ATV

Blog

  • Akis Vavalis kritikon ashpër disa emisione sportive në Kosovë, ja pse

    Akis Vavalis kritikon ashpër disa emisione sportive në Kosovë, ja pse

    Trajneri i Dritës Akis Vavalis ka qenë i ftuar në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV.

    Pyetja: Më duhet të ju pyes edhe për emisionet sportive. A keni ndonjë mundësi t’i shikoni? Sepse shumë flitet për Dritën por më duhet ta them se edhe ju kanë kritikuar kogja shumë. A jeni të interesuar të dini se çfarë po thonë emisionet tjera sportive për ekipin tuaj, dhe ju veçanërisht?

    Përgjigjja: Unë kam pranuar pyetje edhe nga gazetarët lokalë në konferencat për shtyp lidhur me kritika ndaj meje, kjo nuk është diçka që më preokupon. Kur isha më i ri, më interesonte çdo gjë, për komentet në Facebook, pse komentonin ashtu. Në nivel shumë më të madh me tifozët e çmendur kur isha në Greqi. Por tani, nuk i kushtoj aspak vëmendje dhe nuk më intereson. Është shumë i rëndësishëm fakti se nuk e kuptoj as gjuhën. Për këtë mund të gjej një zgjidhje, por mendoj se disa emisione sportive nuk i ndihmojnë futbollit kosovar. Kur isha në Bullgari, disa herë isha ftuar nëpër studio dhe atje më pëlqente të shkoja sepse flisnim për futboll. Nuk flisnim duke kritikuar njerëz dhe duke kritikuar në mënyrë të gabuar. Mendoj se kritikat ndihmojnë, kur ato janë pozitive. Ndonjëherë më pëlqen ta mësoj gjuhën, për të marrë disa ide. Por informacioni i vetëm që kam është se në shumë këto emisione televizive, ata flasin gjëra në përgjithësi pa analizuar formacione, taktike apo gjëra të tjera që shkojnë gabim. Sepse njerëzit që shikojnë këto emisione, ata duhet të mësojnë futboll nga ekspertët. Dhe nëse flisni në përgjithësi për futbollin dhe thoni “ky po luan mirë, ky trajner është i mirë, ky trajner është i keq”, mendoj se kjo nuk u ndihmon as atyre për ta ngritur nivelin e tyre. Edhe unë, do të mund të merrja ndihmë, nëse do të shikoja një emision dhe do të merrja ca ide për të cilat unë dhe stafi im do të mendonim. Por mendoj se futbolli kosovar në përgjithësi, mund të përmirësohet vetëm nëse keni emisione që analizojnë, ashtu siç emisioni juaj, ku flitet për futbollin, për formacionet, për aspektet dhe çështjet taktike, dhe kjo mund ta ngre futbollin. Unë nuk i shikoj, por nuk ndikohem nga kritikët. Kjo për mua është gjëja më e rëndësishme. Andaj le të vazhdojmë të përmirësojmë ca gjëra, sepse njerëzit, tifozët, duhet të mësojnë futboll nga ekspertët dhe nuk duan vetëm të dëgjojnë çfarë është e mirë dhe cili ishte rezultati. Ne vetëm e dimë rezultatin, andaj ku është esenca?

  • Vavalis: Drita ka në ekip  ka 4-5 lojtarë të cilët duhet të ftohen nga Kosova

    Vavalis: Drita ka në ekip ka 4-5 lojtarë të cilët duhet të ftohen nga Kosova

    Trajneri i Dritës Akis Vavalis ka qenë i ftuar në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV.

    Ai ka folur edhe për kombëtaren e Kosovës ku ka deklaruar që disa futbollistë nga Drita duhet të ftohen nga Kosova, por duke mos përmendur emra.

    Pyetja: Meqë e përmendëm pauzën e ndeshjeve ndërkombëtare, sigurisht duhet të ju pyes për kombëtaren e Kosovës, a e keni ndjekur dhe ndoshta duhet të shtoj se ndeshja e fundit që patëm kundër Andorrës, ishte fitorja e fundit pas tetë ndeshjeve. Si mendoni se ekipi kombëtar po zhvillohet dhe a mendoni se është në krizë. Sepse ndoshta keni shikuar ndeshjet nëse keni qenë të interesuar për kombëtaren e Kosovës?

