ATV

Blog

  • Hovenier publikon fotografi duke ndezur qirinj për policin e vrarë

    Hovenier publikon fotografi duke ndezur qirinj për policin e vrarë

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka marrë pjesë në një ceremoni për nder të policit të vrarë, Afrim Banjaku.

    Ambasadori amerikan ka shkruar në Tëitter se bashkë me të kanë qenë edhe përfaqësues të tjerë nga komuniteti ndërkombëtar, e të Kosovës.

    ”U bashkuan përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar në një ceremoni të ndezjes së qirinjve për nder të policit të Kosovës Rreshter Afrim Bunjaku, i vrarë sot në krye të detyrës. Edhe një herë i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe kolegëve të policit”, ka thënë ambasadori amerikan.

    Afrim Banjaku u vra të dielën pasi një grup i organizuar sulmoi Policinë e Kosovës.

  • Vuçiq: Sulmi ndodhi pasi “disa serbë nga Kosova” u rebeluan kundër Kurtit

    Vuçiq: Sulmi ndodhi pasi “disa serbë nga Kosova” u rebeluan kundër Kurtit

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se sulmi i së dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë, ndodhi pasi “disa serbë të Kosovës” u rebeluan duke ngritur barrikada dhe duke nxitur më pas reagimin e policisë së Kosovës.

    Zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, është vrarë të dielën gjatë këtij sulmi të armatosur. Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku janë plagosur edhe tre zyrtarë policorë.

    Duke folur drejtpërdrejt për media në Beograd mbrëmjen e së dielës, ai tha se “tre serbë nga Kosova u vranë – dy nga snajperët – dy u plagosën rëndë dhe ka frikë për vrasjen edhe të personit të katërt”.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha më herët gjatë ditës se banorët lokalë serbë “nuk kanë automjete të tilla (të blinduara), dhe asnjë civil tjetër në Republikën e Kosovës. Ai e quajti “formacion profesionist” grupin e personave që kreu sulmin e armatosur.

    Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha më herët se u arrestuan gjashtë persona – dy prej tyre sulmues dhe katër të tjerë që e mbështetën sulmin me radio-lidhje, dhe se aksioni i Policisë për kapjen sulmuesve të tjerë po vazhdon.

    “Rreth orës 02:46 të natës së sotme, një grup serbësh nga ‘Kosova dhe Metohia’ vendosi dy kamionë si barrikada në Banjskë – në veri të Kosovës. Më pas shkoi policia e Kosovës dhe tentoi t’i largojë ato barrikada. Kishte një konflikt me serbët që vendosën barrikada dhe në atë konflikt mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe një person tjetër u plagos”, tha Vuçiq.

    “Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen në mediat e Prishtinës, por nga Kosova u rebeluan, duke mos dashur të vuajnë më terrorin e [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti”.

    Presidenti serb tha se “në asnjë mënyrë, nuk dua ta justifikoj vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj. Është një akt i dënueshëm dhe është diçka që nuk i duhej askujt”, tha presidenti serb.

    Sipas tij, i vetmi fajtor për atë që po ndodh në veri, “është Albin Kurti”.

    Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe tha se në veri të Kosovës, policët duhet të jenë serbë.

    Vuçiq tha se në ditët në vazhdim do të marrë vendime, që do t’ua komunikojë “qytetarëve dhe popullit tonë në Kosovë”, por nuk specifikoi se me çfarë kanë të bëjnë ato vendime.

    Ai tha se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën “as formalisht, as joformalisht”, por shtoi se është i gatshëm të bisedojë.

    Kurti dhe Vuçiq u takuan më 14 shtator në Bruksel për një nivel të lart bisedimesh në dialogun e ndërmjetuar nga Bashkimi Evropian, por nuk arritën asnjë pajim për normalizimin e marrdhënieve.

    Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta prej majit, kur banorët e komunave me shumicë serbe në veri nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë prej zgjedhjeve që vetë i kanë bojkotuar.

    Situata, me raste, është përshkallëzuar në dhunë.

    Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të koordinohet për hapat e mëtejmë dhe të punojë drejt shtensionimit të situatës. /rel

  • Borrelli e quan terrorist sulmin në veri: Sulmuesit të dorëzohen menjëherë

    Borrelli e quan terrorist sulmin në veri: Sulmuesit të dorëzohen menjëherë

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka bërë sot një reagim fillestar lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës, duke i cilësuar vetëm si “akt të shëmtuar të një bande të armatosur kundër policëve të Kosovës”.

    Megjithatë në një njoftim të lëshuar nga zyra e tij pak minuta më parë, ku tregohet për bisedat që Borell ka pasur me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, Bashkimi Evropian e ka emëruar ngjarjen në veri edhe si “sulm qyqar terrorist kundër Policisë së Kosovës”.

    Reagimi i dytë

  • Terroristi i plagosur dërgohet në QKUK

    Terroristi i plagosur dërgohet në QKUK

    Posa ka arritur auto-ambulanca që po banrt një nga sulmuesit e armatosur, i cili është i plagosur.

    Ai fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Mitrovicës, por më pas është referuar për në Prishtinë.

    Në sulmin e të dielës në fshatin Banjskë në Zveçan është vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, ndërsa janë lënduar tre policë tjerë.

    Po ashtu janë vrarë tre pjesëtarë të grupit kriminal të armatosur që ka kryer sulmet, ndërsa është arrestuar një tjetër.

