ATV

Blog

  • Tërmet në Kosovë

    Tërmet në Kosovë

    Një tërmet ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Kosovë.

    Tërmeti sipas “Erthaquake”, ka qenë i shkallës 3.1 të shkallës së rihterit.

  • Krasniqi: Kjo Qeveri e aferave dhe skandaleve të marrë fund, zgjedhje të reja sa më parë

    Krasniqi: Kjo Qeveri e aferave dhe skandaleve të marrë fund, zgjedhje të reja sa më parë

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se keqqeverisja, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund.

    Sipas tij, nëse nuk u kthehet mandati qytetarëve, shpejt, dëmet e këtij mentaliteti shkatërrues do t’i vuajnë për dekada qytetarët dhe shteti ynë.

    Për këtë arsye, ka thënë ai, duhet të kemi zgjedhje të reja sa më parë.

    “Keqqeverisja, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund. Nëse nuk u kthehet mandati qytetarëve, shpejt, dëmet e këtij mentaliteti shkatërrues do t’i vuajnë për dekada qytetarët dhe shteti ynë. ZGJEDHJE TË REJA SA MË PARË!”, ka shkruar Krasniqi.

  • BE kërkon informacion shtesë për revokimin e licencës për MTS-në

    BE kërkon informacion shtesë për revokimin e licencës për MTS-në

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se blloku evropian është duke e shqyrtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’ia revokuar licencën kompanisë MTS d.o.o., për shkak të dokumentacionit të kontestuar gjatë regjistrimit të biznesit.

    “Bashkimi Evropian është duke kërkuar më shumë informacione nga të dyja palët për t’i kuptuar implikimet e vendimit në Marrëveshjen e vitit 2013 dhe konkluzat e vitit 2016 për telekomunikacionin”, ka thënë ai.

    MTS d.o.o. është kompani e themeluar në bazë të Marrëveshjes së Brukselit për Telekomunikacionin e Kosovës dhe Serbisë nga viti 2015.

    Në fund të vitit 2016, kjo kompani e ka marrë licencën për të operuar sipas ligjeve të Kosovës.

    Themeluese me 100 për qind të aksioneve është “Telekom Serbia”.

    Kompania e ka selinë në Mitrovicë të Veriut, ndonëse i ka disa degë edhe në pjesë tjera të Kosovës.

    Përveç pakove televizive, MTS ofron edhe internet dhe shërbimet tjera telefonike për konsumatorët e vet.

    Megjithatë, në fillim të muajit gusht, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për revokim të licencës, për shkak të “dokumenteve jokushtetuese” në regjistra.

    Dhjetëra kompanive tjera u është revokuar licenca e bizneset për arsye të njëjtë.

    Në rastin e MTS-së, arsye për revokim është se një prej personave përgjegjës, gjatë periudhës së regjistrimit, e ka bashkëngjitur një pasaportë të lëshuar nga autoritetet serbe, në të cilën te vendi i lindjes shkruan “Mitrovicë e Kosovës, Republika e Serbisë”.

    Agjencia për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë, ka thënë në sqarimin për vendimin se, “një përmbajtje e tillë nuk lejohet për përdorim në Republikën e Kosovës, sepse përbën shkelje të normës kushtetuese dhe është diçka që përbën kërcënim serioz për sigurinë publike”.

    Serbia lëshon dokumente identifikimi për të gjitha qytetet në Kosovë, mirëpo Prishtina zyrtare nuk i pranon ato.

    “Telekom Serbia” nuk e pranon vendimin e Qeverisë së Kosovës, duke thënë se “ekipi ligjor është duke përgatitur apel të gjatë, që do të dorëzohet brenda afateve ligjore”.

    Afati për dorëzim të apelit është 30 ditë.

    Paraprakisht, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova duhet të jetë e kujdesshme kur revokon licenca pune, dhe ka thënë se janë duke negociuar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, se si të zgjidhet kjo çështje.

    Kur është pyetur për këtë çështje në një bashkëbisedim me gazetarët në Prishtinë, më 16 gusht, Hovenier ka thënë se e inkurajon Qeverinë e Kosovës që të marrë hapa të kujdesshëm kur është fjala për revokim të lejeve të punës.

