ATV

Blog

  • Dhunohet një vajzë në Gjakovë, policia jep detaje

    Dhunohet një vajzë në Gjakovë, policia jep detaje

    Një vajzë ka raportuar se është dhunuar dhe sulmuar seksualisht në periudha të ndryshme kohore.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 23:10, në Gjakovë.

    Tutje në raport thuhet se është arrestuar njëri nga të dyshuarit për sulm seksual, ndërsa i dyshuari i dytë ndodhet në kërkim policor ku sipas informacioneve ndodhet jashtë vendit.

    “Viktima femër kosovare ka raportuar se ndaj saj janë kryer veprat e lartcekura nga dy të dyshuar të ndryshëm, në periudha të ndryshme kohore, ku si rredhojë nga njësitë policore njëri nga të dyshuarit (për sulm seksual) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë ndodhet në kërkim policor ku sipas informacioneve ndodhet jashtë vendit”, thuhet në raport.

    Po ashtu sipas raportit, lidhur me rastin me vendim të prokurorit viktima femër kosovare pas intervistimit është dërguar për kontroll mjekësor. Rasti nën hetime.

  • ​Tenton të udhëtojë me dokumente të dikujt tjetër

    ​Tenton të udhëtojë me dokumente të dikujt tjetër

    Një person ka tentuar të udhëtojë nga Aeroporti i Prishtinës, duke prezantuar pasaportën e dikujt tjetër.

    Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se fjala është për një iranian i cili kishte tentuar të udhëtonte me pasaportë të Uruguait.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ndërsa bëhet e ditur se i dyshuari i është dorëzuar njësisë së migrimit për procedura të mëtejme.

  • Rashica arrin në Stamboll, pritje e zjarrtë nga tifozët e Besiktasit

    Rashica arrin në Stamboll, pritje e zjarrtë nga tifozët e Besiktasit

    Drejtori sportiv i Norwich Cityt, Stuart Webber e kishte konfirmuar në fund të sezonit 2022/23 se me shumë gjasë Milot Rashica do të shitej, por ende nuk është finalizuar ndonjë lëvizje.

    Por, interesi në yllin kosovar ekziston, duke përfshirë këtu Galatasarayn si dhe rivalin e tij Fenerbahcen, ndërsa së fundmi është përmendur edhe interesimi nga Besiktasi, raporton KP.

    Kjo gjë u konfirmua mbrëmë nga vetë gjiganti turk, i cili përmes një komunikate në faqen zyrtare e konfirmoi se ka filluar bisedimet me Norwich Cityn për Rashican.

    Tani, Rashica ka mbërritur në Stamboll, për ta finalizuar transferimin e tij te Besiktasi. Ylli kosovar u prit ngrohtë nga tifozët turk dhe këtë gjë më së miri e tregon videoja më poshtë.

  • ​NATO rikofirmon mbështetjen e saj për integritetin territorial të Ukrainës

    ​NATO rikofirmon mbështetjen e saj për integritetin territorial të Ukrainës

    NATO veproi me shpejtësi të martën për të siguruar Ukrainën se ka mbështetjen e NATO-s pas komenteve të një prej zyrtarëve të saj të lartë.

    Duke folur gjatë një paneli diskutimi në Norvegji, Stian Jenssen, shefi i shtabit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, propozoi që Ukraina t’i jepte një pjesë të territorit të saj Rusisë në këmbim të anëtarësimit në NATO, në mënyrë që t’i jepte fund luftës, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

    “Unë mendoj se një zgjidhje mund të jetë që Ukraina të japë një pjesë nga territori dhe në këmbim të anëtarësohet në NATO” tha ai, duke shtuar megjithatë se “duhet të jetë në dorën e Ukrainës që të vendosë se kur dhe në çfarë kushtesh duan të negociojnë,” gazeta tabloide norvegjeze Verdens Gang raportoi më 15 gusht.

    Megjithatë, Jenssen vuri në dukje se kjo ishte vetëm një nga zgjidhjet e mundshme dhe jo qëndrimi i NATO-s për këtë çështje.

    Një burim zyrtar nga Aleanca ka reaguar.

    “Ne mbështesim plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, siç riafirmuan liderët e NATO-s në Samitin e Vilniusit në korrik. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe jemi të përkushtuar për të arritur paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha ai.

