ATV

Blog

  • Presidentja Osmani e ministri Ejupi flasin për avancimin e FSK-së

    Presidentja Osmani e ministri Ejupi flasin për avancimin e FSK-së

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim njoftues ministrin e sapoemëruar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    Me këtë rast, Presidentja Osmani e uroi ministrin Maqedonci duke i dëshiruar suksese në punë, raporton KosovaPress.

    “Presidentja Osmani vlerësoi lartë arritjen e deritanishme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksoi rëndësinë e angazhimit të mëtutjeshëm në avancimin e FSK-së në zhvillimin e plotë të kapaciteteve profesionale e operacionale në përputhje me standardet e NATO-s”, citohet në komunikatë Osmani.

    Në këtë kontekst, në funksion të përmbushjes së synimeve si shtet, Presidentja Osmani siguroi se Ministria e Mbrojtjes do ta ketë gjithmonë përkrahjen e pakursyer të saj.

    “Nga ana tjetër, ministri Maqedonci e falënderoi Presidenten Osmani për mbështetjen dhe u zotua se do të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e detyrave”, thuhet të njoftim.

  • Paralajmërimi i OKB: Ngrohja globale do ketë ndikim negativ në furnizimin me ushqime

    Paralajmërimi i OKB: Ngrohja globale do ketë ndikim negativ në furnizimin me ushqime

    Ngrohja globale ka të ngjarë të ketë një ndikim negativ në furnizimin me ushqim në botë, paralajmëroi presidenti i Konferencës së OKB-së për Shkretëtirëzimin, Alain-Richard Donvay, duke shtuar se mungesa e ujit është bërë një kërcënim për bujqësinë më shpejt se sa pritej.

    Bota ka të ngjarë të përballet me një ndërprerje të madhe në furnizimet me ushqime shumë kohë përpara se temperaturat të rriten me 1.5 gradë Celsius, paralajmëroi Donvay.

    Ai vuri në dukje se efektet e krizës klimatike janë të kombinuara me mungesën e ujit dhe praktikat e këqija bujqësore, të cilat kërcënojnë bujqësinë globalisht, raporton Guardian.

    Donvay, një ish-ministër i mbrojtjes, i cili kryesoi samitin e vitit të kaluar të OKB-së për shkretëtirëzimin, tha se efektet e thatësirës po zhvillohen më shpejt se sa pritej.

    “Ndryshimi i klimës është një pandemi që ne duhet ta luftojmë shpejt. Shikoni se sa shpejt po shkon degradimi i klimës – mendoj se po shkon edhe më shpejt nga sa parashikuam”, tha ai.

    Problemet e rritjes së temperaturave, valët e të nxehtit, thatësirat dhe përmbytjet më intensive kërcënojnë sigurinë ushqimore në shumë rajone të botës, paralajmëroi Donvay.

  • Suharekasi kishte deponuar 15 mijë euro në një bankë, më pas nga llogaria i janë bërë pagesa për YouTube e TikTok

    Suharekasi kishte deponuar 15 mijë euro në një bankë, më pas nga llogaria i janë bërë pagesa për YouTube e TikTok

    Një person ka bërë të ditur se vëllai i tij më datë 15.06.2023 kishte deponuar në bankë një shumë parash prej 15 mijë euro, por që të premten pasi kishte kërkuar qarkullimin për llogari kishte rezultuar se ishin bërë pagesa nëpër shtete të ndryshme të botës.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se pagesat ishin bërë për rrjete social You Tube dhe Tik Tok.

    “NLB-Bankë, Suharekë 06.07.2023. Me datë 11.08.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij me datë 15.06.2023 kishte deponuar në bankë, një shumë parash prej 15,000 euro dhe sot kur ka qenë në bankë dhe ka kërkuar qarkullimin për llogari, aty ka rezultuar se nga data 06.07.2023 person-a të panjohur kishin bërë pagesa nga shtete të ndryshme për rrjete sociale YouTube dhe TikTok”, thuhet në raport.

    Po ashtu bëhet e ditur që rasti është në procedurë hetimore dhe është cilësuar si “Mashtrim”.

