ATV

Blog

  • Ylfete Fanaj, e para me prejardhje nga Kosova që zgjedhet ministre kantonale në Zvicër

    Ylfete Fanaj, e para me prejardhje nga Kosova që zgjedhet ministre kantonale në Zvicër

    Me politikanen që ka prejardhje nga Kosova, Ylfete Fanaj, Partia Socialdemokrate është rikthyer në qeverinë e Lucernit pas tetë vitesh.

    Fanaj është bërë ministrja e parë kantonale në Zvicër me origjinë nga Kosova. Ajo u zgjodh në qeverinë e kantonit të Luzernit.

    PS-ja arriti të rikthehej në qeverinë e Lucernit me Ylfete Fanaj të dielën – pas një mungese tetëvjeçare. U zgjodh gjithashtu kandidati për SVP Armin Hartmann.

    Kështu, ekzekutivi është i kompletuar dhe dukshëm me më shumë gra se sa në tetë vitet e fundit. Armin Hartmann nga SVP mori më shumë vota (51,078), raporton Nau.ch, transmeton Paparaci.

    Ylfete Fanaj ka marrë 45.053 vota. Claudia Huser (GLP) mori 39,674 vota dhe humbi hyrjen në qeverinë kantonale të Lucernit.

  • KQZ-ja përditëson të dhënat: Pjesëmarrja në votime deri në ora 14:00

    KQZ-ja përditëson të dhënat: Pjesëmarrja në votime deri në ora 14:00

    Deri në orën 14:00 kanë votuar 26,64 për qind e qytetarëve. Të dhënat përditësuara nga KQZ vijnë nga 2630 qendra votimi nga 5211 në total.

    Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 503783 nga 1890788 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

    Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet në vijim./euronews.al

  • Vuçiq: Serbët kanë dorëzuar rreth mbi 13 mijë armë, granata, bomba, mortaja, snajperë

    Vuçiq: Serbët kanë dorëzuar rreth mbi 13 mijë armë, granata, bomba, mortaja, snajperë

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se deri në mëngjesin e sotëm janë grumbulluar rreth 13.500 armë të ndryshme dhe lëndë plasëse nga minat dhe shtoi se deri më 8 qershor serbët do të mund t’i dorëzojnë armët e tyre pa asnjë pasojë apo përgjegjësi, ndërsa pas afatit dënimet do të jenë më të mëdha sepse ka plan për ndryshimin e Kodit Penal.

    Vuçiq, pasi tregoi armët e paregjistruara të dorëzuara në stacionet e policisë, tha se gjysma e numrit të përgjithshëm ishin armë legale dhe gjysma pa leje, duke theksuar se armët pa leje janë të shumta në Serbi.

    Siç tha ai, janë dorëzuar rreth 1750 granata dore, bomba dhe mortaja, si dhe pushkë snajper…

    Ai kërkoi që serbët “të jenë të përgjegjshëm” dhe t’i dorëzojnë armët.

    “Vetëm le t’i sjellin armët deri më 8 qershor dhe nuk do të mbajnë asnjë përgjegjësi, nuk do të ketë asnjë shënim dhe asnjë gjurmë”, tha Vuçiq.

    Ky vendim u mor pas tragjedisë në një shkollë fillore në Beograd, ku një nxënës i vrau 9 persona dhe i plagosi dhjetëra të tjerë.

  • Kurti: Krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë nuk mund të falen e as harrohen

    Kurti: Krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë nuk mund të falen e as harrohen

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar se para 24 viteve, forcat e armatosura të Serbisë vranë mbi 120 shqiptarë civilë në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan.

    Ai ka thënë se krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë nuk mund të falen e as harrohen.

    “Para se të na gjuante, ai bërtiti: ‘Në emër të Serbisë’Menjëherë ushtarët e tjerë hapën zjarr në të gjithë dhomën. Pas kësaj, ata ia vunë flakën shtëpisë dhe u përgatitën të dilnin nga dhoma. U tërhoqa nga trupat e vdekur dhe kuptova se askush nga grupi im nuk ishte gjallë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook, duke e kujtuar dëshminë e Isa Gashit, i mbijetuar i masakrës së Qyshkut, dhënë për HLC.

