Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku thekson se rezultatet e skuadrës së tij dhe pozita në të cilën ndodhen nuk mund të quhen rastësi.
“Besimi i qytetit, i të gjithë qytetarëve dhe i kryesisë së klubit, na ka sjellë në këtë pozitë që jemi. Rezultatet tona nuk janë të rastësishme. Mund të quhen të tilla nëse vihen në pytje dy apo tri ndeshje, por jo gjatë gjithë kampionatit”, tha Dallku në Ekipi A
Nga janari deri në prill të këtij viti nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, janë ndarë 2 milion euro për 70 pacientë, të cilët hynë në kategorinë e rasteve urgjente të cilët nuk mund të trajtohen në Kosovë.
“Buxhet i ndarë për këtë vit është 9 milionë euro, ne mbajmë evidencat për rastet urgjente të cilat aplikojnë, janë obligim i yni sepse te rastet e rregullta, është procedurë tjetër që ndjekim dhe ka raste kur refuzohet, tash afër 2 milionë euro janë shpenzuar për rastet urgjente në bazë të fletë zotimeve të cilat i kemi lëshuar si Fond. Sipas të dhënave që i kemi nga divizioni për trajtim, gjatë këtij viti deri më tash mbi 70 persona kanë kërkuar mbështetje financiare për raste urgjente të referuara nga klinikat e ShSKUK-së. Vazhdon të jetë shteti i Turqisë, i cili i trajton kryesisht pacientët tanë ndoshta për shkak të udhëtimit më të lehtë e vizave apo ndonjë arsye por është e drejtë e pacientit të vendos se ku dëshiron të marrë trajtimin”, tha U.D i drejtori i FSSH-së, Bujar Kaçuri.
Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit i Bujar Kaçuri, pacientët me sëmundje malinjë kërkojnë më shumti ndihmë financiare për trajtim mjekësor jashtë vendit.
“Diagnozat më të shpeshta dhe më të kushtueshme të cilat kërkojnë përkrahje financiare janë te sëmundjet malinje, siç jemi në dijeni të gjithë, shteti i Kosovës nuk mund ta ofrojë këtë shërbim… Ofrohen disa por për shembull transplantet nuk ofrohen, sëmundjet malinje si trajtimi i leukimisë nuk ofrohen, këto janë diagnozat më të shpeshta që referohen dhe më të kushtueshme, mbi 60% e buxhetit shpenzohen për këto diagnoza”, tha Kaçuri.
Ndryshe, nga Fondi për Sigurime Shëndetësore kanë bërë të ditur se udhëzimi i ri administrativ për trajtim jashtë sektorit publik shëndetësor është afër finalizimit.
Me këtë udhëzim, është paraparë shtimi i diagnozave të reja për trajtim mjekësor jashtë Kosovës. /atvlive.tv
Analizat autoimune të cilat janë kryer vetëm në institucionet private, tani do të kryhen edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këto analiza bëhen në momentin kur sistemi imun i pacientit fillon t’i luftojë qelizat e shëndetshme të cilat vlerësohet se janë të shprehura kohëve të fundit.
Drejtori i Klinikës së Biokimisë në (QKUK), Shemsi Veseli, ka thënë se kërkesat për to janë të mëdha.
“Është për herë të parë pas luftës që në sektorin publik në QKUK, po bëhen analizat autoimune. Janë analiza mjaftë specifike, shumë të kërkuara dhe kanë një kosto të lartë sinqerisht për qytetarët”, tha drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli.
Pacientët të cilët janë detyruar t’i bëjnë këto analiza në laborator privat thonë se ky është një hap i duhur.
“Kjo është një gjë pozitive shpresojmë që tash kem mi kry ktu. Se kur s’ka pas këtu u dasht me shku nëpër private”, thotë një pacient.
“Është shumë hap i mirë, mendoj se sektori privat është plotësim por nuk është i domosdoshëm. Në të shtetit është më mirë që t’i bëjmë”, tha Alie Sylejmani, paciente.
Mimoza Buzhala, e cila punon si laborante në klinikë, tregon se për një kohë të shkurtër kanë kryer 1000 analiza autoimune.
“Analizat autoimune nëse bëhen në privat janë analiza që kushtojnë shtrenjtë. Ne për pacienta jemi duke i ofruar falas, mostrat për disa ditë i mbledhim dhe ruhen më pas brenda një dite i nxjerrim rezultatet”, tha Mimozë Buzhala, laborante.