  • Sqarohet Rohde për “njohjen”: Avokatët kosovarë mund të praktikojnë ligjin gjerman vetëm me diplomë përkatëse

    Sqarohet Rohde për “njohjen”: Avokatët kosovarë mund të praktikojnë ligjin gjerman vetëm me diplomë përkatëse

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde është sqaruar pasi ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti dha një lajm se Gjermania ka njohur licensat e avokatëve kosovarë. Rohde e ka bërë të qartë se për të praktikuar ligjin gjerman, avokatët kosovarë duhet të kenë një diplomë përkatëse dhe se ky kusht, mbetet për përfaqësimin e klientëve në gjykatat gjermane.

    Rohde përmes një shkrimi në Twitter, ka deklaruar se përditësimi i fundit, pra ajo që ambasadori Ajeti e paraqiti si “njohje” të avokatëve kosovarë, ka të bëjë vetëm me aktivitetet jashtëgjyqësor, pra jo me procedura gjyqësore.

    “Sqarim për shkrimin tim më poshtë: Përderisa avokatëve kosovarë u lejohet që të punojnë në Gjermani, praktikimi i ligjit gjerman bën të nevojshme një diplomë përkatëse. Ky kusht mbetet për përfaqësim të klientëve në gjykata gjermane. Përditësimi lidhet vetëm me aktivitetet ekstrakurrikulare të avokatëve, duke i përjashtuar procedurat gjyqësore.” – ka shkruar ambasadori gjemran.

  • Operacioni “Goditja”, Policia arreston nëntë persona në rajonin e Ferizajt dhe konfiskon armë

    Operacioni “Goditja”, Policia arreston nëntë persona në rajonin e Ferizajt dhe konfiskon armë

    Policia e Kosovës ka dalë më disa statistika lidhur me rezultatet e planit operativ “Goditja”, në rajonin e Ferizajt.

    Policia ka bërë me dije se nga data 8 deri më 11 gusht, janë realizuar 147 patrullime në zona urbane, 226 pika kontrolli të automjeteve, 26 pika kontrolli me alkool test, 67 pika kontrolli me radar, janë kontrolluar 1 mijë e 645 vetura, janë legjitimuar 1 mijë e 895 persona, janë kontrolluar 21 lokale.

    Pas këtyre kontrolleve, janë arrestuar nëntë persona dhe janë konfiskuar pesë armë të zjarrit dhe sasi e municionit.

    “Policia Rajonale e Ferizajt nga data 08.08.2023 ka shtuar masat e sigurisë në rajonin e Ferizajt, ku janë angazhuar të gjitha stacionet e rendit : Ferizaj, Kaçanik , Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit dhe njësitet nga Sektori i Hetimeve Rajonale, Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor. Aktivitetet dhe patrullimet policore, kryesisht janë fokusuar në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate dhe frekuentim më të madh të qytetarëve. Policia Rajonale me kohë i ka koordinuar detyrat e saj me organet e drejtësisë, për trajtimin e rasteve eventuale që mund të iniciohen gjatë zbatimit të këtij plani”, thuhet në njoftim.

  • Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë në Ditën Ndërkombëtare të tyre: Ktyne nuk ua nin për neve

    Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë në Ditën Ndërkombëtare të tyre: Ktyne nuk ua nin për neve

    Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar para Qeverisë së Kosovës me moton – “Ktyne nuk ua nin për neve”, raporton EO.

    Qindra të rinj, nga të gjitha komunat e Kosovës, janë mbledhur para Qeverisë për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me politikat qeverisëse të cilat kanë penalizuar tej mase shumë rininë e vendit.

    “Pushtetarët po pasurohen – rinia po largohet”, “Kryeministër, a je tu e pa, rinia po ikë?”, “Kryeministër, sa çifte të reja përfituan banesa me çmim të përballueshëm?”, “Pse nuk e ndërtuar stadiumin kombëtar?”, “Sanksionet e BE-së dhe SHBA-së: Qeveria vepro – rinia pëso”, “Ku janë fondet për dixhitalizim”, dhe shumë parulla të tjera u shfaqën gjatë kësaj proteste, të cilat, dëshmojnë më së miri për premtimet e pambajtura të kësaj Qeverie në raport me rininë, por edhe politikave të cilat kanë dëmtuar të tashmen dhe të ardhmen e rinisë tonë.