    “Në mëngjesin e hershëm të 14 majit 1999, në mes të fushatës ajrore të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, forcat e armatosura të Serbisë, hynë në fshatin Qyshk. Ishin rreth 100 pjesëtarë të armatosur, me fytyra të mbuluara me ngjyrë të zezë ose maskë, dhe disa prej tyre kishin në kokë shalla të zinj dhe kapele të gjelbra të stilit kauboj. Mes tyre ishte edhe grupi i quajtur “Çakallët”. Ata dëbuan me dhunë banorët nga shtëpitë. I mblodhën në qendër të fshatit, u grabitën paratë dhe stolitë e arit. Ua grisën dhe dogjën dokumentet e identifikimit personal. Pastaj i ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët. Burrat i dërguan në tri shtëpi, ku i pushkatuan dhe pastaj i dogjën”.

    Para 24 viteve, forcat e armatosura të Serbisë vranë mbi 120 shqiptarë civil në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan.

    Kurti ka treguar se për disa prej këtyre vrasjeve u iniciua gjykimi në Beograd.

    “Në vitin 2010 ishte ngritur aktakuzë për 11 persona. Pasi u dëgjuan 116 dëshmitarë, në shkurt të vitit 2014 me aktgjykim të shkallës së parë, 9 persona u dënuan. Në shkurt të vitit 2015, Gjykata e Apelit në Beograd anuloi aktgjykimin dhe ktheu lëndën në rigjykim. Në tetor të 2022 dështoi vazhdimi i rigjykimit ndaj njësisë paraushtarake serbe ‘Çakallët’ në Beograd. Nuk ka asnjë të dënuar me aktgjykim përfundimtar”.

    Tutje, Kurti shton se udhëheqësi i Çakallëve, Nebojsha Miniq, i njohur si “Komandanti i vdekjes”, u arrestua në Argjentinë në vitin 2005. Po atë vit, ai vdiq nga SIDA, gjatë procesit të ekstradimit.

    “Hetimet kishin filluar edhe ndaj gjeneralit Dragan Zhivanoviq, komandant i Brigadës 125 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, që kishte autoritet mbi Njësinë e 177 dhe Skuadrës së saj të ndërhyrjes. Më 24 prill 1999 Zhivanoviq kishte urdhëruar njësitë e brigadës së tij të vendosnin kontroll ushtarak mbi fshatrat Qyshk dhe Zahaq. Në 2014 Prokuroria serbe kishte argumentuar që Zhivanoviq ishte në dijeni të vrasjeve të civilëve nga këto njësi. Në vitin 2017, prokuroria i pushoi hetimet. Dëshmitarët e mbijetuar të masakrës së Qyshkut, në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë apeluan vendimin duke kërkuar të mos mbyllen hetimet. Në tetor 2020, Gjykata Kushtetuese e Serbisë e refuzoi apelin”.

    Sipas Kurtit, sistemi ynë i drejtësisë duhet të angazhohet për drejtësi për viktimat dhe gjykim e dënim të kriminelëve të luftës dhe urdhërdhënësve të tyre.

    “Krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë nuk mund të falen e as harrohen. Proceset e rralla e të pakta gjyqësore në Serbi ishin tallje me viktimat dhe shpëlarje kriminelësh”.

  • Ambasadorja Kim iu drejtohet autoriteteve: Zbatoni ligjet në mënyrë të drejtë

    Ambasadorja Kim iu drejtohet autoriteteve: Zbatoni ligjet në mënyrë të drejtë

    Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje.

    Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

    “Shpresojmë që të gjithë qytetarët 🇦🇱 të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat që rregullojnë zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. 🇺🇸 Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin”, tha ajo në Instagram.