    Përgjigjia: Sigurisht se kam shikuar ndeshjet. Kam shikuar ndoshta 60 apo 70 minuta të ndeshjes me Andorrën, pashë gjithë ndeshjen kundër Zvicrës, gjithashtu pashë live ndeshjen U21 kundër Gjermanisë. Kështu që në përgjithësi, jam i interesuar për futbollin dhe kombëtaren e Kosovës. Jam pak i befasuar, sepse lojtarët që janë në ekip janë lojtarë të nivelit të lartë, lojtarë që kanë luajtur në liga shumë të mira, dhe prisja rezultate më të mira. Por, nga ana tjetër është pak e vështirë në kombëtare, sepse disa lojtarë nuk luajnë në ekipet e tyre, edhe nëse janë të nivelit të lartë, ndërsa disa lojtarë luajnë në ekipet e tyre dhe duhet të gjeni bilancin. Në ndeshjen e fundit, kishte 2+1 lojtarë të Ballkanit, dhe Drita sigurisht është një ekip që ka 4-5 lojtarë të cilët duhet të ftohen, ndoshta jo çdo herë, por në rotacion’.

  • Akis Vavalis: Më pëlqejnë përballjet me Ballkanin, këto ndeshje janë shumë më emocionuese

    Akis Vavalis: Më pëlqejnë përballjet me Ballkanin, këto ndeshje janë shumë më emocionuese

    Trajneri i Dritës Akis Vavalis ka qenë i ftuar në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV.

    Në këtë intervistë ai e ka vlerësuar jashtëzakonisht edhe skuadrën e Ballkanit duke potencuar se ndeshjet me Kampionin e Kosovës janë emocionuse.

    ‘Nuk e di a ishte gjë e keqe apo e mirë që e shtynë ndeshjen, por për futbollin kosovar, duhet ta pranojmë dhe duhet ta ndihmojmë edhe Ballkanin. Ata kishin ndeshje në play-off dhe mendoj se nëse Drita do të ishte në pozitën e njëjtë, të gjitha ekipet e tjera do të ndihmonin, dhe kjo mendoj se duhet të jetë energjia ndërmjet ekipeve. Sigurisht, Ballkani është ekip shumë i mirë, ata po luajnë futboll shumë sulmues dhe kanë trajner shumë të mirë. Ata investuan shumë para vitin e kaluar, duke blerë lojtarë, dhe sigurisht se në një ligë si Kosova, kjo të jep përparësi. Por në anën tjetër, mendoj se ne te Drita kemi bërë një ekip të mirë të lojtarëve, disa prej tyre janë të rinj, disa janë me përvojë. Kemi ndryshuar shumë lojtarë sezonin e kaluar, por mendoj se jemi të detyruar dhe të obliguar ta bëjmë këtë. Ashtu siç është kalendari tani. Ndoshta brenda një jave do të detyrohemi të luajmë me Ballkanin dy herë brenda dy javësh. Por më besoni, më pëlqejnë këto ndeshje. Janë shumë më emocionuese dhe është më e rëndësishme të përgatisni ekipin tuaj për kundërshtarë shumë të mirë. Motivimi është më i lartë për mua, lojtarët, tifozët dhe të gjithë të tjerët, dhe do të doja të kisha më shumë ndeshje ndaj skuadrave si Ballkani.’ tha Vavalis

    Për më shumë ndiqeni emisionin ‘EKIPI A’ më poshtë.

  • “Krejt Kosova nënë të thotë, Hamzën e Ademin e përkund”, ish-vokalisti TNT këndon live në LIBERO

    “Krejt Kosova nënë të thotë, Hamzën e Ademin e përkund”, ish-vokalisti TNT këndon live në LIBERO

    Ish-vokalisti i grupit TNT, Ferki Shala është rikthyer në media pas një periudhe të gjatë.

    Ai ishte mysafir në emisionin LIBERO në ATV, ku zbuloi shumë nga jeta e tij private, duke mos anashkaluar edhe të kaluarën e tij në muzikë.

    Në këtë emision, Ferkiu thotë se është i penduar për çdo të keqe që i ka bërë dikujt.

    Ai, edhe pse tha se më nuk do të këndojë me muzikë ritmike, pas kërkesës së moderatorit pranoi të këndojë një ilahi në emision.

    Për ta dëgjuar këtë ilahi, shikoni videon më poshtë:

    Intervistën e plotë të ish-vokalistit të grupit TNT, Ferki Shala në LIBERO, e gjeni në videon më poshtë:

  • Akis Vavalis: Ekipet në Kosovë e kanë mbështetjen e federatës

    Akis Vavalis: Ekipet në Kosovë e kanë mbështetjen e federatës

    Trajneri i Dritës Akis Vavalis ka qenë i ftuar në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV.

    Trajneri i cili ka pasur shumë pozita menaxheriale edhe si lojtar në liga të ndryshme: Greqi, Bullgari, Suedi, e ka vlerësuar shumë mbështetjen që Federata e futbollit të Kosovës i jep klubeve në përgjithësi.

