ATV

Blog

  • ​Miratohet projektligji, zhbllokohen të hyrat vetanake të komunave

    ​Miratohet projektligji, zhbllokohen të hyrat vetanake të komunave

    Kuvendi i Kosovë, me 81 vota për, ka miratuar Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Buxhetin 2023, që i hap rrugë zhbllokimit të të hyrave vetanake të komunave për vitet e kaluara, transmeton KP.

    Po ashtu, deputetët e legjislativit i zgjatën mandatin Komisionit At-hoc për procesin e vettingut dhe miratuan Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për minierat dhe mineralet.

    Ndërkaq, Kuvendi dështoi sërish të miratohet Projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

  • ​Shoqëria civile: Partitë politike, unanime në cenimin e integritetit zgjedhor

    ​Shoqëria civile: Partitë politike, unanime në cenimin e integritetit zgjedhor

    Organizatat e shoqërisë civile kanë reaguar pasi Kuvendi i Kosovës miratoi në dy lexime Projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Sipas tyre, praktikat e miratimit të projektligjeve të rëndësishme, në procedura të përshpejtuara, janë në kundërshtim dhe të dëmshme me standardet e jetës parlamentare.

    Në reagimin e organizatave është theksuar se projektligji në fjalë nuk adreson nevojën për reformë zgjedhore.

    “Kuvendi i Kosovës miratoi sot projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme, në të dy leximet brenda të njëjtës seancë, e për më shumë dhe pa kosto financiare. Praktikat e miratimit të projektligjeve të rëndësishme në procedura të përshpejtuara janë në kundërshtim dhe të dëmshme për standardet e jetës parlamentare. Ky projektligj, nuk adreson nevojën për reformë zgjedhore, që u proklamua si e tillë edhe në vetë emrin e komisionit ad-hoc. Për më tepër, përmbajtja e këtij projektligji përveç pjesës ‘kozmetike’, nuk adreson shumë prej mangësive përmbajtjesore të sistemit. e në disa raste veçse i përkeqëson ato”, është thënë në reagim.

    Organizatat e shoqërisë civile kanë deklaruar se do të ndjekin edhe format e tjera për kundërshtimin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

    “Ne shprehim kundërshtimin tonë dhe vazhdojmë të alarmojmë publikun dhe të gjithë akterët se reforma zgjedhore, e nisur para më shumë se një dekade, u shfrytëzua nga partitë politike për akomodim të interesave partiake në dëm të integritetit zgjedhor, e jo me qëllim burimor të përmirësimit të sistemit zgjedhor dhe nivelit të përfaqësimit politik në Kosovë. Koalicioni i OJQ-ve të cilët janë të angazhuar për rritjen e integritet zgjedhor, duke vlerësuar këtë ligj të një rëndësie të veçantë për nivelin e demokracisë Kosovare, do të ndjek edhe format tjera për kundërshtimin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, i cili do ta cenojë integritetin zgjedhor”, është theksuar në reagim.

    Sipas tyre, projektligji i miratuar reflekton më shumë kompromis në mes të partive politike të cilat kanë shtyrë përpara interesat e tyre në raport me integritetin e kandidatëve, votimin preferencial dhe jashtë vendit.

    “Ndonëse me efektet të cilat do të cenojnë vlerat dhe standardet dhe integritetin zgjedho , me këto pasoja të këtij projektligji do të ballafaqohemi qysh në procesin e ardhshëm zgjedhor. Lista e kandidatëve dhe të zgjedhurit që mund të jenë pjesë e pjesë e Kuvendit të Kosovës, kuvendeve komunale apo kryetarë të komunave, potencialisht do të jenë individë të dënuar për vepra penale me më pak se një vit burgim, me kusht apo me gjobë – e që përbëjnë rreth 80% të rasteve vetëm viteve të fundit. Në anën tjetër, pozita e Kryesuesit dhe anëtarëve të KQZ-së do të politizohen dhe do dëmtohet kredibiliteti dhe imazhi i këtij institucioni të pavarur, për shkak se shkarkimi i tyre për shkelje të integritetit do të mund të bëhet vetëm me miratim të 2/3 të anëtarëve”, kanë deklaruar organizatat.

    Organizatat përkrahëse janë: Demokraci për Zhvillim (D4D); Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF); Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS); Instituti Demokratik i Kosovës (KDI); Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD); Lëvizja FOL; Organizata ÇOHU./KP

  • Ky është largimi i parë nga Ballkani

    Ky është largimi i parë nga Ballkani

    Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Ballkani ka bërë të ditur se mbrojtësi Rustem Hoxha nuk do të jetë pjesë e skuadrës nga sezoni i ardhshëm.

    Me përfundimin e kontratës së Hoxhës te Ballkani, të dy palët kanë vendosur që mos ta vazhdojnë më bashkëpunimin, raporton KosovaPress.

