ATV

Blog

  • Paga minimale deri në 500 euro, Jusuf Azemi pret që të votohet në Kuvend

    Paga minimale deri në 500 euro, Jusuf Azemi pret që të votohet në Kuvend

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Amar Rrahmani, javën e kaluar propozoi një amendament dhe që me këtë rast i mori votat e mjaftueshme nga komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere që paga minimale të jetë 450 Euro për vitin 2023, dhe vitin 2024 të jetë 500 euro.

    Këtë propozim, Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, në një prononcim për emisionin DIREKT në ATV, tha se e sheh pozitive, për të cilin thotë se është në harmoni me kërkesat e tyre si sindikatë.

    “Në fakt unë mendoj që deputeti që këtë e propozoi, e ka propozuar edhe në bazë të kërkesave tona, si sindikatë që një kohë bukur të gjatë kemi kërkuar që paga minimale të jetë 450 euro dhe ne e përgëzojmë për punën që e ka bërë ai deputet së bashku me deputetët e tjerë, sepse komisioni për Buxhet dhe Finanaca i propozon Parlamentit të Kosovës që paga minimale të jetë 450 euro, me çka po themi edhe njëherë është një diçka që edhe sindikata dinë të kënaqet me diçka çka është normale. Ne e dimë që ky version, ky propozim duhet të kalojë edhe në Parlamentin e Kosovës, megjithatë për herë të parë nga qeverisja e Albin Kurtit e sidomos nga Parlamenti i Kosovës. Ne si sindikatë mund të falënderojmë për veprimin dhe vendimin që e morën këta deputetë të këtij komisioni”, tha Azemi.

    Deklaratën e ministrit Hekuran Murati se këto me këto propozime po bëhet tallje me qytetarët, Azemi tha se ky ministër është duke u talluar me punëtorët e sektorit privat, ku një pjesë e madhe e tyre ende vazhdojnë të marrin 130 dhe 170 euro.

    “Këta deputetë kanë folë në emër të popullit dhe ministri Murati, nuk është tallje, por ai me vetveten, pasi që ne mendojmë se ministri Murati është duke u tallur me punëtorët e sektorit privat të Kosovës në momentin që edhe sot ka punëtorë që paguhen 130 euro dhe 170 euro, andaj ne mendojmë që është një pikënisje shumë e mirë dhe ne realisht, ende pa u aprovuar ky vendim në parlamentin e Kosovës, në disa kompani veç se kemi sinjale pozitive se ky vendim po zbatohet pa hyrë ende në fuqi”, tha Azemi.

    Propozimin e komisionit që paga të jetë 450 euro për sivjet dhe 500 për vitin e ardhshëm, Azemi e quan shumë simbolike, por thotë ai, se është një shpresë që po fillon të lëvizë e mbara edhe për këta punëtorë.

    “Ne po themi për herë të parë diçka që një komision i Parlamentit të Kosovës e ka parë të arsyeshme që kjo pagë të jetë 450 euro për vitin 2023 dhe 500 euro për fitin 2024, kërkesë e jona e përditshme që për çdo ditë edhe qeverisë ehe parlamentit edhe institucioneve tjera u kemi bërë thirrje. Unë mendoj se gjithë njerëzit që mendojnë me kokë, të cilët mendojnë aty ku po jetojnë dhe me çka po ballafaqohemi na, mendoj se është një shumë simbolike, por megjithatë, me këtë vendim edhe ne si sindikatë kemi të drejtë t’u themi punëtorëve të sektorit privat ‘ndaluni pak sepse ndoshta po fillon të lëvizë e mbara edhe për këta punëtorë’”, tha Azemi. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • ​Mustafa: Çmimin e prishjes me ShBA-të do ta paguajë Kosova, jo Kurti e Osmani

    ​Mustafa: Çmimin e prishjes me ShBA-të do ta paguajë Kosova, jo Kurti e Osmani

    Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në vitin 2020 kjo parti e kishte prishur koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje për të evituar konfrontimin e Kosovës me shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Sipas tij, kjo i kishte kushtuar partisë me humbjen e votave.

    “LDK në vitin 2020 prishi koalicionin me VV-në për të evituar konfrontimin e Kosovës me SHBA-të. E pagoi çmimin më të shtrenjtë me rreth 100 mijë vota! Por në atë kohë VV-në e përkrahnin diplomatët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian e…. E sollën vet në pushtet së bashku me analfabetët funksional”, ka thënë Mustafa.

