Të enjten është arrestuar një person i cili ka qenë i kërkuar për veprën penale “vjedhje e rëndë” në Gjilan.
Ai ka qenë i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata themelore Gjilan me dënim burgimi, prej 150 ditësh burgim.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 23.05.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin Q.M. (viti i lindjes 1973, mashkull kosovar shqiptar)”.“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata themelore Gjilan me dënim burgimi prej njëqind e pesëdhjetë (150) ditë burg për veprat penale ‘Vjedhje e rëndë’’, thuhet në raportin e Policisë.
Tutje, Policia njoftoi se pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Aktori i serialit “Rrushe”, Shkumbin Istrefi ka reaguar pasi ky serial u transmetua me titra në shqip në “Top Channel”.
Ai përmes një postimi në facebook, e ka cilësuar veprimin të mirë për dy arsye.
Sipas tij është mirë shfaqja me titra për personat që nuk dëgjojnë dhe gjithashtu të kuptohet nga të gjithë shqiptarët.
“Seriali “Rrushe” ka filluar te shfaqet ne Top Channel. Në transmetim shfaqen edhe titrat ne gjuhen shqipe (afersisht standardi). Po lexoj reagime te ndryshme lidhur me këtë ceshtje.Une mendoj qe është mirë që seriali shfaqet me titra shqip për dy arsye kryesore.1. Që ngjarjen ta kuptojne edhe personat qe nuk mund të dëgjojne.2. Që ngjarja të kuptohet nga secili shqiptar kudo qe jeton”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka treguar se në këtë serial gjuha e folur është gjuhë e natyrshme dhe më e besueshme për shikuesit.
Gjuha e folur ne serial është gjuhe e folur e karaktereve, në mënyrë qe loja të jetë më e natyrshme dhe më “besueshme” për shikuesin.Seriali “Rrushe” nuk e ka obligim e as qëllim afirmimin e gjuhës standarde, por është serial drame/krim/aksion.Shikim të këndshëm dhe bravo për Top Channel që po e shfaq këtë serial, që sipas meje, ka ngritur standardin e prodhimeve televizive të luajtura këndej e andej kufirit”, ka shkruar ai.
Një person është therur në Vushtrri gjatë një rrahjeje midis disa personave.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave ka ardhur deri te rrahja, ku si pasojë lëndime trupore nga therja me thikë ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportimin e Policisë së Kosovës.
Tre persona janë arrestuar dhe liruar me procedurë të rregullt pas intervistimit.
“Lidhur me rastin tre meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa njëri dërgohet në mbajtje”.
Në të dhënat e fundit nga Departamenti për emigracion në Bern të Zvicrës, rezulton se nga kosovarët ka rënë dukshëm numri i azil kërkuesve.
Në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin A23, korrespondenti i ATV-së në Bern, Nefail Maliqi, tha liderë të ndryshëm në Kosovë po e ekzagjerojnë me shifra ikjen e shqiptarëve nga vendi, por sipas tij, shifrat tregojnë se kjo nuk është e vërtetë.
“Është e vërtetë se në media dhe nga liderë të ndryshëm në Kosovë, pak i ekzagjerojnë me shifra dhe bëjnë ndonjë lojë politike, me shifrat e njerëzve që dëshirojnë të ikin nga Kosova, jo mjekët po ikin. Kjo është një e drejtë normale që njerëzit dëshirojnë të lëvizin, por është fakt se në Zvicër për shembull që 2-3 muaj, nuk ka asnjë azilkërkues. Për dallim, nga Shqipëria, vitin e kaluar ka pasur rreth 12 azilkërkues, kurse nga Kosova 5-6 persona. Është bërë edhe trend si temë e mediave të flasin për ikjen e shqiptarëve që në fakt nuk është e vërtetë. Në fund të fundit, kur kanë ikur që 20 vite nga Kosova 300 apo 400 mijë shqiptarë, pse ikin apo e lëshojnë Kosovën edhe 20 apo 30 mijë, nuk është katastrofë”, tregoi Maliqi.
Ai tha se edhe Zvicrën e kanë lëshuar 800 mijë zviceranë, të cilët sot jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës.
“Desha të bëj një krahasim. Mos harroni se po thonë se po ikin të gjithë nga Kosova. Mos harroni se edhe Zvicrën e kanë lëshuar 800 mijë zviceranë. Sot jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës. Bilë këtu kam takuar një ditë në Bernë edhe një zviceran i cili më tha përshëndetje vendas. I thash prej kah vendas e ti po folë frëngjisht. Më tha “unë jam kosovar, kam shkuar atje. ju po ikni nga Kosova e ne po shkojmë në Kosovë me punu”. Dhe kjo është e vërteta sepse shifrat në Kosovë sot po ekzagjerohen për interesa të ndryshme, në një far mënyrë edhe po ndihmohet spastrimi etnik nga propaganda që po e lëshojnë Kosovën. Zvicra nuk është vetëm një vend që strehon, por dinë edhe të largojë azilkërkuesit sidomos ata që nuk i plotësojnë kriteret. Kështu vetëm në muajin e kaluar, Zvicra ka larguar 1317 persona në mbikëqyrjen e policisë dhe autoriteteve të cilat janë kthyer në vendin e tyre të origjinës” tha Maliqi. /atvlive.tv
Në të dhënat e fundit nga Departamenti për emigracion në Bern të Zvicrës, rezulton se nga kosovarët ka rënë dukshëm numri i azil kërkuesve.
Në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin A23, korrespondenti i ATV-së në Bern, Nefail Maliqi, tha se autoritetet zviceranë, rënien e dukshme kërkesës së kosovarëve për azil në Zvicër, e kanë vlerësuar pozitive, duke thënë se rajoni i Ballkanit ka shënuar progres dhe stabilitet.
“Se cilat janë arsyet e kësaj mungese e kosovarëve, zyrtarët e departamentit për emigracion në Bern për televizionin tonë ATV, kanë shpjeguar se vitet e fundit përkundër faktit se Kosova konsiderohet për Zvicrën si një vend i sigurt, megjithatë ka pasur për çdo vit qindra kërkesa për azil, por muajve të fundit, ky interesim i kosovarëve ka rënë dukshëm, gjë që kjo e mirë sipas tyre, sepse vërehet ndryshimi pozitiv në rajon, progresi dhe stabiliteti në rajon”, tregoi Maliqi.
Ai tha se emigrantët që vijnë më së shumti në Zvicër dhe janë kryesisht, përveç nga Ukraina, janë edhe ata nga Turqia, Afganistani si dhe vendet e tjera afrikane, por mungojnë shqiptarët.
“Tani më së shumti vijnë nga Afganistani, pastaj vjen Turqia, Siria, më pastaj vijnë nga vendet e tjera afrikane, nga Sudani, Algjeria, nga të gjitha vendet e krizave. Këtë vit janë bërë 1651 kërkesa për azil. Krahasuar me vitin e kaluar, ky numër është rritur dukshëm për rreth 400 persona më shumë”, tregoi Maliqi. /atvlive.tv
Doktoresha Shkendije Dobruna, e cila me profesion është dermatologe, e ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm”, në ATV, foli rreth kancerit malinjë të lëkurës, për atë se si manifestohet, diagnostikimi, trajtimin e shumëçka tjetër.
Doktoresha, si shqetësim kryesor përmendi edhe përdorimin e solariumit, për të cilin tha se në vendin tonë përdoret në masë të madhe dhe për çka tha se janë të rrezikshëm, pasi shkaktojnë kancerin e lëkurës.
“Dermatologët janë gjithmonë kundër përdorimit të solariumit, për arsye se është ekspozimi maksimal i rrezeve që jo vetëm nishanet që mundet më i ndërru por mundet që edhe në një lëkurë që nuk ka nishane, mund të fillojë të provokojë kancerin e lëkurë, në Australi është plotësisht i ndaluar. Po ashtu në ShBA, është e ndaluar përdorimi i solariumit nën moshën 18-vjeçare, kur qelizat janë ende në zhvillim e tek ne nuk ka asnjë kufizim. Përdorimi i solariumit, pas një kohe të gjatë humb elasticitetin e lëkurës dhe kolagjenin, për çka shkaktohen edhe rrudhat”, tha ajo.
Cristiano Ronaldo raportohet se është i zhgënjyer me aventurën në Arabinë Saudite dhe po kërkon që të largohet nga Al-Nassri këtë verë, raporton gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”.
Portugezi thuhet se është lodhur nga tretmani i tij në Arabinë Saudite dhe në mënyrë ideale do të donte të kthehej në Evropë, pasi u largua nga Manchester United në janar, përcjellë KosovaPress.
Deri më tani nuk ka raportime se ndonjë skuadër e madhe evropiane është e interesuar për të pasur kartonin e yllit portugez, sidomos kur dihet paga e lartë që kërkon ai.
Këngëtarja Jessie J ka njoftuar se është bërë nënë për herë të parë.