Menaxhmenti i klinikës, ka bërë të ditur se janë të furnizuar me aparatura adekuate për të kryer këto lloj analiza. Ndërkohë që në klinikë vazhdon të ketë mungesë të teknikëve, pasi që janë vetëm 13 teknikë laboratori. /atvlive.tv
Kryejnë njërin prej shërbimeve më të rëndësishme, por kushtet e punës nuk i kanë të mira. Objekti i vjetër dhe hapësira e ngushtë po i detyron që edhe pak kamionë që kanë t’i lënë në oborr.
Sikur kjo të mos mjaftonte, zjarrfikësit e Komunës së Kaçanikut shpesh përballen edhe me bllokim të hyrjeve nga veturat të cilat parkohen përpara objektit dhe kjo vonon edhe intervenimin.
Periudha më e vështirë gjatë vitit është stina e dimrit.
Në komunën e Kaçanikut për problemin në fjalë janë në dijeni. Dhe tashmë kanë filluar punimet për objektin e ri dy kilometra më larg.
Sabedin Vishi, nënkryetar i komunës, tha se pika e re do t’u mundësojë zjarrfikësve intervenim më të shpejtë.
Brigada e Zjarrfikësve në Kaçanik përballet edhe me mungesë të stafit. Nga 27 zjarrfikës sa do të duhej të ishin, aktualisht punojnë vetëm 13. /atvlive.tv
Vetëm një javë më parë, në këtë vend, përveç shit-blerjes së automjeteve një hapësirë ishte kthyer edhe në thertore, për shkak të numrit të madh të kafshëve që thereshin të dielave, pa ndonjë kriter.
Por me një vendim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, një veprimtari e tillë, u ndalua.
Në të njëjtin vend përveç që nuk po theren shpezët, prezentë sot nuk ishin as shitësit të tyre.
Hapësira tani po shfrytëzohet për parking, nga qytetarët që sot kishin dalë në treg. Këtë ë fundit e mirëpritën një vendim të tillë.
Disa të tjerë thonë se vendimet e tilla do të duhej të zbatoheshin kohë më parë.
Ka nga ata që kërkojnë të caktohet një vend adekuat për therjen e kafshëve në treg.
Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit, ka bërë të ditur se do të vazhdoj të bëjë inspektimin në tregjet ku bëhet therja e kafshëve dhe shpezëve.
Ndërkaq, numri i inspektimeve gjatë vitit nga AUV-i, shkon deri në 65 mijë. /atvlive.tv
Albrim Thaqi, është duke punuar në atë që e quan njërën nga kryeveprat e tij.
Ai thotë se e do artin, andaj edhe e bënë punon si skulptor.
“Kjo punë më ka pëlqyer prej kur isha i vogël në moshë”, thotë Albrim Thaqi, skulptor.
Pavarësisht pasionit, ai mezi e gjeti këtë vend pune.
Megjithatë, së fundmi biznesi i përpunimit të gurit po përballet me sfida të mëdha për mungesë të punëtorëve e furnizim të pa qëndrueshëm me energji.
“Pos punëtorëve është problem edhe furnizimi me energji, na ndalet rryma shumë shpesh, madja na është dhënë leje për operim me makineri dhe na është anuluar”, tha arkitekt i fabrikës, Sylë Tafilaj.
Një pjesë e madhe e banorëve të kësaj ane, kryesisht fshatrave të Klinës e Malishevës, kanë siguruar jetesën duke nxjerrë e përpunuar gurët.
Tani, sipas vendësve fuqia punëtore kryesisht është zëvendësuar nga teknologjia. /atvlive.tv
Ditën e sotme Shqipëria ka zhvilluar zgjedhjet për kryebashkiakët e rinj në 61 bashki të vendit me në garë 144 kandidatë. Nga ora 07:00 5213 deri në orën 19:00 qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre me votë.
Deri më tani kanë dalë rezultatet e para në Kamëz ku bëhet me dije se në qendrën e parë ku kanë votuar 241 persona, Rakip Suli merr 143 vota, Arjan Hoxha 85 vota ndërsa Bilbil Bajraktari vetëm 6 vota.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i përditëson të dhënat për pjesëmarrjen si dhe për procesin e numërimit, çdo një orë dhe për t’u njohur më me detaje për pjesëmarrjen në votime klikoni KËTU!
Isa Gashi është njëri nga të mbijetuarit e masakrës se Qyshkut të Pejës.