    Hoxha ishte pjesë e Ballkanit që nga vera e vitit 2021, kur iu bashkua kampionit kosovar nga skuadra shqiptare, KF Teuta.

    Hoxha largohet nga Ballkani si kampion.

    “Klubi e falënderon Rustem Hoxhen për kontributin e dhënë për fanellën tonë dhe i uron suksese të mëtejshme”, shkruante në njoftimin e Hoxhës.

  • ​Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohet një person

    ​Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohet një person

    Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë.

    Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se në aksident janë përfshirë dy vetura.

    “Sot rreth orës 15:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku një persona ka pësuar lëndime trupore.”, ka bërë të ditur Ahmeti.

    Ndërkohë, njësia rajonale e trafikut është duke u marrë me rastin.

  • ​Policia arrestoi një avokat, kërkoi para nga një palë në procedurë

    ​Policia arrestoi një avokat, kërkoi para nga një palë në procedurë

    Policia e Kosovës ka arrestuar një avokat të dyshuar për veprën penale “ushtrim i ndikimit”.

    Personi i dyshuar ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8 mijë euro nga një palë në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

    Sipas Policisë, i njëjti kishte thënë se këto para do t’ia jap kolegjit të gjyqtarëve në mënyrë që të nxjerrët një vendim në dobi të palës së mbrojtur nga i dyshuari, transmeton KP.

    “Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar H.J (avokat, mashkull kosovar, viti i lindjes 1985), pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘ushtrim i ndikimit’. I dyshuari ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8000 (tetë mijë) euro nga një palë në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan me premtimin që këto para i t’ia jap kolegjit të gjyqtarëve, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës se mbrojtur nga i dyshuari”, ka bërë të ditur Policia.

    Pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./

  • Meta: Shqipëria s’duhet të propozojë politika për Kosovën pa u konsultuar me Kurtin

    Meta: Shqipëria s’duhet të propozojë politika për Kosovën pa u konsultuar me Kurtin

    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur sot se situata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ndihmohet nga Shqipëria vetëm me komunikim të drejtpërdrejt me institucionet e Kosovës.

    Meta ka potencuar se Qeveria e Shqipërisë në asnjë rast nuk duhet të propozojë politika që duhet të zbatohen brenda në Kosovë, pa u konsultuar paraprakisht me kryeministrin Albin Kurti.

    “Situata e krijuar në mes të Serbisë dhe Kosovës mund të ndihmohet nga Shqipëria vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë e konstruktiv me institucionet e Kosovës dhe Kryeministrin Kurti. Nuk ka nevojë për ndërhyrje të njëanshme dhe jotransparente, të cilat acarojnë apo përkeqësojnë situatën, e cila paraqitet delikate. Asociacioni i Komunave është një marrëveshje tashmë e pranuar nga qeveria aktuale e Kosovës, dhe ajo garantohet në Marrëveshjen e Brukselit dhe në Aneksin e Marrëveshjes së Ohrit, të realizuara me mbështetjen dhe negocimin e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”, ka shkruar Meta në Facebook.

    Ai është shprehur se zgjidhja se si do të arrihet Asociacioni gjendet te respektimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

    Tutje, Meta ka kritikuar kryeministrin shqiptar lidhur me dorëzimin e një drafti të Asociacionit të komunave me shumicë serbe te presidenti francez, Emmanuel Macron dhe te kancelari gjerman, Olaf Scholz.

    “Z. Kurti ka treguar vazhdimisht përgjegjësi dhe vullnet të palëkundur për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ndërsa tek Z. Vuçiç nuk e kemi parë në asnjë rast një gjë të tillë, përkundrazi një sërë veprimesh të tij kanë demonstruar të kundërtën. Z. Rama, nëse do të donte të luante një rol mund ta bënte këtë, jo duke luajtur rolin e patronazhistit mbi Kosovën, por vetëm duke i kërkuar Beogradit nënshkrimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit dhe zbatimin e tyre, njohjen e Kosovës nga Serbia dhe heqjen dorë nga strategjia e tensionimit të vazhdueshëm të situatës.”, ka shkruar tutje Meta.

    Ndryshe, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka deklaruar sot se ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe te presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët. Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij, pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi./KP

  • ​KE do t’i japë Bullgarisë 45 milionë euro për procedurat e azilit dhe kthimit

    ​KE do t’i japë Bullgarisë 45 milionë euro për procedurat e azilit dhe kthimit

    Komisioni Evropian mirëpriti të mërkurën progresin e bërë nga Bullgaria gjatë tre muajve të fundit në pilot projektin për procedurat e azilit dhe kthimit.

    Komisioni do t’i jap Bullgarisë një mbështetje të re financiare në shumën prej 45 milionë euro për zbatimin e pilot projektit, thuhet në njoftimin e Komisionit.

    Fondet do t’i shtohen programit kombëtar nën financimin e Menaxhimit të Kufirit dhe Politikës së Vizave për punët e brendshme.