    NATO ka thënë vazhdimisht se Ukraina duhet të vendosë për kohën dhe kushtet e paqes me Rusinë.

    Zyrtarët ukrainas në mediat sociale kritikuan vërejtjet e Jenssen.

    “Të flasësh për anëtarësimin e Ukrainës në NATO në këmbim të heqjes dorë nga një pjesë e territoreve të Ukrainës është absolutisht e papranueshme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko në Facebook.

    “Ne gjithmonë kemi supozuar se Aleanca, si Ukraina, nuk tregton territore. Pjesëmarrja e vetëdijshme ose e pavetëdijshme e zyrtarëve të NATO-s në formësimin e narrativës në lidhje me mundësinë e dorëzimit të territoreve nga Ukraina është në duart e Rusisë,” tha Nikolenko.

    Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha në platformën e rrjeteve sociale “X” se heqja e territorit në këmbim të anëtarësimit në NATO do të nënkuptonte “zgjedhje të qëllimshme të humbjes së demokracisë, inkurajimin e një krimineli global, ruajtjen e regjimit rus, shkatërrimin e ligjit ndërkombëtar dhe kalimin e luftës në brezat e tjerë.”

  • Supergoli i Messit në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës MLS

    Supergoli i Messit në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës MLS

    Lionel Messi nuk po ndalet së shënuari gola pasi që e gjeti përsëri rrjetën në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës MLS kundër Philadelphia Union.

    Pavarësisht se është njëri nga ekipet më të mira në MLS, Philadelphia nuk arriti t’i bëjë ballë Messit dhe skuadrës së tij, të cilët shënuan fitore 4:1, raporton KosovaPress.

    Kjo fitore i siguroi Messit dhe Inter Miamit finalen e kësaj gare, ku atje do të përballen me Nashville në vikend.

    Golat nga Josef Martinez, Messi, Jordi Alba dhe David Ruiz ishin golashënuesit te Inter Miami, por ishte superylli argjentinas ai i cili morri vëmendjen me një super gol nga distanca prej afro 33 metrave.

    Messi po kalon në një formë fantastike që prej se iu bashkua Inter Miamit në verë, duke shënuar nëntë gola në gjashtë paraqitje, por si duket ky ishte goli më i mirë deri tani.

    Golin e gjeni më poshtë.

  • Petkoviq: BE nuk i shikon më me dashamirësi përpjekjet për të destabilizuar rajonin

    Petkoviq: BE nuk i shikon më me dashamirësi përpjekjet për të destabilizuar rajonin

    “Vajtimet e fundit të Vjosa Osmanit konfirmojnë se “elita ekstremiste në Prishtinë” nuk është në gjendje të kuptojë se koha kur Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij lejoheshin të bënin gjithçka ka kaluar në mënyrë të pakthyeshme dhe se BE-ja nuk i shikon me dashamirësi përpjekjet e tyre për të destabilizuar rajonin”, ka pretenduar drejtori i zyrës serbe për propagandë armiqësore ndaj Kosovës, Petar Petkoviq në një kumtesë dërguar mediave.

    “Indinjata e Vjosa Osmanit për kërkesat e vendosura që i janë parashtruar Prishtinës është pjesërisht e kuptueshme, sepse sponsorët e “të vetëshpallurës Kosovë” në të kaluarën kanë qenë të gatshëm të tolerojnë çdo papërgjegjshmëri të elitës politike “ekstremiste në Prishtinë”, por bota po ndryshon, e bashkë me të edhe bastet dhe rregullat e politikës në Ballkanin Perëndimor”, pretendohet në kumtesën e propaganduesit të Vuçiqit.

    “Në vend që Prishtina ta kuptojë këtë dhe menjëherë të bëjë gjithçka për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për ta kthyer atë në gjendjen e mëparshme dhe pastaj për të mundësuar formimin e Asociacionit, ata po bëjnë të kundërtën, dhe tani, jo vetëm duke “kërcënuar” Serbinë, ata tashmë “po kërcënojnë” të gjithë të tjerët në rajon, të cilët po i rezistojnë “projektit të Kurtit” të Shqipërisë së Madhe”, shtohet në kumtesë.

    “Në të kaluarën, “e ashtuquajtura Kosovë” ishte një fëmijë i lazdruar” i Perëndimit, të cilit u lejua “çdo lloj tërbimi”, por ato kohëra kanë kaluar dhe është mirë që BE-ja e kuptoi se toleranca ndaj Prishtinës shkoi shumë larg dhe që mund të kishte pasoja tragjike”, përfundon propaganda më e re e Vuçiqit, e shprehur përmes shërbëtorit të tij Petar Petkoviq.

  • Një shtetas i Shqipërisë gjendet i vdekur në vendin e punës në Lipjan, Policia fillon hetimet

    Një shtetas i Shqipërisë gjendet i vdekur në vendin e punës në Lipjan, Policia fillon hetimet

    Një burrë, shtetas i Shqipërisë është gjetur i vdekur në vendin e punës, në Lipjan, njoftoi Policia e Kosovës.

    “Lipjan 15.08.2023-16:45. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-orwsh të Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion./atvlive.tv/

     

     

  • Dieta japoneze, për të mos u plakur dhe shëndoshur

    Dieta japoneze, për të mos u plakur dhe shëndoshur

    Magjia e të stilit japonez të të ngrënit është një balancë e shëndetshme e ngopjes me ushqime të shijshme me pak kalori, të prezantuara në porcione të bukura, me pjata të vogla, të këndshme

    “Dieta japoneze është baza e ushqimit”, thotë Naomi Morijama, bashkautore e librit “Gratë japoneze nuk plaken dhe nuk shëndoshen kurrë”. Ajo thotë se kjo dietë apo regjim ushqimor përqendrohet në energjinë mahnitëse të ushqimit në një masë kompakte dhe të kënaqshme”.

    Dhe askush nuk ka nevojë të gatuajë si japonezët për të shijuar një ushqim të shëndetshëm. Mjafton që të përdorni më shumë peshk, fruta dhe perime, të shërbeni në sasi të vogla, të hani avash dhe ta shijoni ushqimin, të shtoni disa alternativa të shëndetshme si orizi. Ja disa këshilla:

    japonezeSë pari, kini parasysh përfitimet. “Falë një diete dhe stili jetese më të shëndetshëm, japonezët jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm sesa popujt e tjerë”, thotë Morijama. Jo vetëm kanë një jetëgjatësi 86 për femrat dhe 79 për meshkujt (krahasuar me 80 dhe 75 te amerikanët), por ata gjithashtu jetojnë një mesatare prej 75 vjetësh të shëndetshëm dhe pa probleme, siç raportohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Për më tepër, japonezët gëzojnë vendin e parë për më pak obezitet të vendeve të zhvilluara me 3%, përkundrejt 11% të francezëve dhe 32% të amerikanëve.

    “Mund të mendoni se gjithçka ka lidhje me gjenet”, thotë Morijama. “Por kur japonezët fillojnë të përdorin dietën perëndimore, ata shtojnë në peshë menjëherë”.

    Hani me sy

    “Magjia e të stilit japonez të të ngrënit është një balancë e shëndetshme e ngopjes me ushqime të shijshme me pak kalori, të prezantuara në porcione të bukura, me pjata të vogla, të këndshme.

    Morijama thotë: Në këtë mënyrë inkurajoni “ngrënien me sy” duke shijuar bukurinë e ushqimit. Rezultati? Do të dëshironi të hani më avash për të shijuar çdo kafshatë, që nënkupton të hash më pak, sepse truri ka kohë që të kuptojë që trupi është i ngopur.

    Sipas Morijamës, një japonez mesatar ha rreth 25% më pak kalori çdo ditë se një amerikan mesatar, e cila mund të shpjegojë pjesërisht jetëgjatësinë e secilit. Studimet e Universitetit të Floridës sugjerojnë se ngrënia e vetëm 8% më pak kalori çdo ditë ndërsa rrisni nivelin e aktivitetit tuaj, mund të promovojë një jetë më të gjatë. Dhe ulja e kalorive nuk ka pse të jetë e dhimbshme. Sekreti është të zëvendësojë ushqimet me numër të lartë kalorish, si çokollatat, patatet me ato që kanë më pak kalori, si frutat, perimet, supat.