    Ai ka thënë se çmimin e prishjes së relacioneve me ShBA-të dhe Bashkimin Evropian nuk do ta paguajë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

    “Sot, frikësohem se çmimin e prishjes së relacioneve me SHBA-të dhe BE-në, nuk do ta paguajë VV me Kurtin dhe Osmanin por do ta paguajë e gjithë Kosova. Ngushëllimi i vetëm më mbetet se Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte vlerësuar drejtë rrezikun dhe vepruam mirë në interes të Kosovës”, ka shkruar Mustafa./KP

  • A po e rrezikon Kosova liberalizimin e Vizave? – Arbnor Sadiku: Asgjë s’është e pamunduar

    A po e rrezikon Kosova liberalizimin e Vizave? – Arbnor Sadiku: Asgjë s’është e pamunduar

    Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Arbnor Sadiku, në emisionin DIREKT në ATV, se në rast që Qeveria nuk operon dhe bashkëpunon me bashkësinë ndërkombëtare për problemet e brendshme dhe mosmarrëveshjet me Serbinë, as pezullimi i liberalizimit të vizave nuk është i pamundur për bashkësinë ndërkombëtare.

    “Sanksionet plus që do t’i marrë në rast që nuk operon dhe bashkëpunon me bashkësinë ndërkombëtare për problemet e saj të brendshme dhe mosmarrëveshjet me Serbinë, do të ishin lajme shumë të këqija qoftë për ekonominë e Kosovës, për qytetarët e saj në kuptimin që pezullimi i liberalizimit të vizave do të ishte një ndëshkim i cili nuk e kanë merituar qytetarët e Kosovës, nuk do ta meritonin në rast se ndodh për shkak të këtyre raporteve të keqësuara politike midis kryeministrit Kurti dhe Unionit Evropian dhe SHBA-ve”, tha Sadiku.

    Ai tha se synimi i Kosovës është anëtarësimi i saj në organizatat ndërkombëtare siç janë Unioni Evropian dhe OKB-ja, ndërsa sipas tij, pa pasur bashkëpunim dhe përkrahje nga bashkësia ndërkombëtare, është shumë e vështirë që Kosova të jetë pjesë e këtyre dy organizatave.

    “Asgjë nuk është e pamundur për bashkësinë ndërkombëtare, pasi që Kosova tashmë është një vend, i cili ende nuk e ka të përmbyllur tërësinë e vet. Realisht po bën përpjekje të vazhdueshme për afirmimin e shtetësisë së saj në aspektin ndërkombëtarë dhe kyçjen në organizata ndërkombëtare siç është Unioni Evropian dhe OKB dhe pa pasur një mbështetje dhe përkrahje nga bashkësia ndërkombëtare është shumë e vështirë që të pritet që Kosova të jetë pjesë e këtyre organizatave”, tha Sadiku. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • U tha se është ndarë nga gruaja, Meti Alshiqi tregon si qëndron e vërteta

    U tha se është ndarë nga gruaja, Meti Alshiqi tregon si qëndron e vërteta

    Prezantuesi dhe modeli i njohur, Meti Alshiqi, për shumë kohë qëndroi larg televizioneve e kamerave.

    Kjo pasi ai iu përkushtua jetës private, përkatësisht gruas dhe fëmijëve me zhvendosjen e familjes në Suedi.

    Megjithatë, ai ditë më parë duket se është rikthyer në Kosovë dhe siç raportuan disa media rozë, ai është ndarë nga bashkëshortja e tij, Blerta.

    Mirëpo, vetë modeli Alshiqi e mohoi një gjë të tillë, megjithëse nuk dha ndonjë përgjigje përfundimtare.

    Ai në emisionin STUDIO A në ATV, tha se nuk është jeta e tij çfarëdo që poston ën Instagram dhe fotot që i ka hequr nga aty, thotë se e ka bërë për shkak se ka kontrata me disa kompani.

    “Unë kur jam martu nuk e kam bërë kontratën në Instagram. Qajo që sheh në instagram nuk është jeta e jem. Unë i kam pasur 600 foto, i kam tash disa kontrata që më duhet me i hjek disa foto, edhe të familjes edhe të fëmijëve. Çfarëdo që postoj në instagram nuk është familja aty, është puna, është publik. Mundem edhe mos me pasë Instagram. Unë TikTok nuk kam. Kështu që e drejta e secilit është me shkru çka do që është, por asnjëri nuk më ka thirrë me e marrë konfirmimin tim, është apo jo e vërtetë”, tha Meti.

    Ai tregoi se Blerta tani vazhdon ta ketë një kontratë të punës, mirëpo pasi ta përfundojë atë, do të vendosë vetë se a dëshiron të jetojë në Ksoovë apo në Suedi.

