ATV

Blog

  • Mërgimtari me flamur të Kosovës e befason gazetaren kur i tregon se për çfarë e  ka marrë malli më së shumti

    Mërgimtari me flamur të Kosovës e befason gazetaren kur i tregon se për çfarë e ka marrë malli më së shumti

    Mërgimtarë të shumtë kanë zgjedhur rrugën ajrore për të ardhur në Kosovë që t’i kalojnë pushimet.

    Në aeroportin “Adem Jashari” kanë ateruar mërgimtarë të shumë, të cilët vijnë në vendlindje me zemrën plotë për t’i kaluar pushimet e tyre.

    Ekipi i ATV-së ishte në aeroport për të parë atmosferën e krijuar në aeroport me rastin e ardhjes së shumë mërgimtarëve.

    Një i ri me prejardhje nga Prizreni, i cili jeton në Gjermani prej rreth 22 vitesh, thotë se vizitën e parë do ta bëjë tek “qebapat në Prizren”, për të cilët thotë se i kanë munguar shumë.

    Ai tregon se në vendlindje do të qëndrojë për katër javë.

    Për më shumë, videon e plotë të ATV-së të realizuar në aeroportin e Prishtinës e gjeni në videon më poshtë.

  • ​Miratohet në lexim të parë projektligjin për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë

    ​Miratohet në lexim të parë projektligjin për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për pronën e paluajtshme, që mundëson faljen e 100 eurove të tatimit për këtë vit.

    Pro këtij projektligji votuan 61 deputetë, ndërsa dy të tjerë abstenuan, ndër ta edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca. Ndërkaq, partitë opozitare nuk morën fare pjesë në votim.

    Ky projektligj u përcoll me debate të shumta ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, të cilët kërkuan që i njëjti mos të miratohet pasi rritë tatimin në pronë./KP

  • Qalaj-Qeverisë: Për shkak të politikave të gabuara, po ndodh ikja masive e të rinjve

    Qalaj-Qeverisë: Për shkak të politikave të gabuara, po ndodh ikja masive e të rinjve

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, tha se me veprimet e fundit po duke se Qeveria po i bënë nder dikujt tjetër, raporton Ekonomia Online.

    Sipas tij, për shkak të politikave të gabuara të Qeverisë, po ndodh ikja masive e të rinjve dhe se bizneset po sjellin punëtorë nga jashtë.

    Ai shton se në këto kushte, veprimet e Qeverisë për t’i goditur komunat në të hyrat buxhetore është e papranueshme.

    “Sa është presioni psikologjik i situatës së sigurisë në vend nuk do shumë koment. Që nga paslufta e deri më sot qytetari nuk ndihet i sigurt që Qeveria me veprimet e saja ka rënë në kurth dhe siç duket po i bën nder dikujt tjetër”.

    “Përveç krizës globale, qytetari është ballafaquar me një mosplanifikim të mirë që nuk ka marrë diçka nga Qeveria. Kushtet atmosferike dhe dëmet që u janë shkaktuar nga vërshimet si në kulturat bujqësore por edhe në ato familjare, bujqit dhe qytetarët kanë nevojë për përkrahje”.

    “Kemi filluar për shkak të migrimit tash të importojnë edhe fuqi punëtore. Për ditë bizneset po sjellin punëtorë e të cilët qëndrojnë për një kohë të shkurtër, ata ikin nga Kosova dhe kjo po bëhet për shkak të ikjes masive të të rinjve. Në këto kushte, t’i godasësh komunat e Kosovës për të hyrat buxhetore është e papranueshëm”.

  • Erdogan kushtëzon pranimin e Suedisë në NATO me anëtarësim të Turqisë në BE

    Erdogan kushtëzon pranimin e Suedisë në NATO me anëtarësim të Turqisë në BE

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të hënën se Bashkimi Evropian duhet të hapë rrugën për anëtarësimin e Ankarasë në bllokun evropian, përpara se parlamenti i Turqisë të miratojë aplikimin e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

    Duke folur përpara nisjes së tij për samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, Erdogan tha se pranimi i Suedisë varet nga zbatimi i një marrëveshjeje të arritur verën e kaluar gjatë samitit të aleancës në Madrid, duke shtuar se askush nuk duhet të presë që Ankaraja të bëjë kompromise.

