ATV

Blog

  • Muriqi: Në Mallorca jam përshtatur mirë, në Turqi kam pasur presion

    Muriqi: Në Mallorca jam përshtatur mirë, në Turqi kam pasur presion

    Futbollisti i njohur kosovar, Vedat Muriqi, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm”, në ATV foli rreth karrierës së tij, planet për të ardhmen dhe jo vetëm.

    Muriqi tha se falë përkrahjes nga familja, punës së palodhshme të tij por edhe fatit, ai arriti të korrë suksese në futboll.

    “Pa punë, fati nuk mjafton por edhe nëse nuk ke fat nuk mundsh me arrit aty ku ti dëshiron. Kështu që unë besoj që është 50/50 edhe fati dhe sigurisht puna. Përveç kësaj, përkrahje të madhe kam pasur edhe nga familje ime, ishte nëna ajo që në moshën e hershme më ka shtyrë drejt asaj që unë të bëhem futbollist, pastaj ishte edhe xhaxhai im, I cili më ka ndihmuar shumë pasi edhe ai një kohë para luftës ishte hendbollist. Unë nuk e harroj kurrë një këshillë të tij kur më ka thënë se ti vazhdon të punosh me drejtësi, me punë e zemër të mirë sepse Zoti një ditë të të shpërblej, andaj edhe unë këtë këshillë e themi gjithmonë se ‘kur punoni me drejtësi, Zoti një ditë do ta kthej me të mirë’, tha ai.

    Sulmuesi 29-vjeçar, tutje foli edhe për klubin, për të cilin ai aktualisht luan.

    “Në Mallorca jam përshtatur shumë mirë, nuk kam presion siç kam pasur në Turqi. Atje nëse nuk kemi arritë me fitua një ndeshje, nuk kemi guxuar me dal prej shtëpisë një javë”, tha ai./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Osmani: Drejtësia për masakrën e Dubravës do të jetë triumf i së vërtetës

    Osmani: Drejtësia për masakrën e Dubravës do të jetë triumf i së vërtetës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Dubravës, ku makineria e pushtetit gjenocidal të Serbisë vrau brenda burgut 160 të burgosur shqiptarë dhe plagosi 300 të tjerë. Sipas saj, drejtësia për ta do të jetë triumf i së vërtetës.

    Osmani ka thënë se kjo masakër ishte manifestim i egërsisë së Serbisë ndaj të burgosurve shqiptarë, të cilët po mbaheshin në burg si pengje të luftës.

    “Masakra e Dubravës është një nga krimet me të tmerrshme të regjimit kriminal serb gjatë vitit 1999, prandaj drejtësia për të gjitha viktimat dhe të mbijetuarit do të jetë triumf i së vërtetës. Në këtë përvjetor, kujtojmë sakrificat, vuajtjet dhe mundimet e këtyre të burgosurve që kontribuuan për çështjen kombëtare, të cilët qëndruan stoikisht e nuk u thyen deri në frymën e fundit. Kujtim dhe nderim i përhershëm për ta, sikurse edhe angazhim i pareshtur për ndëshkimin e këtij krimi duke sjellë autorët para drejtësisë”, ka thënë Osmani.

  • Prizrenasi rrihet nga një grua, bëhet për spital

    Prizrenasi rrihet nga një grua, bëhet për spital

    Një prizrenas ka raportuar në Policinë e Kosovës se një grua e ka sulmuar fizikisht, fyer dhe kërcënuar teksa ka qenë në shtëpinë e tij.

    I njëjti, sipas raportit të policisë, është dërguar për tretman mjekësor.

    “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e tij, e dyshuara femër kosovare kishte shkuar dhe e kishte sulmuar fizikisht, fyer dhe kërcënuar. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim.

    Rasti është proceduar në procedurë të rregullt, sipas PK-së.

  • Gruaja nga Prishtina që krijon kukulla për fëmijë

    Gruaja nga Prishtina që krijon kukulla për fëmijë

    Lidhja e veçantë që ka me fëmijët, e ka shtyrë Bedrije Beqirin nga Prishtina të krijoj kukulla për ta.

    Ndërsa, pasioni për punët e dorës, i lindi qysh kur ishte në bankat shkollore.