    Pilot projekti në Bullgari u lansua në mars 2023 duke u bazuar në praktikat dhe përvojën e mirë në fushat e azilit, kthimit, menaxhimit të kufijve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

    Zbatimi i plotë i pilot projektit parashikohet deri në shtator 2023.

    Sipas përditësimit, Bullgaria ka ndërmarrë hapa operacional me mbështetjen e Komisionit për të përmirësuar procedurat e përshpejtuara të azilit dhe ka caktuar një listë të vendeve të sigurta, në përputhje me rregullat e BE-së.

    “Për të përmirësuar zbatimin e procedurave të azilit dhe kthimit, Bullgaria po shqyrton mundësinë e nxjerrjes së një vendimi negativ për mbrojtjen ndërkombëtare së bashku me një vendim kthimi. Autoritetet po punojnë për digjitalizimin e sistemeve të azilit dhe kthimit, me mbështetjen e agjencive të BE-së dhe shërbimeve të Komisionit. Bullgaria ka forcuar gjithashtu bashkëpunimin me Europolin për të luftuar rrjetet e kontrabandës dhe për të kufizuar lëvizjet dytësore brenda BE-së. Bullgaria tashmë ka krijuar një mekanizëm kombëtar për shkëmbimin e informacionit dhe do të krijojë së shpejti një Task Force Operacionale për të luftuar kontrabandën e emigrantëve,” thuhet në përditësimin operacional./BTA

  • Rama: Draft-statuti i dorëzuar është një dokument kofidencial

    Rama: Draft-statuti i dorëzuar është një dokument kofidencial

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

    Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi.

    Në fjalën e tij para gazetarëve, kryeministri Rama tha se bëhet fjalë për një dokument konfidencial që s’pretendon të jetë zgjidhja ideale, por sipas tij, është një dokument i nivelit më të lartë që merr në konsideratë se Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës.

    “Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe Scholz një draft të Asociacionit për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charls Micheln dhe palën amerikane. Është një draft punuar nga ekspert të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë prej kohësh. Gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë. Kjo ditë kur palët dhe në këtë rast, për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë. Palët nuk po merren dot vesh se as kush duhet ta shkruaj këtë tekst, e jo më se çfarë do të ketë teksti. Është dokument konfidencial që s’pretendon të jetë zgjidhja ideale por është një dokument i nivelit më të lartë që merr në konsideratë se Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Uroj që ky material do të vlej për të çuar në një nivel tjetër dialogun dhe për t’i bërë palët që të flasin për gjëra konkrete”, ka deklaruar Rama. /atvlive.tv

  • 6-vjeçarja e imition live në emision, shikoni reagimin e moderatores

    6-vjeçarja e imition live në emision, shikoni reagimin e moderatores

    Në emisionin STUDIO A në ATV, çdo herë iu është dhënë hapësirë e veçantë edhe fëmijëve, të cilët kanë talente të ndryshme.

    Edhe sot, në këtë emision ishte një talente e rrallë. Ajo është Rejana Krasniqi, e cila ndonëse i ka vetëm 6 vjet, ajo ka talent në moderim.

    Qysh ne fillim të bisedës, ajo shfaqë talentin e saj duke imituar moderatoren Adelina Hasani, derisa kjo e fundit ndërroi rolin duke u bërë mysafirja e vogëlushes.

  • “Fajin për raportet e këqija vjehërr-nuse, e kanë vjehrrat jo nuset”

    “Fajin për raportet e këqija vjehërr-nuse, e kanë vjehrrat jo nuset”

    Ish drejtoresha e Administratës në Komunën e Prishtinës, Vasilika Zotaj, e lindur dhe e rritur në Shqipëri, familjen e saj vendosi ta krijoi në Kosovë, duke e plotësuar edhe një dëshirë të madhe të babait të saj të ndjerë.

    Ajo në emisionin STUDIO A në ATV erdhi me një rrëfim personal për martesën dhe punën ndër vite në shërbim të popullit Kosovarë.

    Ndër temat për të cilat foli në këtë emision, ajo komentoi edhe problemet me të cilat përballën familjet shqiptare, në veçanti raportet vjehërr-nuse. Sipas Vasilikës, fajin për çarjen e këtyre marrëdhënieve e kanë vjehrrat.

    “Marrëdhënia nuse-vjehërr, është marrëdhënie lehtë e cenueshme. Përnjëherë preket, përnjëherë cenohet. Fajin e kemi ne. Ne kemi qenë nuse. Ajo nuk ka faj, ajo është hera e parë që po bëhet nuse, nuk ka qenë ndonjëherë vjehërr. Plus ajo vjen te ne. Ne duhet të jemi mikpritëse të saj, kështu që duhet t’i hapim rrugë”, tha Vasilika. /atvlive.tv

    Bisedën e saj të plotë në emisionin STUDIO A në ATV, e gjeni në videon më poshtë: