ATV

Blog

  • Osmani priti në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark

    Osmani priti në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirë shefin e EULEX-it, Ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark. Në takimin me Ambasadorin Wigemark, Presidentja Osmani diskutoi edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me EULEX-in për tejkalimin e këtyre sfidave.

    Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e EULEX-it në promovimin e sundimit të ligjit dhe theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës për të arritur qëllimet e sigurisë dhe sundimit të ligjit në secilën pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

    Gjatë takimit, Presidentja Osmani dekoroi shefin e EULEX-it me medaljen presidenciale për sundimin e ligjit. Ajo theksoi rëndësinë e partneritetit mes institucioneve të Kosovës dhe organizatave partnere ndërkombëtare që operojnë në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

    Presidentja Osmani falënderoi EULEX-in për bashkëpunimin e tyre me institucionet e Republikës së Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit në kuadër të mandatit ekzistues për këshillim, mentorim dhe monitorim.

    Dekorimi me medaljen presidenciale për sundim të ligjit paraqet vlerësimin dhe mirënjohjen e thellë të Republikës së Kosovës ndaj Ambasadorit Wigemark dhe EULEX-it për përkrahjen dhe bashkëpunimin e tyre të palëkundur në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të sigurt në Kosovë.

  • Mërgimtari që shtroi rrugët e fshatit t’ua lehtësojë jetën bashkëfshatarëve të tij

    Mërgimtari që shtroi rrugët e fshatit t’ua lehtësojë jetën bashkëfshatarëve të tij

    Fëmijërinë, Selim Leci e kaloi në fshatin Gmicë të Kamenicës, kohëra të cilat i konsideron të pazëvendësueshme.

    Ai prej kohësh është shpërngulur në Kanada, atje ku e ndërtoi një jetë të re, por siç thotë ai, në mërgim dhe larg atdheut, ndihet bosh çdo ditë.

    Selimi, në një rrëfim për ATV-në, ai tregon se nga Kosova ishte larguar në kohën e luftës kur ishin dëbuar nga forcat serbe.

    “Unë në mërgim prej luftës në 1999, na kanë largu dhe kam shku në mërgim, në Kanada edhe tash e tutje jam atje tu jetu. Por, për vendlindjen, për Kosovën, për fshatin, atje unë e kam brengë edhe e kam qejf çdo vit të vij me e vizitu e me ndejt këtu. Unë për çdo vjet vij”, rrëfen ai.

    Selimi me mallë tregon se dikur, fshati Gmicë ishte e mbushur me gjallëri.

    “Unë për momentin jetoj në Kanadë, që 24 vjet edhe këtu për çdo vit kam ardhur në vizitë në fshat temin. Dalim për çdo vit në vizitë në fshatin tim sepse e dua shumë. Vendlindja e jeme më të veçantë ka pasë një kënaqësi se krejt kjo fushë ka pasur blegtori, ka qenë bujqësia e mirë, kanë mbajtë lopë, dhenë, dhi, bollica edhe krejt ky terren u kanë, s’ke mundur të shohësh tjetër veç blegtori këtu. Është vendi shumë i përshtatshëm edhe për Blegtori edhe për të gjitha, për bletari, për turizëm”, tregon ai.

    Kjo lidhje e veçantë që e ka për atdheun, e shtyu Selim Lecin ta merrte një vendim për të mirën e fshatit, ku e kaloi rininë. Ai tregon me kontributin e tij e ka rregulluar rrugën, të cilët e kishte filluar para disa viteve, dhe për të cilën thotë se është shumë i lumtur.