    “Punën e dorës më kukulla e kamë fillu shumë vonë tani para disa muajve me thanë ndoshta. Inspirimi ka qenë nga kjo kukulla këtu e madhja dhe t’u i pa që është një punë që un mundem me e bë, kështu që me shumë dëshirë kam filllu me punu, me ja dediku disa fëmijëve si dhurata e pse jo dhe pastaj me e bë si një biznes të vogël”, tregon ajo.

    Ajo këshillon që çdo grua të shfrytëzoj kohën për të punuar diçka pasi sipas saj, gjithmonë ka diçka për të bërë.

    Për më shumë ndiqeni kronikën e transmetuar në emisionin E Diela Vlen:

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Ia vranë babanë dhe vëllain 16 vjeç në luftë, ishte vetëm 17 vjeçe kur e mori rolin e kryefamiljares

    Ia vranë babanë dhe vëllain 16 vjeç në luftë, ishte vetëm 17 vjeçe kur e mori rolin e kryefamiljares

    Në vitin 1998 gjithçka ndryshoi në jetën e saj. Nga pesë anëtarë sa ishin, mbetën vetëm tre. Sepse lufta ia mori babanë dhe vëllain e vogël.

    Pas kësaj tragjedie, e gjithë përgjegjësia kaloi në supet e saj.

    Por, këto vështirë e lidhën edhe më shumë me nënën, duke u bërë një krah i fortë për të.

    Albina Hoxha – Lokaj, nga fshati Sllup i Deçanit, për ATV-në rrëfen sfidat dhe forcën që e shtyn të ecë përpara.

    “Deri në vitin 1998 jeta ka qenë shumë e lumtur, shumë e mirë. Jam rrit me familje të mirë, si për çdo njeri është familja e shenjt. Atëherë babën e kam pas biznesmen ka qenë i njohur në Rahovec edhe në Kosovë, mandej në luftë e kanë vra atë, edhe vëllain 16 vjeç. E vështirë ka qenë shumë se si një 17 vjeçare më është dashtë me majtë familjen , mandej nëna ka qenë në depresion për 4 sepse vëllai ka shkel në mina u dashtë me nenën me ja qelë vet varrin shumë sende që për këtë pjesë nuk mundem me fol sepse e kam shumë të vështire”, rrëfeu Albina.

    Pasi u martua, ajo la punën, për t’u kujdesur për bletët dhe për t’i ndihmuar burrit të saj.

    Për më shumë ndiqeni rrëfimin e saj rrëqethës, në emisionin E Diela Vlen:

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Dy motrat Shala përloten, teksa flasin për kujdesin e shtuar që ka nëna e tyre për to

    Dy motrat Shala përloten, teksa flasin për kujdesin e shtuar që ka nëna e tyre për to

    Në rubrikën ‘Brenda Botës së fëmijëve’, këtë të diel protagoniste ishin dy motrat Shala nga komuna e Klinës.

    Dionesa dhe Ornela gjatë intervistës që realizuan me gazetaren Brenda Nebihu, treguan për pasionin që kanë për muzikën, por edhe për lidhjen e ngushtë me prindërit.
    Madje, ato gjersa po flisnin për nënë e tyre, sakrificën dhe kujdesin që ka për to, nga emocionet që kishin u përlotën.

    ‘Mami dhe babi për janë dy persona shumë të rëndësishëm në jetën time, ku pa përkrahjen e tyre unë nuk do të arrija këtu ku jam si një këngëtare e vogël. Unë i falënderojë shumë përzemërsisht që na ndihmojnë neve vazhdimisht. Është shumë e vështirë me fol për ta sepse i dua shumë ata, nuk dua të qaj por gjithmonë kanë bërë për neve’, thanë motrat Shala.

    Por në fund të intervistës, gazetarja zhvilloi edhe një bisedë me babanë dhe nënën e Dionesës dhe Ornelës, ku mund të njoftoheni po ashtu edhe me lidhjen që ata kanë për fëmijët e tyre. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Aksidenti në Podujevë, ndërron jetë e aksidentuara

    Aksidenti në Podujevë, ndërron jetë e aksidentuara

    Policia e Kosovës njoftoi se ka ndërruar jetë gruaja e cila u aksidentua të premten, në fshatin Gërdovc të Podujevës.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima femër e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, dyshohet se si pasojë e lëndimeve, ka ndërruar jetë.