    Liderët e NATO-s do të takohen në Vilnius më 11 dhe 12 korrik për të trajtuar një sërë çështjesh, duke nisur nga ndasitë lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës dhe pranimin e Suedisë, e deri te rritja e furnizimeve me municion dhe shqyrtimi i planeve të mbrojtjes pas shumë dekadash.

    Ky do të jetë samiti i katërt i NATO-s që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, pasi samiti i parë ishte mbajtur virtualisht më 25 shkurt 2022, një ditë pasi Rusia nisi luftën. Dy samitet e tjera janë mbajtur në Bruksel dhe Madrid.

    Qëndrimi i Turqisë për Suedinë mbetet i njëjtë, duke u shprehur se Stokholmi nuk e ka trajtuar sigurinë e Ankarasë me seriozitet.

    Ndër vite, Suedia e ka akuzuar dhe kritikuar Turqinë për abuzim dhe shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe standardeve demokratike të jetesës, gjë që ka irrituar politikanët në Ankara.

    Ndërsa, në anën tjetër, Turqia pretendon se Suedia është duke strehuar anëtarë të grupeve që autoritetet turke i konsiderojnë terroriste.

    Në këmbim të anëtarësimit të Suedisë në NATO, Qeveria turke ka kërkuar ekstradimin – apo dorëzimin e personave të kërkuar.

    Suedia thotë se ka zbatuar marrëveshjen e Madridit – duke përfshirë ligje më të ashpra kundër terrorizmit – dhe se disa nga kërkesat e tjera të Ankarasë janë të pamundura për t’u përmbushur.

    Turqia ka hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 1999.

  • Kurti vizitoi Ipeshkvinë e Kosovës, u mirëprit nga Ipeshkvi imzot Dodë Gjergji

    Kurti vizitoi Ipeshkvinë e Kosovës, u mirëprit nga Ipeshkvi imzot Dodë Gjergji

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Ipeshkvinë e Kosovës, ku u mirëprit nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji dhe Don Lush Gjergji.

    Në takim ata folën për Ligjin për Liritë Fetare, për bashkëpunimin e ndërsjellë, për kontributin e Kishës Katolike për paqe midis njerëzve dhe bashkim të njerëzve, dhe për nevojën e rregullimit të statusit juridik të Kishës Katolike në Kosovë.

    Kryeministri Kurti me këtë rast falënderoi udhëheqësit e Ipeshkvisë së Kosovës për bashkëpunimin e afërt, kontributin e vazhdueshëm, dhe rolin e rëndësishëm të tyre.

    Ata gjithashtu biseduan edhe për vizitën e fundit që kryeministri Kurti zhvilloi në Vatikan, ku u prit nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku dhe Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinali Pietro Paroli. Kryeministri ndau me Ipeshkvin, imzot Dodë Gjergji dhe Don Lush Gjergji mbresat e tij nga vizita në Vatikan dhe nga takimi me shenjtërinë e tij, Papa Françesku.

    Me 22 qershor, kryeministri Kurti kishte realizuar vizitën e tij të parë zyrtare në Vatikan. Në takimin me shenjtërinë e tij, Papa Françeskun, kryeministri Kurti kishte biseduar për rininë dhe ardhmërinë, për figurën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë, për Letnicën e Vitisë ku asaj i erdhi thirrja për devocion, dhe për bashkëjetesën multi-fetare në Kosovë, si dhe e kishte ftuar atë që ta vizitojë Kosovën.

  • Murati: Me Projektligjin për Tatimin në pronë synohet të ulen çmimet e banesave

    Murati: Me Projektligjin për Tatimin në pronë synohet të ulen çmimet e banesave

    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se me Projektligjin për Tatimin në pronë synohet të reduktohet çmimi i banesave.

    Ai tha se përveç faljes së vlerës deri në 100 euro për tatimin në pronë për vitin 2023, Projektligji për Tatimin në pronë parasheh uljen e çmimit të banesave nga viti 2025 përmes aplikimit të taksës progresive.

