ATV

Blog

  • ​Kuvendi miratoi në lexim të dytë Projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme

    ​Kuvendi miratoi në lexim të dytë Projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme

    Kuvendi i Kosovës, me 79 vota për ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Deputetët e pozitës dhe opozitës u bënë bashkë për t’i dhënë dritën e gjelbër reformës zgjedhore, ku miratuan edhe 19 amendamente shtesë për këtë projektligj.

    Miratimi i këtij projektligji erdhi me procedurë të përshpejtuar, pas miratimit në lexim të parë gjatë së enjtes.

    Kuvendi ndërpreu përkohësisht punimet e seancës plenare deri në orën 17:30, për t’i dhënë hapësirë miratimit në lexim të dytë edhe të Projektligjit për ndarjet buxhetore./KP

  • Gjashtë të lënduar nga sulmi me thikë në Francë, arrestohet i dyshuari

    Gjashtë të lënduar nga sulmi me thikë në Francë, arrestohet i dyshuari

    Katër fëmijë janë në mesin e gjashtë personave që u lënduan sot si pasojë e një sulmi me thikë që ndodhi në Annecy, Francën juglindore.

    Të gjithë të lënduarit u dërguan në spital.

    Një azilkërkues sirian dyshohet se kreu sulmin, por motivi i tij është i paqartë, tha prokurori Bonnet-Mathis. Nuk ka asnjë motiv të dukshëm terrorist, shtoi ajo.

    Zyrtarët lokalë raportuan më herët se i dyshuari në lidhje me sulmin u arrestua. Ai mbeti i plagosur lehtë, por nuk ka pati nevojë për trajtim spitalor.

    Katër fëmijët e lënduar në sulm janë të moshës nga 22 muaj deri në 3 vjeç, tha në një konferencë për shtyp prokurori Bonnet-Mathis, i cili tha se fëmijët janë në gjendje kritike.

    Një nga katër fëmijët e lënduar është shtetas britanik, tha Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly në një fjalim në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në Paris.

    Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “kombi është në tronditje”, pas sulmit.

    “Mendimet tona janë me ta, familjet e tyre dhe shërbimet e urgjencës”, shkroi Macron në Twitter.

    Kryeministri britanik, Rishi Sunak u shpreh se mendimer e tij janë me të gjithë të prekurit nga sulmi.

    Ministri i Shëndetësisë, François Braun shkroi në Twitter se mendimet e tij janë me viktimat e sulmit me thikë.

    “Të gjitha mendimet e mia shkojnë menjëherë te njerëzit e plagosur nga një individ i armatosur me thikë në Annecy dhe te të dashurit e tyre”, shkroi Braun në Twitter.

    Ndërkaq, kryebashkiaku i Annecy, François Astorg u kërkoi banorëve të shmangnin zonën ku ndodhi sulmi me thikë për të lehtësuar punën e autoriteteve, shkruan CNN, përcjell KosovaPress

    Ligjvënësit në Asamblenë Kombëtare Franceze mbajtën një minutë heshtje për të plagosurit në sulm.

  • ​Rriten çmimet e kostos së ndërtimit krahasuar me një vit më parë

    ​Rriten çmimet e kostos së ndërtimit krahasuar me një vit më parë

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e parë (TM1) 2023.

    Sipas ASK-së Indeksi i Kostos së Ndërtimit ka shënuar rritje për 3.3 për qind në tremujorin e parë të vitit 2023 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2022).

    “Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 3.3% në TM1 2023, krahasuar me TM1 2022”, thuhet në raport.

    Ndërsa, rritja kryesisht u vërejt te transporti 16.4%, makineritë 11.1%, kostot e tjera 10.1.%, pagat 2.8%, dhe materialet 2.4%.

    Ndërkaq, Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pati rënie për 1.3% në tremujorin e parë 2023, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022.

    Sipas njoftimit të ASK-së, rënie më të madhe kishte: transporti 6.9%, materialet 1.4% dhe pagat 0.4%.

    Ndërsa, rritje kishte te kostot e tjera 1.4%, makineritë 0.9% dhe energjia 0.5%.

  • Benzema: Zgjodha Arabinë Saudite sepse jam mysliman

    Benzema: Zgjodha Arabinë Saudite sepse jam mysliman

    Karim Benzema në ditën që i dha përshëndetjen e fundit Real Madridit u transferua menjëherë te skuadra e Al Ittihad në Arabinë Saudite.

    Benzema ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Al Ittihad, e cila do ta mbajë atë në Arabinë Saudite deri në vitin 2026, ndërsa do të përfitojë plot 200 milionë euro në vit, raporton KP.

    Tani, Benzema ka zbuluar se pse ishte zgjidhja e tij që të kalonte në Arabinë Saudite dhe jo të vazhdojë futbollin në Evropë.

    “Pse Arabia Saudite? Sepse është një popull mysliman. Unë jam një mysliman dhe unë gjithmonë doja që të jetoja në një shtet mysliman”, tha Benzema.