    “Fsh. Gërdovc, Podujevë 19.05.2023 – 20:55. Me datën e cekur kishte ndodhur aksident trafiku në të cilin ishin përshirë dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime kanë pësuar shtatë pasagjerë kosovarë të cilët ishin dërguar për tretman mjekësor. Me datë 21.05.2023 viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, dyshohet si pasojë e lëndimeve, ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion, ndërsa rasti është në proces hetimor.

     

  • Historia frymëzuese e Diana Kajtazit që po korrë suksese të jashtëzakonshme në turnetë e karatesë

    Historia frymëzuese e Diana Kajtazit që po korrë suksese të jashtëzakonshme në turnetë e karatesë

    Diana Kajtazi, nxënëse 15 vjeçare e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr.Xheladin Deda” në Mitrovicë, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në turnetë e karatesë që nga mosha 8 vjeçare.

    Ajo siguroi vendin e tretë në ligën e të rinjve të mbajtur në Umag të Kroacisë në vitin 2019, duke mundur kundërshtarët nga Malta, Kroacia dhe Serbia në betejat e saj.
    Diana ka shkëlqyer vazhdimisht në gara të ndryshme, duke fituar medalje të arta në garën “Mustafë Blakaj” dhe turneun “Ditët e Agimit”, si dhe ka marrë mirënjohje nga Federata e Karatesë e Kosovës dhe klubet e karatesë me diplomë.

    Në një intervistë në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, ajo tregoi se në këtë sport kishte hyrë krejt rastësisht, pasi që në fëmijërinë e saj të hershme kishte qenë në shkollën e baletit.

    “Më së pari kam fillu me balet nga 5 vjet deri në moshën 7 vjeçare, më pas krejt spontanisht, daja i im fëmijët i ka çu në karate edhe pata shku veç me i shiku, e pash që po më pëlqen edhe fillova në moshën 8-vjeçare. Menjëherë në garën e parë ka qenë kampionati shtetëror, ka qenë shumë interesant sepse ka qenë hera e parë që kam marrë pjesë në gara, kam pasur emocione shumë të mira, sepse vendin e tretë e pata zënë për herë të parë”, tregon Diana.

    Ajo tregoi se në vitin 2022 kishte munguar në gara për shkak të një lëndimi që e kishte pasur, ndërsa në vitin 2023 është rikthyer, duke marrë shumë trofe, si në garat e vendore ashtu edhe në ato rajonale.

    “Sivjet kam marrë pjesë në katër gara, e para ka qenë në Ulqin me rreth 900 garues kanë qenë, e mora vendin e tretë. Ka pas problem sepse kam pasur lëndim në 2022-tën, nuk kam mundur të marrë pjesë në gara hiç, më është dashur të shkoj në rehabilitim. Tani, në 2023-tën shkova me fillu me gara, vendin e tretë e zura. Në Kosovë, ka qenë mësuesin Mustafë Blakaj, aty e zura vendin e parë, tri lufta i kam bërë, pas kësaj përsëri ka qenë “Ditët e Agimit” që e kam marrë kupën, medaljen edhe mirënjohjen, vendin e parë edhe këtu, ka qenë edhe gara e fundit me 13 maj, që e kam zënë edhe aty vendin e parë”, tha Diana. /atvlive.tv

  • Në këtë vend një filxhan kafe kushton 920 euro

    Në këtë vend një filxhan kafe kushton 920 euro

    Të gjithëve na pëlqen të pijë një filxhan kafe të mirë.

    Për shumë njerëz është një ritual i preferuar i mëngjesit apo ditës.

    Por nëse dëshironi të provoni kafenë më të mirë ju duhet të lini mënjanë shumë shpenzime të planifikuara.

    Në një vend në Australi një filxhan kafe kushton hiq më pak se 920 euro.

    Kafeja Brew Lab në Penrith, shet disa nga kafetë më të mira, duke përfshirë një në veçanti, të bërë nga kokrrat e kafesë të rritura 1700 metra mbi nivelin e detit pranë një vullkani në Panama.

