ATV

Blog

  • Njohja e Kosovës, Osmani i bashkohet thirrjes ndaj Google

    Njohja e Kosovës, Osmani i bashkohet thirrjes ndaj Google

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkangjitur iniciativës që i bën thirrje Google ta njohë Kosovën si shtet.

    Ajo ka kërkuar nga Google që të njohë prefiksin +383, në të gjitha shërbimet e saj.

    “Është vendim që është zgjatur shumë. Do të ishte një kthesë e vogël në rrugën e gjatë drejt barazisë, çasjes dhe përfshirjes.” ka thënë mes të tjerash Osmani.

    Ajo ka shpërndarë edhe linkun e peticionit.

  • Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit për vrasjen në Klinë

    Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit për vrasjen në Klinë

    Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e tjera të të dyshuarit për vrasjen që ndodhi sot pasdite në një kafeteri në Klinë.

    Ai është Tush (Nue) Frroku, i lindur me 25.06.1975 në fshati Kosh të Istogut. Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për lokalizimin dhe kapjen e tij.

    PK ka bërë të ditur, nëpërmes një komunikate shtypi, se i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe nën kërcënim të armës ka grabitur me pas një veturë duke u larguar në drejtim të Gurrakocit.

    Policia është vënë në ndjekje dhe në fshatin Kosh të Istogut ka gjetur veturën e braktisur.

    “Më datë 07 gusht 2023, rreth orës 16:50, Policia është informuar se në rrugën “Leonard Palucaj”- Klinë, ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është kuptuar se një person është plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti është dërguar ne QKMF-Klinë, dhe më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, aty nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    “I dyshuari është arratisur në drejtim të panjohur dhe gjatë arratisjes i dyshuari nën kërcënimin e armës nga një qytetar ka grabitur veturën dhe është larguar në drejtim të Gurrakocit. Njësitet relevante janë vënë në ndjekje të pësonit të dyshuar dhe me të arritur në fshatin Kosh-Istog, është gjetur vetura e braktisur ndërsa personi i dyshuar është ende në kërkim policor”.

    “Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, konfirmon PK.

  • Letra pozitive, por “për qasje të balancuar, BE-ja duhet ta njohë Kosovën”

    Letra pozitive, por “për qasje të balancuar, BE-ja duhet ta njohë Kosovën”

    Thirrja e dhjetëra ligjvënësve evropianë dhe amerikanë ndaj BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, për të ndryshuar qasjen në raport me Kosovën dhe Serbinë, vlerësohet si hap i rëndësishëm pozitiv nga profesorë të shkencave politike.

    Megjithëkëtë, profesori Dritëro Arifi konsideron se letra, në të cilën përmendet mungesa e presionit ndaj Serbisë, mund të mos mjaftojë nëse Bashkimi Evropian nuk ndërmerr hapa të rëndësishëm në raport me Kosovën.

    Profesori në Winchteser të Anglisë, Seb Bytyçi, letrën e vlerësoi si zhvillim të rëndësishëm në kuadër të përpjekjeve për të krijuar një vrull diplomatik për të ndryshuar qasjen “akomoduese” të perëndimit ndaj Serbisë.

    Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së Ukrainës në këtë letër.

    Teksa tha se nuk pret efekte të menjëhershme, por ndryshim të ngadaltë të qasjes nga BE-ja, profesori Arifi vlerësoi se politikat e Qeverisë lidhur me situatën në veri u dëshmuan të dështuara, sepse prodhuan masa ndëshkuese.

    Deputetja Britanike, Alicia Kearns, njoftoi se 10 kryetarë të komiteteve për politikë të jashtme, përfshirë atë të Ukrainës, dhe 56 ligjvënës evropianë dhe amerikanë u kanë kërkuar BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë – për të mos lejuar një politikë të përqendruar në Beograd. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • Pemët “pritore” në kryeqytet

    Pemët “pritore” në kryeqytet

    Pemët në lagjen “Dardania” në kryeqytet, javëve të fundit janë shndërruar në pritore të autobusëve.

    Madje në ditët me shi, për qytetarët ato po dalin të jenë sado pak mburojë.