    “Blerta e ka kontratën se punon me vetulla, e ka kontratën edhe një vit, nuk ka të drejtë me e anulu kontratën e lokalit që e këna marrë. Kështu që, ajo e di që unë jam këtu, kështu që ajo vendos a jeton ën Kosovë a jeton në Suedi”, u shpreh modeli.

    Kur u pyet se a ka ndonjë gjë të vërtetë nga ajo që po flitet në mediat rozë, Meti tha: “Të shohim, unë e dhash komentin tim”. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Shqipëri-Kosovë, tri marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi

    Shqipëri-Kosovë, tri marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi

    Në mbështetje të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë miratoi sot disa marrëveshje të rëndësishme me Republikën e Kosovës.

    Qeveria e Shqipërisë miratoi marrëveshjen e bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, shkruan Atsh.

    Gjithashtu, qeveria miratoi në parim marrëveshjen mes dy vendeve, për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve si dhe në fushën e inspektimeve.

  • ​Sporti i xhudos demonstrohet para qindra nxënësve në “Minatori”, Kuka: Përçojmë dashur përmes sportit

    ​Sporti i xhudos demonstrohet para qindra nxënësve në “Minatori”, Kuka: Përçojmë dashur përmes sportit

    Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë sot është demonstruar sporti i xhudos në kuadër të programi “Kosova shtet i xhudos” para qindra nxënësve nga shkollat e kësaj komune.

    Kampionja olimpike Majlinda Kelmendi demonstroi disa nga teknikat e xhudos, ndërsa trajneri Driton Kuka e konsideroi Mitrovicën si vendin që ruajti këtë sport që nga vitet e pasluftës.

    Në kohën e okupimit dy qytetet që kanë qenë boshti kurrizor i qëndresës së sportit, gjegjësisht sportit të xhudos gjatë viteve kur kemi qenë të okupuar viteve 91-99 kanë qenë klubi i xhudos Besa në Pejë dhe klubi i xhudos Trep♪5a e Mitrovicës, kështu që me të vërtetë është kënaqësi që sot jemi këtu ne qytetin e minatorit, qytetin simbol të qëndresës dhe ne nuk dimë të përçojmë urrejtje përmes sportit, por dashuri”, tha Kuka.

    I pranishëm në këtë demonstrim ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili lavdëroi kampionen Majlinda Kelmendi, shembullin e së cilës tha se e ndjek edhe në punën e tij si kryeministër.

    “Rrugëtimi i Majlindës është shembulli të cilin të gjithë ju duhet të synoni dhe ta ndiqni në cilindo angazhim tuaj në jetë. Të iu them të drejtën, po mundohem ta ndjek edhe unë personalisht në detyrën të cilën e kam. Një nga trajnerët më të mirë në botë, kryemjeshtri Driton Kuka, që na viti 2009 i ka sjellë Kosovës mbi 200 medalje nga arenat ndërkombëtare sportive, prej tyre 87 të arta duke përfshirë edhe tri medalje të arta olimpike”, tha Kurti.

    Ndërsa, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, theksoi se projekti “Kosova shtete i xhudos” synon që të ndërtojë edhe më tutje infrastrukturën që ndihmon zhvillimin e këtij sporti.

    “Ky program ka disa komponentë dhe disa synime kryesore, përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend, masivizimin e sportit të xhudos përmes shtrirjes dhe integrimit të këtij sporti në shkolla, konsolidimin e rezultateve elitare në arenën ndërkombëtare, zhvillimin e diplomacisë publike përmes diplomacisë sportive si dhe integrime xhudos në organet be rendit dhe sigurisë në vendin tonë”, tha Osmani.

    Ndryshe, programi “Kosova shtet i xhudos” po vazhdon të demonstrohet para nxënësve nëpër të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës.

  • Kombëtarja e femrave U20 në basketboll gati për përballjet që do të zhvillohen në Kraiova

    Kombëtarja e femrave U20 në basketboll gati për përballjet që do të zhvillohen në Kraiova

    Kombëtarja e Kosovës Në Basketboll U20 në konkurrencën e femrave, ka filluar përgatitjet për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që do mbahet në Kraiova të Rumanisë.
    Dardanet ndodhen në Grupin C me Holandën, Kroacinë dhe Slloveninë, e derisa trajnerja Shemsije Stublla këtë grup e ka cilësuar si më të vështirin, mirëpo vazhdon të qëndrojë optimiste sa i përket punës së bërë.

