Përfaqësuesi special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, sapo ka mbërritur në Kosovë pritet të takohet me Kurtin.
Pas vizitës që pesë emisarët do ta kenë në Kosovë, ata pritet që menjëherë ta vizitojnë edhe shtetin e Serbisë.

Përfaqësuesi special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, sapo ka mbërritur në Kosovë pritet të takohet me Kurtin.
Pas vizitës që pesë emisarët do ta kenë në Kosovë, ata pritet që menjëherë ta vizitojnë edhe shtetin e Serbisë.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Fatmir Humolli, ka thënë se qeveria, për inati të opozitës nuk po e kryen detyrën që e ka ndaj policëve.
Humolli tha se me një lloj arrogance, qeveria nuk po e kryen shëndetësor për policinë, ku gjatë fushatës, sipas tij, VV-ja e ka pasur ndër pikat e programit sigurimin shëndetësor për policinë.
“E tash kaloi gati më shumë se dy vjet e gjysmë dhe nuk është bërë sigurimi shëndetësor. Lëre që s’është bërë sigurimi shëndetësor, por edhe shtesat, sot nuk i kryejnë duke thënë se do t’ia paguajnë në mënyrë retroaktive vitin e ardhshëm. Tash, arroganca në raport me policinë, është papjekuri e plotë e qeverisë dhe deputetëve të kuvendit”.
“Në qoftë se punohet për inati të opozitës, atëherë ne nuk kemi institucione si mbretëeri apo të grupeve mafioze që duhet dëgjuar kreun e mafisë, por ne kemi institucione demokratike, kuvendi e ka zgjedhur qeverinë dhe qeveria e ka obligim t’i japë llogari deputetëve dhe nuk ka të drejtë të refuzojë t’i japë llogari deputetëve”, tha Humolli në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, me sjelljet e tij po tregon se nuk e njeh fare popullin, teksa shtoi se në zgjedhjet e ardhshme, VV-ja mund t’i fitojë deri në 35 për qind.
“Tash po e bëjë publike, kemi vënë bast me Shkëlzen Gashin se ai ka thënë VV-ja do t’i fitojë 51 për qind, e unë i kam thënë se çkado që e mbërrin mbi 35 për qind unë të paguaj drekë”.
“Ka mundësi të jetë fituese për shkak të dobësive që i kanë partitë politike, por kurrë s’do të ketë gjasa t’i ketë 50 për qind”, tha ai.

Janë futur kamionët e parë me ndihma humanitare në Gaza nga Egjipti.
Pikëkalimi në Rafah është mbyllur pak pasi 20 kamionët kanë kaluar në Gaza, raportoi CNN.
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka bërë të ditur se konvoi i parë nga Egjipti me ndihma humanitare po hyn në Gaza.
Kearns tha se ky është një lehtësim i madh dhe se shpreson se shtetasit e huaj do të lejohen që të largohen nga Gaza.
“Por është absolutisht jetike që kufiri tani të hapet në baza të rregullta për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve”, tha Kearns.