    “Rruga ka qenë me baltë prej kapisë së Tugjevçit e deri këtu. S’ke mujt me dalë kurrësesi. Çdo tre muaj verë ke mujt me dalë me traktor ose me ndonjë veturë më të lartë, e më pastaj nuk ke mundur. Kjo anë e kanë marrë ushqimin, e kanë blerë prej Shëngjergjit, prej majit deri në shtator kanë pasë, ndërsa prej shtatorit deri në maj, s’ka mujt me kalu askush se dimri ka qenë i vështirë dhe i kanë marrë miellin, sheqerin, çajin e kështu për 7 muaj”, tregon Selimi. /atvlive.tv

  • Policia arrin të arrestojë dy të dënuarit për vjedhje në Kaçanik, ishin në kërkim nga gjykata

    Policia arrin të arrestojë dy të dënuarit për vjedhje në Kaçanik, ishin në kërkim nga gjykata

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, njëri 23 vjeçar dhe tjetri 30 vjeçar, të cilët kanë qenë të kërkuar në Kaçanik për vjedhje.

    “Sot, në ora 10:30, në rrugën “Agim Bajrami ” në Kaçanik, policët e stacionit në Kaçanik pas disa informacioneve të pranuara kanë arrestuar personin I.R (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe rreth orës 11:30 në rrugën “Faruk Dogani” në Kaçanik kanë arrestuar edhe personin e dytë F.D (M/K) i moshës 30 vjeçar”, thuhet në njoftim të policisë.

    Sipas policisë dy të dyshuarit ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Vjedhje” me dënimi burgimi, me nga tridhjetë e pesë (35) ditë.

    Në njoftim thuhet se pas kompletimit të dokumentacioneve, të dy personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimeve.

  • Snajperistët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në garën në Turqi

    Snajperistët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në garën në Turqi

    Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili ka marrë pjesë në Garën “Best Sniper Competition 2023” që u mbajt në Egirdir të Turqisë, ka arritur rezultate të larta.

    FSK-ja ka njoftuar të premten se në shkollën Komando të realizuar nga data 29.05 – 09.06.2022, ekipi i snajperistëve është vlerësuar për bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë me pjesëmarrësit në garë.

    “Kjo garë çdo vit mbledhë shume ekipe nga shtete të ndryshme të botës për të garuar me ekipet e tyre speciale të snajperistëve, kjo garë përveç qëllimit garues kishte për qëllim njohjen, marrjen dhe shkëmbimin e njohurive të reja nga snajperistët pjesëmarrës”, thuhet në njoftimin për media.

    Tutje thuhet se gara është zhvilluar në disiplina dhe skenarë të ndryshëm shumë sfidues, bazuar në situata reale.

    “Ekipi i FSK-së tregoi një përkushtim dhe profesionalizëm shumë të lartë duke përfaqësuar në mënyrë dinjitoze FSK-në dhe shtetin e Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim.

  • Lushtaku: Albin Kurti ka gjasa të japë dorëheqje

    Lushtaku: Albin Kurti ka gjasa të japë dorëheqje

    Deputeti i PDK-së. Mërgim Lushtaku, në një intervistë në emisionin DIREKT në ATV, tha se ka gjasa që Albin Kurti mund të japë dorëheqje.

    Sipas tij, nëse Kurti e bënë këtë, nuk e di si do të mund të kërkojë përseri votën e qytetarit.

    “Gjendja është shumë e keqe, por duhet ta kuptojmë edhe përgjegjësinë çfarë e ka marrë Albin Kurti me Vetëvendosjen në zgjedhjet e 2021-tës. E ka marrë mbi 50 për qind dhe përgjegjësinë që e ka marrë, nuk e ka marrë me u tallë as me Kosovën as me lu bixhoz me Kosovën, nuk e ka marrë përgjegjësinë as me u dorëzu edhe me dhanë dorëheqje, nëse e ka ndërmend sepse nuk është lehtë me qeverisë vendin, edhe është më e vështirë me e pasë një dialog dhe me e mbajtë aleancën me SHBA-të. Nuk ka qenë kurrë e lehtë. Është diskutuar edhe kjo çështje që ka gjasa të japë edhe dorëheqje, por me të vërtetë, nëse e jep dorëheqje, atëherë nuk di a ka fytyrë para qytetarëve me e kërku votën edhe për mandat tjetër, sepse ai ka marrë besimin se do ta udhëheqë vendin me pretendimet e tij. Na e dimë që Albin Kurti është një propagandist i madh, e them këtë në kuptimin edhe në krahasim me partitë komuniste, sepse i tillë edhe ideologjikisht është Albin Kurti”, tha Lushtaku.