    Fuqia e porcionit

    Në Japoni ushqimi shërbehet në pjata të vogla dhe në tasa në vend të një pjate të madhe. Në vakte shijohet pak nga gjithçka, thotë Morijama. Shërbimi i ushqimit në pjesë të vogla mund të jetë një nga sekretet më të mëdha për të ngrënë shëndetshëm dhe për të rënë në peshë. Kërkimet tregojnë se kur pjatat janë të mëdha, ne jemi të prirur ta hamë gjithë ushqimin edhe nëse nuk jemi të uritur.

    Një studim i Universitetit të Ilionisit në SHBA tregoi se njerëzit hanë 45% më shumë nëse ushqimi u shërbehet në pjata të mëdha. Kur u pyetën se çfarë e përcaktonte madhësinë e ushqimit që hanin, thuajse 7 në 10 veta u shprehën se sasia ishte thjesht çështje se sa ushqim ishin mësuar të hanin. Kjo është gjë e mirë dhe e keqe njëkohësisht. E keqe sepse tregon që në njëfarë mënyre ne hamë pa menduar. Dhe e mirë sepse kjo tregon se mund ta ndryshojmë sasinë e vaktit që hamë. Si? Duke u mësuar të hamë më pak. Për shembull, mundohuni të zëvendësoni pjatat e gjellës me pjatat e ëmbëlsirave. Do të shihni se do të hani më pak, sepse pjata do të duket plot. Ose provoni ta servirni ushqimin në tasa me peshë për rreth një javë, për t’u mësuar me sasinë e ushqimit që duhet të hani. Nuk keni pse zvogëloni të gjithë ushqimin, mjafton që të zvogëloni sasitë e ushqimeve me shumë kalori e shumë yndyrë.

    Bazë orizi

    Dieta japoneze përfshin sasi të mëdha orizi, gjashtë herë më shumë se sa përfshin mesatarisht dieta amerikane. Një tas i vogël shërbehet pothuajse në çdo vakt, duke përfshirë mëngjesin. Një oriz me pak yndyrë dhe i pasur në karbohidrate ju ndihmon të ngopeni me më pak kalori dhe duke lënë më pak vend për ushqime të yndyrshme, të cilat dëmtojnë zemrën. Për të qenë edhe më të shëndetshëm, shërbejeni orizin në mënyrën japoneze: ta gatuani dhe hani pa gjalp apo vaj.

    Kënaqësia e perimeve

    “Japonia është një shtet i çmendur pas perimeve”, thotë Morijama. Kur gratë japoneze u pyetën se cilin ushqim preferonin të gatuanin më shumë për familjet e tyre, ato u përgjigjën: supë me perime me lëng mishi. Specat e kuq për mbushje, bizelet, kungulli i njomë, patëllxhani, qepët, rrodhja, domatja, specat jeshilë, marulja, karrotat, spinaqi, gjethet e bambusë, panxhari, rrënjët e zambakut, rrepat, kërpudhat shiitake, patatet e ëmbla dhe algat e detit (apo perimet e detit), si kombu, nori, të gjitha kanë vendin e tyre në dietën japoneze.

    Në një vakt shërbehen 4 apo 5 varietete të ndryshme dhe askush nuk mendon se është e habitshme të hash një supë me perime apo sallatë për mëngjes. Perimet shërbehen të ziera me lëng mishi, të skuqura (skuqje në vaj të nxehtë në të cilën edhe ziejnë pak) me vaj ose pak të ziera në avull, të gjitha metoda që ruajnë sasinë maksimale të ushqyesve.

    Një peshkim i mbarë

    Peshqit, sidomos të preferuarit japonezë, si salmoni, toni i freskët, sardelet, harenga, skumbria, janë një burim i madh i acideve yndyrore omega-3, të njohura për dobitë e tyre për zemrën. Dhe megjithëse japonezët përbëjnë 2% të popullsisë së botës, ata hanë 10% të peshkut në botë. Kjo gjë nënkupton se ata hanë më pak mish të kuq, që përmban më shumë yndyrë të ngopur që çon në obezitet dhe sëmundje të zemrës.

