ATV

Blog

  • ​Zhduket një person në Han të Elezit

    ​Zhduket një person në Han të Elezit

    Një person është raportuar i zhdukur në Han të Elezit, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Vendndodhja nuk dihet prej ditës së mërkurë kur personi thuhet të ketë dalë nga shtëpia.

    “Ankuesi mashkull kosovar me datën 17.08.2023, ka raportuar se viktima femër kosovare – ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./KP

  • “Të ish kon gjendja në Kosovë atëherë si tash kurrë nuk kisha shku në gurbet”, thotë ky mërgimtar

    “Të ish kon gjendja në Kosovë atëherë si tash kurrë nuk kisha shku në gurbet”, thotë ky mërgimtar

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Në këtë emision, vend të veçantë zënë mërgimtarët, të cilët bëjnë rrëfimet e tyre të ndryshme nëpër të cilat kanë kaluar.

    Meti Berbatovci, mërgimtar që jeton dhe punon në Zvicër tash e 16-vjet, në këtë emision tha se po të kishte qenë Kosova kështu siç është sot, ai kurrë nuk do largohej.

    “Kur kam dalë unë në Zvicër, 16 vjet më herët, Kosova s’ka qenë siç është sot, sepse me pas qenë Kosova siç është sot, unë s’kisha dalë asnjëherë. Këtë e kam thënë edhe nëpër intervista tjera, ka pasë shumë komente negative, por njerëzit nuk e kanë kuptu se çka kam dashtë me thanë. Unë kam dashtë me e thanë atë send se si n’Kosovë nuk ka. Normal se çdo kund ki probleme, çdo kund i ke ato baticat dhe zbaticat, por si në Kosovë nuk ka, dhe nuk ka askush që ma ndërron mendjen, sepse në Kosovë, gjëja e parë është se je në vend tëndin, e ke familjen, i ke krejt të afërmit e tu, ndërsa në Zvicër është krejt një jetë ndryshe”, thotë Berbatovci.

    Emisioni n’mal An’det, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.

    Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë:

  • Pas 13 vjetëve në Amerikë, ndërtoi shtëpi në Tuz, e vendosi edhe flamurin shqiptar

    Pas 13 vjetëve në Amerikë, ndërtoi shtëpi në Tuz, e vendosi edhe flamurin shqiptar

    Më shumë se tre herë në vit udhëton nga Amerika për në Tuz, pasi me mallin për atdhe, Vasil Marku nuk u mësua të jetojë asnjëherë.

    Kjo është edhe arsyeja që e shtyu atë dhe bashkëshorten e tij ta ndërtojnë shtëpinë e tyre në Malësi të Madhe, pasi të gjitha pushimet dëshirojnë t’i kalojnë në vendlindjen e tyre.

    Marku, qysh në moshën 17-vjeçe emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qëllimin e një jetë më të mirë.

    Në një bisedë për ATV-në, ai rrëfen historinë e tij personale për kohën kur ka emigruar, por edhe martesën e tij dhe krijimin e familjes.

    “Jam leh e rritë në Malësi, në Bardhaj të Hotit. Jam nisë prej këtu kur kam qenë 17 vjet e gjysmë, kam shku në Amerikë e kam jetu, e jetoj atje ende. Jam martuar i ri me këtë gruan time e kem shku në Itali, kemi jetu për 18 muaj. Prej aty kemi shkuar në Nju Jork të Amerikës. Atje kam gjetë familjen, kam gjetë vëllaun. Atje kam jetu 40 vjet në Nju Jork, pas aty kam shku në Florida. Kam punu një shtëpi këtu tash 14 vjet, kemi kriju jetesë edhe këtu me gruan, me fëmijë, vijmë për çdo vit, jetojmë këtu për 4-5 muaj, shkojmë prapë, e prapë vijmë këtu” rrëfehet Marku.

    Bisedën e tij të plotë për ATV-në e gjeni në videon më poshtë:

  • Pas arrestimeve në MINT, Blerta Deliu kërkon dorëheqjen e Rozeta Hajdarit

    Pas arrestimeve në MINT, Blerta Deliu kërkon dorëheqjen e Rozeta Hajdarit

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas arresimit të dy zyrtarëve të MINT.