  • Haradinaj: Masakrat ndaj civilëve të pafajshëm janë tregues i çmimit të lartë për lirinë

    Haradinaj: Masakrat ndaj civilëve të pafajshëm janë tregues i çmimit të lartë për lirinë

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar sot masakrat në Qyshk, Pavlan, Zahaq e Llabjan në përvjetorin e tyre.

    Haradinaj ka thënë se këto masakra janë tregues i çmimit të lartë për lirinë dhe shtetin.

    “Martirët janë dhembje e krenari dhe kujtimi e nderimi për ta forcon themelet e shtetit tonë. Masakrat ndaj civilëve të pafajshëm në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan janë tregues i çmimit të lartë për lirinë dhe shtetin që e gëzojmë sot”, ka shkruar Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se drejtësia për këto krime duhet të vendoset sa më parë.
    “Drejtësia për këto krime duhet të vendoset sa më parë, nderimi për të rënët mbetet obligim i yni e vepra e tyre, udhërrëfyes në punën tonë të përditshme”.

  • Luiz Ejlli voton në Shkodër, këto janë fjalët e tij

    Luiz Ejlli voton në Shkodër, këto janë fjalët e tij

    Fituesi i Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli, votoi në Shkodër.

    Ai tha për gazetarët se vota është detyrë e tij si qytetar.

    Kjo është shtëpia ime, po të mos kisha le ktu sdo kisha fitu. Unë nuk merrem me pjesën e politikës. Njerëz që më kanë ndihmu dua t’i shoh sa më lart.“, u shpreh ai.

    Ndonëse këngëtari brenda shtëpisë së Big Brother ka shprehur mbështetje për ish-kryeministrin Sali Berisha, pas përfundimit të spektaklit u shfaq pranë kandidatit të PS në Shkodër, Benet Becit.

  • Nga ky shtet Shqipëria mori 12 pikë nga votimi i publikut në Eurovision

    Nga ky shtet Shqipëria mori 12 pikë nga votimi i publikut në Eurovision

    Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” përfunduan në vend të 22-të në Eurovision 2023 të shtunën mbrëma. Festivali i këngës u mbajt të shtunën mbrëma në Britani të Madhe.

    Në televotimin e publikut Shqipëria që u përfaqësua nga Kelmendi e familja e saj mori 59 pikë. Prej tyre vetëm nga një shtet mori pikë maksimale, 12, nga Zvicra.

    Në total Shqipëria i mori 17 pikë nga votat e jurisë e 59 nga të publikut.

    Nga televotimet, Shqipëria mori tetë pikë nga Gjermania, ndërsa nga shtatë pikë i mori nga Sllovenia, e Italia. Nga Kroacia dhe pjesa tjetër e botës, ku hynin shtetet që nuk kishin pjesëmarrës në Eurovision, mori nga gjashtë pikë. Greqia ia dha 4 pikë, ndërsa nga tri i mori nga Malta, Austria, Belgjika.

  • Osmani përkujton 24-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

    Osmani përkujton 24-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.

    “24-vjet më parë në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan. Ata u vranë në vatrat e tyre shekullore dhe janë dëshmi e fuqishme e krimeve serbe në Kosovë. Ne do t`i kujtojmë përherë ata, sikurse nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkim të drejtësisë për t`i dhënë kuptim lirisë sonë! Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e Qyshkut, Zahaqit, Llabjanit e Pavlanit!”

  • Erdogan iu jep para fëmijëve, pak para votimit

    Erdogan iu jep para fëmijëve, pak para votimit

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan siç duket po dëshiron të përmirësojë imazhin e tij ndaj turqve në çdo mënyrë.

    Kësisoj, ai ka shkuar në qendrën e votimit ku ishte planifikuar të votonte për zgjedhjet që po mbahen atje. Erdogan qe i shoqëruar nga gruaja e tij, Eminja.

    Por, porsa mbërriti në vendngjarje, Erdoganu përshëndet me turmën që ishte mbledhur për ta mbështetur atë. Sipas pamjeve të publikuara, ai shihet edhe duke iu dhënë para fëmijëve të vegjël.