  • Gjyshinca kërkon unifikim pozitë-opozitë për sundimin ligjit dhe rendit kushtetues në Kosovë

    Gjyshinca kërkon unifikim pozitë-opozitë për sundimin ligjit dhe rendit kushtetues në Kosovë

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, në fjalën e tij gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, kërkoi unifikim si të pozitës ashtu edhe të opozitës në sundimin e ligjit dhe rendit Kushtetues në Kosovë, transmeton atvlive.tv.

    Ai tha se Kosovës i duhet edhe sundimi i ligjit, por edhe partneriteti me aleatët ndërkombëtarë.

    “Ditët e fundit për fatin tonë jo edhe aq të mirë, diskursi në opinionin tonë publik, po dominohet nga një interpretim i padrejtë, i pasaktë dhe jo dashamirës për të ardhmen e shtetit dhe të shoqërisë sonë. Lexim ky i situatës që padrejtësisht e ka vendosur shtetin shoqërinë dhe individin tonë në një pozicion ngulfatës se kinse sot ndodhemi në një moment kur ne na duhet të zgjedhim në mes rendit tonë kushtetues, ligjit, luftës ndaj krimit të organizuar, funksionalitetit të institucioneve tona në mbarë territorin në një anë dhe partneritetit, aleancave e bashkëpunimit ndërkombëtar në anën tjetër. Ndërsa, shtetit tonë Republikës së Kosovës përherë i duhen të dyja edhe sovraniteti edhe partneriteti edhe rendi kushtetues edhe bashkëpunimi me miq edhe institucione funksionale në të gjithë vendin edhe aleatë në të gjithë botën”, tha Gjyshinca.

    Ai tha se bie detyrë mbi të gjithë të zgjedhurit e popullit që të garantojnë edhe sovranitetin edhe partneritetin me miqtë ndërkombëtarë.

    “Sot bie detyrë mbi të gjithë ne të zgjedhurit e qytetarëve dhe e të gjithë të emëruarve politikë nga ky kuvend i Republikës, të mos e pranojmë këtë lexim, këtë narrativë këtë kornizim mendjengushtë. Bie detyrë mbi të gjithë ne të zgjedhurit e popullit për ne në pozitë dhe për vëllezërit e motrat tona në opozitë që për mirëqenien e shtetit tonë, sot të jemi më kërkues, më të vendosur dhe më vizionarë, që për shtetin e për qytetarët tanë, të arrijmë të garantojmë edhe sovranitet edhe partneritet edhe shtëpi që funksionon edhe miq me të cilët bashkëpunon. Në hierarkinë e prioriteteve tona interesin e shtetit ta vendosim lart të parin dhe ta bëjmë këtë emëruesin tonë të përbashkët sidomos në situata sikur kjo”, tha Gjyshinca. / atvlive.tv

  • “O dallash na kanë msu, se paret si të kish mirë, prej dashnisë nuk ka sen”

    “O dallash na kanë msu, se paret si të kish mirë, prej dashnisë nuk ka sen”

    Në rubrikën e zakonshme të së enjtes të emisionit STUDIO A, këtë javë ekipi i ATV-së ishte në qytetin e Ferizajt, ku pyetja për qytetarët ishte se kënd e zgjedhin ata mes dashurisë së vërtetë apo parasë.

    “O pare si të kesh, veç paratë janë në pyetje, se prej dashurisë nuk ka kurgjë prej sajna. O dojnë me hangër kjo rinia, a po e sheh ku dojnë me shku, po nuk mundesh me punu se baba dallash e ka marrë rrugën, baballarët i kemi fajtorë”, thotë një ferizajas.

    Shikoni videon e më poshtme për më shumë:

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • ​Abbott për situatën në veri: Kosova duhet të dëgjojë këshillat e miqve

    ​Abbott për situatën në veri: Kosova duhet të dëgjojë këshillat e miqve

    Ambasadori britanik, Nicholas Abbott deklaroi se nuk e ka lexuar ende draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të propozuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Sipas tij, Kosova duhet t’i dëgjojë këshillat që vijnë nga miqtë dhe partnerët e saj në lidhje me situatën aktuale në veri.

    Para mediave në hollin e Kuvendit të Kosovës, Abbott tha se njësia speciale nuk duhet të veprojë si roje për ndërtesat.

    “Nuk kam pasur kohë ta lexoj ende (draft statutin e Asociacionit të propozuar nga Rama). Dua të them, siç e imagjinoni, ne mbetemi të shqetësuar si të gjithë aleatët dhe miqtë ndërkombëtarë të Kosovës për situatën në veri. Ne po vazhdojmë të kërkojmë dëpëshkallëzimin. Ne nuk besojmë se është e nevojshme që kryetarët e komunave të punojnë nga zyrat komunale dhe nuk besojmë realisht se ka nevojë që njësitë speciale të policisë të veprojnë si roje për ndërtesat. Ata kanë punë shumë më të rëndësishme për të bërë diku tjetër. Kështu që shpresoj shumë që në ditët në vijim të shohim një ndryshim. Do të shohim propozime, do të shohim shumë më tepër bashkëpunim ndërmjet agjencive të sigurisë. Natyrisht si Ambasador, unë jam duke folur me shumë njerëz të ndryshëm dhe po përpiqem të gjej se cila është mënyra më e mirë për të ecur përpara”, deklaroi Abbott.

