ATV

Blog

  • Krasniqi bën homazhe te varret e dy heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

    Krasniqi bën homazhe te varret e dy heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

    Për të nderuar dëshmorët e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në 34-vjetorin e rënies së tyre, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi së bashku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varrezat e këtyre dy dëshmorëve në Velani.

    Ai ka thënë se flijimi i Afrimit dhe Fahriut në ballafaqim me forcat policore serbe, shërbeu si burim frymëzimi në vazhdimin e luftës për liri dhe pavarësi për breza të tërë atdhetarësh, në realizimin e idealeve kombëtare dhe politike të popullit tonë.

    “I përjetshëm mbetet kujtimi për heronjtë tanë!”, ka thënë Krasniqi.

  • AAK-ja nderon heronj Afrim Zhitia e Fahri Fazliu: Rënia e tyre ngjalli qindra-mijëra shqiptarë t’i bashkohen UÇK-së

    AAK-ja nderon heronj Afrim Zhitia e Fahri Fazliu: Rënia e tyre ngjalli qindra-mijëra shqiptarë t’i bashkohen UÇK-së

    Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK), ka bërë homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 34-vjetorin e rënies, raporton Ekonomia Online. Ahmet Isufi, anëtarë i Kryesisë së kësaj partie, tha se rënia heroike e tyre ngjalli qindra-mijëra shqiptarë t’i bashkohen më vonë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Sipas tij, ata ishin frymëzim i popullit të Kosovë për liri e pavarësi dhe zhvillim të shtetit.

    “Sot kemi përvjetorin e rënies Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu dy heronjtë e kombit të cilët dhanë sinjalin e kryengritjes së armatosur sepse nga përvoja e përfaqësuesve të mëhershëm ata morën guximin t’i dalin përball Serbisë dhe kjo ishte rënia heroike e tyre që ngjalli qindra mijëra shqiptarë t’i bashkohen më vonë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    “… rënia e Afrimit dhe Fahriut është rënie heroike që nxiti popullin e Kosovës për liri e pavarësi dhe zhvillim të shtetit”.

  • Samir Ujkanit emërohet zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës

    Samir Ujkanit emërohet zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës

    1 nëntori ishte dita kur portieri i Kombëtares së Kosovës Samir Ujkani, e la futbollin aktiv, duke e mbyllur karrierën e tij në moshën 35-vjeçare. Gjatë ditës së djeshme, përmes një postimi në rrjete sociale, Ujkani njoftoi lidhur me vendimin që kishte marrë, e po ashtu shprehu emocionet dhe përjetimet e tij gjatë gjithë karrierës, duke falënderuar klubet në të cilat ka luajtur dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

    Por në fund të letrës përshëndetëse ai shkroi: “çdo fund, sjellë një fillim të ri dhe fillimi im i ri, po nis tani”.

    Dhe Samir Ujkani nuk kishte pse të pres gjatë për “fillimin e ri”. Pas karrierës së suksesshme në skuadra të ndryshme në Evropë e po ashtu eksperiencës dhe suksesit në Kombëtaren e Kosovës, Ujkani është ftuar t’i bashkohet Kombëtares A, por me përgjegjësi të reja.

    Në fakt, presidenti Ademi sot priti në zyrën e tij Ujkanin dhe e falënderoi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fanellën dardane dhe njëkohësisht për ta mirëpritur në postin e ri si zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës.

    I pari i FFK-së i uroj shumë suksese në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e deritashëm. Tutje, presidenti Ademi kërkoi nga ish-portieri i Kosovës angazhim dhe përkushtim maksimal edhe në postin e ri.

    Nga ana tjetër, Ujkani u shpreh i lumtur për detyrën e re që presidenti Ademi dhe FFK i besuan në Kombëtaren e Kosovës. Ai falënderoi presidentin dhe pohoi se do ta jap maksimumin në këtë pozitë dhe se do të punojë me shumë dashuri e përkushtim për kombëtaren, ashtu siç kishte bërë deri dje në fushën e gjelbër.

  • Rama: Draft-statuti që e pranuan Kosova e Serbia është i BE-së, do të shkoj në Prishtinë për të ofruar mbështetje

    Rama: Draft-statuti që e pranuan Kosova e Serbia është i BE-së, do të shkoj në Prishtinë për të ofruar mbështetje

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se do të vijë në Prishtinë për të treguar mbështetjen e tij për Kosovën në zbatimin e marrëveshjes me Serbinë.

    Ai tha se është krenar për kontributin e Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por e potencoi se draft-statuti i pranuar për Asociacionin është ai i BE-së.

    Këtë Rama e tha pasi në disa media në Shqipëri është raportuar se drafti që kanë pranuar Kurti e Vuçiq është ai që ka propozuar Rama.

    “Nuk do të mund të isha më për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë e të vazhdueshëm të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i Asociacionit i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është një draft i BE-së”, ka shkruar Rama në anglisht në rrjetin social “X”.

    Ai tha se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht Kosovën në zbatimin e kësaj marrëveshje.

    “Shqipëria do ta mbështesë fuqimisht Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve në fqinjësinë tonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”.