  • ​Shefi për emergjenca në Maui jep dorëheqje pas kritikave për menaxhim të zjarreve

    ​Shefi për emergjenca në Maui jep dorëheqje pas kritikave për menaxhim të zjarreve

    Kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave në Maui dha dorëheqje nga posti i tij të enjten pas kritikave të ashpra për reagimin e tij ndaj zjarreve në qytetin Lahaina, në të cilin numri i të vdekurve tani ka arritur në 111.

    Dorëheqja e Herman Andaya vjen një ditë pasi ai mbrojti vendimin e tij për të mos lëshuar sirenat e urgjencës gjatë zjarreve vdekjeprurëse në ishullin Hawai, shkruan AA.

    Zyrtarët e qarkut në Maui lëshuan një njoftim për shtyp që thoshte se kryetari Richard Bissen pranoi dorëheqjen e administratorit të MEMA, i cili përmendi “arsye shëndetësore” dhe tha se ishte “efektive menjëherë”.

    “Duke pasur parasysh peshën e krizës me të cilën po përballemi, ekipi im dhe unë do të vendosim dikë në këtë pozicion kyç sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mezi pres ta bëj atë njoftim së shpejti”, tha Bissen.

    Zjarret shpërthyen më 8 gusht dhe përfshinë Lahaina, duke shkatërruar mijëra shtëpi dhe ndërtesa dhe duke lënë të vdekur më shumë se 100 njerëz, duke i bërë ato fatkeqësinë natyrore më vdekjeprurëse në Haëai që kur u bë shtet në vitin 1959.

    I pyetur në lidhje me vendimin e tij për të mos u rënë sirenave, Andaya tha në një konferencë shtypi të mërkurën se ato ishin përdorur kryesisht për paralajmërimet për cunami dhe kishte frikë se duke i rënë sirenave do t’i bënte banorët e bregdetit të largoheshin në brendësi drejt zjarrit.

    “Po të kishim rënë sirena atë natë, kishim frikë se njerëzit do të kishin shkuar lartë”, tha ai, duke përdorur një fjalë havajane që do të thotë “në shpatin e malit”.

    “Dhe nëse është kështu, atëherë ata do të kishin hyrë në zjarr.”

    Prokurorja e Përgjithshme e Hawait Anne Lopez njoftoi të enjten se ajo do të kryejë “një rishikim të paanshëm dhe të pavarur” përmes një organizate private të palëve të treta me përvojë në menaxhimin e emergjencave që “do të sigurojë llogaridhënie dhe transparencë dhe do të sigurojë njerëzit e Hawait se të gjitha faktet do të jenë e zbuluar.”

    “Informacioni i mbledhur do të përdoret për të vlerësuar performancën në gatishmërinë e emergjencës, pasi ne jemi vazhdimisht në kërkim të mënyrave për të përmirësuar. Ne synojmë të shikojmë këtë incident kritik për të lehtësuar çdo veprim të nevojshëm korrigjues dhe për të avancuar gatishmërinë e ardhshme emergjente”, tha Lopez në një deklaratë.

  • ​Pochettino për Brojën: Ne besojmë në të

    ​Pochettino për Brojën: Ne besojmë në të

    Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino në konferencën e sotme u pyet për situatën e sulmit, nëse do të ketë transferime të reja në atë repart apo jo.

    Pochettino tha se klubi është duke shqyrtuar opsionet në merkato, por që në të njëjtën kohë po e monitoron situatën e Armando Brojës, raporton KosovaPress.

    Pochettino tha se klubi beson në Brojën, dhe se nuk do të transferojë lojtarë të cilët do ta pengonin zhvillimin e yllit shqiptar.

    “Ne jemi duke shikuar të gjitha opsionet që i kemi në merkato. Në të njëjtën kohë, ne jemi duke e monitoruar Armando Brojën. Ne nuk duam të sjellim lojtarë të cilët do ta ndalonin zhvillimin e tij, ne besojmë në të”, tha Pochettino.

    Broja momentalisht është ende duke e vazhduar rehabilitimin pas lëndimit të tij.

  • ​Alarm për mot të nxehtë në pesë qytete të Italisë

    ​Alarm për mot të nxehtë në pesë qytete të Italisë

    Një valë e re e të nxehtit ka goditur pjesën më të madhe të Italisë, ndërsa ekziston rreziku për stuhi të tjera në veri, thanë të premten meteorologët.

    Flamujt e kuq të të nxehtit janë vendosur të premten për Firencen, Bolonjën, Peruginë, Bolzanon dhe Brescia; ndërsa alarmi është portokalli për Romën, Latinën, Verona, Rieti, Frosinone dhe Campobasso.

    Alarmi portokalli për motin e keq me stuhi është vendosur në Lombardi dhe një i verdhë në Trentino pasi stuhitë shkaktuan përmbytje në Piemonte të enjten, shkruan ANSA.

    Anticikloni Nero po sjell nxehtësi në shumicën e pjesëve dhe temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë, si në dy valët e para të të nxehtit muajin e kaluar, thanë meteorologët.

  • Kurti të hënën në Greqi në darkën joformale për të ardhmen evropiane të BP

    Kurti të hënën në Greqi në darkën joformale për të ardhmen evropiane të BP

    Kryeministri Albin Kurti do të marr pjesë në një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor që do të organizohet nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Lajmi u bë i ditur nga mediat greke.

    Shqipëria e ftuar në nivel presidenti nuk do të përfaqësohet në këtë takim, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse kjo është për shkak të ashpërsimit të gjuhës për rastin e kryetarit të Himarës, Fredi Beleri.

    Agjencia e lajmeve ANA – MPA, raporton se nisma e kryeministrit Mitsotakis për të ftuar të hënën më 21 gusht në orën 20:15 liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së në Mansionin Maximos për një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit, nënvizon rolin e Greqisë si shtyllë për stabilitetin, paqen dhe sigurinë energjetike në Ballkan dhe në Evropën Juglindore.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Mitsotakis diçka që është sa thelbësore dhe simbolike.

    Përpos Kurtit, nga liderët rajonalë do të marr pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, presidenti malazez, Jakov Milatoviç, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo si dhe presidenti serb, ish-ministri i Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq.

    Në darkën joformale do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve që janë anëtare të BE-së si kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, dhe i Rumanisë Ion-Marsel Ciolacu.

  • “Kerri është nevojë nja 15 për qind, a 75 për qind osht luks”, qytetari befason me deklaratën

    “Kerri është nevojë nja 15 për qind, a 75 për qind osht luks”, qytetari befason me deklaratën

    Cila është blerja më e shtrenjtë që keni blerë? Kjo ishte pyetja drejtuar qytetarëve në shesh nga gazetarja e ATV-së.

    Qytetarë të shumtë kanë dhënë përgjigje interesante.

    Një nga këto është edhe përgjigja e një qytetari, i cili deklaroi se investimi më i mirë për të ka qenë blerja e banesës.

    Ai tha se vetura është nevojë jo më shumë se 15 për qind, ndërsa 75 për qind, sipas tij është luks.

    Për më shumë, shikoni videon më poshtë:

  • Çka kanë të veçantë veshjet e vajzave të Dukagjinit?

    Çka kanë të veçantë veshjet e vajzave të Dukagjinit?

    Veshja e Dukagjinit është një prej veshjeve më të vjetra, e cila daton qysh prej kohërave të lashta.

    Këtë zanat të trashëguar nga e ëma, Fitore Muçaj e bën me shumë qejf.

    Në një bisedë për ATV-në, ajo tregon si e ka trashëguar këtë zanat dhe sa e vështirë të punohet një veshje e vajzave të Dukagjinit.

    “Unë kam fillu që në moshën 13-14 vjeçe, tash e 32 vite. Është zanat prej familjes, pra është trashëgim prej nënës, prej familjes ku kam jetu në Isniq. Veshja e Dukagjinit do përkushtim të madh, merr kohë shumë, është goxha shumë e vështirë, por kur ta bësh me pasin, nuk është shumë e vështirë. Mua për vete nuk më vjen shumë vështirë. Kohë merr goxha shumë. Me e punu veshjen për një person merr 3-4 muaj”, tregon Muçaj.

    Bisedën e plotë me Fitore Muçajn e gjeni në videon më poshtë:

  • Komuna e Vushtrrisë blen autoambulancë të re për QKMF-në

    Komuna e Vushtrrisë blen autoambulancë të re për QKMF-në

    Komuna e Vushtrrisë ka blerë një autoambulancë të re për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

    Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Ferit Idrizi, me anë të një postimi në Facebook.

    “Me qëllim të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët, si komunë kemi blerë një autoambulancë të re për QKMF-në e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e tij.

    Idrizi po ashtu bëri të ditur se automjeti në fjalë ka vlerën e 57 mijë eurosh.