    “Ne kemi pasur një short jo aq të volitshëm sa i përket grupës. Do të thotë, ne bëjmë pjesë në një grup me Holandën, Slloveninë edhe Kroacinë, për të cilat e dimë që janë ekipe mjaft kualitative dhe e dimë që do të jetë shumë vështirë. Kjo nuk do të thotë se ne do të dorëzohemi. Për atë edhe jemi duke punuar këto ditë, këtu gjendemi në Gjakovë ku po i bëjmë përgatitjet, ky është grumbullimi i ynë i dytë. Ne do të bëjmë maksimumin për t’u përgatitur ashtu si duhet dhe për të treguar më të mirën në atë kampionat”, tha trajnerja Shemsije Stublla.

    E derisa lojtarja Rea Ukaj është shprehur e lumtur që është pjesë e Kombëtares sërish dhe ka premtuar që do ti përfaqësojnë ngjyrat e atdheut në mënyrën më dinjitoze.

    “Kam qenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës edhe me gjeneratën U16, po ashtu edhe vitin e kaluar me gjeneratën U20. Është një eksperiencë shumë e mirë dhe normalisht gjithmonë është mirë me e përfaqësu vendin tënd në arenën ndërkombëtare. Është grup shumë i vështirë, por jemi tu u përgatitë, jemi tu e dhanë maksimumin në stërvitje që me e përfaqësu Kosovën në mënyrë dinjitoze”, tha Rea Ukaj, lojtare.

    Kujtojmë që kombëtarja e Kosovës në të kaluarën nuk ka pasur aspak rezultate të mira në këto gara, pasi që nga 16 ndeshjet e zhvilluara 14 herë është mposhtur. Përndryshe garat në Rumani do fillojnë nga data 28 korrik deri më 6 gusht. /atvlive.tv

  • Mërgimtari nga Zvicra që kishte idol Adelina Ismailin, e pagëzoi vajzën me atë emër!

    Mërgimtari nga Zvicra që kishte idol Adelina Ismailin, e pagëzoi vajzën me atë emër!

    Mërgimtari Xhevdet Çerkini, i cili në fillim të viteve 90’ta kishte shkuar në Zvicër, në emisionin STUDIO A në ATV, bëri një rrëfim interesant për fëmijët e tij.

    Ai tregoi se ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, ku të gjithë i ka pagëzuar ai vetë me emra.

    “Kam qenë si 23-vjeçar i martuar, si i ri, por kam qenë baba i mirë, vajza e madhe Adelina e ka emrin. Të tre fëmijët i kam pagëzuar me emra unë, nuk e kam lënë shoqen hiç. Kjo për shkak të Adelina Ismailit, idol e kam pasur. Adelina është e lindur në nëntor të vitit 1991, tash punon në një firmë me sigurime shëndetësore”, u shpreh mërgimtari.

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Zyrtare: Reali transferon Bellingham

    Zyrtare: Reali transferon Bellingham

    Klubi i Borussia Dortmundit përmes një komunikate e ka bërë zyrtare transferimin e Jude Bellingham te Real Madridi.

    Reali ka arritur marrëveshje të plotë për të nënshkruar me Jude Bellingham nga Borussia Dortmundi, raporton KosovaPress.

    Gjiganti spanjoll do të paguajë plot 100 milionë euro të sigurta për Bellingham, ndërsa 20 milionë euro të tjera do të jenë në formë të bonuseve.

    Reali dëshironte që ta mbyllte marrëveshjen këtë javë. Bellingham do të nënshkruajë një kontratë gjashtë vjeçare me Realin, të vlefshme deri në qershor të vitit 2029. Paga e lojtarit do të jetë rreth 10/12 milionë euro në sezon.

    Testet mjekësore janë caktuar, ndërsa tani ka mbetur edhe zyrtarizimi nga Reali.

  • “Çka po don me dit o bac, atje në Gjermani veç me qen po rrishin”

    “Çka po don me dit o bac, atje në Gjermani veç me qen po rrishin”

    Një i moshuar nga fshati Vidishiq i Komunës së Vushtrrisë dha deklaratë interesantë në një prononcim për emisionin “N’Frekuencë” në ATV.

    79-vjeçari vushtrrias tregoi se katër fëmijët i e tij jetojnë në Gjermani, dhe se ai këtu ka mbetur vetëm me bashkëshorten.

    Ai tha se një herë kishte qenë vetë në Gjermani ku kishte qëndruar rreth tri javë, por që nuk i kishte pëlqyer aspak.

    “Katër i kam jashtë, veç me plaken jom mbetë qetu. Jam kanë nja tri javë kam ndejt, desh me lanë mendtë. Nuk ish për mua atje. Tona të mirat e zotit, por gjin s’kish,
    edhe plaku një qen. Edhe ata qashtu vetëm, si na, si ata”, u shpreh 79-vjeçari vushtrrias. /atvlive.tv