    ‘Dua të jem i sinqertë. Momentalisht, liga kosovare nuk arrin në nivele të infrastrukturës as ligën e Bullgarisë, Suedisë apo Greqisë, por hapat që po tentojnë të ndërmerren janë të shpejtë dhe nëse vazhdojmë kështu, ekipet gjithashtu kanë mbështetjen e federatës, andaj mendoj se mund të ndërmarrin disa hapa për të ngushtuar distancën me këto liga. Sigurisht duhet të ketë shumë synime, shumë investime – kjo është më e rëndësishmja, sepse siç e dini, pa para nuk ka asgjë. Edhe në sport. Por, mendoj se me bashkëpunim të mirë ndërmjet federatës dhe klubeve, liga e Kosovës mund të ngrihet dhe mendoj se të gjithë’ tha Vavalis.

    Për më shumë ndiqeni emisionin më poshtë.

  • Ferki Shala rikthehet në media pas shumë vitesh – me nostalgji flet për këngët e tij të pavdekshme

    Ferki Shala rikthehet në media pas shumë vitesh – me nostalgji flet për këngët e tij të pavdekshme

    Ish-vokalisti i grupit TNT, Ferki Shala është rikthyer në media pas një periudhe të gjatë.

    Ai ishte mysafir në emisionin LIBERO në ATV, ku zbuloi shumë nga jeta e tij private, duke mos anashkaluar edhe të kaluarën e tij në muzikë.

    Në këtë emision, Ferkiu foli edhe për hitet e tij të pavdekshme.

    Për të kuptuar më shumë, shikoni videon më poshtë:

    Intervistën e plotë të ish-vokalistit të grupit TNT, Ferki Shala në LIBERO, e gjeni në videon më poshtë:

  • Trajneri grek i Dritës: Jam i befasuar me njerëzit në Gjilan me mikpritjen e tyre dhe me Kosovën si shtet

    Trajneri grek i Dritës: Jam i befasuar me njerëzit në Gjilan me mikpritjen e tyre dhe me Kosovën si shtet

    Trajneri i Dritës Akis Vavalis ka qenë i ftuar në një intervistë eskluzive për emisionin ‘EKIPI A’ në ATV.

    Vavalis i cili tash e gjashtë muaj menaxhon Dritën ka treguar që në fillim nuk ishte i sigurt me atë se çfarë mund të pres në Kosovë apo në qytetin e Gjilanit. Megjithatë shprehet se mikpritja në Gjilan por edhe në Kosovë e ka befasuar për të mirë.

    ‘Fillimisht, duhet të them se kur erdha te Drita, dhe në përgjithësi në Kosovë, nuk isha i sigurt për situatën në qytet, në përgjithësi në jetë dhe sigurisht në futbollin e Kosovës. Jam i befasuar, fillimisht, lidhur me jetesën në Kosovë dhe me Kosovën si shtet, me njerëzit në Gjilan për mikpritjen e tyre dhe për dashurinë e tyre për futbollin. Kjo ishte befasi e madhe për mua. Po ashtu, nuk prisja se në përgjithësi futbolli në Kosovë do të ishte në këtë nivel, kam pritur që të shumë më i ulët. Edhe pse mendoj se dy apo tri ekipe kanë sigurisht dallim me ekipet e tjera, por në përgjithësi, jam i kënaqur me nivelin. Sigurisht, ka ca probleme në infrastrukturë të ligës, dhe kjo është diçka që nuk ka të bëjë me mua por që do ta ngre lart futbollin e Kosovës. Por për mua, deri tani këta gjashtë muaj janë përvojë e mrekullueshme, jam i lumtur dhe i kënaqur që të jem këtu, dhe shpresoj se muajt e ardhshëm do të kemi edhe mundësinë për ta zbuluar Kosovën në përgjithësi si shtet.’ tha Vavalis.

    Komplet intervistën e tij mund ta shikoni në linkun e më poshtëm.

  • 400kg kokainë, lëshohet urdhërarrest për Kadri Sheqirin, s’u paraqit për herë të tretë në gjykatë

    400kg kokainë, lëshohet urdhërarrest për Kadri Sheqirin, s’u paraqit për herë të tretë në gjykatë

    Përgatiti: Nora Luta

    Për të tretën herë radhazi ka dështuar të mbahet seanca në procesin gjyqësor ndaj shtatë të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë, që ishte gjetur brenda një kamioni që po transportonte mish nga Brazili.

    Ndaj të akuzuarit Kadri Sheqirit, Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhërarrest, për të cilin në seancën e kaluar kishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim.

    Por, ai nuk u paraqit as të hënën, që sipas mbrojtjes shkak mund të jetë shëndeti i tij mendor.

    Mbrojtësit e të akuzuarve të tjerë ishin kundër propozimit të Prokurorisë për urdhërarrest, megjithatë pretendimet e avokatit Besnik Berisha, prokurori special Valdet Gashi i quajti paragjykime.