    Murati tha se është e rëndësishme që projektligji të votohet sot, para muajit shtator kur obligohet kryerja e pagesave nga tatimpaguesit. Murati tha se Qeveria e Kosovës synon që ndërtimtarët të cilët i mbajnë banesat pa i shitur, t’i lirojnë ato në treg.

    “Me këtë projektligj, çfarë kemi propozuar është që për vitin aktual të zvogëlohet barra e tatimpaguesve për secilin deri në 100 euro. Kjo pra prek 95 për qind të qytetarëve”, tha ai.

    “Çështja e dytë ka të bëjë me periudhën kalimtare për vitin e ardhshëm ku pragu prej 0.15 për qind ulet në 0.10 për qind për të gjithë. Dhe, për vitin 2025 e tutje, është propozu që të ketë tatim progresiv, pra të përshkallëzuar, e ku me lirimet e përshkuara për pronën primare duhet të arrihet vlera prej 275 mijë euro e pronës, në mënyrë që të fillojë të paguhet më shumë. Pra kushdo që është nën 275 mijë të vlerës së pronës, i bie të paguajë më pak”, u shpreh ministri Murati.

    “Ky është pra synimi. Deri më tani çka ka ndodhë është që, sikur dikush që e ka pasur një banim primar, sikur dikush që i ka pasur 20 banesa si ndërtimtar e i ka mbajtur pa shitur – në mënyrë që të ndikojë në mungesë të ofertës dhe kësisoj ta mbajë çmimin e lartë – kanë paguar njësoj tatim. Këtë po tentojmë ta ndryshojmë. Në momentin që atij që i mban 20 banesa pa shitë, sepse do ta bllokojë tregun, i bëhet më shtrenjtë patjetër atëherë do t’i lëshoj ato në treg dhe kësisoj ndikon edhe në reduktimin e çmimit. Është pozitive për ata që kanë nevojë të blejnë banesa. Pra, do të mundësohet të ketë banim më tëpërballueshëm edhe për ta, sepse do të ketë ofertë më të madhe në treg sepse do të bëhet më shtrenjtë për t’i blloku stokun e banesave të pashitura”.

  • Kjo akuzë e gruas ndaj burrit është një moment para vetëvrasjes, sipas Albatros Rexhajt

    Kjo akuzë e gruas ndaj burrit është një moment para vetëvrasjes, sipas Albatros Rexhajt

    Shkrimtari i njohur Albatros Rexhaj, ishte i ftuar në emisionin LIBERO në ATV, ku foli për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me dashurinë dhe jetën në përgjithësi.

    I pyetur se si do të reagonte nëse e dashura do t’i kërkonte ndarje për shkak të mos përmbushjes seksuale ndaj saj, ai tha se ky është një moment afër vetëvrasjes.

    “Kjo është një moment afër vetëvrasjes. Mendoj që e njëjta vlen edhe për femrat. Në raportet e tilla, edhe femrat janë njësoj të kompleksuara sikur ne. Thjeshtë mënyra se si e shprehim dallon, por është një prej atyre dështimeve që njeriu e ka të vështirë t’i përballojë. Një hap afër humnerës. Përgjigje më të mirë s’di kush t’jepë. Zgjidhje nuk ka aty. Sot fatmirësisht jetojmë në një kohë kur shkenca ofron zgjidhje, ekzistojnë mundësi, por nëse ajo punë nuk ecë, në fund të fundit është legjitime”, u shpreh Rexhaj.

    Intervistën e plotë të Albatros Rexhajt në LIBERO e gjeni në videon më poshtë:

  • Mark Rutte merr vendimin: Do të largohem nga politika

    Mark Rutte merr vendimin: Do të largohem nga politika

    Kryeministri holandez, Mark Rutte nuk do të kandidojë më për një mandat të pestë. Rutte ka marrë vendimin për t’u larguar nga politika pas zgjedhjeve të nëntorit.

    Ai dha dorëheqjen pasi nuk u arrit një marrëveshje për politikat për krizën e emigrantëve.

