubeve spanjolle gjatë karrierës së tij, e cila zgjati 41 vite nga 1967 deri në vitin 2008, raporton KP.

    Iglesias njihet më shumë për kohën e tij te Deportivo La Coruna, ku ai kaloi katër sezone dhe e fitoi Kupën e Mbretit në vitin 1995.

    Gjatë kohës kur ishte lojtar, Iglesias u paraqit për klube të njohura spanjolle si Deportivon, Sevillan dhe Granadan, para se të pensionohej në vitin 1966.

    Ai e filloi karrierën si trajner në vitin 1967, duke marrë drejtimin e skuadrës B të Deportivo La Corunas, Deportivo Fabril.