Një vajzë e mitur pas një mosmarrëveshje verbale, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër të mitur, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur dje në fshatin Uglar të Graçanicës, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Policia thotë se rasti vazhdon në procedurë hetimore.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se sanksionet e vendosura nga BE-ja për Kosovën e forocojnë kryeministrin Kurti në popullizëm, porse këto sanksione e dobësojnë Kosovën si shtet.
“Nuk ka investitor që do të investojë në një vend ku ka sanksione”, tha Abazi, tani deputet i pavarur.
Sipas tij, Kurti nuk e ka hallin e disponimit të diasporës. “I bie që jemi duke e bërë gabimin e radhës historik të vetizolimit të vetës edhe mbetjes prapa të proceseve të rëndësishme”.
Sipas Abazit, Kurti po tenton të bëjë “diktaturë elektronike”.
“Duke përdorur teknologjinë informative në funksion të politikës…shumica e kohës shpenzohet duke mundu me bërë indoktrinim nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.”, deklaroi Abazi në “Click” të RTV21.
Ai u përgjigj me “jo” kur u pyet se a ka votë për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
“Absolutisht jo, nëse matjet në publik janë që përkrahja te qytetarët ekziston për këtë qeveri… sepse demokracia u pajtove e nuk pajtove duhet me u respektu, përndryshe do isha edhe unë kampin e Kurtit ku nuk respektohet”.
“Deri në momentin kur Kurti nuk dëshmon qytetarëve të kundërtën duhet të jetë në udhëheqje, ka marrë mandate… Ne do e luftojmë në metoda demokratike”, deklaroi Haki Abazi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim deputeten e Parlamentit Britanik, Alicia Kearns, të cilës i ka thënë se populli i Kosovës është përzemërsisht falënderues për punën e saj të çdoditshme në përkrahje të Kosovës dhe afirmimin e të vërtetës.
“Kosova është më e fortë me aleatë si ju”, ka shkruar Osmani në Facebook, ku edhe ka postuar disa fotografi.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se s’mund të ketë dialog pa u ofruar garanci për sigurinë e Kosovës dhe sanksione ndaj Serbisë. Në ditën kur do të vijnë në Kosovë, emisarët evropianë dhe amerikanë, Kusari-Lila, përmend nevojën e barazisë në dialog dhe kërkon që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese, ndërsa Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.
Kusari-Lila në një intervistë për KosovaPress, thotë se pa pasur një epilog për ndëshkimin e Serbisë dhe garancive për mospërsëritje të ngjarjeve të 24 shtatorit, është e pamundur që të ulet në tavolinë dhe të diskutohet për temat e kaluara.
“24 shtatori e shpërfaqi Serbinë me të gjitha pretendimet për sulm të armatosur ndaj Kosovës, për cenim të sovranitetit dhe integritetit tonë. Gjithashtu edhe për destruktivitetin e vazhdueshëm paralel që ata kanë zhvilluar në kundërshti me vet frymën e dialogut dhe synimin e marrëveshjeve të arritura. Prandaj pa pasur një epilog në kuptimin e sanksionimit dhe të vlerësimit real të ndikimit të Serbisë do të jetë e pamundur që të ulet në tavolinë dhe të diskutohet me temat ku ishin… E para dhe më e rëndësishme në këtë fazë është siguria, garancia për siguri. Gjithashtu edhe garancia për mos përsëritjen e ngjarjeve të 24 shtatorit dhe e dyta pastaj është procesi afatgjatë. Në afatshkurtër dhe i menjëhershëm duhet të jetë përkushtimi për mossulmim dhe paqe, pasi veprimet pas 24 shtatorit nuk kanë treguar një seriozitet nga ana e Serbisë në raport me ngjarjet dhe situatën të cilët ata dukshëm dhe të faktuar e kanë mbështetur deri në rangun më të lartë shtetëror… Duhet doemos që të shihet qartë se duhet të merret përgjegjësia dhe duhet vendosur barazia ndërmjet palëve, Kosovës duhet t’i hiqen masat dhe Serbia duhet të mbajtur përgjegjës për sulmin terrorist të 24 shtatorit”, thotë Kusari-Lila.
Përkitazi me këtë, ajo thekson se sulmi terrorist i 24 shtatorit, ka dëshmuar se Serbia është palë bllokuese në dialog.
Ajo kërkon që Bashkimi Evropian t’i largon masat ndëshkuese ndaj Kosovës, pasi sipas saj, atyre iu ka humbur kuptimi.
Derisa edhe mirëpret rezolutën e Parlamentit Evropian, ku sulmi i 24 shtatorit, kualifikohet si terrorist dhe kërkohet nga institucionet të tjera të BE-së, të vendosin masa ndaj Serbisë si përgjegjëse për sulmin.
“Tashmë i ka humbur kuptimi i atyre masave në bazë të shkakut dhe të pasojës, për çfarë janë vendosur dhe cilat janë veprimet e Kosovës që kanë mundur të shkaktojnë në raport me eskalimin. U pa se cila palë eskalojë situatën dhe cila është pala me potencialin e madh të rrezikimit të stabilitetit dhe sigurisë në tërë Ballkanin Perëndimor. Në vetvete nuk ka asnjë efekt përmbajtjesor ndaj Kosovës por duhet të gjenden forma apo mënyra sesi Bashkimi Evropian t’i tërheqë ato siç i ka vendosur”, thekson ajo.
Në anën tjetër, shefja e deputetëve të LVV-së, deklaron se zgjedhjet në katër komunat verore, mund të organizohen vetëm përmes peticionit që mundëson largimin e kryetarëve aktual.
“Të bëhet presion në Kosovën për organizim të zgjedhjeve apo tërheqje të kryetarëve të komunave pa u marrë parasysh të gjithë faktet të tjera siç janë se zgjedhjet ishin caktuar, pastaj shtyrë, pastaj prapë afati për certifikimin e partive politike për t’iu mundësuar Listës Serbe të marrin pjesë, përkundër që nuk ndodhi ajo është tash absurde. Duhet të kuptohet dhe vlerësohet situata në teren qartë dhe saktë mbi parimet e sjelljet e deritanishme. Natyrisht të gjithë kanë treguar gatishmëri, prej nivelit më të lartë shtetëror, presidentes, kryeministrit kanë thënë se janë të gatshëm për një procese të rregullt zgjedhor siç parashihet me Kushtetutën dhe ligjet”, thotë Kusari-Lila.
Në lidhje me kërcënimet për pezullim të liberalizimit të vizave për Kosovën, Kusari-Lila, thotë se e njëjta nuk mund të ndodh, pavarësisht deklaratave që mund të bëhen në lloj presioni për vendin.
“Jo nuk mund të ndodh, s’ka format të tillë. Qytetarëve të Kosovës duhet t’iu hequr merakun që ka mundur të tingëllojë një pezullim formal, pasi nuk mund të bëhet në formën deklarative nga një president apo udhëheqësi i një shteti individualisht të Bashkimi Evropian”, shton ajo.
Sa i përket punës në Kuvendin e Kosovës, shefja e deputetëve të mazhorancës paralajmëron se do të ketë diskutime me partitë opozitare për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare.
“Nuk ishin ende masat e BE-së kur PDK-ja vendosi masa ndaj qytetarëve të vendit duke thënë se nuk e konsiderojnë se kjo qeveri duhet të vazhdojë qeverisjen dhe nuk votojmë deri sa të shkojmë në zgjedhje. Janë vendime të cilat kanë ndodhur para kauzave të cilat pastaj u ndërtuan dhe në situatën aktuale ne e shohim se duhet diskutuar. Në aspektin e kompromisit nuk ka kompromis në aspektin e vlerave por diskutime duhet të ketë”, përfundon ajo.