    Për mungesën e pritoreve, qytetarët po e fajësojnë komunën, pasi, sipas tyre, nuk mund të largohen të vjetrat pa bërë zgjidhje alternative.

    “Kur po është diell po na mundojnë rrezet e kur po është shi po na pengon shiu, shume keq”, thotë një qytetar.

    Ata kritikojnë qeverisjen lokale për mospërfundimin e projekteve në kohë.

    “Nuk po i përfundojnë kurrë me kohë këto projekte, edhe pse taksat po i marrin”, tha një tjetër qytetar.

    Në lidhje me këtë çështje, drejtori i shërbimeve publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, i kontaktuar nga ATV-ja, thotë se së shpejti do të përfundojë edhe vendosja e pritoreve të reja.

    “Pritoret e reja do të jenë më të përshtatshme, operatori është në terren dhe po i trajtojnë të gjitha pritoret. Ato pritet të përfundojnë së shpejti…” , tha drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu.

    Musliu tha se pritoret që i kanë larguar nga qyteti do t’i vendosin nëpër fshatrat e Prishtinës.

    Projekti për ndërrimin e pritoreve ka nisur para tetë muajve dhe sipas përfaqësuesve të komunës, ky projekt do të përfundonte në gjashtë muajt e parë të këtij viti. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • Policia zhvillon aksion në një “laborator” në Mitrovicë të Veriut

    Policia zhvillon aksion në një “laborator” në Mitrovicë të Veriut

    Një aksion i Policisë në një laborator të improvizuar në qendër të Mitrovicës së Veriut rezultoi me konfiskimin e armëve, municionit, pajisjeve për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe të atyre për prodhimin e kriptovalutave.

    Laboratori ishte përshtatur në një banesë në katin e 11, të njërës prej ndërtesave të njohura si Tre Rrokaqiejt – e shfrytëzuar nga një shtetas i Kosovës nga komuniteti serb, i cili gjendet në arrati.

    “Në banesën që është shfrytëzuar nga S.M. (KosovarSerb) janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina ant-miner S9, 13 ventilator, poqa elektrikë që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llamp elektrike për laborator, 51 fishekë, 8 shok-bomba të modifikuara. I dyshuari nuk ka qenë aty”, tha Veton Elshani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

    Në fotografi, shihen shok-bomba të cilat janë mbështjellë me gozhda si efekt përforcues i dëmit në rast të shpërthimit eventual.

    Nuk janë dhënë detaje, nëse i dyshuari ka ndërlidhje me ndonjë prej organizatave të shpallura terroriste apo nëse i njëjti ka marrë pjesë në ndonjë prej ngjarjeve të dhunshme në veri.

    Në një aksion tjetër, në lokacione të ndryshme në Mitrovicë të Veriut, më 12 Shkurt, Policia kishte shkatërruar tre laboratorë të drogës – në të cilët kishte gjetur rreth 1200 bimë narkotike – dhe kishte arrestuar dy serbë.

    Njëri prej tyre, sipas ministrit të Punëve të Brendshme ka qenë i përfshirë në sulme ndaj Policisë së Kosovës në muajin Janar. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • Vrasja në Klinë, ATV siguron pamjet kur personi që dyshohet se e vrau familjarin e tij iku nga vendi i ngjarjes me armë në dorë

    Vrasja në Klinë, ATV siguron pamjet kur personi që dyshohet se e vrau familjarin e tij iku nga vendi i ngjarjes me armë në dorë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Klinës. Si pasojë e të shtënave më armë, Anton Prela nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve dhe me pas ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës.

    Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se i dyshuari dhe viktima janë mërgimtarë.

    Në drejtim të të ndjerit janë shkrepur 7 plumba.

    ATV ka siguruar pamjet kur personi që dyshohet se e vrau familjarin e tij iku nga vendi i ngjarjes me armë në dorë.

  • Vdes në spital personi që u plagos në një lokal në Klinë

    Vdes në spital personi që u plagos në një lokal në Klinë

    Para pak çadtesh ka vdekur personi që është plagosur sot pasdite në një lokal në Klinë.

    Lajmin e ka konfirmuar Gazmend Bojaj, drejtor i QKMF-së në Klinë.

    Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë, një person ka mbetur i plagosur.

    Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

    “Rreth orës 16:40 policia ëshë njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, deklaroi Gashi.

  • Presidenca: Serbia ka emëruar organe ilegale në pesë komuna të Kosovës

    Presidenca: Serbia ka emëruar organe ilegale në pesë komuna të Kosovës

    Shefi i Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë Serbia ka emëruar organet ilegale në disa komuna të Kosovës.

    Përmes një postimi në Twitter ka shkruar se organet ilegale janë emëruar në Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq

    Vela ka shkruar se kjo është shkelje e marrëveshjes së Brukselit dhe sovranitetit të Kosovës.

    “Lëvizja e fundit e Serbisë: Emërimi i zyrtarëve në organet ilegale komunale në Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq. Kjo është shkelje flagrante dhe mospërfillje e marrëveshjes së Brukselit dhe sovraniteti i Kosovës është shembull i agresionit institucional të aplikuar vetëm nga Rusia në Ukrainë”, ka shkruar ai në Twitter.

  • Lirohet nga spitali vajza e plagosur nga sherri në ‘Bon Vivant’, shtohen forcat policore në QKUK

    Lirohet nga spitali vajza e plagosur nga sherri në ‘Bon Vivant’, shtohen forcat policore në QKUK

    Vajza e cila u plagos të premten në lokalin “Bon Vivant” është liruar nga Klinika e Ortopedisë ku ishte duke u trajtuar, ndërsa në Klinikë po vazhdon trajtimi edhe i dy personave tjerë.

    Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica ka thënë se gjendja shëndetësore është e tyre është ë mirë.

    “Vajza e cila ishte plagosur në shtyllën kurrizore është liruar nga spitali, ndërsa po vazhdon trajtimi i dy personave tjerë. Gjendja e tyre është e mirë”, tha ai për portalin Telegrafi.

    I pyetur lidhur me disa raportime se në këtë Klinikën ka pasur të shtëna me armë zjarri, pasi aty po trajtohet edhe A.P, I dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”, Jashanica tha se nuk janë të vërteta këto raportime.

    “Në Klinikën e Ortopedisë nuk ka pasur të shtëna me armë zjarri, por vetëm janë shtuar forcat policore”, tha ai.

    Në konfliktin e së premtes humbi jetën një 39 vjeçar, u plagosën gjashtë persona si dhe u lënduan 13 tjerë.

    Lidhur me rastin, Gjykata Themelore e Prishtinës iu ka caktuar nga një muaj paraburgim A.P për “Vrasje të rëndë” dhe H.G dhe G.Z për “pjesëmarrje në rrahje”, për rastin e vrasjes dhe plagosjeve të premtën mbrëma në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

    I dyshuari A.P do të dërgohet në paraburgim pas trajtimit në Klinikën e Ortopedisë.

    Për ngjarjen tragjike që ndodhi ditën e premte ka pasur reagime të shumta, ku edhe u kërkua krijimi i Policisë së Kryeqytetit.

  • “Barbie” bëhet filmi i parë i një regjisoreje femër që arrin mbi një miliard dollarë fitime

    “Barbie” bëhet filmi i parë i një regjisoreje femër që arrin mbi një miliard dollarë fitime

    Filmi “Barbie” dominoi në shitjen e biletave për fundjavën e tretë radhazi në kinematë e Amerikës së Veriut, duke e shtyrë vlerën globale të filmit të kapërcejë shifrën e një miliard dollarëve, për herë të parë në histori për një regjisore femër solo.

    Filmi me regji nga Greta Gerwig ka hyrë në një entuziazëm kulturor: jo vetëm që bëri histori duke arritur fitimet miliarda dollarëshe në arkën e fitimeve, por gjithashtu e bëri këtë më shpejt se çdo film.

    Me aktoren Margot Robbie në rolin e kukullës ikonike Barbie dhe Ryan Gosling në rolin e të dashurit të saj, Ken, filmi fitoi 53 milionë dollarë (48.2 milionë euro) të parashikuar për periudhën e premte deri të dielën, për një total prej 459 milionë dollarësh (418 milionë euro) në vend dhe 1.03 miliardë dollarë (938 milionë euro) në mbarë botën.