ATV

Blog

  • Reagon Hoti pas përfundimit të seancës për kanosjen ndaj tij

    Reagon Hoti pas përfundimit të seancës për kanosjen ndaj tij

    Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me 2 mijë euro gjobë të akuzuarin Reshat Sadiku, mërgimtar me banim në Gjermani, i akuzuar për kanosjen e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti.

    Pas dënimit ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se “partia që tani është në pushtet për vite me radhë e ka ushqyer këtë gjuhë përçarëse, fyese, denigruese dhe kërcënuese”.

    Ai tha se e ka pranuar marrëveshjen që mërgimtari të kontriboj në njërën nga organizatat bamirëse në vend.

    “Pranova marrëveshjen që ka bërë prokuroria dhe avokati i të pandehurit me kushtin që i njëjti të kontriboj në njërën nga organizatat bamirëse në vend”, u shpreh Hoti.

    Tutje ai tha se i bën thirrje të gjithë atyre që bëhen pjesë e kësaj fushate linçuese të ndalojnë sepse do të përballen vetëm me ligjin.

    Postimi i tij i plotë:

    Gjuha e urrejtjes që po përdoret tash e shumë vite nëpër rrjete sociale dhe gjithandej është shqetësuese. Partia që tani është në pushtet për vite me radhë e ka ushqyer këtë gjuhë përçarëse, fyese, denigruese dhe kërcënuese.

    Ndihem i obliguar për të informuar të gjithë opinionin publik për rastin që sot është mbajtur seanca gjyqësore lidhur me kanosjen që më është bërë muaj më parë. Sot, është mbajtur seanca lidhur me rastin në fjalë dhe gjykata vendosi për dënimin e të akuzuarit për këtë vepër. Pranova marrëveshjen që ka bërë prokuroria dhe avokati i të pandehurit me kushtin që i njëjti të kontriboj në njërën nga organizatat bamirëse në vend.

    Kërcënimi i bërë nuk është personal por si zyrtar i shtetit për qëndrimet politike që kam si deputet dhe ish-Kryeministër. Prandaj, i bëj thirrje të gjithë atyre që bëhen pjesë e kësaj fushate linçuese të ndalojnë sepse do të përballen vetëm me ligjin, sepse qëndrimet për të vërtetën e bazuar në fakte dhe kauza për të mirën e vendit dhe popullit, nuk do të mund ta ndalin me kërcënime dhe me asgjë tjetër.

    Republika e Kosovës është e përhershme dhe do ta mbrojmë nga çdo kërcënim për ta sulmuar atë.

    Falënderoj policinë dhe gjykatën për punën e tyre dhe përkushtimin për të sjellë drejtësi.

    Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe popullin tonë!

  • “Kjo u zbeh se ja keni marr burrin anej”, iniciativa e ‘Sofisë’ për ta ribashkuar çiftin e mërgimtarëve shkakton të qeshura në studio

    “Kjo u zbeh se ja keni marr burrin anej”, iniciativa e ‘Sofisë’ për ta ribashkuar çiftin e mërgimtarëve shkakton të qeshura në studio

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Në emisionin e mbrëmshëm, mysafir në këtë emision ishte edhe aktori Adnan Blaku në rolin e Sofisë, i cili krijoi disa situata mjaft komike.

    Një nga momentet komike në emision është kur ‘Sofia’ merr iniciativën t’i bashkojë çiftin e mërgimtarëve, pasi që këtyre të fundit, me short iu ra të ndodheshin në tavolina të ndryshme.

    Shikoni këtë moment në videon e më poshtme:

  • ​Kurti priti në takim lamtumirës shefin e zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë

    ​Kurti priti në takim lamtumirës shefin e zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës, shefin e Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Julien Sassel.

    Sipas komunikatës së Qeverisë, Kurti e falënderoi diplomatin Sassel për kontributin e tij aktiv dhe bashkëpunimin e ngushtë në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës.

    Zyra Diplomatike e Belgjikës së shpejti do të ngritët në nivel të Ambasadës së Belgjikës në Kosovë. /KP

  • Përleshje të mëdha në Athinë, shtyhet ndeshja AEK – Dinamo Zagreb

    Përleshje të mëdha në Athinë, shtyhet ndeshja AEK – Dinamo Zagreb

    AEK Athinë dhe Dinamo Zagreb është planifikuar që të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

    Megjithatë kjo ndeshje është shtyrë nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA.

    Deri te ky vendim UEFA ka ardhur pas trazirave të mëdha që kanë ndodhur në kryeqytetin grek Athinë, ku tifozët vendas janë përleshur me ata mysafirë.