Sot bëhet përurimi i bustit të bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha në fshatin e saj të lindjes, Pagarushë të Komunës së Malishevës.
Sipas njoftimit të komunës, ky aktivitet organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me komunitetin e fshatit Pagarushë (vendlindja e Nexhmije Pagarushës).
Aktivitet do të mbahen sipas kësaj agjende:
Ora 10:00-Nderime te varri i Nexhmije Pagarushës, në Pagarushë.
Ora 10:30-Përurimi i Bustit të Nexhmije Pagarushës, në Pagarushë.
Ora 11:30-Program artistik në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”, në Malishevë.
Mbretëresha e këngës shqipe Nexhmije Pagarusha është lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës dhe ka vdekur më 7 shkurt të vitit 2020, në moshën 86-vjeçare.
Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e këngës shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitet të tjera.
Veprimtaria muzikore 50-vjeçare e Nexhmije Pagarushës është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i ka takuar. Ajo është njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.
”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga tekstshkruesi Rifat Kukaj.

Një burrë nga Shtimja ka raportuar se vajza e tij është zhdukur.
“ 20.10.2023-16:30. Me 20.10.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin e Policisë.
Tutje, Policia njoftoi se rasti është duke u hetuar.

Dje janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi të njëjtat në shenjë pakënaqësie me shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Si pasojë e sulmit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Policia njoftoi se rasti ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, derisa të dyshuarat me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.