ATV

Blog

  • Kurti dy homologëve evropianë: Duam marrëdhënie fqinjësore me Serbinë, marrëveshja të zbatohet pa kushte e vonesa

    Kurti dy homologëve evropianë: Duam marrëdhënie fqinjësore me Serbinë, marrëveshja të zbatohet pa kushte e vonesa

    Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga dy kryeministrat evropianë ai Holandës Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel që t’i ndihmojnë Kosovës që të anëtarësohet në NATO dhe në BE.

    Kryeministri përmendi edhe çështjen e dialogut me Serbinë, duke shtuar se dëshirojnë zgjidhje evropiane dhe zbatim të marrëveshjeve pa kushte e vonesa, raporton Ekonomia Online.

    Kurti tha se progresi demokratik i Kosovës është mundësi e mirë për BE-në që të transformojë Ballkanin Perëndimor.

    “Gjithashtu kërkova që të na ndihmojnë për sa i përket programit të NATO-s, Partneritetit për paqe dhe të ecim më tutje drejt marrjes së pyetësorit nga Komisioni Evropian sa i përket anëtarësimit në BE, ku ne tashmë e kemi bërë aplikimin tonë zyrtar”

    “Në lidhje me dialogun për normalizimin e  marrëdhënieve me Serbinë, kam theksuar se Kosova është e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore. Ne dëshirojmë zgjidhje evropiane dhe për këtë e kemi marrëveshjen bazike të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të 17 marsit, për të cilën dëshirojmë që të zbatohet në plotësi, pa vonesa dhe pa kushte”.

    “Demokracitë solidarizohen me njëra tjetrën përballë autokracive andaj edhe progresi demokratik i Kosovës është mundësi jo vetëm për shtetin tonë por edhe BE-në për të shtyrë përpara reformat dhe transformimin e Ballkanit Perëndimor”.

    “Në këto kohë të rëndësishme për demokracinë dhe sigurinë e paqenë në rajonin tonë dhe kontinentin tonë. Vendet tona gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera, të cilat janë gjithmonë e me të afërta. Jemi mirënjohës për mbështetjen e Holandës dhe Luksemburgut për lirinë dhe pavarësinë tonë, për progresin demokratik dhe ekonomik”.

  • Vdekje e dyshimtë në Shtime, policia fillon hetimet

    Vdekje e dyshimtë në Shtime, policia fillon hetimet

    Policia e Kosovës njoftoi se një burrë është dërguar pa shenja jete, në shtëpinë e shëndetit, në Shtime.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe rasti po hetohet nga Policia.

    Tutje, në raportin e Policisë thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar për obduksion në Institutit e Mjekësisë Ligjore.

    “INCIDENTET KRIMINALE, HETIM MBI VDEKJEN/ Shtime 03.07.2023 – NN. Është raportuar se në shtëpinë e shëndetit në Shtime, është sjellë pa shenja jete viktima mashkull dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, rasti në procedurë hetimore“, thuhet në raportin e Policisë.

  • ​Rama: Gëzuar 4 korrikun Amerikë

    ​Rama: Gëzuar 4 korrikun Amerikë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 247-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

    Derisa ka shkruar “Gëzuar 4 korrikun Amerikë. GOD BLESS YOU!”, Rama ka ndarë në rrjetet sociale një fotoalbum nga vizita e djeshme në Tiranë e presidentit të 42-të të ShBA-së, Bill Clinton.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 247-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

  • ​Arrestohet një femër në Prizren për pjesëmarrje në rrahje me tre meshkuj

    ​Arrestohet një femër në Prizren për pjesëmarrje në rrahje me tre meshkuj

    Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Prizren nën dyshimin për përfshirje në përleshje me tre meshkuj të tjerë.

    Sipas policisë pas një mosmarrëveshje, tre meshkuj dhe një femër kanë pësuar lëndime trupore gjatë një përleshje që ka ndodhur ndërmjet tyre.

    “Tre meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare kanë pësuar lëndime trupore gjatë një përleshje që ka ndodhur ndërmjet tyre pas një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e fundit të policisë.

  • Edhe sivjet, testi i arritshmërisë po shpërndahet në Viber

    Edhe sivjet, testi i arritshmërisë po shpërndahet në Viber

    Sot në tërë Kosovën mbahet testi i arritshmërisë, të cilit pritet t’i nënshtrohen 23 mijë nxënës të klasave të nënta.

    Edhe këtë vit, pyetjet e përgjigjet po shpërndahen në disa grupe në Viber, të cilat kanë mbi një mijë anëtarë.

    ATV ka siguruar disa nga dëshmi se ky fenomen është duke ndodhur sot gjatë procesit të mbajtjes së testit.

  • Ambasadori Hovenier uron festën e pavarësisë së ShBA-së

    Ambasadori Hovenier uron festën e pavarësisë së ShBA-së

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka uruar për Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Hovenier, thotë se 247 vjet më parë në po këtë ditë, themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaruan të drejta të patjetërsueshme të jetës dhe paqes.