Përmes instastory-t, Jessie J zbuloi se u bë nënë e një djali, duke shkruajtur:’’ Një javë më parë e gjithë jeta ime ndryshoi. Djali im erdhi në këtë botë dhe zemra ime u rrit dy herë më shumë. Ndjenja është e papërshkrueshme. Po fluturoj nga dashuria. Ai është magjik’’.
Tutje, këngëtarja shtoi se nuk mund ta besoj ende këtë moment.
Jessie J pati njoftuar për herë të parë shtatzëninë e saj në janar në një video emocionuese të vendosur në këngën e saj “Sunflower”./atvlive.tv/
Ylli i televizionit dhe një nga femrat më të përfolura në shtypin rozë, Kim Kardashian është një ndër gratë më të suksesshme në botë e cila ka krijuar një perandori të modës që vlen miliarda dollar.
Ajo me paraqitjet e saj publike ka arritur të marrë një vëmendje të madhe.
Por, është një gjë, që atë e nervozon shumë, aq shumë sa që është vështirë të besohet.
E ftuar në podcast -in ‘’On Purpose’’, Kim ka treguar se momenti për t’i rregulluar flokët vajzave të saj është mjaft I vështirë.
Kim Kardashian është nënë beqare që nga viti 2021.
Pavarësisht se e pëlqen të jetë një nënë beqare dhe është e lumtur ajo u shpreh se ndonjëherë për të është e tepërt çdo gjë sa I përket rritjes së fëmijëve duke e quajtur sfiduese të gjithë situatën që ndodhet tash e dy vite.
‘’Ka netë që qaj derisa të flej’’, u shpreh Kim Kardashian.
Ditëlindja konsiderohet si dita e veçante e çdo personi, një ditë e cila nga shumica e njerëzve në botë festohet çdo vit që vjen duke marrë urimet nga personat më të dashur për jetën e tij.
Por për disa persona kjo ditë nuk është edhe aq perfektë pasi që përgjatë kësaj dite përballën me një depresion apo trishtim.
Por pse ndodhë kjo pikërisht atë ditë?
Sipas Luçia Montezi, psikologe klinike në Macerata, Itali, e cila thotë se “kultura sot e ekzagjeron rëndësinë e rinisë, bukurisë dhe efikasitetit, si kritere që përcaktojnë vlerën e një personi dhe aftësinë e tij për t’u vlerësuar apo edhe për t’u dashur nga të tjerët”.
Kujtimi i një fëmijërie që mund të mos ketë qenë shumë e lumtur, e kombinuar me pritshmërinë për përparimin personal dhe profesional në moshën 25, 30, apo 40 e më shumë mund të jenë arsyet e atij që quhet “depresioni i ditëlindjes”.
Medical News Today e përshkruan si “depresion të ditëlindjes” ndjenjën e lodhjes ose ankthit në ditët para dhe pas konsumit të tortës së festës apo dëshirës për të shmangur njerëzit.
Sipas Psych Central, rritja e nervozizmit, vështirësia në përqendrim dhe mosinteresimi për aktivitetet e pëlqyera më parë mund të jenë një shenjë e “depresionit të ditëlindjes”.
Një shenjë tjetër është fiksimi mbi ngjarjet e kaluara dhe frika nga vdekja.
Shumë njerëz i kanë shumë qejf ditëlindjet kur janë të vegjël, dhe më pas nisin t’i urrejnë me kalimin e moshës.
Veçanërisht e vërtetë nëse ndonjë ngjarje specifike përgjatë asaj periudhe të kohës si humbja e punës, ndarja me një partner ndodh ose ka ndodhur dikur afër ditëlindjes.
Frika nga plakja, është një faktor shumë i rëndësishëm se përse njerëzit trishtohen për ditëlindjen e tyre e po aq e rëndësishme është edhe pritja e urimit nga personat të cilët në ndonjë formë është e pamundur të marrësh.
Çdo vit jetë që kalon, është një vit më afër vdekjes dhe varrit.
Por Medical NewsToday sugjeron vendosjen e një “kufiri mbi trishtimin” për ndjenja të tilla.
Perspektiva ndryshon gjithçka, dhe perspektiva është gjithmonë në kontrollin e cilitdo nga ne.
Shumë me rendësi është vendosja e objektivave për të ardhmen.
Madje ekspertët sugjerojnë të shkruani mbi gjëra të tilla si “Çfarë mësova vitin e kaluar?” ose “Çfarë dua që të mësoj këtë vit?”./atvlive.tv/