    Arbnora Salihu, kryetare e Rinisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, rinia e Kosovës nuk mund të festoj, por të protestoj ndaj një Qeverie e cila nuk e ka prioritet rininë. “Vetëm në dy vitet e fundit janë larguar rreth 100 mijë të rijnë nga Kosova. Të rinjtë në Kosovë, çdo ditë po ballafaqohen me kosto të lartë të jetesës, mungesë të infrastrukturës së nevojshme për të zhvilluar veprimtaritë e tyre, mungesë të vendeve të reja të punës etj”, ka thënë Salihu.

    Prandaj, sipas saj, të rinjtë e Kosovës, sot për sot nuk kanë kurrfarë arsye për të festuar por vetëm për të protestuar.

    “Një gjë është e vërtetë. Kjo Qeveri po dëshmon se nuk ua nin për neve. Prandaj, edhe ne, nuk kemi kurrfarë arsye për të festuar por vetëm për të protestuar”, ka përfunduar Salihu.

    Kjo protestë e Rinisë Demokratike të Kosovës po zhvillohet në kuadër të “Muajit të Rinisë”, gjatë së cilit RDK ka organizuar një sërë aktivitetesh me të rijnë dhe të reja nëpër gjithë territorin e vendit.

  • Rritet numri i viktimave nga sulmi i IS-it në Siri

    Rritet numri i viktimave nga sulmi i IS-it në Siri

    Një sulm i grupit militant, Shteti Islamik (IS) ndaj forcave të Qeverisë siriane ka lënë të vrarë 33 ushtarë, tha një grup monitorues të shtunën. Paraprakisht, numri i viktimave u raportua se ishte më i vogël.

    Sulmi i të enjtes mbrëma nga IS-i ndaj një autobusi të ushtrisë është sulmi më vdekjeprurës ndaj forcave qeveritare gjatë këtij viti, tha Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut.

    Pavarësisht se kanë humbur kontrollin e territoreve në Siri më 2019, IS-i ende ka prani në shkretëtirën siriane prej ku kryen sulme.

    “Numri i viktimave ndaj autobusit të ushtrisë është rritur në 33 ushtarë”, tha Rami Abdel Rahman, i cili udhëheq grupin monitorues me seli në Britani. Ky grup monitorues varet nga një rrjet burimesh brenda Sirisë.

    Xhihadistët rrethuan autobusin në shkretëtirën afër Majadenit, në provincën Deir Ezor dhe më pas hapën zjarr, raportoi të premten Vëzhguesi.

    Më 11 gusht, IS-i mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se luftëtarët e grupit kryen një sulm ndaj “dy autobusëve të ushtrisë”, duke sulmuar ushtarët me “armë të rënda dhe me granatahedhës”. Sipas grupit militant, njëri nga autobusët më pas u dogj.

    Media shtetërore siriane, SANA, tha se në “sulmin terrorist” janë vrarë një numër ushtarësh.

    Abdel Rahman tha se IS-i “së fundmi ka përshkallëzuar sulmet vdekjeprurëse ndaj ushtrisë, me qëllim që të shkaktojë sa më shumë viktima”.

    Javën e kaluar, IS-i raportoi se lideri i grupit, Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi, u vra në një përleshje në veriperëndim të Sirisë, duke shtuar se grupi ka emëruar pasardhësin e tij.

  • ​Vuçiq: Ukraina nuk do ta njohë Kosovën

    ​Vuçiq: Ukraina nuk do ta njohë Kosovën

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha të enjten se Rusia do ta fitojë betejën kundër Ukrainës, pavarësisht mbështetjes në rritje nga vendet perëndimore.

    “Nuk jam i sigurt se çfarë mund të bëjë Rusia në fushën e betejës dhe nuk jam i sigurt se çfarë mund të bëjë politikisht. Është më mirë të bëhet një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Aleksandër Vuçiq në transmetuesin serb Happy TV.