    Ajo ka kërkuar dorëheqjen e Rozeta Hajdarit, ministres së MINT.

    “Shoqërimi në polici i Hafizit e Irfanit dhe bastisja e pronave të Ridvan Muharremit për “Aferën Gruri&Vaji” në MINT, kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet edhe Rozeta Hajdari”, ka thënë Deliu.

  • “Jam e angazhuar në një serial”, aktorja Teuta Sadiku flet për projektet me të cilat është duke punuar

    “Jam e angazhuar në një serial”, aktorja Teuta Sadiku flet për projektet me të cilat është duke punuar

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal A n’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Në edicionin e mbrëmshëm, mysafire në këtë emision ishte edhe aktorja Teuta Sadiku, e cila në këtë emision foli për projektet e fundit në të cilat ka punuar, si dhe planet e ardhshme.

    Ajo tha se kjo verë për të ka qenë shumë e ngarkuar me punë, ndërsa së fundmi është e angazhuar edhe në një serial me tregime popullore.

    “Për mua, kjo verë ka qenë me shumë punë, përndryshe unë si të rri, si nuk punoj, menjëherë sëmurem, filloj të bëhem nervoz. Kështu që, vera për mu ka qenë e mirë shkaku që kam punu shumë, jam e angazhuar edhe me një serial të tregimeve popullore tash që po bëhen seriale të ndryshme”, tha Teuta.

    Ajo tha se ka shumë plane, të cilat besoj se do t’i realizojë.

    “Ne aktorët, asnjëherë nuk jemi të kënaqur me atë që e kemi bërë deri tash, do të thotë, gjithmonë kërkojmë diçka më shumë. Kështu që kurrë, më doket vetja e përmbushur ndoshta 2-3 ditë para vdekjes, se them ‘tash e kam kryer misionin’. Plane të mëdha kam, besoj dhe shpresoj që do t’i realizoj”, u shpreh Teuta. /atvlive.tv

    Emisioni n’mal An’det, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.

    Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë:

  • Jep dorëheqje shefi për emergjenca në Maui pas kritikave për menaxhim të zjarreve

    Jep dorëheqje shefi për emergjenca në Maui pas kritikave për menaxhim të zjarreve

    Shefi për menaxhim të emergjencave në Maui të Havait, Herman Andaya, ka thënë dorëheqje, një ditë pasi e ka mbrojtur dështimin e agjencisë për të aktivizuar sistemin e alarmit në javën fatale të zjarreve pyjore.

    Andaya, i cili nuk ka pasur përvojë paraprake në menaxhim të emergjencave, i ka përmendur “arsyet shëndetësore” si përgjigje për dorëheqje.

    Disa banorë të zonës kanë thënë për mediat se një përgjigje më e fuqishme e autoriteteve do të mund të shpëtonte më shumë jetë.

    Deri më tani, të paktën 111 persona janë shpallur të vdekur, dhe qindra tjerë janë të zhdukur.

    Sistemi i sofistikuar i Mauit, i cili përfshin 80 sirena në ishull, është testuar në ditën të parë të secilit muaj, por zhurma nuk është dëgjuar edhe në ditën e përhapjes së madhe të zjarreve.

    Të mërkurën, Andaya ka insistuar se nuk pendohet për vendimin.

    Ai ka thënë se është frikësuar se sirenat – që zakonisht dëgjohen kur paralajmërohet cunami – ndoshta do t’i shtynin njerëzit që të iknin në zona më thella, potencialisht më afër zjarreve.

    Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të enjten se Qeveria amerikane është e përkushtuar për të ofruar sa më shumë ndihma në Maui për rindërtim dhe rimëkëmbje të zonës.

  • Shirat e dendura shkaktojnë përmbytje në Gjermaninë jugore

    Shirat e dendura shkaktojnë përmbytje në Gjermaninë jugore

    Shirat e dendura në Gjermaninë jugore kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin e Bavarisë.

    Reshjet intensive dhe erërat e forta në qytetin e Nurembergut dhe rajonin e tij përreth kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke përfshirë rrëzimin e pemëve dhe zhvendosjen e tjegullave të çative, sipas një deklarate nga Departamenti i Policisë Mittelfranken.

    Bodrumet, garazhet nëntokësore, rrugët dhe nënkalimet e shumta janë zhytur nga ujërat në rritje, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

    Disa automjete kanë mbetur të bllokuara në nënkalimet e përmbytura, ndërsa shumë makina janë bllokuar në rrugët e përmbytura nga uji.

    Fotot e publikuara në mediat lokale shfaqin ekipet e shpëtimit që operojnë me varka të fryra për të ndihmuar në përpjekjet emergjente.

    Ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike kanë ndodhur gjithashtu në pjesë të ndryshme të Nurembergut dhe janë zbatuar mbylljet e pjesshme të autostradës A73.

    Kompania gjermane hekurudhore Deutsche Bahn ka raportuar ndërprerje në shërbimet e trenave për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, me trenat që nuk ndalojnë më në stacionet Ulm dhe Gunzburg.

  • “I mençuri, lavra dhe veku”, tregimi popullor për mësuesin që përgëzoi mirënjohësit dhe mallkoi mosmirënjohësit

    “I mençuri, lavra dhe veku”, tregimi popullor për mësuesin që përgëzoi mirënjohësit dhe mallkoi mosmirënjohësit

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Në këtë emision, pos rubrikave të shumta argëtuese, është edhe rubrika me tregime popullore, të cilat i interpreton aktori Bislim Muçaj.

    Mbrëmë, në ciklin e tregimeve popullore, u rrëfye për një tregim e një njeriu të mençur, i cili u kishte mësuar gjëra disa fshatarëve se si ta bëjnë punën me lehtë dhe më efektive. Pasi i mëson ata, ai kthehet për të parë se sa ishin mirënjohës fshatarët për mësimet që kishin marrë. Një bujk kishte fjalë të mira për mësuesin, ndërsa një grua ishte mosmirënjohëse.

    Tregimin e plotë mund ta shikoni në videon më poshtë.

    Emisioni n’mal An’det, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.

    Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë:

  • “Ishalla more Zot vitin tjetër jo” shpërthejnë të qeshurat me lutjen e Shota Baraliut

    “Ishalla more Zot vitin tjetër jo” shpërthejnë të qeshurat me lutjen e Shota Baraliut

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal A n’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Në edicionin e mbrëmshëm, mysafire në këtë emision ishte edhe artistja Shota Baraliu, e cila përveç angazhimeve të tashme, ajo tregoi edhe planet për të ardhmen, duke përmendur këtu edhe për pushimet që planifikon t’i bëjë gjatë këtij muaji, porse shtoi këtu edhe një lutje me të cilën shkaktoi të qeshura në studio.

    “Deri tash kom shku me shoqe, se kur je single s’ki me kon me shku përveç me shoqe, e në vitin tjetër s’i dihet, veç ishalla more Zot, me shoqe jo. Kam qenë në qershor për 5 ditë pushim dhe punë, mirëpo edhe tash planifikoj me shku në deti. Unë them se mali me jep më shumë qetësia ndërsa në deti kom qejf ma shumë veç me dalë ashtu por edhe fatkeqësia është se unë nuk guxoj as me notu, se kur kam qenë e vogël, kom ra në bunar edhe tash e kom fobi, sado që jom mundu me largu këtë fobi”, tha ajo./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Arrestohet Ridvan Muharremi

    Arrestohet Ridvan Muharremi

    Policia e Kosovës e ka arrestuar Ridvan Muharremi, në lokalin e tij.

    Policia e për orë të tëra ka qëndruar duke bastisur këtë lokacion dhe banesën e Muharremit.

    Në mëngjes e së premtes Policia e Kosovës ka zbarkuar në lokalin “Bukë e Zemër”, pronë e Ridvan Muharremit.

    Mahmut Halimi, avokati i Muharremit, tha se për klientin e tij ende nuk ka flet-arrest, duke shtuar se ia kanë dorëzuar Policisë të gjitha provat.

    Aksioni vjen pas publikimit të inicizimeve për skandalin e grurit dhe vajit./atvlive.tv