    Nga Brazili, një kamion me sasi të lëndës narkotike – kokainë, kishte përfunduar në qytetin e Lipjanit, i cili, më 17 maj të vitit 2021, gjatë një operacioni antidrogë, në bashkëpunim mes policisë së Shqipërisë, asaj italiane, Policisë së Kosovës dhe shërbimit antidrogë të SHBA-së, kishte rezultuar me sekuestrimin e drogës dhe arrestimin e personave.

    Një vit më vonë u ngrit aktakuza, sipas së cilës, Izet Sheqiri, pronari i kompanisë “MC FOOD”, i cili ndodhet në paraburgim ka koordinuar aktivitetet kriminale dhe ka mbajtur një rol mbikëqyrës mbi gjithë operacionin.

    Përveç tij, në paraburgim ndodhen edhe Kadri Ibrahimi dhe Faton Vrajolli, ndërsa Fehmi Bytyqi është në arrest shtëpiak.

    Ndërsa, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina kishin pranuar fajësinë dhe njëri ishte dënuar me 7, e tjetri me 6 muaj burgim.

  • Bodrumi ku u gjet armatimi në veri, në pronësi të Veljko Djordjeviçit

    Bodrumi ku u gjet armatimi në veri, në pronësi të Veljko Djordjeviçit

    Përgatiti: Driton Sadiku

    Bodrumi i kësaj ndërtese u shfrytëzua si depo e armëve, deri të shtunën.

    Por jo më, pasi Policia në vazhdën e aksioneve, sekuestroi krejt çka gjeti, e që ishte një sasi goxha e madhe e armatimit.

    Bodrumi ku fshiheshin armët, siç merr vesh televizioni, është në pronësi të njërit prej anëtarëve të grupit terrorist që sulmuan policinë, më 24 shtator në Banjskë.

    Aty policia gjeti granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe në Zveçan.

    Fare pranë banesës së Djordjevicit, në një rrugë më poshtë, ndodhen edhe zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor, që u sulmua me bombë në dhjetor të vitit të kaluar, pak ditë para se të mbaheshin zgjedhjet në veri.

    Shenjat nga sulmi i 6 dhjetorit vërehen ende jashtë e brenda zyrave të KKZ-së.

    Edhe materiali zgjedhor ka mbetur brenda, por aty më nuk punon askush. Përveç zyrave, sulme më të vogla atë natë pati edhe ndaj Policisë e Gazetarëve që po raportonin nga atje.

    E hëna në lagjen e Velkjo Djordjevicit, që besohet se ka ikur në Serbi, ishte e qetë teksa askush nga fqinjët nuk pranoi të fliste për të.

    Megjithatë, televizioni kuptoi se ai më herët kishte punuar në Burgun e Mitrovicës. Ndërsa, kohëve të fundit shihej të vinte më rrallë në Mitrovicë dhe kryesisht natën.

    Për armatimin e konfiskuar së fundmi ka shkruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në llogarinë e tij në platformën X, teksa ka thënë se ato tregojnë nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia.

  • Dhuna e “heshtur” seksuale në Kosovë

    Dhuna e “heshtur” seksuale në Kosovë

    Përgatiti: Pranvera Krasniqi

    Për 10 muaj, 74 raste të dhunës seksuale janë ekzaminuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Duke e konsideruar si një nga krimet më të rënda, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se pavarësisht reformave në këtë drejtim, shqetësues mbetet numri i lartë i këtyre rasteve.

    “Për fat të keq të dhënat e fundit në Kosovë tregojnë për një rritje të rasteve të dhunës seksuale. Nëse i marrim statistikat nga janari deri shtatori, në vitin 2023, janë 74 raste të ekzaminuara në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Të dhënat gjithashtu tregojnë një numër në rritje të konsiderueshme të fëmijëve, që janë të mbijetuar të kësaj forme të dhunës krahasuar me numrin e të rriturve”, tha Haxhiu.

    Numri i lartë i rasteve, sidomos ndaj të miturve, sipas Haxhiut, duhet të jetë alarm që organet e rendit të bashkëpunojnë më shumë dhe të ndërmarrin masa.

    “Gjatë këtyre dy viteve mandat, kemi iniciuar dhe kemi zbatuar një seri reformash ligjore e financiare, të cilat adresojnë ngacmimet, por edhe dhunën seksuale dhe fuqizojnë politikat e parandalimit”, tha Haxhiu.

    Për ndikimin e dhunës seksuale te fëmijët, ka folur Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti.

    “Ndikon si në familje në vetvete duke pasë parasysh që kemi raste nga mosha 8 vjeçare…”, tha Rushiti.

    Këto deklarime u bënë gjatë lansimit të projektit “Rehabilitimi dhe Riintegrimi i të Miturve – Viktima të Dhunës Seksuale”, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).