    Ambasadori britanik shtoi se është një kohë e vështirë dhe Kosova duhet të dëgjojë këshillat që vijnë nga miqtë dhe partnerët e saj.

    “Kjo është një kohë e vështirë dhe mendoj se duhet të jetë krejtësisht normale që Kosova të dëgjojë këshillat që vijnë nga miqtë dhe partnerët e saj. Shqipëria është një vend që është shumë afër Kosovës. Ne e dimë se javën e ardhshme do të ketë bisedime mes qeverive. Jam i sigurt se do të ketë shumë çështje në tryezë. Këshilla ime për qeverinë do të jetë që t’i dëgjojë të gjitha këto, të gjejë rrugën e duhur përpara, por një rrugë që tregon mirëkuptim për shqetësimet e miqve të saj”, u përgjigj Abbott.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët.

    Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi./kp

  • “O na tranove”, kështu i drejtohen ferizajasit Biondinës, reagimi i saj është epik!

    “O na tranove”, kështu i drejtohen ferizajasit Biondinës, reagimi i saj është epik!

    Në rubrikën e zakonshme të së enjtes të emisionit STUDIO A, këtë javë ekipi i ATV-së ishte në qytetin e Ferizajt, ku pyetja për qytetarët ishte se kënd e zgjedhin ata mes dashurisë së vërtetë dhe parasë.

    “Me pasë para, ke edhe dashuri, por prapë me pasë dashuri, paratë vinë. I fiton ngadalë-ngadalë nëse dëshiron me punu”, thotë një qytetar.
    “Unë po e zgjedh paranë”, përgjigjet shkurt një tjetër qytetar.

    Derisa kalimtare të cilat nuk duan të flasin para kamerave, dëgjohen duke i thënë gazetares se ajo “i tranoi njerëzit”. Pas këtyre fjalëve, reagimi i gazetares ishte epik.

    Shikoni videon e më poshtme për më shumë:

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Atmosfera në ditën e tretë të panairit të librit “Prishtina 2023”

    Atmosfera në ditën e tretë të panairit të librit “Prishtina 2023”

    Ekipi i ATV-së ishte sot prezent në panairin e librit “Prishtina 2023” për të parë ecurinë në ditën e tij të tretë.

    Drejtori i bibliotekës AAB, Urim Sallauka, tha se ecuria e këtij panairi, këtë vit është mjaft e mirë për arsye se edhe ka një hapësirë të mjaftueshme, por edhe numri i shtëpive botuese është mjaft i lartë.

    Ai tha se Shtëpia Botuese AAB tashmë tradicionalisht pjesë e këtij panairi, këtë vit, krahas botimeve të mëhershme, po prezanton botimet më të reja të saj.

    “Shtëpia Botuese AAB ka dalë edhe këtë vit në këtë panair, të cilin e kemi tradicionalisht, me qenë se e kemi edhe Shtëpinë Botuese që boton libra të ndryshëm, kryesisht janë libra të cilët mbështesin drejtpërdrejtë plan programet universitare, jo vetëm të Kolegjit AAB, por të gjithave universiteteve tjera në Kosovë. Librat janë nga fusha akademike, megjithatë kemi edhe nga fusha të tjera, letërsi, kritikë letrare, shkenca sociale etj. Dhe këtë vit, Shtëpia Botuese AAB ka të botuar disa tituj të rinj, të cilët edhe gjenden në këtë panair”, tha Sallauka.

    Edicioni i 23-të i Panairit të Librit “Prishtina 2023”, nën përkujdesjen e Shoqatës së Botuesve të Kosovës do të vazhdojë të jetë i hapur deri të dielën më 11 qershor.
    Në këtë panair po marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Osmani bisedon me homologen sllovene për zhvillimet e fundit

    Osmani bisedon me homologen sllovene për zhvillimet e fundit

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot bisedë telefonike me presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.

    Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka bërë të ditur se me Musar kanë biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë edhe vizitën e saj në Kosovë.

    “Bisedë e shkëlqyer me presidenten Musar mbi zhvillimet e fundit, procesin e ardhshëm Brdo-Brijuni dhe vizitën e saj të ardhshme në Kosovë. Së bashku, ne përpiqemi për bashkëpunim më të ngushtë, paqe, stabilitet dhe një zbatim të fuqishëm të agjendës së grave, paqes dhe Sigurisë.”, ka shkruar Osmani në Twiter.