    Ish-ministri i Millosheviqit planifikon në tetor të vizitojë Kinën ku mund të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.

    Më herët, politikanët ukrainas njoftuan gatishmërinë e Ukrainës për të njohur pavarësinë e Kosovës. Vuçiq tha se Ukraina është miqësore me Serbinë, por Serbia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj në identifikimin e Kosovës.

    “Unë nuk besoj se (presidenti ukrainas Volodymyr) Zelenskyy do ta bëjë këtë. Çfarëdo vendimi që ata të marrin, ata do të shkatërrojnë të gjitha parimet e tyre bazuar në pozicionin e tyre”, tha Vuçiq, raporton Anadolu.

  • E rëndë: Burri hyn Live në Instagram, vret gruan dhe dy persona të tjerë në Bosnje

    E rëndë: Burri hyn Live në Instagram, vret gruan dhe dy persona të tjerë në Bosnje

    Tre persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat të premten në një qytet në afërsi të kantonit të Tuzlës në Bosnjë dhe Hercegovinë, njoftoi Ministria e Brendshme e këtij kantoni.

    I dyshuari Nermin Sulejmanoviç, 35 vjeç, është gjetur i vdekur nga forcat e policisë në zonën e qytetit verilindor të Bosnjës, Gradaçacit. Ai kreu vetëvrasje.

    “Sulejmanoviç vrau ish-bashkëshorten dhe dy burra të tjerë, babë e bir, me pistoletë. Ai, po ashtu plagosi një polic, si dhe një burrë tjetër dhe një grua në lokacione të ndryshme në Gradaçac”, njoftoi Zyra e Prokurorit në Tuzla.

    “Forcat e Policisë janë në terren. Hetimi do të kryhet nga prokurori në detyrë në bashkëpunim me hetuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

    “Policia e gjeti atë të vdekur në veturën e tij, dhe se operacioni i policisë po vazhdon”, tha ministri i Brendshëm i kantonit të Tuzlës, Hajrudin Mehanoviç për Radion Evropa e Lirë.

    Ndjekja e të dyshuarit zgjati disa orë. Ai kishte publikuar hollësi nga akti i vrasjeve në dy postime të ndara në rrjetin social Instagram, por ato përmbajtje janë fshirë më vonë nga vetë rrjeti social.

    Ministria e Brendshme konfirmoi se videot e shpërndara në rrjetet sociale nga i dyshuari janë fshirë.

  • Plagosi gruan e djalin dhe s’iu dorëzua policisë, RENEA ekzekuton 62-vjeçarin në Maliq

    Plagosi gruan e djalin dhe s’iu dorëzua policisë, RENEA ekzekuton 62-vjeçarin në Maliq

    Ramiz Muçllari i armatosur u mbyll në banesën ku jetonte, ku mbrëmjen e kaluar tentoi të vriste gruan dhe djalin e tij.

    62-vjeçari hap zjarr ndaj policisë që mbërriti në vendngjarje. Përgjatë natës, e gjithë zona në fshatin Qesarakë të Shqipërisë u izolua. Me ardhjen e forcave të RENEA-s, autori vazhdoi të hapte zjarr, duke qëlluar me një mitraloz të lehtë.

    Këtë mëngjes Forcat Speciale “Renea” hynë deri në katin e dytë të banesës së Ramiz Muçollarit, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës. Policia njofton se pas më shumë se një orë shkëmbime zjarri, 62-vjeçari është ekzekutuar.

    Mbrëmjen e kaluar, autori ka tentuar të vrasë gruan dhe djalin e tij. Ai ka qëlluar me thikë bashkëshorten dhe ka tentuar të mbysë djalin.

    Pëllumbesha Muçllari dhe djali Kamber Muçllari, aktualisht ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Autori vuante nga probleme të shëndetit mendor. Dje, ai ka qenë për vizitë në spitalin psikiatrik, por nuk është shtruar në spital dhe pasi është kthyer në shtëpi, ka nisur konfliktin me familjarët.