    Klientët që vizitojnë këtë kaffene duhet të planifikojnë me kujdes shijimin e kafesë.

    Pronari i “Brew Lab”, Mitch Johnson shpjegon se kokrrat e kafesë dërgohen me avion privat ku, “Më pas ne kontaktojmë me djemtë në Panama, ata e pjekin kafen vetëm për rastin dhe më pas e dërgojnë në një avion privat”.

    Kokrrat e kësaj kafeje janë të cilësisë së lartë dhe vlerësohen mbi 90, që është një shenjë që përcakton fillimin e pragut të shkallës së kokrrave më të mira.

    Dhe për këtë arsye udhëtimi me klas i kafesë speciale pa dyshim kontribuon në çmimin e saj prej 1500 dollarë australianë, ose 920 euro.

    Është një proces i veçantë gatimi, pasi të mbërrijnë kokrrat, ato i nënshtrohen një procesi preciz pirjeje në “Brew Lab” që përfshin një filtër të lagur paraprakisht dhe ujë të zier saktësisht në 94 gradë Celsius.

    Kafeja kalon nëpër disa procese derdhjeje, secili me kohë të përsosur për të siguruar shijen e përsosur. Pas këtij procesi të veçantë është koha për një shije që sjell një gëzim.

    “Shumica e njerëzve, kur pinë këtë kafe, thonë se përshtypja e tyre e parë është se ajo i ngjan më shumë çajit sesa kafesë”, transmeton atvlive.tv.

    Megjithatë, në këtë kafene ka edhe kafe më të lira, por gjithsesi janë shumë më të shtrenjta se mesatarja./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Daily Mail: Çmimet e pronave në Prishtinë të lira

    Daily Mail: Çmimet e pronave në Prishtinë të lira

    Prestigjiozja e Mbretërisë së Madhe, “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës duke e cilësuar si një vend të mirë për blerje pronash dhe investime kapitale.

    Në zemër të Ballkanit, Prishtina e Kosovës është më e përballueshmja nga të gjitha kryeqytetet evropiane për blerësit e shtëpive, sipas renditjes së re, transmeton atvlive.tv.

    Çmimet e larta të banesave dhe rritja e inflacionit në Mbretërinë e Bashkuar po i shtyjnë blerësit jashtë vendit, pasi ata kërkojnë t’i shumëfishojnë paratë e tyre.

    Sipas të dhënave të qeverisë, çmimi mesatar i shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 294,910 £, ndërsa shtëpitë në Londër kushtojnë gati dyfish.

    Shtëpitë në kryeqytetin e Anglisë tani janë të tretat më të kushtueshme në Evropë pas Stokholmit dhe Dublinit, thotë këshilltari i pronave, “Your Overseas Home”.

    Vlera më e mirë e parasë është në Prishtinë, zbulon hulumtimi i kësaj agjensie. Për 250,000 £ mund të blini një shtëpi me pesë dhoma gjumi me tre banja, një garazh dhe kopsht të madh.

    Pronat në qytet kushtojnë mbi 600 euro për metër katror, ​​një pjesë e mesatares së Londrës prej 9300 euro për metër katror.

    Kryeqytetet në Evropën Lindore priren të jenë vendet më të përballueshme për të blerë prona, por studimi e konsideroi gjithashtu Evropën si një kontinent gjeografik dhe Jerevani i Armenisë renditet në vendin e dytë.

    Në peizazhin e saj të rrethuar nga mali, me 300,000 euro do të blini një shtëpi të mobiluar plotësisht, me tre dhoma gjumi, me tre banja, një kopsht të madh dhe garazh me tre makina.

    Christopher Nye në Your Overseas Home, thotë: ‘Kostoja e jetesës dhe rritja e inflacionit dhe normave të interesit e kanë bërë të vështirë për shumë njerëz që të marin vendimin për të blerë shtëpinë e tyre të ëndrrave në MB.

    “Të shohësh këto vende që janë shumë më të përballueshme, mund t’i inkurajojë ata që të nisin drejt një stili jetese shumë më të përballueshëm.”/atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: