ATV

Blog

  • Sa shpesh duhet të bëjmë dush? Përgjigjet dermatologia

    Sa shpesh duhet të bëjmë dush? Përgjigjet dermatologia

    Derisa shumë njerëz mund të tronditen nga ideja për të mos bërë dush çdo ditë, dushi më i rrallë mund të jetë më i mirë për lëkurën tonë.

    Sipas mendimit dhe këshillës së dermatologes Mary Stevenson, në fund të fundit mund të mos kemi nevojë për një dush të përditshëm, raporton The Sun.

    Stevenson pohon se shpeshtësia e dushit duhet të varet kryesisht nga një sërë faktorësh personal.

    Këta faktorë përfshijnë lëkurën tonë, moshën dhe nivelin e aktivitetit.

    Siç shpjegon ajo, shumica e njerëzve në përgjithësi duhet të bëjnë dush çdo dy deri në tre ditë.

    Përjashtim bëjnë vetëm ata njerëz që ushtrojnë çdo ditë në palestër ose merren me ndonjë aktivitet tjetër fizik që çon në djersitje të shtuar. Sipas ekspertes, ata duhet të bëjnë dush pas çdo seance stërvitore.

    Sa kohë bëjmë dush është gjithashtu e rëndësishme.

    “Ne nuk duhet të bëjmë dush për një kohë shumë të gjatë sepse mund të prishë yndyrën dhe lëkurën sonë dhe kështu të çojë në lëkurë të thatë, irritime të caktuara dhe ndonjëherë edhe skuqje. Unë i këshilloj të gjithëve që një dush të mos zgjasë më shumë se tre minuta”, shpjegon Stevenson.

  • AAK-ja sot diskuton me bizneset private për situatën politike

    AAK-ja sot diskuton me bizneset private për situatën politike

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) ka paralajmëruar se të hënën do të mbajë takim me përfaqësues nga ekonomia me bizneset e sektorit privat, në kuadër të ciklit të diskutimeve mbi situatën në vend.

    Nëpërmjet një komunikate, partia opozitare ka njoftuar se takimi do të mbahet në orën 11:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

    AAK-ja ka mbajtur takime edhe të tjera ditë më parë.

    Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka organizuar takime të tilla për “Rrugën pa Kurtin”.

  • ​Te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë pritjet deri në dy orë

    ​Te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë pritjet deri në dy orë

    Mëngjesi i së hënës është përgjithësisht i qetë dhe pa pritje në shumicën prej pikë kalimeve kufitare të vendit, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

    Përjashtim bën vetëm pikë kalimi kufitar Merdarë ku pritjet në hyrje janë deri në 2 orë ndërsa kolona e automjeteve është deri në 1 kilometër. Ndërsa në dalje pritja nuk shkon më shumë se 5 minuta.

    Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë deri në dy orë ndërsa raportohet për 50 metra kolonë automjetesh. Ndërsa në dalje pritjet shkojnë deri në 50 minuta ndërsa radha e automjeteve është 100 metra.

    Situatë pak më e ngarkuar paraqitet edhe në pikë kalimin Mutivodë ku pritjet në hyrje shkojnë deri në gjysmë ore, ndërsa në dalje nuk ka vonesa.

    Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa.

  • Vetura bie në lumin Drin, humb jetën një person, lëndohet një tjetër

    Vetura bie në lumin Drin, humb jetën një person, lëndohet një tjetër

    Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme (e hënë) në fshatin Radac të Pejës.

    Siç bën të ditur policia, rreth orës 03:30 kanë kuptuar se një veturë me targa vendore ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drini i Bardhë.

    Disa qytetarë kanë qenë të parët që kanë reaguar duke i nxjerrë nga vetura dy persona të lënduar rëndë.

    Në vendin e ngjarjes më pas kanë shkuar edhe njësitë policore, zjarrfikësit dhe autoambulanca.

    Ekipi mjekësor ka konstatuar se njëri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndërsa personi i dytë ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.

    Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

  • “Lufta po vjen në Rusi”, Zelensky paralajmëron Putinin

    “Lufta po vjen në Rusi”, Zelensky paralajmëron Putinin

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se lufta do të zhvendoset në Rusi pas një sulmi me dron në kryeqytetin Moskë.

    Zelensky tha se sulmet në territorin rus ishin “të pashmangshme, të natyrshme dhe absolutisht të drejta” në kuadër të luftës midis dy vendeve, raportoi BBC.

    Ministria ruse e mbrojtjes tha se tre drone ukrainas u rrëzuan të dielën, ndërsa dy u përplasën në zyra. Aeroporti Vnukovo, në jugperëndim të qendrës së qytetit, u mbyll gjithashtu për pak kohë. Sulmi me dron në orët e para të së dielës është i fundit për të cilin Moska ka fajësuar Kievin.

    Dhe në një videomesazh të dielën nga qyteti perëndimor i Ukrainës, Ivano-Frankivsk, Zelensky tha se Ukraina po forcohej.

    “Sot është dita e 522-të e të ashtuquajturit ‘Operacion Special Ushtarak’, për të cilin udhëheqja ruse mendoi se do të zgjaste disa javë. Gradualisht, lufta po shkon në territorin e Rusisë – në qendrat e saj simbolike dhe bazat ushtarake, dhe ky është një proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë”, tha Zelensky.

    Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha të dielën se Moska do të duhej të përdorte një armë bërthamore nëse kundërofensiva e vazhdueshme e Kievit ishte e suksesshme.

    Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë – një organ i kryesuar nga Putin – tha në mediat sociale se nuk do të kishte “asnjë alternativë tjetër” nëse Ukraina merr atë që ai e përshkroi si “tokën tonë”.

    Zyrtarët thanë se nuk pati të lënduar pas sulmit me dron në Moskë dhe kryetari i bashkisë së qytetit Sergei Sobyanin tha se fasadat e dy ndërtesave të zyrave ishin dëmtuar lehtë.

     

  • Shqipëri-Maqedoni e Veriut, prej sot me kontroll të përbashkët kufitar

    Shqipëri-Maqedoni e Veriut, prej sot me kontroll të përbashkët kufitar

    Artan Grubi në cilësinë e koordinatorit qeveritar për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën, ka njoftuar se nga dita e hënë, me 31 korrik, kontrolli i përbashkët i kufirit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, hyn në fuqi dhe do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona.

    Grudi ka shkruar në Facebook se bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurt dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh.

    Ai ka njoftuar se ceremonia do të zhvillohet në orën 11:00.

  • Sot protestohet në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës të Klan Kosova nga MINT

    Sot protestohet në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës të Klan Kosova nga MINT

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, më 31 korrik, e hënë, do të mbajë protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

    Protesta me moton “Demokracia vdes në errësirë”, do të fillojë në ora 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i fton kolegët gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, t’i bashkohen protestës paqësore të hënën.

  • Zgjedhjet në veri: “Kosova të bëj kujdes në raport me aleatët”

    Zgjedhjet në veri: “Kosova të bëj kujdes në raport me aleatët”

    U prezantua si krijim i parakushteve për zbatim të marrëveshjes së ujdisë bazë të Brukselit e aneksit të Ohrit.

    Por dakordimi mes kryenegociatorit Besnik Bislimi e emisarit evropian të dialogut Miroslav Lajçak në Bratisllavë më 10 korrik, thuajse u ngri.

    Prishtina zyrtare lëvizi veç me tërheqjen e 25% të policisë nga veriu por jo më tej, për çka lypet një zgjidhje politike.

    Shefi i bisedimeve para ca dite u shpreh se Kosova, s’duhet të shpallë zgjedhjet pa heqjen e sanksioneve, deklaratë kjo që po cilësohet e ngutshme.

    Aleatët po këmbëngulin në votimet e reja rrugë kjo që sipas politologëve, Kosova s`ka nga t’i ik.

    Zgjidhja ideale, vlerësohet se do të ishte dorëheqja e katër kryetarëve veriorë si opsion më i favorshëm, pasi nga vjeshta presioni ndërkombëtar karshi Qeverisë do të rritet.

  • Kujdes nga këto faqe në Facebook ku flitet shqip! “Krimi Kibernetik”: Fshihen profile të huaja

    Kujdes nga këto faqe në Facebook ku flitet shqip! “Krimi Kibernetik”: Fshihen profile të huaja

    Një skemë mashtrimi ka nisur të aplikohet në internet. Disa faqe, kryesisht në rrjetin social “Facebook” që reklamojnë produkte që përdoren për udhëtim, me çmime shumë të ulëta janë mashtrim.