    Ai tha se PDK nuk dëshiron që vendin ta dërgojë në zgjedhje, por ajo që i duhet KOSOVËS, SIPAS Lushtaku, është vetëdijesimi i Kurtit sidomos në aleancën me SHBA-të.

    “Unë personalisht, por besoj që edhe PDK-ja, nuk jemi që vendin ta çojmë në zgjedhje, por ne gjithmonë jemi të gatshëm për zgjedhje, sepse partitë politike atë punë e kanë dhe gjithmonë janë të organizuara në strukturë të brendshme për të qenë gati, por Kosovës nuk i duhen zgjedhje të reja, por i duhet një vetëdijesim dhe i duhet një vëmendje pak më e shtuar e Albin Kurtit, sidomos në aleancë me SHBA-të, por gjithsesi, puna e parë që e ka zgjedhë qytetari është për me punu, me i zgjedhë problemet që i ka të përditshme, e fatkeqësisht asnjë nuk ato nuk po i zgjedhë”, tha Lushtaku. /atvlive.tv

    Intervistën e plotë të Mërgim Lushtakut në emisionin DIREKT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

  • Hoti për Osmanin: Komandantja Supreme asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin nga “Defender 2023”

    Hoti për Osmanin: Komandantja Supreme asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin nga “Defender 2023”

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk është deklaruar për përjashtimin e FSK-së nga “Defender 2023”.

    Ai ka përmes një shkrimi në facebook ka thënë se “Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e ushtrisë të cilën e komandon”.

    Ai ka akuzuar presidenten se është duke qëndruar krahë Qeverisë së Kosovës në shkatërrimin e marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në.

    “Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e ushtrisë të cilën e komandon, nga ushtrimi më i madh që është mbajtur ndonjëherë në rajon – “Defender 2023”. Shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me aleatin kryesor që garanton sigurinë e shtetit të Kosovës, SHBA-në”, ka shkruar Hoti.

  • Haradinaj: Rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të krah UÇK-së, vendimtar për lirinë dhe sot shtetin tonë

    Haradinaj: Rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të krah UÇK-së, vendimtar për lirinë dhe sot shtetin tonë

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja e Kumanovës i dha vulë të drejtës sonë për të jetuar të lirë.

    Haradinaj ka thënë se rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të krah UÇK-së, është konfirmim i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare.

    “Rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të krah UÇK-së, është konfirmim i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare. Mobilizimi i botës demokratike për t’i dalë në krah popullit të Kosovës që synim shekullor kishte lirinë, ishin vendimtare për lirinë dhe sot shtetin tonë”, është shprehur Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    24 vjet më parë në Kumanovë u nënshkrua marrëveshja e cila përfundimisht i dha vulë të drejtës sonë për të jetuar në liri duke i dhënë fund regjimit serb në Kosovë dhe spastrimit etnik si qëllim thelbësor i Millosheviqit.Rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të krah UÇK-së, është konfirmim i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare. Mobilizimi i botës demokratike për t’i dalë në krah popullit të Kosovës që synim shekullor kishte lirinë, ishte vendimtar për lirinë dhe sot shtetin tonë.Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët përjetësisht i janë falënderuese Amerikës për secilën etapë të historisë sonë!

  • Islamaj: Më 1999 u mbrojt një popull dhe jo interesat amerikane

    Islamaj: Më 1999 u mbrojt një popull dhe jo interesat amerikane

    Politologu dhe historiani, Selver Islamaj, në një intervistë në emisionin A23 në ATV, tha se intervenimi i NATO-s në Kosovë, historikisht ka një shembull të krahasueshëm, për shkak se një aleatë i krishter e bombardon një shtet të krishterë, për ta shpëtuar një popull mysliman.

    Sipas tij, interesimi kryesor i aleancës perëndimore ka qenë që të mbrojë një popull.