  • Konjufca: Zhitia e Fazliu dhanë shembull se okupatori serb s’largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë

    Konjufca: Zhitia e Fazliu dhanë shembull se okupatori serb s’largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, në 34-vjetorin e rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, tha se porosia e tyre ishte që okupatori serb nuk largohet pa i kapur populli armët në dorë, raporton Ekonomia Online.

    Ai ka thënë se të dy heronjtë kishin vetëdije historike dhe ishin të edukuar e të brumosur me parime më të shëndosha dhe me idealet më të larat kombëtare.

    Këto komente ai i bëri pas homazheve të varrezat e tyre bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

    “Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janë dëshmor anti-cipues sepse janë pararendës të luftës çlirimtare ata e dhanë porosinë dhe shembullin me të vlefshëm se okupatori serb nuk largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë”.

    “Kjo ishte porosia e tyre më e vlefshme dhe më vjen mirë, ata që po nderohen dhe respektohen gjithmonë, ne jemi së bashku edhe me kryeministrin edhe me familjarët e dëshmoreve me bashkëpunëtorët e tyre për të i nderuar ata”.

    “Ata përveç se e kishin armën në dorë kundër pushtuesit serb ata kishin mos të harrojmë edhe formim të lartë intelektual, kishin vetëdije historike dhe ishin të edukuar e brumosur me parime më të shëndosha dhe me ideale tonë më të larta kombëtare”.

  • Kurti: Afrim Zhitia e Fahri Fazliu janë sinonim i shprehjes “deri në frymën e fundit”

    Kurti: Afrim Zhitia e Fahri Fazliu janë sinonim i shprehjes “deri në frymën e fundit”

    Kryeministri Albin Kurti dhe kreu i Kuvendit Glauk Konjufca, me rastin e 34-vjetorit të rënies së heronjve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu kanë bërë homazhe te varrezat e tyre në lagjen “Velania” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

    Me këtë rast kreu i Qeverisë, tha se Afrim Zhitia e Fahri Fazliu janë sinonim i shprehjes “deri në frymën e fundit”.

    “Erdhëm të bëjmë nderime para dy dëshmoreve  të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu sot me rastin e 34-vjetorit të rënies së tyre heroike edhe para Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ne kemi pasur çlirimtarë edhe para dëshmorëve të fundit ne kemi pasur dëshmor të kombit të cilët kanë qenë paravajtës të qershorit të vitit 1999”.

    “Afrimi dhe Fahriu janë sinonim i asaj shprehjes së mirënjohur jo vetëm popullit tonë ‘deri në frymën e fundit’. Ata punuan bashkë vepruan për çlirim dhe bashkim, për liri dhe drejtësi deri në frymën e fundit dhe pos si Rexhep Malaj, Nuhi Berisha pesë vjet para tyre dhanë jetën për Kosovën për popullin shqiptar andaj, ne sot i kujtojmë  me shumë mall dhe krenari. Lavdi Afrimit Fahriut”.

    Më pas homazhe do të bëhen edhe në vendin e vrasjes së dy heronjve.  Ata ranë heroikisht në këtë datë të vitit 1989-të, në lagjen “Bregu i Diellit.

  • Gjykata Speciale nisë bastisjet në shtëpinë e  ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj

    Gjykata Speciale nisë bastisjet në shtëpinë e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj

    Gjykata speciale ka nisur bastisjet në shtëpinë e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, raporton ATV.

    Ditët e fundit, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë kryer bastisje në disa lokacione që banojnë ish këshilltarët e ish presidentit Thaçi.

    Të hënën, u bastisën banesa e Blerim Shalës dhe shtëpia e Bashkim Smakajt, ndërsa të martën banesa e Artan Behramit.

    Të mërkurën, operacioni i bastisjeve nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara ka vazhduar në shtëpinë Ismail Sylës, ish-këshilltar i Thaçit. /atvlive.tv

  • Krasniqi: Deputetët e pushtetit me paga 2000 euro sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet

    Krasniqi: Deputetët e pushtetit me paga 2000 euro sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Kuvendi e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur.

    Kreu i PDK-së tha se deputetët e shumicës parlamentare, me të ardhura mujore afër 2 mijë euro, sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për shtetin e Kosovës.

    “A ka ku shkon më poshtë? Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur. Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi!”, tha Krasniqi.

  • Rohde: E rëndësishme që Kosova po merr pjesë në Konferencën Evropiane në Berlin

    Rohde: E rëndësishme që Kosova po merr pjesë në Konferencën Evropiane në Berlin

    Ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde, ka shkruar për Konferencën Evropianë që do të organizohet në Berlin e që do të hapet nga kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock.

    Rohde ka thënë se është e rëndësishme që Kosova bashkë me vendet e tjera do të bashkohet.

    Diplomati gjerman ka thënë se është e nevojshme që edhe BE-ja por edhe vendet aspirantë që të jenë të gatshme për procesin e zgjerimit.

  • Opozita e lëshon sallën, VV-ja nuk voton rezolutën për “Trepçën” e Policinë

    Opozita e lëshon sallën, VV-ja nuk voton rezolutën për “Trepçën” e Policinë

    Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë lëshuar seancën, si shkak proteste për mospërkrahje të rezolutave të propozuara, raporton Ekonomia Online.

    Në Rezolutën e propozuar nga opozita, kërkohej që të diskutohej gjendja e minatorëve të Trepçës dhe protesta e zyrtarëve policor.