  • Borrell telefonon Kurtin e Vuçiqin, kërkon të kthehet qetësia në Veri dhe të lirohen pelegrinët

    Borrell telefonon Kurtin e Vuçiqin, kërkon të kthehet qetësia në Veri dhe të lirohen pelegrinët

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i ka telefonuar kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas ngjarjeve të sotme në veri të vendit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

    “Pas sulmit të tmerrshëm dhe frikacak terrorist të sotëm kundër policëve të Policisë së Kosovës, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell foli me kryeministrin Albin Kurti”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga shërbimi i jashtëm i BE-së.

    Përfaqësuesi i Lartë ka telefonuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thuhet në njoftimin e BE-së.

    “Përfaqësuesi i Lartë Borrell përsëriti thirrjen e tij për sulmuesit që të dorëzohen menjëherë dhe lirimin e pelegrinëve në Manastirin e Banjskës, që ata të largohen të sigurt. Ai bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit”, thuhet në njoftim.

  • Rama: Në këto momente, të gjithë duhet të qëndrojmë bashkë

    Rama: Në këto momente, të gjithë duhet të qëndrojmë bashkë

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka quajtur ‘’akt barbar’’ ngjarjen e sotme terroriste në Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic nga autoritetet e Kosovës.

    Rama, u shpreh se sot në këto momente të gjithë duhet të jenë unik.

    ”Është një akt barbar, terrorist, që ka ndodhë sot në Kosovë. Uroj që Forca e Sigurisë së Kosovës edhe policia të jenë të sigurt gjatë mbrojtjes së sovranitetit të shtetit tonë”.

    ”Faleminderit ndërkombëtarëve që janë me ne”.

    ”Në këto momente, duhet të jemi të gjithë unik, të qëndrojmë së bashku”.

    ”Ngushëllime familjes së policit të vrarë dhe policëve tjerë të lënduar u uroj shërim të shpejtë”.

  • Sveçla: Së paku tre të vrarë, janë duke u kryer procedurat e identifikimit

    Sveçla: Së paku tre të vrarë, janë duke u kryer procedurat e identifikimit

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës ka arritur që të vë nën kontroll territorin në Banjskë.

    Ai ka thënë se deri tani janë tre të vrarë nga ana e sulmuesve, gjashtë të arrestuar prej të cilëve dy janë të plagosur dhe me uniformim, dhe katër të tjerë që janë kapur duke mbështetur operacionin me radiolidhje.

    “Vendosëm këtë territor nën kontroll. U bë pas disa betejave të njëpasnjëhsme. Kishim një viktimë. Kryem operacionin pa viktima të tjera. Kemi gjashtë të arrestuar, dy nga ta të plagosur me uniformë , dhe katër të tjerë që mbështesnin operacionin me radiolidhje. Se paku tre sulmues të vrarë, po identifikohen dhe barten”, ka thënë kreu i MPB-së, raporton Express.

    Ai ka treguar se Policia ka zbuluar edhe një sasi të madhe të municionit, eksploziv, uniforma, logjistikë dhe ushqime.

    “Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshëm armatim të rëndë, eksploziv, unifroma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada, ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Ata janë përgatitur për të cenuar sovranitetin e Kosovës”, shtuar tutje kreu i MPB-së.

    Disa prej personave të arrestuar Sveçla thotë se janë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”

    “Ata kanë dështuar falë sakrificës dhe përkushtimit të Policisë së Kosovës. Ky është grup terrorist, duke qenë se kanë qenë të kyçur të në akte terroriste. Disa prej tyre të identifikuar si pjesë e Mbrojtjes Civile”, ka thënë Sveçla.

    Ministri i Brendshëm ka thënë se edhe pelegrinët e ndodhur në Manastirin e Banjskës në mënyrë që të sigurohen se s’ka të infiltruar nga grupi terrorist.

    “Pelegrinët po kontrollohen në mënyrë që të sigurohemi se se s’ka të infiltruar”, ka shtuar tutje ministri Sveçla.

  • Policia sjell në stacion njërin prej sulmuesve të arrestuar, dalin pamjet

    Policia sjell në stacion njërin prej sulmuesve të arrestuar, dalin pamjet

    Policia e Kosovës ka sjellë njërin nga të arrestuarit e sotëm të atyre që sulmuan Policinë e Kosovës në stacionin e policisë në Prishtinë.

    Policia në njoftimin e fundit ka konfirmuar se ka vrarë tre nga sulmuesit dhe ka arrestuar një prej tyre. Ndërkaq, janë arrestuar edhe arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

  • Kurti shkon për ngushëllime te familja e policit të vrarë

    Kurti shkon për ngushëllime te familja e policit të vrarë

    Kryeministri Albin Kurti ka shkuar për ngushëllime te familja e policit të vrarë Afrim Bunjaku.

    Para tij, ka shkuar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, si dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

    Familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë ka hapur dyert për ngushëllime qysh herët sot pas lajmit të kobshëm për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

  • Turqia dënon sulmin në veri

    Turqia dënon sulmin në veri

    Ministria e Jashtme e Turqisë, e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, teksa mbeti i plagosur edhe një zyrtar policor.

    Ata kanë thënë se palët duhet të përmbahen nga dhuna, teksa dialogu sipas tyre është rruga e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.

    “Ne dënojmë sulmin e mëngjesit të sotëm (24 shtator) në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit me shumicë serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me humbjen e jetës së një polici të Kosovës dhe plagosjen e policëve të tjerë të Kosovës. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Edhe Ambasada jonë në Prishtinë ka lëshuar një deklaratë ku dënon sulmin”, ka thënë zëdhenësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Tanju Bilgiç.

    “Për të ulur tensionin në rajon dhe për të parandaluar përshkallëzimin, është e domosdoshme që të gjitha palët të veprojnë me përmbajtje dhe të përmbahen nga dhuna. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim procesin e dialogut”, thuhet më tej ne reagimin e Bilgiç.