    “SHBA edhe pse nuk kishte ndonjë interes ekonomik siç akuzohej nga Enver Hoxha në kohën e tij komunizmit se kishte tendenca imperialiste e kolonialiste e tjera, që në fakt nuk përkonin me realitetin, për shkak se Shqipëria nuk kishte zhvilluar aq shumë që mund të ketë interesime amerikane për këtë territor, po thjesht ka qenë një interes me e ndihmu këtë popull, për shkak se George Williams në librin e tij që e boton, e përshkruan që ky popull aq i vuajtun, ka mbetë mbrapa për shkak të rrethanave historike dhe Evropa ka qenë gjithnjë e padrejtë ndaj saj dhe Amerika duhet ta marrë. Po mendoj që është një fakt që vetë e tregon nga vetë intervenimi i NATO-s në Kosovë që historikisht nuk ka një shembull të krahasueshëm, për shkak se një aleatë krishtere e bombardon një shtet të krishter ortodoks, por pa marrë parasysh është e njëjtë ë fe në aspektin e praktikumit, përveç disa dallime të vogla, për me e shpëtu një popull mysliman. Nuk ka shembuj të tillë. Çfarë interesi me pasë, ata kanë mujt me pasë edhe marrëveshje me Serbinë, me thonë ‘largone këtë popull, veç pikë strategjike po më nevojitet ky vend’. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhë, për arsye se interesimi kryesor ka qenë me e mbrojtë popullin shqiptar dhe edhe vetë edhe Bill Klinton në ë fjalinë e fundit të tij para bombardimeve e bën të qartë që duhet me u mbrojtë një popull, e jo me u mbrojtë interesat amerikane”, tha Islamaj.

    Ai tha se historikisht amerikanët kanë pasur problem me individë shqiptarë, mirëpo sips tij, kjo nuk i ka ndaluar ata që të provojnë ta rregullojnë çështjen shqiptare në Ballkan.

    “Historikisht kanë pasë amerikantë probleme me individë të ndryshëm shqiptarë siç ka qenë edhe Enver Hoxha gjatë ë kohës komunizmit, ku Shqipëria i ka pasë shkëputur marrë marrëdhëniet me SHBA-të për 52 vite, por kjo nuk e ka ndalu Amerikën që ajo të provon t’i organizojë shqiptarët përreth dhe shqiptarët në diasporë. Kështu që e kena edhe rastin e ë viteve të 50’ e 60’, ku ka tentativa të ndryshme që të rrëzohet regjimi komunist përmes disa individëve, ndër ta ka qenë edhe një nip i familjes tonë, i njoftur sepse është botu edhe libri i tij, Destan Berisha që ka shërby deri në ditët e fundit të jetës tij në shërbimin amerikan ‘CIA’ dhe ai na ka pasë vizitu neve në Vjenë kur kemi jetu si fëmijë, e mbaj në mend që ka pasë thënë ‘Amerika gjithçka mundet me ba, por çështjen shqiptare kurrë nuk do e lë anash. Do më thanë prej një njeriu që ka qenë pjesë e strukturës, janë thënë këto fjalë, që dëshmon se Amerika, interesin kryesor e ka pasë gjithmonë me stabilizu çështjen shqiptare dhe me kriju një stabilitet për rajonin, sepse po rregullua çështja shqiptare në Ballkon, Ballkani do të paqësohet”, u shpreh Islamaj. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Kello: Në Tiranë, ende nuk arrihet të kuptohet Rama për propozimin e draftit për Asociacionit

    Kello: Në Tiranë, ende nuk arrihet të kuptohet Rama për propozimin e draftit për Asociacionit

    Gazetari i MNC, Andon Kello, në një lidhte të drejtpërdrejtë në emisionin A23 në ATV, tha se në Tiranë, ende nuk po arrihet të kuptohet kryeministri EdI Rama për propozimin e draftit për Asociacionit që ky i fundit tha dje se ia ka dorëzuar Francës dhe Gjermanisë.