    Soja

    Kur konsumohet me kujdes, produktet e sojës janë një alternativë shumë e mirë zëvendësuese për të përfituar proteinat që merren nga mishi i kuq dhe kanë më pak yndyrna të ngopura. Vaktet japoneze shpesh përfshijnë më shumë se një pjatë me bazë soje, si supa miso (miso është bishtajë soje e fermentuar).

    Ëmbëlsira të shijshme

    “Një pjatë ëmbëlsire tipike japoneze është ajo me fruta të stinës, të qëruara, të prera dhe të rregulluara bukur në pjatë”, thotë Morijama. Japonezët pëlqejnë edhe ëmbëlsirat perëndimore si akullorja apo kekët, por ato zakonisht shërbehen në sasi më të vogël dhe me shije më delikate krahasuar me vendet e perëndimit. Një çaj jeshil japonez është një mënyrë perfekte për të përfunduar çdo vakt.

    Alternativa të shëndetshme

    “Duhen vetëm pak ndryshime për ta bërë një dietë japoneze dhe më të shëndetshme. Për shembull, mund të përdorni oriz kaf në vend të atij të bardhë. Ushqimi i lashtë japonez, orizi kaf, është shumë i pasur në fibra dhe karbohidrate të mira”, thotë Morijama. Ndryshimi i dytë përfshin uljen e sasisë së natriumit, që është i lartë në dietën japoneze për shkak të sasisë së mëdha të salcës së sojës dhe ushqimeve turshi apo të marinuara.

    Ushqim i bukur

    Një ushqim i bukur, i shijshëm dhe i shëndetshëm është çka ofron dieta japoneze për këdo që dëshiron të jetojë më gjatë, më shëndetshëm dhe më i dobët. Eksperimentoni me peshkun, orizin dhe perimet e shërbyera në pjata delikate dhe do të korrni frytet e duhura: dhe s’është e nevojshme të përdorni shkopinj.“Dieta japoneze është baza e ushqimit”, thotë Naomi Morijama, bashkautore e librit “Gratë japoneze nuk plaken dhe nuk shëndoshen kurrë”. Ajo thotë se kjo dietë apo regjim ushqimor përqendrohet në energjinë mahnitëse të ushqimit në një masë kompakte dhe të kënaqshme”.

    Dhe askush nuk ka nevojë të gatuajë si japonezët për të shijuar një ushqim të shëndetshëm. Mjafton që të përdorni më shumë peshk, fruta dhe perime, të shërbeni në sasi të vogla, të hani avash dhe ta shijoni ushqimin, të shtoni disa alternativa të shëndetshme si orizi. Ja disa këshilla:

    Së pari, kini parasysh përfitimet.“Falë një diete dhe stili jetese më të shëndetshëm, japonezët jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm sesa popujt e tjerë”, thotë Morijama. Jo vetëm kanë një jetëgjatësi 86 për femrat dhe 79 për meshkujt (krahasuar me 80 dhe 75 te amerikanët), por ata gjithashtu jetojnë një mesatare prej 75 vjetësh të shëndetshëm dhe pa probleme, siç raportohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Për më tepër, japonezët gëzojnë vendin e parë për më pak obezitet të vendeve të zhvilluara me 3%, përkundrejt 11% të francezëve dhe 32% të amerikanëve.

    “Mund të mendoni se gjithçka ka lidhje me gjenet”, thotë Morijama. “Por kur japonezët fillojnë të përdorin dietën perëndimore, ata shtojnë në peshë menjëherë”.

    Hani me sy

    “Magjia e të stilit japonez të të ngrënit është një balancë e shëndetshme e ngopjes me ushqime të shijshme me pak kalori, të prezantuara në porcione të bukura, me pjata të vogla, të këndshme.

    Morijama thotë: Në këtë mënyrë inkurajoni “ngrënien me sy” duke shijuar bukurinë e ushqimit. Rezultati? Do të dëshironi të hani më avash për të shijuar çdo kafshatë, që nënkupton të hash më pak, sepse truri ka kohë që të kuptojë që trupi është i ngopur.

    Sipas Morijamës, një japonez mesatar ha rreth 25% më pak kalori çdo ditë se një amerikan mesatar, e cila mund të shpjegojë pjesërisht jetëgjatësinë e secilit. Studimet e Universitetit të Floridës sugjerojnë se ngrënia e vetëm 8% më pak kalori çdo ditë ndërsa rrisni nivelin e aktivitetit tuaj, mund të promovojë një jetë më të gjatë. Dhe ulja e kalorive nuk ka pse të jetë e dhimbshme. Sekreti është të zëvendësojë ushqimet me numër të lartë kalorish, si çokollatat, patatet me ato që kanë më pak kalori, si frutat, perimet, supërat.

    Fuqia e porcionit

    Në Japoni ushqimi shërbehet në pjata të vogla dhe në tasa në vend të një pjate të madhe. Në vakte shijohet pak nga gjithçka, thotë Morijama. Shërbimi i ushqimit në pjesë të vogla mund të jetë një nga sekretet më të mëdha për të ngrënë shëndetshëm dhe për të rënë në peshë. Kërkimet tregojnë se kur pjatat janë të mëdha, ne jemi të prirur ta hamë gjithë ushqimin edhe nëse nuk jemi të uritur.

    Një studim i Universitetit të Ilionisit në SHBA tregoi se njerëzit hanë 45% më shumë nëse ushqimi u shërbehet në pjata të mëdha. Kur u pyetën se çfarë e përcaktonte madhësinë e ushqimit që hanin, thuajse 7 në 10 veta u shprehën se sasia ishte thjesht çështje se sa ushqim ishin mësuar të hanin. Kjo është gjë e mirë dhe e keqe njëkohësisht. E keqe sepse tregon që në njëfarë mënyre ne hamë pa menduar. Dhe e mirë sepse kjo tregon se mund ta ndryshojmë sasinë e vaktit që hamë. Si? Duke u mësuar të hamë më pak. Për shembull, mundohuni të zëvendësoni pjatat e gjellës me pjatat e ëmbëlsirave. Do të shihni se do të hani më pak, sepse pjata do të duket plot. Ose provoni ta servirni ushqimin në tasa me peshë për rreth një javë, për t’u mësuar me sasinë e ushqimit që duhet të hani. Nuk keni pse zvogëloni të gjithë ushqimin, mjafton që të zvogëloni sasitë e ushqimeve me shumë kalori e shumë yndyrë.

    Bazë orizi

    Dieta japoneze përfshin sasi të mëdha orizi, gjashtë herë më shumë se sa përfshin mesatarisht dieta amerikane. Një tas i vogël shërbehet pothuajse në çdo vakt, duke përfshirë mëngjesin. Një oriz me pak yndyrë dhe i pasur në karbohidrate ju ndihmon të ngopeni me më pak kalori dhe duke lënë më pak vend për ushqime të yndyrshme, të cilat dëmtojnë zemrën. Për të qenë edhe më të shëndetshëm, shërbejeni orizin në mënyrën japoneze: ta gatuani dhe hani pa gjalp apo vaj.

    Kënaqësia e perimeve

    “Japonia është një shtet i çmendur pas perimeve”, thotë Morijama. Kur gratë japoneze u pyetën se cilin ushqim preferonin të gatuanin më shumë për familjet e tyre, ato u përgjigjën: supë me perime me lëng mishi. Specat e kuq për mbushje, bizelet, kungulli i njomë, patëllxhani, qepët, rrodhja, domatja, specat jeshilë, marulja, karrotat, spinaqi, gjethet e bambusë, panxhari, rrënjët e zambakut, rrepat, kërpudhat shiitake, patatet e ëmbla dhe algat e detit (apo perimet e detit), si kombu, nori, të gjitha kanë vendin e tyre në dietën japoneze.

    Në një vakt shërbehen 4 apo 5 varietete të ndryshme dhe askush nuk mendon se është e habitshme të hash një supë me perime apo sallatë për mëngjes. Perimet shërbehen të ziera me lëng mishi, të skuqura (skuqje në vaj të nxehtë në të cilën edhe ziejnë pak) me vaj ose pak të ziera në avull, të gjitha metoda që ruajnë sasinë maksimale të ushqyesve.

    Një peshkim i mbarë

    Peshqit, sidomos të preferuarit japonezë, si salmoni, toni i freskët, sardelet, harenga, skumbria, janë një burim i madh i acideve yndyrore omega-3, të njohura për dobitë e tyre për zemrën. Dhe megjithëse japonezët përbëjnë 2% të popullsisë së botës, ata hanë 10% të peshkut në botë. Kjo gjë nënkupton se ata hanë më pak mish të kuq, që përmban më shumë yndyrë të ngopur që çon në obezitet dhe sëmundje të zemrës.

    Soja

    Kur konsumohet me kujdes, produktet e sojës janë një alternativë shumë e mirë zëvendësuese për të përfituar proteinat që merren nga mishi i kuq dhe kanë më pak yndyrna të ngopura. Vaktet japoneze shpesh përfshijnë më shumë se një pjatë me bazë soje, si supa miso (miso është bishtajë soje e fermentuar).

    Ëmbëlsira të shijshme

    “Një pjatë ëmbëlsire tipike japoneze është ajo me fruta të stinës, të qëruara, të prera dhe të rregulluara bukur në pjatë”, thotë Morijama. Japonezët pëlqejnë edhe ëmbëlsirat perëndimore si akullorja apo kekët, por ato zakonisht shërbehen në sasi më të vogël dhe me shije më delikate krahasuar me vendet e perëndimit. Një çaj jeshil japonez është një mënyrë perfekte për të përfunduar çdo vakt.

    Alternativa të shëndetshme

    “Duhen vetëm pak ndryshime për ta bërë një dietë japoneze dhe më të shëndetshme. Për shembull, mund të përdorni oriz kaf në vend të atij të bardhë. Ushqimi i lashtë japonez, orizi kaf, është shumë i pasur në fibra dhe karbohidrate të mira”, thotë Morijama. Ndryshimi i dytë përfshin uljen e sasisë së natriumit, që është i lartë në dietën japoneze për shkak të sasisë së mëdha të salcës së sojës dhe ushqimeve turshi apo të marinuara.

    Ushqim i bukur

    Një ushqim i bukur, i shijshëm dhe i shëndetshëm është çka ofron dieta japoneze për këdo që dëshiron të jetojë më gjatë, më shëndetshëm dhe më i dobët. Eksperimentoni me peshkun, orizin dhe perimet e shërbyera në pjata delikate dhe do të korrni frytet e duhura: dhe s’është e nevojshme të përdorni shkopinj.

  • KRU “Prishtina” me aksion për shkyçjen e borxhlinjve në Lipjan dhe Shtime

    KRU “Prishtina” me aksion për shkyçjen e borxhlinjve në Lipjan dhe Shtime

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se sot do të nis një aksion të madh në Shtime e Lipjan për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegal.

    KRU “Prishtina” njofton se duke filluar nga ora 10:30 do të ketë aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Shtime e Lipjan.

    “Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit”, është mesazhi i KRU “Prishtina”.Këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Kosovës.

    KRU “Prishtina” njofton se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro, 40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

  • ​Sot luhet finalja e Super Kupës Evropiane

    ​Sot luhet finalja e Super Kupës Evropiane

    Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Georgios Karaiskakis” në Piraeus të Greqisë do të jetë nikoqir i finales së Super Kupës Evropiane mes Manchester Cityt dhe Sevillas.

    Në finalen e Super Kupës Evropiane takohen fituesi i Ligës së Kampionëve, në këtë rast City, dhe fituesi i Ligës së Evropës – Sevilla, raporton KosovaPress.

    Për Cityn, kjo do të jetë finalja e parë e kësaj gare në histori të klubit, andaj skuadra e Pep Guardiolas do të synojë që debutimin ta shënojë në fund me trofe.

    Në anën tjetër, për dallim nga City, Sevilla vjen në këtë finale me një eksperiencë të madhe në garat evropiane, dhe do të kërkojë sot që ta befasojë kampionin anglez.

    City e nisi sezonin e ri në Premier Ligë me fitore ndaj Burnleyt 3:0, kurse Sevilla pësoi humbje nga Valencia me rezultat të ngushtë 2:1.

    Kampioni aktual i kësaj gare është Real Madridi, i cili mposhti vitin e kaluar Eintracht Frankfurtin 2:0 për ta fituar trofeun e pestë në histori të kësaj gare.

    21:00 Manchester City – Sevilla (Stadiumi Georgios Karaiskakis)