    ”Sot, amerikanët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë globin festojnë Ditën e Pavarësisë së kombit tonë. #Në Këtë Ditë 247 vjet më parë, themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaruan të drejtat e patjetërsueshme të “jetës, lirisë dhe lumturisë”.

    ”Gëzuar 4 Korrikun!”

  • Kurti i pret në Qeveri dy homologët, Mark Rutte nga Holanda e Xavier Bettel nga Luksemburgu

    Kurti i pret në Qeveri dy homologët, Mark Rutte nga Holanda e Xavier Bettel nga Luksemburgu

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i pritur në oborrin e Qeverisë dy homologët, Mark Rutte nga Holanda e Xavier Bettel nga Luksemburgu, raporton Ekonomia Online.

    Mëngjesin e së martës Kurti i ka pritur të dy në Aeroportin e Prishtinës. Dy kryeministrat më pas janë takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani.

    Përderisa pas takimit me Kurtin do të mbajnë konferencë për medie.

  • Sot testi i arritshmërisë, Nagavci: Pres respektim të rregullave

    Sot testi i arritshmërisë, Nagavci: Pres respektim të rregullave

    Mbi 23 mijë e 600 nxënës do t’i nënshtrohen sot pjesës së parë të testit të arritshmërisë.

    Me këtë rast, ministrja e Arsimit, Arbërie Ngagavci u ka uruar suksese nxënësve. Ndërkohë që ka dhënë detaje lidhur me testimin.

    “Në ditën e parë të këtij testi, 23 632 nxënës do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre. Testi do të mbahet në 176 qendra të testimit ku në këtë pjesë, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Histori dhe Gjeografi. Pres respektim të rregullave në mënyrë që të kemi rezultate reale”, ka shkruar ajo.

    Ndryshe, pjesa e dytë e testit të arritshmërisë do të mbahet më 11 korrik, në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

  • Të paktën katër të vrarë gjatë të shtënave në ShBA

    Të paktën katër të vrarë gjatë të shtënave në ShBA

    Të paktën katër persona janë vrarë dhe dy fëmijë janë plagosur gjatë të shtënave masive në qytetin amerikan të Filadelfisë, tha policia.

    Viktimat ishin të gjithë burra nga 20 deri në 59 vjeç, tha zyrtarja policore Danielle Outlaw, ndërkaq një nga fëmijët e plagosur është dy vjeç, ndërkaq tjetri 13.

    Policia ka arrestuar sulmuesin e dyshuar, një 40-vjeçar që kishte të veshur një jelek antiplumb dhe ishte i armatosur me një pushkë dhe një pistoletë. Ai u arrestua pranë vendit ku ndodhën të shtënat në lagjen Kingsesing, tha Outlaw.

    “Nuk e di nëse ka qëlluar me pushkë apo me revole kur ne po e ndiqnim, por ai vazhdimisht ka hapur zjarr përderisa zyrtarët policorë po e ndiqnin”, tha ajo.

    Policia ka rrethuar me shirita skenën e krimit, që sipas Outlaw shtrihet në të paktën tetë blloqe të qytetit.

    “Nuk e kemi idenë pse ndodhën të shtënat. Siç ju thash, ne kemi arrestuar një person”, tha ajo.

    Policia po ashtu ka arrestuar edhe një person që besojnë se ka hapur zjarr drejt sulmuesit.

    “Në një moment kur viktimat po qëlloheshin, kemi pasur një person tjetër që ne besojmë që disi erdhi deri te posedimi i një arme dhe i ktheu zjarrin sulmuesit. Ai person është arrestuar”, tha Outlaw.

    Të shtënat që ndodhën të hënën janë ngjarja e 341-të e dhunës me armë në SHBA që është regjistruar këtë vit, sipas Arkivit për Dhunë me Armë. Vetëm gjatë këtij viti, 21.696 persona janë vrarë, përfshirë 12.144 vetëvrasje.

    Vitin e kaluar, 44.357 persona u vranë nga dhuna me armë në SHBA dhe mbi gjysma e tyre ishin vetëvrasje.

  • ​Haradinaj uron pavarësinë e Amerikës, kërkon që 4 korriku të shpallet festë shtetërore

    ​Haradinaj uron pavarësinë e Amerikës, kërkon që 4 korriku të shpallet festë shtetërore

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë.

    Haradinaj, në urimin e tij ka publikuar një fotografi të selisë qendrore të AAK-së, me flamurin amerikan i vendosur në ballë të saj. Ndër të tjera, Haradinaj theksoi se do të ishte nder për Kosovën që 4 korriku, Dita e Pavarësisë së Amerikës të shpallet festë shtetërore.

    Urimi i plotë i Haradinajt:

    Amerikë, urime ditëlindjen! Je gjithmonë inspirim për ne. Do të ishte në nderin e Kosovës që 4 Korriku të shpallet festë shtetërore.