Në 24-vjetorin e kësaj masakre, ku forcat serbe ia vranë e masakruan tre vllezër bashkë 44 burra të tjerë, Gashi tregon se i plagosur rëndë mezi kishte arritur të shpëtonte.
“Na kanë rrethuar në ora 7 ose 8 të mëngjesit dhe na kanë zënë rob, na kanë mbështet te lapidari, na kanë rrethuar na kanë ndarë në tre grupe, gra, fëmijë, por më vonë i larguan gratë dhe fëmijët. Unë kam ra te vëllai i plagosur, e vëllai tjetër dhe një fqinjë mbi mua, ata dytë të vdekur, aty kam qëndruar 15 minuta deri ka hi flaka shtëpisë, atëherë kam thonë ma mirë le të më vrasin , ma mirë po dal në oborr, deshti zoti ata ikën, që sa ma shpejtë me vra njerëz të tjerë që më dërgu numrin ushtria”, Gashi.
Gashi kujtimet e asaj dite i ka ende të freskëta, pasi çdo ditë kalon rreth vendit ku ndodhi masakra.
“Për mua nuk ka më ë vështirë për vdekje por çka me bë, ish luftë ajo, dojshin me na marrë shpirtin. Kurrë nuk mundem me harru, sepse unë çdo ditë kaloj andej që me shku në Pejë, qaty i shoh varrezat, por nuk kam çfarë të bëj”, tha Gashi.
E të rënët e kësaj masakre i kujtoi edhe Presidentja Vjosa Osmani, sipas të cilës të rënët janë dëshmi e fuqishme e krimeve serbe në Kosovë.
“24-vjet më parë në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan. Ata u vranë në vatrat e tyre shekullore dhe janë dëshmi e fuqishme e krimeve serbe në Kosovë. Ne do ti kujtojmë përherë ata, sikurse nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkim të drejtësisë për ti dhënë kuptim lirisë sonë! Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e Qyshkut, Zahaqit, Llabjanit e Pavlanit”.
Krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë, sipas kryeministrit Albin Kurti, nuk mund të falen e as harrohen. Ndërkaq, proceset e rralla e të pakta gjyqësore në Serbi ishin tallje me viktimat dhe shpërlarje kriminelësh. /atvlive.tv
Ndërmjetësi i takimit të dy krye negociatorëve, Besnik Beslimit nga Kosova dhe, Petar Petkovicit nga Serbia, Miroslav Lajçak po kritikohet nga partia në pushtet në Kosovë: Lëvizja Vetëvendosje.
Deputeti i kësaj partie, Armend Muja thotë se i dërguari i posaqëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak synon të ofrojë një version ekstrem për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Propozimet që i ka pasur Lajçak është që të ofrojë një ekstrem atje dhe një ekstrem këtu dhe ‘hajde të takohemi kah mesi’. Nuk është politika ashtu, as shteti nuk funksionon, besa nuk po funksionojnë as trendët evropianë në atë mënyrë. Qëndrimi jonë prej fillimit ka qenë se Kushtetuta e Kosovës dhe ligjshmëria janë alfa dhe omega. Çfarë ka brenda asaj Kushtetute mund të shikohet se si mund të përmirësohet pjesëmarrja politike e secilit komunitet në Kosovë, por një milimetër jashtë Kushtetutës së Kosovës nuk mund të kalojë. Kjo në Kosovë nuk kalon, këtë duhet ta ketë parasysh edhe zotëri Lajçak dhe të tjerët”, tha Muja.
Teksa akuzon Serbinë për Moszbatim të marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve, deputeti Muja thekson se në raport me këtë, ndërmjetësuesi Lajçak herë pas here mban qëndrim të anshëm.
“Zotëri Lajcak ka pas kohë pas kohe kah një qëndrim të anshëm. Ideja ka qenë se Serbia ka shkelur në vazhdimësi marrëveshjet, përfshirë edhe marrëveshjen e fundit që ishte në Bruksel. Por ka tendenca gjithmonë ‘hajde t’i gjejmë edhe Kosovës diçka dhe pastaj të themi se të dyja po e shkelin kapak’. Merrini shikoni 39 marrëveshje dhe dakordime dhe shikoni se Serbia e ka një qasje se një herë dakordohet për marrëveshje pastaj duhet pikë për pikë sërish me u dakordu. Janë shumë të papërshtatshëm në marrëdhënie ndërkombëtare”, tha Muja.
Muja ka folur edhe për komunat në veriun e Kosovës, ku thotë se shteti duhet t’i rrisë kapacitetet atje. /atvlive.tv