    Një tifoz i AEK-ut ka mbetur i vdekur pas plagëve që ka marrë me thikë.

    Athina ka qenë në kaos total pas përleshjeve, derisa 22-vjeçari u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin përkundër që dhanë maksimumin dhe ai ka ndërruar jetë.

    Edhe 19 tifozë të tjerë janë të hospitalizuar me 17 grek që janë të lënduar rëndë dhe dy kroatë.

    90 tifozë të tjerë janë arrestuar nga policia greke dhe ndeshja është shtyrë për një kohë të pacaktuar. /atvlive.tv

  • Apeli ia anulon Nagip Krasniqit vazhdimin dymujor të paraburgimit

    Apeli ia anulon Nagip Krasniqit vazhdimin dymujor të paraburgimit

    Gjykata e Apelit ka vendosur që ta anulojë vendimin e Themelores për zgjatje të paraburgimit edhe për dy muaj ndaj kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

    Megjithatë, i njëjti do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim, deri në një vendim tjetër të shkallës së parë.

    Në ditën kur iu bënë tre muaj paraburgim, më 19 korrik, Gjykata Themelore vendosi që t’ia zgjas këtë masë shefit të pezulluar të KEK-ut edhe për 60 ditë tjera.

    Ndaj vendimit është ankuar mbrojtja e shefit të pezulluar të KEK-ut.

    Krasniqi dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit, për dy kontrata njëburimore në vlerë mbi 3.5 milionë euro.

  • “Asesi nuk mund ta këndojë” – E pazakontë natën e dasmës çifti i kërkuan Afrimi Muqiqit këngën “Ne po ndahemi”

    “Asesi nuk mund ta këndojë” – E pazakontë natën e dasmës çifti i kërkuan Afrimi Muqiqit këngën “Ne po ndahemi”

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Në këtë emision, këngëtari i njohur Afrim Muqiqi, ka rrëfyer një ngjarje interesante deri sa po këndonte në një dasmë.

    Ai tregon se çifti që po martohej i kishte kërkuar ta këndojë këngën “Ne po ndahemi”, ndërsa ky i ishte përgjigjur se nuk mund ta këndojë këtë këngë.

    “T’u buzëqeshë iu thash se nuk bënë kjo këngë”, tregon Muqiqi.

    Bisedën e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Fëmija që vdiq në Suharekë varroset sot, motra e tij në gjendje të mirë shëndetësore

    Fëmija që vdiq në Suharekë varroset sot, motra e tij në gjendje të mirë shëndetësore

    Sonte do të bëhet varrimi i djalit që ka vdekur dje në Suharekë pasi i kishin zënë dyert e shtëpisë.

    Bashkë me fëmijën ishte edhe motra e tij, e cila sipas informacioneve të familjarëve është jashtë rrezikut për jetë.

    Rasti ka ndodhur në dyert e fqinjëve që u rrëzuan mbi të vegjlit.

    Sipas fqinjit, i cili edhe i largoi dyert nga fëmijët, gjendja e djalit ka qenë e rëndë, derisa vajza e cila po trajtohet në QKUK ka qenë me vetëdije.

  • Publikohet “Hapa” nga Noizy e Ylli

    Publikohet “Hapa” nga Noizy e Ylli

    U performua premierë në “Alpha Shou” në Tiranë dhe që nga ai moment u shndërrua në një hit.

    Kënga e re “Hapa” nga Yll Limani dhe Noizy mezi po pritet nga fansat e shumtë të artistëve që të dalë e plotë në Youtube.

    Por, kushdo që do ta dëgjojë në version final, më në fund mund ta bëjë një gjë të tillë.

    “Hapa” tashmë është lansuar në Spotify, nga ku po e bën xhiron edhe në plot rrjete të tjera sociale si TikTok e Instagram.

    Ky projekt premton që do jetë një super hit i sezonit që po përfundon me shumë sukses për të dy artistët individualisht të cilët kanë pasur një prej viteve të tyre më “shpërthyese” në planin profesional.

    https://www.youtube.com/watch?v=tGONyvjHuKg

  • Shkencëtarët evropianë: Korriku, muaji më i nxehtë ndonjëherë

    Shkencëtarët evropianë: Korriku, muaji më i nxehtë ndonjëherë

    Organizata evropiane që monitoron klimën e ka bërë zyrtare konstatimin: Korriku i vitit 2023 ishte muaji më i nxehtë në Tokë i regjistruar ndonjëherë.