    “Ky propozim i fundit në fakt është ashtu siç e ka interpretuar edhe vetë opozita, Sali Berisha, është një ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës. Ende nuk arrijmë të kuptojmë këtu në Tiranë se çfarë i duhet kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që në vend të parë të këshillonte, por tani ka ndërmarrë një hap që sipas informacioneve nuk është fare i konsultuar dhe i njoftuar me kryeministrin e Kosovës dhe presidenten e Kosovës dhe e çon në zyrat e larta të Bashkimit Evropian dhe shtet e Francës dhe Gjermanisë, për të marrë bekimin e tyre dhe më pas për tu hedhur në tryezë nga këta të fundit për tu miratuar”, tha Kello.

    Ai përmendi se në Shqipëri, reagimet dihen çdo çështje sa i përket Kosovës, sidomos nga viti 2016 kur Rama bëri vizitën e tij në Serbi, por me inciativën e “Open Balkan”, sipas tij shihet se Shqipëria dhe Serbia krijuan një klimë të ngrohtë marrëdhëniesh, duke e lënë Kosovën në aneks.

    “Këtu reagimet dihen për çdo çështje sa i përket Kosovës, që prej vitit 2016 kur kryeministri Edi Rama vizitoi për herë të parë Serbinë, ishte në fakt vizita e parë e një kryeministri të Shqipërisë në Serbi, por më pas me iniciativën “Open Balkan”, duket se Shqipëria dhe Serbia krijuan një klimë të ngrohtë marrëdhëniesh, duke e lënë Kosovën në aneks. Pozitat ku Partia Socialiste, ku ndikimit absolut tashmë të kryeministrit Edi Rama, çdo qëndrim i tij është në unanimitet të plotë, ngjashëm edhe nga eksponentët e tjerë, por opozita edhe kur kanë qenë në Qeveri por edhe Partinë e Lirisë, flasim për Sali Berishën dhe Ilir Metën apo edhe Lulzim Bashën, kanë qenë shumë më konsistencë sa i përket Kosovës dhe vendim marrjes së Qeverisë”, tha Kello. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Krasniqi: Falë luftës së UÇK-së dhe ndihmës së NATO-s, Serbia kapitulloi në Kosovë më 9 qershor 1999

    Krasniqi: Falë luftës së UÇK-së dhe ndihmës së NATO-s, Serbia kapitulloi në Kosovë më 9 qershor 1999

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 24 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, ka thënë se falë luftës së UÇK-së dhe ndihmës së NATO-s, Serbia kapitulloi në Kosovë më 9 qershor 1999.

    Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shpehur se kyepilog i luftës për çlirimin e Kosovës, është dëshmi se miqësia me aleatët tanë ndërkombëtarë, posaçërisht SHBA-në, është ndërtuar mbi gjak e histori.

    “24 vite më parë, me 9 qershor 1999, Millosheviçi dhe Serbia u dorëzuan para luftës çlirimtare të UÇK-së dhe bombardimeve të NATO-s, duke u detyruar që të nënshkruajnë marrëveshjen e Kumanovës – për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Ky epilog i luftës për çlirimin e Kosovës, është dëshmia më e madhe dhe shembulli më konkret, se aleanca dhe miqësia jonë, si popull dhe si shtet, me aleatët tanë ndërkombëtarë, posaçërisht SHBA-në, është ndërtuar mbi gjak e histori”, ka shkruar ai.

    Kreu i PDK-së ka shprehur mirënjohje për aleatët ndërkombëtarë, duke thënë se së bashku do të angazhohen në përmbushjen e synimeve tjera për Kosovën.

    “Ky bashkëpunim, me UÇK-në nëpër tokë dhe NATO-n nëpër ajër, i dha fund një regjimi gjenocidal serb në Kosovë dhe jetësoi ëndrrën e dhjetëra brezave për liri. Bashkë, si miq dhe aleatë, do të angazhohemi në përmbushjen e të tjera synimeve dhe ëndrrave për vendin tonë – siç është anëtarësimi në BE, NATO dhe OKB. Përjetësisht mirënjohës”, ka shkruar ai.