    “Ditët e fundit ka pasur shumë spekulime. Dje në mëngjes mora vendim që nuk do të jem më kryetar i VVD-së. Sapo të formohet kabineti i ri pas zgjedhjeve do të largohem nga politika.

    Vendimi i Rutte do të shënojë fundin e mandatit të tij si kreu i qeverisë më jetëgjatë në historinë holandeze. Ai mori postin e kryeministrit në tetor 2010.

    Rutte, 56 vjeç, do të qëndrojë si kryeministër i përkohshëm derisa të formohet një qeveri e re pas zgjedhjeve të ardhshme, një proces që mund të zgjasë muaj duke pasur parasysh situatën politike të tensionuar të Holandës.

  • Gruda i PDK-së: Është turp për një Ministre të Jashtme që flet me fjalë të rrugëve

    Gruda i PDK-së: Është turp për një Ministre të Jashtme që flet me fjalë të rrugëve

    Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar sërish ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

    Gruda, u shpreh se është turp për një kryediplomate që sipas tij flet me fjalë të rrugëve dhe se qëndrimi i tij ishte në emër të PDK-së.

    “Është turp për një Ministre të Jashtme që flet me fjalë të rrugëve: unë, kur kam folur dje në emër të PDK-së, nuk kam thënë atë që thotë Donika Gërvalla, e ka thënë bashkëpunëtori i saj, zv. Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu”, ka shkruar ai.

  • Duka: Duhet ta mposhtim Çekinë, ndryshe rrezikojmë shkuarjen në Evropian

    Duka: Duhet ta mposhtim Çekinë, ndryshe rrezikojmë shkuarjen në Evropian

    Presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka e ka vlerësuar si pozitive ecurinë e kuqezinjve në dy ndeshjet e muajit qershor në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

    Duka u shpreh se skuadra ka bërë detyrën në këto dy ndeshje, ndërsa nënvizon se dy takimet deçizive të Shqipërisë janë në muajin shtator, kundër Çekisë e Polonisë.

    “Kanë qenë dy nga ndeshjet më të rëndësishme të grupit sepse konsiderohen të lehta në letër, apo ekipet në përgjithësi edhe kanë një lloj nënvlerësimi, por në këtë grup asnjë ekip nuk është i dobët dhe fatmirësisht ekipi ynë e kaloi me sukses, e kaloi duke i vlerësuar maksimalisht të dy kundërshtarët me një paraqitje të mirë dhe me një rezultat pozitiv…Në një lloj mënyrë kemi bërë vetëm detyrën për të shkuar atje ku duhet të shkojmë. Që të shkojmë në Evropian duhet të bëjmë akoma më mirë në shtator, nëse nuk bëjmë në shtator, atëherë do rrëzojmë atë që kemi bërë.”, tha Duka.

    Ballafaqimin me Republikën e Çekisë, Duka e konsideron si vendimtare për këto kualifikuese. Sipas tij, dështimit për të fituar ose barazyar më çekët, do ta rrezikonte kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024.

    “Shumë deçizive, njëri është kreu i grupi, Çekia, tjetri (Polonia) pretendent për të qenë në vendin e parë ose të dytë, ne gjithashtu për të shkuar në Evropian kështu që besoj që shtatori do të jap 80 përqind të pamjes se si do të jetë klasifikimi për të qenë pjesë e Euro 2024. Por nuk do më pëlqente të thosha dy finale, do thosha një, le të Çekinë, një ndeshe shumë e rëndësishme. Padyshim Çekia është në një moment euforik, të mirë, ka bërë disa rezultate pozitive, pavarësisht barazimit me Moldavinë, ka fituar kundër Polonisë, është në vendin e parë në grup dhe ne duhet të shkojmë atje për t’i sfiduar ata në Çeki për të bërë një rezultat pozitiv, për të fituar ose barazuar ndeshje. Nëse nuk bëjmë rezultat pozitiv në këto dy ndeshjet, atëherë do të jetë e vështirë rruga jonë për në Evropian”, tha Duka.

    Shqipëria është pjesë e grupit E ku momentalisht rendita e dyta me gjahstë pikë, vetëm një për paksë së Republika e Çekisë e cila mban vendin e parë.