    Temperatura mesatare botërore në muajin korrik prej 16.95 gradë Celsius, por këtë vit ishte një e treta e gradës më e lartë sesa rekordi paraprak i regjistruar më 2019, tha Shërbimi për Ndryshime Klimatike, një degë e programit hapësinor të Bashkimit Evropian. Thyerja e rekordeve të temperaturave globale zakonisht bëhet me të qindrat ose me të dhjetat e një grade, prandaj diferenca aktuale është e pazakontë.

    “Këto rekorde kanë pasoja të rënda për njerëzit dhe planetin që po ekspozohen gjithnjë e më shpesh ndaj ngjarjeve ekstreme dhe intensive”, tha drejtoresha e këtij shërbimi, Samantha Burgess.

    Valë vdekjeprurëse të të nxehtit kanë goditur jugperëndimin e Shteteve të Bashkuara, Meksikën, Evropën dhe Azinë. Disa studime kanë fajësuar ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, sikurse djegia e qymyrit, përdorimi i naftës dhe i gazit natyror.

    Ditët gjatë korrikut ishin më të nxehtat që janë regjistruar ndonjëherë. Temperaturat ishin aq të larta sa që Shërbimi i BE-së dhe Organizata Botërore e Meteorologjisë bënë një njoftim të mëhershëm se korriku pritej të ishte më i nxehti në histori, para se muaji të përfundonte. Njoftimi i 8 gushtit vetëm ka konfirmuar këto konstatime.

    Korriku i këtij viti ishte 1.5 gradë Celsius më i nxehtë se në kohët paraindustriale. Më 2015, shtetet e botës u pajtuan që të parandalonin ngrohjen afatgjatë që është 1.5 gradë më e nxehtë sesa në epokën paraindustriale.

    Korriku i këtij viti ishte 0.7 gradë Celsius më i nxehtë sesa mesatarja e regjistruar në këtë muaj në periudhën 1991-2020, tha Shërbimi i BE-së.

    Oqeanet e botës, ndërkaq janë për gjysmë gradë më të nxehtë sesa në 30 vjetët paraprak dhe temperatura në Atlantikun e Veriut ishte 1.05 gradë më e nxehtë sesa është mesatarisht.

    Ndërkaq, Antarktiku këtë vit ka shënuar nivelin më të ulët të akullit, 15 për qind më pak se mesatarja që regjistron zakonisht në këtë periudhë të vitit./REL/

  • Ponosh: Duhet marrë seriozisht letrën e parlamentarëve perëndimorë

    Ponosh: Duhet marrë seriozisht letrën e parlamentarëve perëndimorë

    Në letrën e dërguar nga parlamentarët perëndimorë krerëve diplomatikë të SHBA, Britanisë së Madhe, BE-së, por edhe të dërguarve specialë Lajçak, Escobar dhe Peach, kërkohet ndryshim i kursit ndaj Serbisë në zgjidhjen e problemit me Kosovën, ka thënë kryetari i partisë Qendra Serbe, Zdravko Ponosh për televizionin serb “TV Nova S”.

    “Letra është shumë e pafavorshme për Serbinë, përdor retorikë shumë të ashpër dhe kërkon ndryshim kursi ndaj Serbisë, që nënkupton aplikimin e politikës së parandalimit, dhe ky është termi që është përdorur në lidhje me ish-BRSS”, ka thënë Ponosh, theksohet në kumtesën e partisë Qendra e Serbisë, transmeton Paparaci.

    Ai ka thënë se “nuk ka dyshim se një letër e tillë është rezultat i lobimit të suksesshëm shqiptar” dhe pyeti se çfarë ka bërë ndërkohë Beogradi zyrtar.

    “Duket se Vuçiq e kaloi kohën e tij duke lobuar për Pink (media në shërbim të regjimit të Vuçiqit, i angazhuar për propagandën e tij për konsum të brendshëm), te Porfirije (kreu i Kishës Ortodokse Serbe) dhe Dodiku (kreu i enklavës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë), duke marrë parasysh perceptimin e votuesve të tij dhe jo situatën reale”, ka thënë Ponosh dhe ka shtuar se derisa publiku po anesteziohet nga reklamimi i orientimit drejt Perëndimit nga pronari i Pink-ut dhe me ndihmën e ambasadorit amerikan, në drejtimin tonë po vjen një tren i shpejtë”.

    “Janë disa zyra në perëndim ku më nuk po lajmërohen në telefon kur të telefonojë Vuçiq. Ne mund të lavdërojmë Vuçiqin, por kjo nuk është mirë për këtë vend. Nëse vazhdojmë me një politikë të jashtme që nuk merr parasysh interesat kombëtare, por vetëm trupin votues të Partisë Përparimtare Serbe, do të arrijmë atje ku ishim 30 vjet më parë”, ka theksuar Ponosh.