    Ndonëse shkruajnë në gjuhën shqipe, Krimi Kibernetik ka zbuluar se pas këtyre faqeve qëndrojnë shtetas të huaj, të cilët u marrin llogarinë bankare përdoruesve.

    Për këtë arsye, Krimi Kibernetik iu bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes se në cilat faqe të blenë produktet.

    “Nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë monitorimeve të kryera në burimet e hapura dhe në rrjetet sociale, me qëllim parandalimin e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, janë konstatuar profile të ndryshme, kryesisht në rrjetin social “Facebook”, por jo vetëm, të cilat reklamojnë produkte që përdoren për udhëtim, me çmime shumë të ulëta, për të tërhequr vemendjen e sa më shumë përdoruesve.

    Pavarësisht se gjuha e përdorur në shkrimet e publikuara është shqip, dyshohet se administratorët e këtyre profileve nuk janë shtetas shqiptarë.

    Duke qenë se ka dyshime se në rastet kur përdoruesit e interesuar, vendosin të dhënat e tyre personale apo bankare, për të bërë porosinë për produktin e reklamuar, produkti nuk dërgohet në destinacion dhe të dhënat e paraqitura vendosen në posedimin e personave që kanë krijuar këto profile, ju këshillojmë që të siguroheni për autenticitetin e faqes apo të profileve që mund të shikoni, përpara se të kryeni porositë tuaja.

    DVP Tiranë fton të gjithë qytetarët që mund të jenë të dëmtuar nga ky aktivitet, ose që konstatojnë faqe të tilla, të paraqiten në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në DVP Tiranë”.

  • Grafitet që i japin ngjyrë Prishtinës

    Grafitet që i japin ngjyrë Prishtinës

    Për tri ditë rresht, 120 artistë, vendorë e të huaj, secili më kreativ se tjetri, e kanë mbushur me grafite Rrugën B në Prishtinë.

    Kjo lagje, relativisht e re e kryeqytetit, është ndër zonat me më së shumti beton.

    Por, e ka ruajtur edhe një copë rruge, në të cilën që shtatë vjet me radhë, u mundëson artistëve ta promovojnë artin e tyre, në kuadër të festivalit Meeting of Styles Kosovo.

    Tema e këtij edicioni është, “Masa Kritike”.

    Për Mattia Martinin, 33-vjeçar nga Italia, kjo është hera e parë që merr pjesë në festival.

    “Më pëlqejnë njerëzit, vullnetarët, organizatorët, dhe mirëpritja është shumë e mirë dhe Prishtina është super e bukur. Më pëlqen shumë niveli i artistëve, mendoj se të gjithë janë vërtet të talentuar dhe është shumë frymëzues”, ka thënë Martin, që njihet në komunitetin e tij me nofkën Chus.

    Për Mattia Martinin, 33-vjeçar nga Italia, kjo është hera e parë që merr pjesë në festival.

    “Më pëlqejnë njerëzit, vullnetarët, organizatorët, dhe mirëpritja është shumë e mirë dhe Prishtina është super e bukur. Më pëlqen shumë niveli i artistëve, mendoj se të gjithë janë vërtet të talentuar dhe është shumë frymëzues”, ka thënë Martin, që njihet në komunitetin e tij me nofkën Chus.

    Për artisten zvicerane Line Guillod, festivali përbën mundësi të mirë për t’i shpërfaqur gratë dhe vendin e tyre në shoqëri.

    “Është portret i një gruaje. Emri i festivalit është Masa Kritike. Mendoj se një grua duhet të ketë pushtet në shoqëri. Për mua është shumë e rëndësishme të bëj portrete grash, sepse ne duhet të zëmë vendin tonë në rrugë, duhet të zëmë vend në shoqëri, në politikë”, ka thënë ajo.

    Edicioni i këtij viti, i shtati me radhë, ka nisur më 28 korrik dhe përfundon më 30 korrik.

    Zanafilla e këtyre organizimeve daton prej viteve të 90-ta, kur një organizatë joqeveritare me të njëjtin emër, Meeting of Styles, është krijuar në Gjermani për t’i mbështetur artistët, të cilën mund të bëjnë grafite ligjërisht, nëpër mijëra metra katrorë të zonave të braktisura.

    “Kombinoj shumë elementë nga arti i bukur, modelimi 3D dhe shkronjat. Unë jam në thelb një përshkrim i veprës sime të artit”, ka thënë 23-vjeçari.